|
- 19 janar
2004 / TN
-
-
Shkruan: Rexhep ELEZAJ
-
-
Shtrohet pyetja: edhe sa kohė duhet tė kalojė derisa elita
politike shqiptare, sidomos ajo matanė kufirit, ta kuptojė se kombi
shqiptar ka vetėm njė ēėshtje tė pazgjidhur kombėtare, tė bindet se
pėr realizimin e synimeve dhe aspiratave nacionale, si e drejtė e
patjetėrsuar e popujve, ka vetėm njė rrugė, ka vetėm njė politikė,
ka vetėm njė opsion. Pra, ta kuptojė se ka vetėm njė rrugė pėr
zgjidhjen e saj, e jo mė shumė se njė.
-
-
Ta
kuptojė se pėr ta zgjidhur ēėshtjen mė madhore tė njė kombi, siē
ėshtė ēėshtja e pavarėsisė sė plotė nacionale, nuk lypsen tė futen
nė pėrdorim shumė ideologji, shumė opsione, por as variante e
nėnvariante tė modeleve tė ndryshme politike, ose tė shpalohen pėr
kėtė shumė ide, shumė dėshira, shumė synime, ose tė bėhėn shumė
reflektime pėr zgjidhje nė mėnyrė separate tė ēėshtjes sonė
kombėtare.
-
-
Sepse
pėr ta zgjidhur njė komb ēėshtjen e tij kombėtare, si ēėshtje
primare dhe e pandarė, ekziston vetėm njė politikė e cila quhet
POLITIKĖ NACIONALE, ekziston vetėm njė model i cili quhet UNITET
POLITIK, ekziston vetėm njė ide, qė quhet PAVARĖSI E PLOTĖ
NACIONALE, ekziston vetėm njė dėshirė, E CILA QUHET ĒLIRIMI I PLOTĖ
KOMBĖTAR, ekziston vetėm njė sovran, i cili quhet SOVRANITET
KOMBĖTAR DHE SHTETROR, ekziston vetėm njė platformė kombėtare, e
cila quhet BASHKIM KOMBĖTAR, ekziston vetėm njė reflektim, i cili
quhet LUFTĖ KUNDĖR ROBĖRISĖ, ekziston vetėm njė betejė, e cila
quhet; lufta pėr DEMOKRACI TĖ PLOTĖ NACIONALE, ekziston vetėm njė
luftė, e cila quhet betejė pėr ta MUNDUR EGOIZMIN PERSONAL.
-
-
Pra,
ka vetėm NJĖ KOMB SHQIPTAR qė ka vetėm njė ēėshtje ende tė
pazgjidhur nacionale, i cili ka vetėm njė politikė kombėtare, dhe
qė ka vetėm njė model juridik dhe strategjik kombėtar. Dhe, pėr ta
zgjidhur kėtė ēėshtje lypset qė KOMBI TĖ JETĖ MBI TĖ GJITHA, e
ardhmja tė jetė mbi tė gjitha, liria dhe jeta e dinjitetshme e
shqiptarit (kudo) tė jetė mbi tė gjitha. Sepse, shqiptarėt kanė
vetėm njė ideal kombėtar, i cili duhet tė jetė udhrrėfimi i vetėm
pėr jetė dhe vdekje.
-
-
Mbase,
e kaluara dhe e tanishmja kanė treguar qartė se me shumė politika
nacionale, me shumė liderė dhe idhujė politikė, me shumė
sulltanė dhe kapedanė, me shumė gjeneralė dhe disa ushtri, me
shumė doktrina dhe ideologji, me shumė socializma dhe izma tjerė, me
shumė ēeta e shumė parti, me shumė qendra politike e shumė qeveri,
nuk arrihet, jo, ore, kurrė liri, dhe as pavarėsi!! Nuk arrihet, jo,
ore, kurrė unitet dhe lumturi, prosperitet kombėtar dhe harmoni,
zhvillim dhe as begati, ngase kėshtu siē ishim dje, e kėshtu siē
jemi sot tė ndarė e tė pėrēarė, tė egėrsuar dhe tė armiqėsuar, tė
coptuar nėpėr parti dhe ideologji, tė tubuar nė taborre dhe ordi,
nuk ia dalim, jo, ore, kurrė tė mbajmė shtėpi..!!
-
-
Shikoni grekėt, malazezėt, boshnjakėt, kroatėt, rumunėt, bullgarėt
dhe turqit, shikoni vetėm kėta popuj qė i kemi pėr rreth, sepse nga
ata mund tė merret mėsim i mirė dhe shkollė e duhur se si zgjidhet
ēėshtja nacionale, se si ruhet dhe duhet kombi, se si mbrohet
vatani, se si luftohet pėr liri dhe demokraci, se si mbahet shteti
dhe mbrohet mileti, se si krijohet politika nacionale dhe ajo
kombėtare, se si ndėrtohet shoqėria e lirė dhe sovrane, se si
mbrohet integriteti dhe pavarėsia nacionale, se si punohet pėr
atdheun dhe kombin, se si ndėrtohet shteti dhe shoqėria civile, se
si respektohet ligji dhe e drejta pėr jetė, por edhe se si hyhet nė
Europė.
