| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Qeveria nga buxheti i
sivjemė i Kosovės pėr kthimin e tė zhvendosurve ka ndarė 10 milion
euro
-
-
Prishtinė, 19 janar 2004
- Qeveria e Kosovės nga
buxheti i vitit 2004 ka ndarė 10.5 milionė euro pėr ta ndihmuar
procesin e kthimit tė tė zhvendosurve, thotė Ilir Deda, nga
kryeministria e Kosovės. Ndėrkaq, politikani serb Millorad
Todoroviq, koordinator pėr kthim nė Qeverinė e Kosovės, kėrkon
hapjen e ministrisė pėr kthimin e tė zhvendosurve.
-
-
-
Gjilan: Drejtorėt tė
emėrohen nė cilėsinė e ushtruesve tė detyrės
-
-
Gjilan, 19 janar 2004
- Kryesia e Degės sė LDK tė
Gjilanit, nė mbledhjen e saj tė fundit, diskutoi pėr seancėn e
fundit dhe tė parafundit tė Kuvendit tė Komunės, duke u pėrqėndruar
nė statusin e drejtorėve aktualė tė ekzekutivit, tė cilėve u ka
skaduar kontrata nė fund tė vitit paraprak.
-
Pas diskutimeve tė gjata dhe mjaft argumentuese, Kryesia e Degės
konstatoi se Kuvendi i Komunės, pėrkundėr kėrkesės me shkrim nga ana
e kryeshefit ekzekutiv nuk ka marrė qėndrim tė qartė dhe tė drejtė
rreth ēėshtjes sė vazhdimit apo jo tė kontaratave tė drejtorėve sė
paku derisa tė nisė riorganizimi i Shėrbimit Civil Komunal sipas
projektit qė ėshtė votuar nė Kuvend.
-
Nė kėtė drejtim, Kryesia e Degės e konsideron tė papranueshme dhe
aspak tė nevojshme krijimin e vakuumit institucional nė Gjilan.
-
Pėr ta evituar kėtė vakuum, Kryesia e Degės kėrkon nga kryetari i
komunės dhe kryeshefi ekzekutiv qė drejtorėve aktualė t'ua vazhdojnė
kontratat deri mė 31 mars 2004 nė cilėsinė e ushtruesve tė detyrės.
-
Kryesia e Degės e sheh tė udhės vazhdimin e kontratave pėr tre muaj
nė mėnyrė qė tė kryhen procedurat e nevojshme pėr vlerėsimin e punės
sė drejtorėve, pėr shpalljen e konkursit rreth zgjedhjes sė shefave
tė departamenteve dhe drejtorėve tė nėndepartamenteve.
-
-
Pėrndryshe, Kryesia e Degės i pėrkujton
udhėheqjes komunale se brenda kėtyre tri viteve ėshtė pėrmbushur
qind pėr qind plani strategjik pėr zhvillim tė shpejtė ekonomik tė
komunės, duke u projektuar dhe realizuar 460 projekte nė vlerė prej
38 milionė euro.
-
S'do mend se meritėn mė tė madhe nė kėtė pėrmbushje tė kėtij plani e
kanė bartur vetė drejtorėt e drejtorive tė KK tė Gjilanit, andaj
vlerėsimet paushalle se ata nuk janė treguar tė aftė dhe pėr kėtė
nuk mund t'ju vazhdohen kontratata janė tejet tendencioze, tė
dėmshme dhe me prapavijė politike.
-
Kryesia e Degės vlerėson se ka kohė dhe ėshtė e domosdoshme tė
respektohen procedurat nė fuqi pėr punėn e secilit, pra edhe tė
drejtorėve aktualė sikur qė ka kohė dhe ėshtė mė se e nevojshme qė
tė vlerėsohet edhe procedura nė marrjen dhe nxjerrjen e vendimeve nė
Kuvendin Komunal tė Gjilanit.
