| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
OPINIONE
|
|
| |
Reagim:
Procesi - Anna Lindh
|
|
| |
"Korrieri" i Tiranės, pse
dezinformon ?! |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
19 janar 2004 / TN
-
-
Nexhat KITA
-
-
Viktima e krimit serb Anna Lindh ishte
objekt i njė shkrimi tė shkurtėr nė faqet virtuale tė gazetės
"Korrieri", mė datė 17 janar, rreth orės 2 pasdite.Mė vonė lajmi u
hoq dhe kjo ėshtė arsyeja qė nuk mund ta citoj me pėrpikmėri atė
pjesė qendrore tė informacionit me pėrmbajtje dezinfarmacioni. Nuk
dua tė spekuloj se pėr ēfarė arsye theksuat se AUTORITETET e
SUEDISĖ POHOJNĖ SE VRASJA e ANNA LINDH NUK KA MOTIVE POLITIKE, por
dua tė them nė mėnyrė tė veēantė se me gjithė dėshirėn e tyre tė
flaktė e tė vetėkuptueshme, njė pohim tė kėtillė kategorik (pėr
"mungesėn" e motivit politik) nuk patėn kurajo profesionale dhe
morale t“ua servojnė lexuesve tė vet as gazetat kryesore tė Serbisė,
qė nuk pushojnė tė jenė - mullinjtė e bluarjes sė propagandės
antishqiptare.
-
-
Nuk mė kujtohet nėse nė artikullin
dezinformues kishte shėnim pėr burimin e lajmit, ose pėr autorin e
shkrimit, por sido qė tė jetė, pėrgjegjėsia mbetet e gazetės. Mė
parė do tė kėrkoja tė gjeja shpjegimin e njė deformiteti tė tillė
informativ te diletantizmi redaktues i gazetės sesa te ndonjė dukuri
antikombėtare brenda saj.Ta marrim me mend e tė supozojmė se po tė
bėhej kjo vrasje objekt gjykimi nė lėndėn e akuzės kundėr
Millosheviēit, ndėrsa e vėrteta tė ishte krejtėsisht e kundėrta e
asaj qė po pohon gazeta, ai (Slobodani i Serbisė) do ta citonte
Korrierin pėr "korrektėsi" ashtu siē e lavdėroi Nanon disa herė si
autor tė politikės sė fqinjėsisė sė mirė e korrekte, nėnkupto nė dėm
tė cėshjes sė Kosovės.
-
-
Derisa u thirrėt nė kėtė shkrim pėr
pohime tė paqena tė autoriteteve suedeze, ēdo lexues i vėmendshėm do
tė kishte dashur tė dinte se kush janė kėto institucione shtetėrore
qė po mohojnė ekzistimin e motivit politik, tė quajtur nė shtypin
suedez - motivi i hakmarrjes kundėr ndėrhyrjes ushtarake tė NATO-s
mbi Serbinė, ndėrmarrje kjo qė u mbėshtet nga ministreja e jashtme,
tashti e ndjera Anna Lindh. Autoritete tė vetme qė kanė kompetenca
dhe detyrė ligjore qė tė merren me kėtė ēėshtje gjygjėsore janė:
Grupi i Hetimeve, Prokuroria dhe trupi i gjykimit, qė po peshon
drejtėsinė nė kėtė proces.
-
-
Mė ditėn e nisjes sė gjykimit, gazeta mė
gjurmuese dhe mė e informuar rreth vrasjes sė ministres sė jashtme
suedeze, Expressen solli informacionin e siguruar nga burimi i vet
nė Grupin e Hetimeve, tė cilin po e citojmė me kėtė rast:
-
-
"Ai (M.Mijailovic, N.K.) ka
pranuar se ėshtė vrasėsi.
-
-
Mirėpo policia dhe prokurori janė tė
sigurtė se ai nuk ka treguar cdo gjė. - Kjo ka tė bėjė me njė pjesė
edhe me motivin. Thėnia e tij se zėra tė brendshėm e urdhėruan atė
qė ta sulmonte viktimėn nuk qėndrojnė. Ka shkaqe tė tjera nga tė
cilat e ka rrjedhimin kjo vrasje dhe kėtė ai e di vetė".
-
-
Ky pohim i autoriteteve, pra i njė
pjesėtari tė Grupit tė Hetimeve, vetėm qė i bėn mė tė bazuara
dyshimet pėr motivin politik tė vrasjes. Me fjalė tė tjera,
deklarata e mėsipėrme e autoritetit zyrtar anonim nuk e pėrjashton
asesi dyshimin se dorasi e ekzekutoi viktimėn pėr shkaqe politike.
Deri nė kėtė moment tė proesit nuk kemi dėgjuar se dikush nga
autoritetet suedeze tė ketė deklaruar atė qė po pohon kjo gazetė
tiranase.
-
-
Tė sjellim ndėr mend se sistemi suedez i
hetimeve penale ndoshta ėshtė i vetmi nė botė ku parimi inkuizitor*
pėrjashtohet plotėsisht dhe kjo iu ndihmon ndonjėherė edhe
kriminelėve ordinerė qė tė kalojnė pa asnjė ferrė nė kėmbė.
-
- Tė
pėrfundojmė se asnjė autoritet zyrtar deri mė tashti nuk ka pohuar
se i serbi i pandehur vrasjen nuk e ka bėrė pėr motive politike,
nėnkupto antishqiptare. Motivi mbetet i pazbuluar dhe kjo nuk do tė
thotė se pėrjashtohet motivi politik. Shtrembėrimi i kėtij
konstatimi, ose rikualifikimi i tij se nuk ka motive politike pas
kėsaj vrasjeje ėshtė njė dezinformatė e gazetės "Korrieri" nė gjuhėn
shqipe , jo e ndonjė gazete serbe.
-
-
*
-
Parimi inkuizitor nėnkupton pėrdorimin e
dhunės, e mundimeve psikike, e torturave tė ndryshme, drogimin,
mashtrimin, shantazhin e tė pandehurit pėr tė treguar, pėrshkruar a
pranuar njė krim tė ndodhur a tė supozuar. Shumė shtete formalisht
nuk e parashohin, por e pėrdorin nė praktikėn e hetimeve.
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|