|
- 19 janar
2004 / TN
-
- Nga
Sadik BEJKO
-
- 1.
-
- Disa te
rinj, mbase jo shume seriozisht, si per t'me ngacmuar a cytur, me
pyesin: si mendoje atehere kur ishje ne miniere, si mendonit ju
njerezit e realizmit socialist?
-
- Per
emrin tim te perlyer, atehere, ne miniere une percmoja jeten time,
percmoja vetveten, te qenit ashtu i gjalle dhe i cnderuar. Nuk mund
ta pranoja neperkembjen e emrit tim. Si do t'u pergjigjesha femijve
te mi neser, kur t'me pyesnin: baba, pse te kane denuar? Ne te
vertete, ne ato kohe, mbase une ndjeja qe nuk kisha nje pergjigje
per diten, per castin, nje justifikim te qarte mbi ate qe beja me
vetveten dhe per vetveten; shpesh nje ankth qe s' di se si, m'i
shterngonte mbyturaz gjithe nyjet e fijeve te ekzistences; lidhur
pisk- e- kokolemsh me keto fije ne fyt, kete ankth mbledhur
pike-pike nga ditet qe po jetoja, vija dhe e projektoja ne nje
pyetje per te ardhmen: ashtu, ashtu, nje pyetje per te sotmen e
hidhja kot se koti ne pergjigjen qe do te jepja ne te nesermen.
-
- Kisha
frike per te sotmen, por me shume tronditesha per ate pergjegjesi,
per faqen me te cilen do te dilja para se ardhes sime. Si e lashe
veten ne kete dite? 'do te bej me tej me kete vetvete? Pse nuk jam
me ai njeriu me parime, ai njeriu me dinjitet? Pse duhet te genjej
dhe te pranoj nje faj qe nuk e kam bere? Cili ishte faji im? Une,
per te mos vajtur me keq, duhet te them publikisht qe partia mire ma
kane bere qe me ka denuar. Ata (koha) ma kishin me hile dhe une po
keshtu duhet te pergjigjesha, me hile. Po neser, valle a ka nje
neser? Ku dhe si do te jete ajo? Po femijve te mi si do t'u
pergjigjem? Dhe ata, dhe ata duhet t'i genjej?
-
- 2.
-
- Sot,
mbas tridhjete vjetesh, une nuk i pergjigjem me njeriu. As femijve.
Se, vertete, ata me te dretjte nuk me pyesin kurre. Thelle-thelle,
askush nuk te pyet. Ne fund te fundit, ajo merret me mend si nje
fatkeqesi dhe kaq. Ne kohen e komunizmit ndodhnin plot mizori,
denime e ndeshkime te tilla pa fund. Edhe nga ato me te llahtarshmet
qe para te mijave nuk jane kurrgje. Kaq, vetem kaq. Jane vuajtje te
shkuara dem, te papergjigje, te pakuptimta.
-
- Po ne,
disave, qe na kane therur e sakatuar shume, kur na ndodhen, ne duam
te gjejme nje kuptim per dhembjen tone, ta respektojme ne vete, por
dhe te na e respektojne te tjeret ate. Njerezit, koha. papritur
largohen dhe te lene ne bosh, ne dyshimin per vuajtjet e tua, ne
shperfilljen dhe deri ne talljen per to. Madje vuajtjen qe ne te
vertete njerezit nuk e duan dhe nuk ka perse ta duan, kur dhe vete
nuk e deshem, por na i bene peshqesh- kete vuajtje te se shkuares-
disa qe u ndodhen pertej saj, edhe duan, po te kene mundesi, ta
perdorin, ta vene ne pune.
-
- Keto
forca politike, a organizata qe bejne aktivitete te sponsorizuara
mire, e tundin dhe e shkundin para medjave fantazmen e vuajtjeve.
Ndryshe, kur nuk hyn gjekund ne ndonje fare pune, ne ndonje treg,
kur nuk sjell praktikisht sado pak leverdi, atehere, le te veje ne
djall. Ne, thone, te gjithe kemi vuajtur, kush me shume e kush me
pak, hajt, mos na '_ koken me ate vuajtjen tuaj, duke na i shfaqur
si sakati ato gjymtyret e tij tek sa kerkon ndonje lemoshe? Ju u
sakatuat me shume, po ne te gjithe jemi nje popull i sakatuar, na
lini rehat tani e mos na delni perpara se po na e shpifni. Aman o
zot, te degjojme dhe vuajtjet tuaja. Boll.
-
- Po,
keshtu eshte, do te ishte mire qe disa nga vuajtjet te vene ne djall
dhe te harrohen. Madje po te gjenim ndonje ilac a supermen vete
vuajtjen, kudo qe te ishte, duhet ta fshinim fare nga faqja e dheut.