-
Dega e LDK tė Gjilanit nuk do tė lejojė
qė tė nėnvlerėsohet puna dhe angazhimi i drejtorėve aktualė tė KK tė
Gjilanit.
-
-
Ėshtė obligim i kėshilltarėve tė KK tė
Gjilanit e para se gjithash tė atyre nga radhėt e LDK qė ta
prezentojnė drejt e si duhet kėtė angazhim dhe kėto rezultate pėr tė
cilat kohė tė gjatė janė mburrur si brenda ashtu dhe jashtė komunės
dhe mbi bazėn e kėtyre rezultateve sot qėndrojnė ulur qė nga posti i
kryetarit e deri tek ulėsja e 23-tė e kėshilltarit, thuhet nė njė
komunikatė tė Degės sė LDK-sė nė Gjilan.
-
-
-
Kuvendi i Gjilanit aprovoi rregulloren pėr mbrojtjen e mjedisit
-
-
Gjilan, 19 janar 2004 -
Kuvendi i Komunės sė Gjilanit, nė seancėn e parė pėr vitin 2004,
miratoi dy rregullore, atė pėr mbrojtjen e mjedisit si dhe
rregulloren pėr shfrytėzimin e pallatit tė sporteve. Njėkohėsisht
Kuvendi ka vendosur qė ky objekt sportiv tė jepet nė tė ardhmen pėr
shfrytėzim me qira.
-
Kėshilltarėt janė njoftuar edhe me raportin e revizionit tė
brendshėm financiar, Sherafedin Latifi, i cili tha se gjatė
kontrollimeve qė janė bėrė nėpėr drejtori, nė disa prej tyre ka
patur ndonjė mangėsi nė udhėheqjen e procedurave, por nuk janė
konstatuar keqpėrdorime.
-
Duke iu pėrgjegjur pyetjeve tė kėshilltarėve se ēfarė do tė mund tė
thotė revizioni i brendshėm financiar, nėse njė komision i pavarur
ndėrkombėtar do tė konstatojė mė vonė se ka patur keqpėrdorime, z.
Latifi tha se ai ėshtė plotėsisht i sigurtė nė raportin qė ka bėrė.
-
-
- Grevė
urie 24 orėshe e familjarėve tė personave tė zhdukur
-
-
Prishtinė, 19 janar 2004 -
Mbi 50 anėtarė tė familjeve tė tė zhdukurve kanė hyrė sot nė njė
grevė urie 24 orėshe nė selinė e KMDLNJ-sė nė Prishtinė. Ata nė kėtė
mėnyrė shprehin pakėnaqėsinė e tyre pėr shkak se deri mė tash nuk
ėshtė zbardhur fati i personave tė zhdukur. Kjo grevė ėshtė
organizuar nga njė kėshill grevist i Asiciacioneve familjare pėr
pengjet dhe personat e zdhukur dhe viktimat e luftės.
-
-
- Komuna e
Podujevės pėrfiton 5 miniprojekte pėr arsimin nga Banka Botėrore
-
-
Podujevė, 19 janar 2004 -
Nė kuadėr tė projektit pėr pėrmirėsimin e pjesėmarrjes nė arsim tė
Ministrisė pėr Arsim Shkencė e Teknologji, financuar nga Banka
Botėrore, komuna e Podujevės ka pėrfituar 5 miniprojekte, njoftoi
Drejtori i Drejtorisė pėr Arsim Mr. Shpejtim Bulliqi.
-
Pėr raundin e parė tė projektit tė Bankės Botėrore komuna e
Podujevės ka pėrfituar pesė miniprojekte ku do tė pėrfshihen 2
shkolla fillore nė Podujevė, ajo e Brainės dhe e Popovės si dhe
Shkolla e Mesme Ekonomike.
