|
-
19 janar 2004 / TN
-
-
Zef AHMETI (Zvicėr)
-
-
Shqipėria po kalon prej nje krize nė njė
tjeter. Sa duket se udhėheqėsit e politikės sė Tiranės kanė vendosur
te bėjne politikė progresive ne shėrbim tė popullit dhe interesit
kombėtar, plasin skandalet! Me sa duket puna e ndaljes se skandaleve
dhe involvimit te strukturave shtetėrore ne vepra kunderligjore
eshte berė si ajo puna kurė femijet perpiqen te bejne pus per larje
ne lum duke u perpjekur ta ndalin ujin, por kot, sa zihet njė pjesė,
uji shperthen ne anėn tjeter.
-
-
Shqipėria ka nevoj pėr njė politikė
alternativė, ose udheheqės politik qė kėtė traditė te deritashme tė
politikės shqiptare tė llojit "nano" e "berisha" ta bartin nė njė
politikė nė sherbim tė popullit dhe ngritjes sė Identitetit tė tij,
e me kėtė ngritje te identitetit edhe ngritje tė pozicionit shqiptar
nė politikat rajonale, nė Evropė dhe botė.
-
-
Shqipėria ka njerėz qė mund ta hedhin
atė nė binarėt e duhur politik dhe pėrparimtar.
Ata nuk duhet te heshtin.
-
-
Nuk mjafton te flitet nga qeveritarė pėr
"shpallje lufte krimit". Kjo luftė kėrkon veprim. Nuk mjafton te
flitet pėr integrime evro-atlantike. Sipas realitetit sot, derisa
politika shqiptare do ta fusė Shqiperinė nė kėto struktura,
popullsia e saj veq nuk do tė jetė mė nė tė, ajo veē do tė jetė nė
Evropė... derisa stukturat shqiptare bėjnė politikė tė mėrzitshme pa
perspektivė, integrimet po bėhen me tragjedi te gomoreve, dhe
involvimin e strukturave shtetėrore shqiptare nė kėto ngjarje
tragjike!!!
-
-
Lufta kundėr krimi tė organizuar
kėrkon luftė pemanente. Me aksione tė veēanta dhe mėpastaj futja e
veshėve nė lesh dhe mbyllja e syve, nuk mjafton. Shėrbimet Sekrete
tė shteteve tė zhvilluara luajnė njė rolė shumė tė rėndėsishėm nė
qetėsinė e vendit. Ku
ėshtė ai i Shqipėrisė?
-
-
Konfiskimi i parave tė pista dhe
pasurive tė arritura me anė tė kėsaj zejtarie pse nuk investohen
nga shteti nė pėrforcimin e policisė shqiptare? Pse njė pjesė e
Shqipėrisė favorizohet e njė pjesė tjetėr lihet nė mjerim? Shteti
shqiptar nuk duhet tė luaj vetėm rolin e demonstrimit tė forcės, por
si pushtet duhet tė kujdeset edhe nė shėrbim tė ngritjes sė
mirėqenies sė popullatės, pra t`i shėrbej popullit. A duhet tė
ndodhin pėrherė tragjedi qė shteti tė intervenoj, apo duhet qė
pushteti shtetėror tė kujdeset nė menjanimin humbjeve tė qytetarėve
tė saj?
-
-
Edhe diaspora shqiptare po i ndien
pasojat e politikės shqiptare nė vendlindje. Pėrfaqėsitė diplomatike
tė shetit shqiptar, bie fjala nė perendim, asnjėherė nuk kanė
ngritur zėrin kundra elemneteve qė kanė kriminalizuar shqiptarėt
nė ato vende ku jeton dhe vepron diaspora shqiptare. Kjo heshtje e
diplomacisė shqiptare a do tė thotė se prejudikon dakordimin e
kėtyre pėrfaqėsive, se diaspora shqiptare ėshtė e tėrė e
kriminalizuar dhe e organizuar nė grupe mafioze?!
-
-
Shqipėria ka nevojė pėr ndryshime!
Lėvizja Mjaft ndoshta mund tė ngrihet nė njė subjekt politik
alternativė nė politikėn shqiptare. Nano dhe Berisha, nė kėto
turbullira qė po shkaktohen kohė pas kohe, ndoshta do tė
kontribuonin mė sė miri me tėrheqjen e tyre nga politika. Dhe shteti
t`iu ofrojė atyre vilat ku ata do mund tė shijojnė pensionin e
hershėm nga politika.
-
-
Dhe njė tėrheqje nga politika nuk do tė
thotė fare dėshtim, por ata me njė akt tė tillė do tė dėshmonin
pjekurinė e tyre demokratike dhe patriotizmin e tyre nė tė mirė tė
shtetit shqiptar.
|
|