| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
OPINIONE
|
|
| |
Koment |
|
| |
JETOJME PREJ EMIGRANTEVE, I LAVDEROJME APO I NDALOJME ?
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
20 janar 2004 / TN
-
-
Nga Artan FUGA
-
-
-
Mizorisht deti nuk u hap perpara tyre,
-
-
sic u ca mrekullisht
-
-
duke i hapur udhe profetit Moisi.
-
-
Nuk ka dyshime lidhur me kete fakt
ndonese pohimi i titullit nuk do te thote aspak se ata qe punojne ne
vend nuk shpalosin aftesi profesionale, deshire per pune dhe derdhin
djerse ne te gjithe sferat e ekonomise dhe te kultures kombetare.
Perkundrazi, puna dhe veprimtaria e tyre eshte percaktuese per
vendin.
-
-
Ajo cka desherojme te shprehim eshte
dicka krejt tjeter. Sipas statistikave zyrtare, qe vertetojne ne
fakt treguesit e botuar nga institucionet ekonomike nderkombetare,
del se per cdo njesi vlere te eksportuar ne importojme pak a shume
kater ose pese njesi vlere. Po sipas ketyre statistikave, pergjate
vitit 2003, ky raport nuk ka njohur ndonje permiresim, por
perkundrazi eshte perkeqesuar. E gjitha kjo do te thote se per te
mbijetuar shqiptaret ose duhet te kridhen gjithnje e me shume ne
borxhe te jashtme, ose duhet te behen objekt i donatoreve te
fuqishem qe t'i ndihmojne ata me mallra konsumi, ose duhet te
ndjekin nje gjeopolitike nderkombetare ne funksion te sigurimit te
mjeteve te mbijeteses materiale, ose duhet te lejojne trafiqet
ilegale me qellim qe ne vend te kete nje fluks te rendesishem
financiar dytesor per t'i lejuar qytetaret te kene neper duart e
tyre parą per te blere mallrat e ardhura nga jashte, ose .
-
-
Modeli i sotem i ekonomise shqiptare
mbeshtetet ne fakt kryesisht mbi dy flukse te cilet qarkullojne
vlera, pra, mallra dhe fuqi punetore, ne dy sense te kunderta. Eshte
nje lloj qarkullimi me sens te dyfishte. Fluksi i pare i vlerave
perbehet nga vlera materiale dhe monetare qe vijne nga jashte brenda.
Fluksi i dyte, qe shkon natyrisht ne drejtim te kundert me te parin,
eshte fluksi i fuqise punetore, qe shkon nga brenda vendit per t'u
orientuar jashte shtetit. Te dy flukset e vlerave me shenje
orientuese te kundert ne fakt plotesojne njeri tjetrin dhe mbahen
gjalle prej njeri tjetrit. Kam pasur rastin t'a them edhe ne
konferenca shkencore. Puna ka ardhur qe ekonomikisht, vendi po
integrohet ne ekonomine boterore kryesisht duke bere kete shkembim
te madh : marrim mallra dhe para dhe japim fuqi punetore, emigrante
dhe klandestine.
-
-
Emigracioni, pra, nuk eshte nje fakt i
paditur. As natyra klandestine e tij, sepse dihet prej te gjitheve
qe ai kryhet ne menyre spontane dhe jashte marredhenieve formale
midis shtetit tone dhe vendeve te tjera. Emigracioni klandestin dhe
pasojat e pashmangshme te tij si ato qe sapo perjetuam jane tejet
tronditese dhe te dhimbshme, jane drama te renda e te papritura per
familjaret dhe miqte e viktimave. Sigurisht. Ndersa ne planin
makrosocial, le te mos jemi hipokrite, duhet te pranojme, se
shoqeria, ne situaten ne te cilen eshte vene, eshte krejt e
ndergjejshme per kete fakt, e njeh ate katerciperisht, e ka zyrtuar
ne kete apo ate menyre dhe e bazon ne menyre te konsiderueshme
mbijetesen e saj mbi kete fakt. Emigracioni klandestin nuk eshte pra
nje ngjarje e papritur, e rastit, e vecuar qe na "ndodh" kur
zbulojme dy gomone ketu e tre skafe atje. Ai ben pjese ne modelin
ekonomik dhe shoqeror qe ka vendi aktualisht.