-
Ky projekt sipas donatorit, ka pėr qėllim ofrimin e mundėsive tė
barabarta pėr tė gjithė nė kuptimin e qasjes, vazhdimit dhe
pėrfundimit tė shkollimit fillor dhe tė mesėm, ngritjen e cilėsisė
sė planifikimit arsimor nė shkolla dhe ngritjen e efikasitetit tė
shkollave, pėrmirėsimin e kushteve dhe ngritjen e cilėsisė sė
mėsimdhėnies.
-
Vlera e kėtyre projekteve pėr shkollat fillore arrinė deri nė 10
mijė euro, kurse pėr shkollat e mesme deri nė 15 mijė. Sipas z.
Bulliqi shkollat do tė konkurojnė me nga pesė miniprojekte prej tė
cilave do tė pėrzgjidhen mė tė mirat.
-
-
-
Bordi i AKM do tė prezentojė sot propozimet pėr vazhdimin e procesit
tė privatizimit nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 19 janar 2004
- Bordi i Agjencisė
Kosovare tė Mirėbesimit AKM do tė prezentojė sot nė njė mbledhje
urgjente propozimet pėr ndryshimet nė politikat operacionale nė
mėnyrė qė tė vazhdojė procesi i privatizimit nė Kosovė.
-
-
Njoftohet se janė bėrė disa ndryshime nė
rregullat e shitjes sė ndėrmarrjeve shoqėrore me qėllim tė mbrojtjes
sė tė drejtave tė punėtorėve. Qeveria e Kosovės ndėrkaq ka shprehur
pakėnaqėsinė e saj lidhur me punėn e AKM-sė dhe ka kėrkuar njė takim
me kreun e UNMIK-ut pėr tė pėrcaktuar qartė rolin e qeverisė nė kėtė
agjenci.
-
-
-
Nė portin e Durrėsit u ndaluan 24 qytetarė nga Kosova me dokumenta
tė falsifikuara
-
-
Durrės, 19 janar 2004
- Ministria e Rendit Publik tė
Shqipėrisė ka njoftuar se nė portin e Durrėsit janė ndaluar 24
qytetarė nga Kosova tė cilėt tentonin tė kalonin pėr nė bregdetin
italian me dokumente tė falsifikuara.
-
-
Pasagjerėve pas ndalimit nga policia
lokale e portit tė Durrėsit u janė sekuestruar pasaportat e
falsifikuara, duke zbuluar edhe vizat e tyre gjermane apo franceze
jo tė rregullta. Pjesa mė e madhe ishin me pasaporta tė UNMIK-ut,
ndėrkaq disa tė tjerė me dokumente udhėtimi kroate dhe Unioni
Serbi-Mali i Zi.
-
-
Komesari i policisė sė Durrėsit deklaroi
se kanė filluar hetimet ndaj dy agjencive turistike nga Kosova
"Euroturs" dhe "Sabaturs" qė kishin organizuar udhėtimin dhe
mendohet se fjala ėshtė pėr njė grup mirė tė organizuar tė trafikut
klandestin nga Kosova nė portin e Durrėsit me destinacion Italinė
dhe vende tė tjera perėndimore.
-
-
-
Ministri i Kulturės Brajshori sot do tė vizitojė selinė e UNESCO-s
nė Paris
-
-
Paris, 19 janar 2004
- Ministri i Rinisė, Kulturės dhe
Sportit, Behxhet Brajshori sot do tė vizitojė selinė e UNESCO-s nė
Paris. Gjatė kėsaj vizite ministri Brajshori do tė takohet me
drejtorin e pėrgjithshėm tė saj Kojēira Macura me tė cilin do tė
bisedojė lidhur me mundėsinė e bashkėpunimit dhe zhvillimit tė
programeve tė caktuara.