-
-
Bile
nė shumė aspekte kur ėshtė fjala pėr krijimin dhe mbrojtjen e
shtetit mund tė merren si shembull edhe armėqit tanė mė tė
pėrbetuar, siē janė serbėt, tė cilėt kur ėshtė nė pyetje ēėshtja e
tyre nacionale tė gjithė janė njė, tė gjithė mendojnė dhe veprojnė
si njė, si nė kor muzikorė, njėjtė, pra, si ai serbi nė Banat, Srem,
Nish, Kurshumli, si ai serbi tjetėr nė Beograd, Kralevė, Banjallukė,
Pale, Knin, etj, sepse tė gjithė nė masė tė njėjt e kanė nė shpirt
dhe mendje Serbinė e Madhe, shtetin e kanė mbi tė gjitha dhe para tė
gjithave, pra para interesave personale, sepse ata gjithmonė janė
udhhequr me formulėn e tyre tė shenjėt; katėr SSSS-tė (vetėm
bashkimi serbėt i shpėton), e qė kėtė mentalitet shtetror (ata e
quajnė kulturė shtetrore) mbase e treguan shumė qartė nė agresionet
e fundit pushtuese qė bėnė nė Kroaci, Bosnje dhe nė Kosovė.
-
-
Tė
gjithė serbėt, pra, ishin nė Front tė pėrbashkėt si dhe nėn njė
komandė, pa marrė parasysh se ku gjendej edhe ai serbi mė i
skajshėm. Pėr fat tė keq tė tyre, por pėr fat tė mirė tė popujve
kundėr tė cilėve luftuan, kėto luftėra i humbėn nė mėnyrė tė
turpshme, dhe ate jo pse u mundėn nga ata qė deshėn ti shfarosnin,
por falė kryesisht ndėrhyrjes ushtarake tė forcave tė NATO-s.
Pėrndryshe, sot shteti i Serbisė sė Madhe do tė shtrihej ashtu siē
kanė planifikuar gjithmonė ēėtnikėt dhe drazhamihajloviēėt, qė nga
Drina e deri nė Timok, qė nga Subotica dhe deri nė Prizren, gjė qė
fletė pėr unitetin e serbėve kur ėshtė fjala pėr ta bėrė shtetin e
tyre pa i llogaritur kurrė viktimat, bile ēėshtė edhe mė e
ēudtshmja duke uzurpuar tokat e tė tjerėve.
-
-
Ndėrsa, gati gjithmonė, udhheqėsit e politikės shqiptare matanė
kufirit lindinez, duke e patur territorin e vetė tė garantuar dhe tė
njohur ndėrkombėtarisht, duke patur hapsirė kompakte etnike qė nga
Podujeva, Ulqini, Komanova, Ohri, Manastiri dhe deri nė Leposaviē nė
veri tė Kosovės, asnjėherė me sa mbajmė nė mend nuk kanė dalur me
platformė ose koncept politik (ushtarak, jo se jo!?) pėr bashkimin
dhe krijimin e njė shteti unik shqiptar nė Ballkan. Pse dhe cilat
kanė qenė shkaqet qė kjo tė mos ndodhė kurrė gjatė historisė nga ana
e kreut tė shtetit amė, kanė mbetur ende pa u bėrė edhe shumė
analiza, sado qė fajin pėr kėtė ia kanė hudhur ideologjisė komuniste
dhe tradhtisė nga sllavėt.
-
-
Mjerisht, kjo amulli politike edhe sot 14 vite pas rrėzuarjes sė
komunizmit vazhdon ti mbajė nė agoni politikanėt shqiptarė tė
Tiranės zyrtare (alias: socialistėt), por njė gjė qė nuk mund ta
kuptojė mendja e shėndosh e njeriut ėshtė fakti se si asnjėherė deri
mė tash forcat politike dhe intelektuale shqiptare nuk ranė nė ujdi
dhe as gjetėn gjuhė tė pėrbashkėt rreth krijimit tė njė strategjie
ose programi nacional i cili, sė paku do tė shėrbente si platformė
mbi tė cilėn do tė ndėrtohej politika jonė nacionale, ku pėrveē se
do tė ofroheshin zgjidhje afatshkurtėra dhe afatgjata, ajo do tė
shėrbente edhe si masė nėn, ose mbi tė cilėn sasi interesash
kombėtare politikanėt shqiptarė nuk do guxonin tė shkelnin me tė
bėmat e tyre personale.