-
-
***
-
-
Ne javet qe sapo kaluan, shtypi na beri
me dije te deklaratave te zyrtareve te ndryshem qe e konsideruan
sukses faktin se ne vend hyjne kaq apo aq sasira monetare te
prejardhura nga kursime e emigranteve te derguara ne vendlindjen e
tyre. Me shume se kaq, na u tha se ne sistemin tone bankar, ne
ndryshim nga piramidat e dikurshme financiare, qarkullojne dhe
administrohen kaq apo aq sasi mjetesh financiare qe i u takojne
emigranteve tane jashte shtetit. Le t'a leme per nje here tjeter
diskutimin e ceshtjes se ndikimit te ketyre parave mbi ekonomine
tone kombetare. Ajo qe na intereson ketu eshte fakti se zyrat e
administrates krenohen pikerisht me te ardhurat qe vijne nga
emigrantet dhe me administrimin e tyre. Ketu nuk ka me asnje
diskutim. Nderkohe qe dihet se ky emigracion eshte bere dhe behet,
sigurisht aspak per faj te emigranteve, pergjithesisht ne forme
klandestine.
-
-
Ne kete menyre zyrat ndodhen ne nje
situate qendrimi kontradiktor. Kur eshte fjala per fluksin financiar
qe vjen edhe nga emigracioni klandestin gjejne rast per t'u krenuar
dhe vetelavderuar, ndersa kur na vijne gjema te kobshme pikersisht
prej ketij emigracioni klandestin atehere mbajne zi dhe qajne. Thone
se do t' ndalojne. Kuptohet qe ndodhemi ne nje situate morale shume
te veshtire, e cila duhet zgjidhur nje here e mire.
-
-
Kuptohet, emigracioni eshte nje dukuri
shoqerore qe ka vendin e vet ne ekonomine e sotme boterore. Kuptohet
gjithashtu se tendenca per emigrim nuk eshte ne vullnetin teresor te
nje qeverie a te nje zyrtari te vecante per te ndodhur apo per t'u
zbehur. Ka faktore nderkombetare strukturore qe jane krejtesisht
jashte fuqise se administrates se nje shteti te vogel per t'i
kontrolluar dhe qe ndikojne mbi flukset e emigrimit nderkombetar qe
shkojne sot ne nivel planetar nga Lindja ne Perendim dhe nga Jugu ne
Veri. Pra problemi nuk qendron tek emigrimi si dukuri shoqerore, por
tek shkalla dhe intensiteti i tij. Ne syte e tij, sic kam pasur
rastin t'a shpreh edhe ne faqet e gazetes Koha Jone, ne keto permasa
qe ne e kemi sot, per mua emigracioni i shqiptareve jashte vendit
eshte bere nje "gjyle e rende per ekonomine kombetare". Para sesa te
krenohemi me te, ka ardhur koha te shtrojme seriozisht pyetjen : A
do te vazhdojme te kemi nje model ekonomik te mbeshtetur mbi
emigracionin, apo do t'a ndryshojme kete model ? E di se zyrat tona
te administrates e kane veshtire t'i japin vete, ne menyre te
pavarur, pergjigje kesaj pyetjeje. I mirekuptojme. Por te pakten t'a
shtrojne kete pyetje atje ku duhet, si nje pyetje qe i u vjen nga
shoqeria civile.