-
-
- Policia
njofton pėr dy incidente nė rajonin e Mitrovicės dhe tė Pejės
-
-
Mitrovicė-Pejė, 19 janar 2004
- Policia bėn tė ditur se
nė rajonin e Mitrovicės, pėrkatėsisht nė fshatin Smrekonicė
parmbrėmė tre persona me maska dhe tė armatosur nga pusia kanė
gjuajtur veturėn e njė personi dhe janė pėrpjekur ta ndalin atė. Ky
tentim ka dėshtuar dhe ata mė pastaj kanė shkrepur zjarr dhe kanė
plagosur viktimėn. Ndėrkaq, nė Pejė dy persona janė pėrleshur me
armė zjarri, njėri prej tė cilėve ėshtė goditur nė shpinė.
-
-
-
Vdiq Kadrush Rama, profesor nė Akademinė e Arteve nė Prishtinė
-
-
Prishtinė, 19 janar 2004
- Nė moshėn 65-vjeēare
ndėrroi jetė Kadrush Rama, profesor nė Akademinė e Arteve nė
Prishtinė. Poashtu ai ka qenė krijues i njohur nė fushėn e arteve
figurative, tė cilat i ka eskpozuar nė shumė ekspozita individuale e
kolektive nė vend dhe jashtė.
-
Varrimi i Kadrush Ramės do tė bėhet tė martėn nė varrezat e qytetit
nė Podujevė.
-
-
-
Parlamenti i Shqipėrisė hodhi poshtė mocionin pėr mosbesimin e
opozitės kundėr kryeministrit
-
-
Tiranė, 19 janar 2004
- Parlamenti i Shqipėrisė hodhi
poshtė me shumicė votash njė mocion mosbesimi tė opozitės kundėr
kryeministrit Fatos Nano, tė cilin e konsideronte pėrgjegjės pėr
ngjarjen e 9 janarit nė ujėrat e Karaburumit, ku humbėn jetėn tė
paktėn 21 veta. Pro-shkarkimit tė Nanos votuan 50 deputetė, ndėrkaq
76 vota kundėr dhe vetėm njė abstenim.
-
Pėr nėntė orė debate nė parlament u karakterizuan me qėndrime bardhė
e zi tė deputetėve tė mazhorancės dhe tė opozitės. Seanca e
Parlamentit u shoqėrua me momente tensioni gjatė kėmbimit tė
replikave tė ashpra midis kryeministrit Fatos Nano dhe udhėheqėsit
tė opozitės, Sali Berisha.
-
-
-
Ish-pjesėtarėt e UĒPMB-sė kanė themeluar Shoqatėn pėr ruajten e
vlerave njerėzore dhe kombėtare
-
-
Preshevė, 19 janar 2004
- Ish-pjesėtarėt e
Ushtrisė Ēlirimtare pėr Preshevė, Medvegjė dhe Bujanoc kanė
themeluar nė Preshevė Shoqatėn pėr ruajten e vlerave njerėzore dhe
kombėtare.
-
-
Formimi i kėsaj shoqate sipas kreut tė
saj ishte imperativ i kohės dhe ka pėr qėllim angazhimin e
pakompromis pėr mbrojtjen e vlerave njerėzore nė ndėrtimin e paqes
dhe lirisė konform ligjeve dhe standardeve ndėrkombėtare. Formimin e
shoqatės e ka mirėpritur edhe pėrfaqėsuesit e spektrit politik tė
kėtij rajoni.
-
-
-
Rrėzohet njė avion i vogėl kanadez - janė zhdukur 10 pasagjerė dhe
ekuipazhi
-
-
Toronto, 19 janar 2004
- Njė avion i vogėl "cesna 208"
ėshtė rrėzuar nė liqenin Iri dhe tė gjithė 10 pasagjerėt dhe
anėtarėt e ekuipazhit konsiderohen tė zhdukur.
-
Avioni ėshtė rrėzuar dje mbi sipėrfaqen e ngrirė tė liqenit
menjeherė pasi kishte fluturuar nga ishulli kanadez Peli. Pasagjerėt
kanė qenė kanadezė dhe njė amerikane qė po shkonin nė gjueti.