Mos te kishim te benim me me ate fytyren e saj te lemerisur. Por,
vaj halli, ajo ka qene dje, eshte. eshte ketu edhe sot e gjithe
diten. Ku me shume e ku me pak. Mjere kujt i bje me se shumti ne
pjese. Ka vende te globit- nder te tillet jemi dhe ne-qe ende e
trembin si gogol me varferi, semundje, uri e fatkeqesi pjesen tjeter
te botes. Kohet, vendet, gjithmone kane hallet dhe veshtiresite e
tyre, sa dalin nga disa pengesa a shkaqe vuajtjesh, perplasen
papritur me te tjera dhe keshtu askush nuk ka pse te ngarkohet me
barre dhimbjesh te te tjereve, te nje kohe qe shkoi, kohe qe si nje
pllake hata guresh ra dhe na zuri ne ne gracken e saj, ne, disa te
pafat dhe aq.
-
- 3.
-
- Ne te
vertete, a eshte nje lende, nje thelb me vete vuajtja, a mund te
hyje ne pune vuajtja? Pse ne- ata qe deri dje me se shumti- e hoqem
rende e drejt mbi kurriz, nuk mund te ndahemi prej saj? Po ata qe
lemerine e heqin sot, ato familje te mjera te tragjedise se ketyre
diteve ne Vlore, do te ndahen lehte, a kurre prej saj? Dhe, ne fund
te fundit, a ka kuptim vuajtja? Dikush pertej nesh sot dhe tallet,
tallet ne mes te dites dhe ne mes te sheshit me vuajtjet e djeshme.
-
- Problemi
eshte se keta i japin dhe e ngushtojne vuajtjen vetem brenda kuadrit
politik dhe te fitores a te nxjerrjes se perfitimeve po ne politike.
Por, me gjere dhe ne me te shumten e rasteve, ne perballjen me te
shkuaren, eshte nje gjendje neutrale, nje harrese, nje mbytje e cdo
pergjigjeje. Ne nje mbledhje ne Arkivin e Shtetit e veja e
diktatorit Hoxha dhe disa nga te vuajturit qene ftuar bashke, ne te
njejten salle. U ngrita e, vec te tjerash, thashe se, se paku, ajo
nuk duhet te ishte aty perballe Edi dhe Mihal Luarasit, por drejtori
i atij institucioni shteteror u pergjigj se per arkivin edhe
persekutoret dhe te persekutuarit jane vetem e vetem dokumente te se
shkuares.
-
- Ne
Shkoder, ne nje mbledhje me perkthyes nga shqipja ne gjuhe te huaja,
njeri nga keta tha: botes nuk i intereson me letersia e vuajtjeve
nen diktature. Te kota, te zhvleresuara jane vuajtjet e perpelitjet
tona, te kota dhe pergjigjet per to. U zhvleresuaka lehte dhe shpejt
jeta dhe kuptimet tona per te. Tallet ajo me ne, me pergjigjet tona.
Duket njerezit nuk duan te degjojne per histori te hidhura te se
djeshmes. Duket diktatura komuniste paska pasur nje rreze shfarosese
jo vetem per jetet, po dhe per pergjigjet tona. Shoh ende filma me
cifute te persekutuar ne kampet shfarosese. Mbi kete teme behen
filma gati cdo vit. Ata jane torturuar, ne- jo. Mos bota ka ndonje
faj kolektiv ndaj komunizmit?
-
- Nuk me
pyesin as femijte. Ata ulin kokat.dalin ne pune te tyre. U rriten, i
kuptojne gjerat. Jeta e perkul njeriun dhe kjo me trishton shume. do
kohe ka minierat e veta te zise. Ne nuk u dlirekmi dot, nuk dhe nuk
ia hoqem dot lekuren atij gjarperit te vjeter, per ta bere aq te
afert sa te luajme me te, si me macen ne gjunje, ne nje mbremje, n-
nje nate dimri. Shpinat e kerrusura te femijve, te miqve-jo vete
ato-jane me akuzuese se sa ca veshtrime te drejtperdrejta, shpuese,
sy me sy: pse pranove minieren, padrejtesine, poshterimin, kur ishje
i pafajshem? Atehere e kam vuajtur gjate kete pyetje. Fakti qe nuk
me behet me, asnjehere, shpesh nga askush, me trishton me teper se
sa tortura ima e dikurshme, se sa pyetjet e dikurshme: kembeza te
merimanges se helmuar ngulur drejt ne tru e gjer thelle zemres se
pergjakur. Si do te pergjigjem une, si? Pak, pak ide ka jeta. Te jem
i suksesshem, te jetoj mire per vete, te tjerat c'me duhen. Vetem
kaq. Kokat qe i mbajne keto ide bjene si dardhat e pjekura. Kokat e
njerezve brez pas brezi bjene, idete mbeten, perseriten e perseriten.
-
- 4.
-
-
Fatalisht, atehere neve te rinjve na thoshin qe jemi njerez te lire,
me te liret ne faqe te botes. Ne e besonim, na pelqente. Po kur
binim me hunden ne dh e balte, kur nuk kishim te drejte te mbronim
as veten, kur ndienim se ishim rober te rrethanave, ushtare te nje
kauze te te tjereve, si i behej? Ka te drejte robi te beje pyetje,
te kete pergjegjesi, t'i vere vetes, ndergjegjes se tij ngarkesa te
tilla qe do ta shkyenin e rrezonin per toke gjithe ate godine e
strukture shoqerore ku ai ishte varrosur pa si e pa pse?