-
-
Kur flasim per nje qendrim moralisht
kontradiktor, ketu nuk eshte thjesht fjala per te gjetur
pergjegjesite ketij apo atij funksionari, apo per te gjetur fajet e
kesaj apo asaj force politike duke u bere ne nje fare kuptimi "peshore"
kombetare. Ketu behet fjale per dicka krejt tjeter. Eshte fjala te
pranojme se ka ardhur koha, sa nuk eshte shume shume vone, per t-
reflektuar thelle perpara pyetjes : Ku jemi duke shkuar ? Duhet
reflektuar me koke ulur, pa buje, pa demagogji e politizime, por ne
menyre pragmatike, qete, kolektivisht, per nje kohe te gjate. Duhet
te behemi te aresyeshem te pakten nje here dhe pa u grindur t'i
therrasim aresyes tamam ne dite dramash e dhimbjesh kolektive si kjo
qe po perjetojme. Te behemi te aresyeshem duke lene menjane egoizmat,
te mendojme thelle per jeten dhe te ardhmen ashtu sikurse ai qe sapo
eshte kthyer nga nje varrim. Ky eshte respekti per te ikurit.
-
-
Toka qe s'mban bijte e saj
-
-
Nuk eshte fjala per token ne kuptimin e
dheut te te pareve, por per token bujqesore si mjetin themeltar te
prodhimit dhe pasurine kryesore kombetare. Nuk eshte e rastesishme
qe ekzodi masiv qe ka njohur vendi pas vitit 1990 ka si pike
qendrore fillestare, si baze nisje, kryesisht zonat rurale te
vendit. Eshte ne shumicen dermuese nje popullsi rurale dhe fshatare
qe largohet nga tokat e te pareve drejt qyteteve apo edhe jashte
vendit me te gjitha mundesite dhe mjetet qe mund te gjeje.
-
-
Pesha e popullsise fshatare ose rurale
te perfshire ne ekzodin e ketyre viteve te fundit duket edhe me e
madhe per shkakun se, sic dihet, thuajse tre te katertat e
popullsise se vendit ka jetuar ne zonat ruralo-fshatare. Aq me shume
qe pas nje periudhe disa dhjetevjecare te nje izolimi ne zonat
bujqesore dhe rurale te vendit, kjo popullsi, sidomos pjesa me re e
saj, ka tendencen e natyrshme per t'u larguar atje ku jeta i duket
me e mire, me begatshme dhe me me drite, atje ku jetohet me
intensivisht.
-
-
Te gjithe keto rrethana dhe te tjera,
ndoshta, kane nje natyre objektive qe na eshte lene trashegim nga e
kaluara. Ate mund t'a administrojme me mencuri, por nuk mund t'a
zhbejme me sot e me neser.
-
-
Mirepo problemi i vertete eshte gjetiu.
Ai nuk ka te beje aq me te kaluaren sesa me te sotmet, pra me
faktoret aktuale.
-
-
Me konturimin qe ka nga pikepamja
pronesore, ekonomike dhe financiare Toka Jone, domethene, toka
bujqesore si pasuria kryesore e vendit, ajo nuk eshte ne gjendje as
te mbaje lidhur me te fuqine e dikurshme te punes, as te motivoje
per te mos levizur qe andej prurjet demografike qe vijne nga shtimi
natyror i popullsise. Paradoksi ekonomik dhe shoqeror cfaqet ne
menyre therrese. Ndonese me nje perberje kimike natyrore fare te
pelqyeshme, ndonese brenda nje konteksti klimaterik mesdhetar per
t'u pasur zili, ne kushtet qe ndodhet sot per shkak te konjukturave
ekonomike jo te pershtatshme, toka jone bujqesore eshte bere shume
"e ngushte", fatkeqesisht, per te mbajtur te lidhur pas saj dhe per
t'u bere burim ushqimi dhe pasurie per kontingjentin demografik te
zonave rurale apo fshatare.
-
-
Ndruhem se shkalla e emigrimit te
realizuar nga ekzodi rural eshte tani aspak me e vogel se indeksi i
shtimit natyror te popullsise te zonave fshatare dhe rurale. Kjo do
te thote se brezat qe rriten ne keto zona ushqejne dhe do te
ushqejne edhe ne te ardhmen, nese kushtet nuk ndryshojne, gjithe ate
eksod rural qe "troket" ne dyert e qyteteve shqiptare apo ne ato te
metropoleve perendimore.