-
- Nė Qerbela
plagosen 13 veta
-
-
Qerbela, 19 janar 2004
- Nga shpėrthimi i njė bombe jo
larg varrit tė imam Abasit nė qytetin e shenjtė irakian Qeberla janė
plagosur 13 veta.
-
"Nė spital janė pranuar 13 vetė tė plagosur, njė nga tė cilėt
rėbdė", ka deklaruar drejtori i shėrbimit shėndetėsor nė rajonin e
Qerbelasė, 110 km nė jug tė Bagdadit.
-
-
-
Anan
takohet me kryeadminsitratorin irakian Bremer
-
-
Nju Jork, 19 janar 2004
- Kryeshefi i administratės amerikane nė Irak, Paul Bremer do t'i
bashkohet anėtarėve tė tjerė tė Kėshillit Qeverisės irakian pėr
bisedime me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Kofi Anan nė
Nju-Jork.
-
Rritja e kundėrshtimeve ndaj planeve tė Uashingtonit pėr dorėzimin e
pushtetit te irakianėt ka bėrė qė ata tė kthehen te OKB-ja.
-
Amerikanėt duan qė OKB-ja tė pėrkrahė planin e tyre tė dorėzimit tė
pushtetit qė ka nė thelb zgjedhje indirekte pėr asamblenė e re qė mė
pas do tė zgjedhė njė qeveri.
-
Ata shpresojnė se njė vulė aprovimi nga OKB-ja do t'i japė fund
kritikave nga shumica sheite dhe nė veēanti nga kleriku mė me
influencė, Ajatollah Sistani i cili kėrkon zgjedhje direkte.
-
OKB-ja u largua nga Iraku tetorin e kaluar pas dy sulmeve me bomba
ndaj selive atje.
-
-
-
Votime pėr kandidatin demokrat nė Ajova
-
-
Ajova, 19 janar 2004
- Kandidatėt demokratė pėr garėn
presidenciale nė SHBA pėr herė tė parė pėrballen sot me fushatėn e
gjatė tė zgjedhjeve nė Ajova.
-
Nė 2 mijė ndarjet pėrgjatė shtetit, anėtarėt e partisė do tė votojnė
pėr kandidatin e preferuar qė do tė jetė pėrballė presidentit Bush.
Fushata ka vazhduar pėr muaj tė tėrė, por asnjė favorit nuk ka dalė
nė kėtė shtet.
-
Sipas sondazheve, kandidati Hauard Din i cili kundėrshtoi luftėn nė
Irak dhe dukej se ishte para kandidatėve tė tjerė, tani ėshtė shumė
pranė me senatorėt John kerry dhe John Edwards si dhe kongresmenin,
Dik Gephard.
-
Cilido qoftė rezultati, ai nuk do tė jetė pėrfundimtari, por mund tė
tregojė se kush ka ekipin mė tė fortė pėr fushatė elektorale dhe si
rezultat edhe shansin mė tė mirė pėr tė marrė edhe votėn nga partia.
-
-
- Forcat amerikane
kanė vrarė sot dy shtetas tė Jemenit dhe njė sirian
-
-
Bagdad, 19 janar 2004 -
Forcat amerikane kanė vrarė sot herėt nė mėngjes nė njė paralagje tė
Bagdadit dy shtetas tė Jemenit dhe njė sirian gjatė sulmit mbi njė
shtėpi, e cila, sipas policisė irakiane, ka qenė strehim pėr
terroristėt.
-
Ushtarėt amerikanė para agimit kishin rrethuar shtėpinė nė rajonin e
El Moalemit dhe u dhanė arabėve 15 minuta tė dorėzohen. Pasi ata
refuzuan tė dorėzohen, ushtarėt amerikanė sulmuan shtėpinė dhe vranė
tre arabė, ka bėrė tė ditur policia irakiane.