-
- Me
siguri ai eshte nje i mjere dhe per me teper budalla e qesharak kur
do te kete dinjitet, te ngrihet deri ne ate lartesi sa te mendoje
per pergjegjesi para te nesermes, kur ka ca skrupuj qe dhe si rob
nuk do t'i leshoje, ca ndjenja te detyres para brezave, para
historise, qofte dhe para femijve te tij e, me se fundi, pse jo, dhe
para asaj me te vogles e me torturueses hapsires thelle brinjeve e
zemres se tij, atij shkretimi asaj erresire qe e pushton e ve
perposh vetes me barre te pamasa shkembinjsh, i merr frymen, i thote:
pse ti pranon te jesh ai qe nuk do, pse behesh pjese me te keqen,
pse e do jeten si te tille, he c'te duhet qe je e merr fryme i
shkeputur nga ajo ndergjegje e larte boterore qe e ke rritur dhe
ushqyer, ke shitur mend se je pjese e saj dhe ke kerkuar qe te
gjithe te njohurit e tu e ata me tej, te jene pjese e saj?
-
-
Komunizmi te fuste ne kete ngasje, te edukonte si njeri shoqeror, si
njeri me pergjegjesi mbi personale, si pjese e si shufer celiku ne
kete ndergjegje te madhe shoqerore tejpersonale, tejkombetare,
tejkohore, te kjo ndergjegje historike e gjithekohshme qe u takonte
te gjitheve pavaresisht nga vendi, pasuria, forca. Me kete arme ti
mund te gjykoje dhe te ishje pjesemarres per punet e medha ta kesaj
bote, se keshtu ajo do te ndryshohej, do te transformohej, do te
behej me e mire. Ti kishje nje model te madh dhe te perkryer se si
ndreqet bota, dhe ti e beje veten pjese te tij. Kur te merrnin dhe
te fshinin si pluhur i felliqur ne ndonje skute, ti si njeri i asaj
kohe, i atij edukimi, doje te ruaje parrullat, modelet, shkaqet e
pergjegjesite, syzat dhe optiken qe te kishte dhene ajo, se nuk
kishje te tjera, nuk egzistonin per ty, nuk dije valle a ka te tilla
me te mira. Kjo, per komunizmin, do te thoshte ta kishje mundur
kundershatrin brenda ne thelbin e tij dhe, si peshku qe e ka ngrene
me fund karremin, ta terhiqje pas deri ne pafundesi, ne vuajtje dhe
ne torturim te pashprese e te pashpjeguarshem.
-
- 5.
-
- Ne se
dhe sot bej pyetje te asaj kohe,- i kam bere qe atehere-, kjo do te
thote se nuk kam nga shkoj. Mos valle jam vet-m pjelle e nje situate
e nje historie? Po mire, sot a duhet te bejme pyetje qe shkojne tej
vetvetes, tej e pertej koherve? Prape tej e per tej koherave? Prape
si ne komunizem? Jo, gjithmone ka nje "tjeter": me nje dore mbushur
me kripe si ilac ndaj kalbezimit dhe me tjetren me drite per te na
cuar me tej- keshtu duhet t'i dalim botes perpara. Kjo eshte shkruar
a thene qe para dymije vjetesh. A duhet te marrim persiper
pergjegjesi? A duhet ta kerkojme kete dhe nga te tjeret? Pse ta
bejme kete kur na mjafton te jemi mire e tumire per vetveten e me
vetveten? Kur ndjenja e pergjegjesise na torturon ne paliri, sot ajo
duhet te jete ku e ku me e madhe. Sa shkon, me duket, se njerezit
bejne me pak pyetje qe te cojne pertej vetes. Duke iu shmangur
ballafaqimit me vuajtjen, i bejme bisht pergjegjesise. Ua hedhim
fajin koheve, politikes, te tjereve.
-
- 6.
-
-
Nganjehere, sot mund te te duket vetja si nje shkemb, i kerrusur, i
palosur menjane, me nje fosil dhembjeje ndryre nen ndryshk e njolla
likenesh, nje shkemb me ate gjarperin e vjeter; fosili nuk perben me
as kuriozitet; mundet ty dhe t'i ngjall ne gjume ato fantazmat e
frikshme, por per te tjeret nuk sherben ne asgje: as per t'i trembur
dhe as per t'i argetuar kalamajte; gjarpri ne shkemb nuk mund te
zbutet aq sa te behet kafshez shtepiake; me fshehtesi te ndohta ne
duam dhe vazhdojme ta ushqejme, e rritim me te ngrena gjaku te
vetvetes.te padukshme, jo si ato copezat e melcizave qe ua japim me
doren tone, nje qeni, a nje maceje te familjes.
-
- A duhet
ta vrasim kete gjarper? Se pari ne veten tone.
|
|