-
-
Kuptohemi, faji nuk eshte aspak i tokes,
por i administrimit te saj. Thermimi i saj ne prona fare
mikroskopike qe luhaten zakonisht nga 0,3 hektare deri ne dy tri
hektare, ne rastin me te mire, e pastaj, parcelizimi i cdo
mikroprone ne pes-_o gjashte parcele, te "hedhura" ketu e aty, nuk e
lejon bujkun e sotem qe te ndertoje strategji ekonomike per te dale
ne treg dhe per t'u shendoshur financiarisht.
-
-
Sipas te dhenave te besueshme, te
realizuara nga studime ne terren, del se bujku shqiptar tregton
mesatarisht, ne rastin me te mire, vetem dhjete deri pesembedhjete
perqind te vleres se prodhimeve te tija. Pjesa tjeter e prodhimeve
konsumohet nga vete familja fshatare ne menyre natyrore. Mbill, rrit,
mblidh, ha, mbijeto.
-
-
Po ashtu, dihet se te ardhurat vjetore
te nje numuri tejet te madh ekonomish bujqesore jane shume me te
vogla se te ardhurat qe mund te sigurojne nje ose dy djem te rinj
emigrante, me origjine nga fshati, ne dhé te huaj brenda se njejtes
periudhe. Logjikisht del se familja fshatare ka me shume interes t'i
orientoje bijte dhe bijat e saj drejt emigracionit sesa t'i
inkurajoje per te punuar ne pronen bujqesore familjare.
-
-
Ekonomia jone bujqesore eshte nje
ekonomi familjare. Ajo mbeshtetet ne punen e perbashket te te gjithe
anetareve te familjes. Deri ketu ajo nuk ndryshon shume nga
ekonomite bujqesore te vendeve te tjera te botes. Ndryshimi me te
vertete rrenjesor fillon atehere kur ndertohen marredheniet
ekonomike financiare midis anetareve te familjes. Tek ne, ne
ndryshim nga shume vende te tjera te zhvilluara, prindi nuk i u jep
rroge bijve dhe bijave te veta qe punojne bashke me prinderit ne
bujqesi. Sa se cfare t'u jape perderisa eshte i mbyllur brenda nje
ekonomie fshatare te cmonetarizuar. Ne keto kushte te gjithe duken
se ngrohen nga ideja se te gjithe, prinder e femije, kane nje pasuri
te perbashket qe nje dite do te trashegohet nga bijte. E drejta e
trashegimise behet keshtu mjet simbolik pagese per te riun qe punon
ne ekonomine e tij familjare. Mentaliteti thote : atehere cfare
rroge kerkojne ata ? Ne keto kushte, per te ndertuar strategjite e
pavarura te jetes, te rinjte e zonave rurale dhe fshatare duhet t'i
drejtohen emigracionit. Prej ketej mund te dergojne parą ne familjen
e tyre, si njesi ekonomike, te ciles i mungon pothuajse mekanizmi i
kreditimit.
-
-
Dobesia e prodhimit bujqesor fshatar
vjen edhe nga fakti se tregu bujqesor i qyteteve eshte permbytur nga
prodhimet bujqesore me nivel perpunimi kimik shume te larte.
Perversiteti qe vjen nga ky kuptim shume specifik i parimeve te
larta te tregetise se lire, arrin deri atje sa ne rruget e qyteteve
te rendesishme te vendit, apo ne rruget automobilistike kombetare,
te zyri syri nje shumice individesh nga zonat rurale dhe bujqesore
shqiptare qe tregtojne mallra bujqesore te ardhura nga jashte. Bujku
(fermeri) eshte bere tregtar rural dhe ne vend qe te zhvilloje
ekonomine e vet familjare komercializon me nje perqindje fitimi te
trishtueshme prodhimet bujqesore qe vijne nga vendet fqinje.
-
-
Kur nisi periudha e tranzicionit, shume
gazetare dhe studjues parashikuan se krahas te mirave qe do te
kishte privatizimi i ekonomive bujqesore, do te shoqerohej edhe me
disa ane negative, gjithesesi te kapercyeshme, si pershembull,
ngarkimi i te rinjve me pune bujqesore qe mund te sillte edhe
braktisjen e tyre te shkollave, sidomos te aresimit bujqesor. Sa te
gabuar qe dolem ne parashikimet tona !