-
-
-
Komision parlamentar pėr Karaburunin
-
-
Tiranė, 19 janar 2004
- Pas sancės sė jashtėzakonshme
parlamentare mbi tragjedinė e 9 janarit nė Karaburun, ku humbėn
jetėn tė paktėn 21 persona, pritet qė sot (e hėnė) Kuvendi i
Shqipėrisė tė diskutojė modalitetet e ngritjes sė njė komisioni tė
posaēėm parlamentar qė do tė hetojė kėtė ngjarje.
Opozita e prirė nga Partia Demokratike ka kėrkuar qė shumica e
anėtarėve tė komisionit t'i pėrkasė asaj.
-
Kryetari i grupit parlamentar tė demokratėve, Bamir Topi, tha se kjo
do t'i shėrbente transparencės sė ngjarjes, ndėrkohė qė sipas
Rregullores sė parlamentit shqiptar, drejtimin e komisionit e merr
forca politike qė paraqet kėrkesėn pėr hetim.
-
Ndėrkohė, autoritetet shqiptare tė Policisė dhe Prokurorisė kanė
vazhduar operacionet e konfiskimit dhe kjo e fundit pritet qė tė
japė edhe zyrtarisht miratimin pėr sekuestrimet e bėra deri tani.
-
-
- Nė
Greqi zhvillohen stėrvitje pėr sigurinė e Olimpiadės
-
-
Athinė, 19 janar 2004 - Dy
muajt e ardhshėm nė Greqi do tė zhvillohen stėrvitje tė mėdha nė
shėrbim tė sigurisė gjatė lojėrave olimpike qė do tė fillojnė nė
Athinė mė 13 gusht.
-
Sipas BBC, nė kėto stėrvitje, qė do tė bėhen me pjesėmarrjen e
trupave amerikane, do tė trajtohen skenarė pėr goditje terroriste
kimike, bakteriologjike dhe bėrthamore.
-
Ministri grek i Rendit qė ndodhej nė fundjavė nė Uashington,
deklaroi se nga tė dhėnat e deritanishme nuk rezulton qė gjatė
zhvillimit tė lojėrave tė cėnohet siguria.
-
Qėkur fitoi tė drejtėn e organizimit tė kėtyre lojėrave, nė vitin
1997, Greqia ka qenė vazhdimisht nėn trysninė e skepticizmit
ndėrkombėtar pėr aftėsitė e saj qė tė garantonte lojėra tė sigurta
olimpike.
Deri tani organizatorėt e kanė fryrė vazhdimisht buxhetin e sigurisė,
qė ka arritur nė rreth 800 milionė dollarė, ose tri herė mė shumė se
nė lojėrat e kaluara olimpike tė Sidnejt.
-
-
- Njė
kontingjent ushtarak japonez hyri nė Irak
-
-
Bagdad, 19 janar 2004 - Njė
kontingjent pararojė forcash japoneze hyri sot nė Irak nė pėrgatitje
pėr dislokimin e njė personeli jo-luftarak prej 1 mijė vetėsh. Ėshtė
hera e parė qė Japonia dėrgon trupa nė njė rajon lufte qė nga Lufta
e Dytė Botėrore.
-
Kryeministri i Japonisė Juniēiro Koizumi e mori nė mbrojtje vendimin
e qeverisė pėr dėrgimin e trupave nė Irak megjithė kundėrshtimin e
fortė brenda vendit.
-
Ai tha se t'i japėsh Irakut ndihmė pėr rindėrtim ėshtė njė
pėrgjegjėsi globale qė i takon edhe Japonisė.
Sipas njė ankete tė kryer nga agjencia e lajmeve Kyodo dhe qė u
botua dje, mė shumė se gjysma e tė pyeturve u shprehėn se ishin
kundėr dėrgimit tė trupave nė Irak.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ |
OPINIONE
| ADRESARI | ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|