-
-
Sė
paku me kėtė do tė bėhėj e mudur qė tu merret komoditeti qė kishin
dhe qė kanė sot nė politikėn shqiptare, tė cilėt, pėr fat tė keq
kanė shkuar aq larg, sa sot pa kurfarė limitesh ti shesin interesat
kombėtare pėr interesa tė tyre private, ose nė llogari tė interesave
greko-serbe siē bėn z. F. Nano, pėr tė cilin lirisht mund tė thuhet
se e ka shitur interesin kombėtar tė Shqipėrisė dhe gjitha trojeve
tjera etnike. Pra, kjo mėnyrė e udhheqjes me shtetin shqiptar,
pėrpos se nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me rendin, ligjin dhe
demokracinė, ajo paraqet sot shembullin mė tė zi nė Europė dhe botė
se si dhunohet njė popull i tėrė, se si keqpėrdorėt e tėrė begatia
nacionale e njė populli pėr interesa personale, qė thėnė pakėz mė
ndryshe nuk ėshtė tjetėr veēėse tradhti kombėtare.
-
-
Prandaj, koncentrimi i ēėshtjes sonė kombėtare nė duar vetėm tė disa
individėve ose nė duar tė partisė-shtet e cila nė emer tė atdheut po
bėnė pazaret mė tė ulta nė dėm tė interesava tė gjithė kombit
shqiptar, nuk ka dyshim se me kėtė metodė udhheqjeje po i bėhėn dėmė
tė pariparueshme politikės nacionale tė tė gjithė shqiptarėve nė
botė.
-
-
Tė
mbretėrojė sot njė gjendje kaosi politik vetėm nė shtetin shqiptar,
nė epokėn kur Roma, Berlini, Parisi dhe Londra janė vetėm disa orė
larg me aeroplan nga Tirana, nė kohėn kur bota perėndimore ka shkuar
aq larg nė arritjet shkencoro-teknologjike, dhe kur tokėn e planetit
Mars po e pushton njeriu, nė kohėn kur shoqėritė demokratike e kanė
rrumbullaksuar gjithė procesin e ndėrtimit tė shoqėrive tė
mirėfillta civile dhe moderne, ndėrsa nė anėn tjetėr nė hapsirat
shqiptare hasim nė lloj-lloj krimesh dhe bandash tė organizuara, ku
nė format mė antinjerėzore qė nuk ka njohur bota shqiptare ndėr
shekuj, bėhėt tregti dhe biznes me njerėz tė gjallė, posaēėrisht
tregti me fėmijė tė mitur pėr njė grusht lekė, etj, smund tė
kuptohet ndryshe veēėse si gjendje alarmi pėr njė komb dhe shoqėri
brenda tė cilit sot po ndodhin tė gjitha kėto tė kėqija. Dhe jo
vetėm kaq, por kur nė shtetin tonė amė pothuajse asgjė nuk ėshtė nė
vend, ku asgjė nuk funkcionon si duhet dhe as nė harmoni me ligjin
dhe normat civilizuese me pėrjashtim tė anarkisė, kaosit dhe veprave
tė shėmtuara.
-
-
Kėshtu
dhe me njė politikė tė kėtillė nacionale nuk ndėrtohet dhe as nuk
mbahet kurrė shtet dhe shoqėri e mirėfilltė njerėzore, prandaj ėshtė
iluzore tė pritet se njė ditė, nėsė Shqipėria vazhdon tė udhhiqet
nga tė njejtit njerėz, do tė bėhėt pjesė e botės sė qytetruar.
Sepse, Europa ka ikur aq larg nė piedestalet e zhvillimeve njerėzore
saqė pėr shqiptarėt ėshtė gati e pamundur ta zėnė hapin me te.
-
-
Dhe
pėr tė bėrė njė ndryshim, sado tė vogėl nė kėtė drejtim, si kusht i
parė ėshtė ndėrrimi i tė gjithė akterėve kryesorė politikė, pėr tė
mundur pastaj tė ndėrmirren hapat fillestarė pėr vėnjėn e themeleve
tė shėndosha mbi tė cilat do tė ngritej godina e fortė dhe stabile
shqiptare nė Ballkan pėr tė mirėn dhe sigurinė e gjeneratave qė do
vijnė mė pas. Pėrndryshe, fati ynė dhe i gjithė Shqipėrisė edhe mė
tej do tė ngelė nė duar tė mafiozėve dhe kontrabandistėve politikė
dhe ekonomikė tė cilėt ēdo ditė e mė shumė po pėrmbysin shtetin dhe
qytetarėt shqiptarė nė thellėsit e pafund tė detit Jon afėr
Vlorės?!
|
|