-
-
Nje studim kolektiv qe kemi bere per
disa vite rradhazi ne zonen rurale te vendit na tregoi se ishim
gabuar ne dy drejtime kryesore duke bere "gafa" te pashoqe. Nuk -_e
aspak e vertete se per shkak te ngarkeses ne pune bujqesore, rinia e
zonave rurale nuk ndjek aresimin agronomik. Se pari, sepse nga vete
gjendja ne te cilet ndodhet bujqesia shqiptare, domosdoshmeria e
angazhimit te te rinjve ne bujqesi eshte fare e dobet. Rinia e
fshatit eshte shkeputur thuajse teresisht nga bujqesia dhe blegtoria.
Te dhenat e anketes sone treguan se vetem dhjete perqind e te rinjve
te fshatit e konsiderojne veten te anagzhuar seriozisht me punet e
ekonomise bujqesore te familjes se tyre. Atje, ne fakt, nuk ka
ndonje gje te madhe per te bere. Se dyti, nuk eshte e vertete se te
rinjte e zonave rurale nuk jane te motivuar te ndjekin aresimin
agronomik sepse ne fakt jane vete shkollat bujqesore qe u mbyllen ne
menyre masive!
-
-
Pjesa me e madhe e rinise rurale ndodhet
keshtu midis nje dileme shume te rende per moshen e saj te brishte:
Te qendroje ne fshat duke vegjetuar, apo te ike sa me pare, larg,
drejt qyteteve te vendit apo atyre te dherave te huaj? A do t'i
japim ndonjehere pergjigje serioze kesaj dileme?
-
-
Nga e gjithe kjo situate, mund te thuhet
se emigrimi klandestin zhvillohet edhe si pjese perberese e ekzodit
rural ne kushtet kur Toka Jone, e administruar jashtezakonisht keq,
jo per shkak te pronareve te saj, nuk eshte ne gjendje te mbaje aty
bijte e saj qe braktisin me syte drejt detit.
-
-
Ligji i shperndarjes se barabarte si
-
-
burim pabarazish midis Jugut dhe Veriut
-
-
E kemi fjalen kryesisht per ligjin per
token qe realizoi refomen e re agrare dhe qe i rregulloi
marredheniet pronesore ne fshat. Te sqarohemi qysh ne fillim per te
mos lene shteg per interpretime spekulative. Nuk eshte aspak fjala
per te lene fshataret pa toke, as per te privuar ish pronaret e
ligjshem nga pasuria tokesore qe i u vjen ne menyre te ligjshme dhe
te pamohueshme nga trashegimia e pajetersueshme e familjeve te tyre.
Ne fakt, Shqiperia ka aq shume toke, pasuri dhe mundesi sa te
rregulloheshin krejt harmonikisht interesat edhe te atyre qe
trashegonin edhe te atyre qe nuk trashegonin prona te paluejteshme
ne forme toke dhe truajesh. Kjo ceshtje u nderlikua artificialisht
dhe ende sterzgjatet ne menyre burokratike.
-
-
Sidoqofte ky eshte nje problem tjeter.
Ajo qe na intereson ne kendveshtrimin tone ka te beje me faktin se
reforma e re agrare, e mbeshtetur ne ndarjen e barabarte te tokes,
sipas numurit te frymeve te anetareve te rritur te familjeve
fshatare, mbi bazen e fondit te tokes bujqesore se cdo fshati, ka
prodhuar pabarazi ekonomike dhe materiale midis pjeseve te ndryshme
te territorit te vendit. Ky fakt sigurisht qe nuk i ka sherbyer as
ruajtjes se unitetit ekonomik te territorit te vendit, as zhvillimit
harmonik te te gjithe pjeseve te territorit dhe as shperndarjes
proporcionale te popullsise ne te gjithe zonat gjeografike te
territorit kombetar.
-
-
Sot pas me shume se dhjete vjetesh nga
fillimi i zbatimit te ketij ligji te frymezuar nga parimet e larta
te barazise, mund te konstatojme pa shume mund se cfare pabarazish
humnerore ka sjelle si pasoje ai. Zonen kodrinore dhe malore e ka
bere edhe shume me te varfer se zona fushore e vendit, Veriun dhe
Veri-Lindjen e ka varferuar shume me teper se sa Jugun dhe
Jug-Perendimin e vendit. Shifrat qe vertetojne kete jane te gjitha
neper fletoret e statistikave kombetare te kohes se shoqerise se
kalur apo edhe ne broshurat e statistikave te kohes se tanishme.
Statistikat per perdorim te brendshem apo per publikun qe zoteron
ministria e bujqesise mund t'a ilustrojne katerciperisht kete fakt.
-
-
Zona malore kodrinore dhe ajo veriore e
lindore u ndodhen brenda nates ne kushtet e nje pabarazie qe sa vjen
thellohet ne krahasim me pjeset e tjera te territorit te vendit. E
gjitha kjo lidhet ne rradhe te pare me menyren se si u shpernda
fondi i tokes bujqesore.
-
-
***
-
-
Ne kohen e shoqerise kolektiviste,
shteti i bente investimet thuajse dermueshem ne zonat fushore te
Shqiperise qendrore dhe jugore. Ideologjikisht, megjithate, thuhej
formalisht se kjo pasuri i takon ne nje fare menyre te gjithe kombit
sepse ekonomia ishte e mbeshtetur ne parime kolektiviste. Toka qe
pasurohej, mirembahej dhe thithte investime ne Jug, konsiderohej si
prone e te gjitheve. Nderkaq, me reformen e re agrare, toka
bujqesore e cdo krahine dhe e cdo pjese te territorit behej prone e
banoreve te ketyre viseve. Ne kete menyre, Veri-Lindja dhe zonat
malore e kodrinore te vendit trasheguan mbi bazen e nje parimi
barazimtar, nje pasuri te paluejteshme shume me te vogel se sa ajo
qe trasheguan pjeset e tjera te territorit..
-
-
Ne keto zona kryesisht malore cilesia e
tokes eshte shume me e papershtatshme per shkak te natyres se saj
shkembore. Klima e ashper gjithashtu nuk favorizon shume prodhimin
bujqesor. Kjo toke eshte shume here me e thate dhe e paujitshme se
sa tokat fushore. Per shkak te relievit gjeografikisht te thyer,
parcelizimi i cdo prone te vogel bujqesore eshte dy tre here me i
madh se ne pjesen tjeter te vendit. Nje parcele toke ne kete rrepire
e nje parcele toke ne ate gryke. Per te mos thene se toka bujqesore
e shfrytezueshme ne zone malore dhe gjysem malore eshte shume me e
paket ne perqindje se sa ne pjeset e tjera te vendit. Cilido fshat
atje kishte shume me pak toke brenda vijes qe percaktonte teritorin
e tij se fshatrat qe ndodheshin ne krahina me fushore. Ketu nuk ja
vlen te behen krahasime per disa dizavantazhe te tjera qe lidhen me
largesine e tokes nga tregjet e qyteteve, veshtiresite e transportit
te mallrave bujqesore per shkak te rrugeve te rrezikshme dhe te
mbajtura keq dhe pengesat natyrore per futjen e teknikes bujqesore
ne perdorim.
-
-
Nuk do shume mund per te kuptuar se
perse verioret apo banoret e zonave kodrinore malore te vendit ne
Jug e ne Veri hyne me shpejt, me fuqishem dhe masivisht ne vorbullen
e ekzodit rural duke filluar jeten e veshtire te periferive
bidonvile te qyteteve kryesore te vendit, apo te rrugeve te
metropolove gjigande te vendeve te huaja, duke paguar haracin e pare
te rende, shpesh me cmimin e vdekjes, te kaptimin te maleve ne dite
stuhish e debore, te detrave ne dite me mjegull dhe me dallge,
brenda furgonesh a maunesh ngjeshur ne erresiren e nje mjeti levizes
qe i con drejt se panjohures.
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|