|
 |
|
- 19 janar 2004 / TN
-
-
Edison YPI
-
-
Tė rrosh a tė mos rrosh ?! Ky
s'ėshtė problemi ! Problemi ėshtė ke a s'ke njėmijėepesqint
Euro pėr tė kaluar adriatikun me gomone, dymijė fshehur nė njė
traget, tre a katėr mijė pėr tė blerė njė Vizė pėr tė vajtur
diku nė perėndim ku vetėm atje dhe vetėm athere tė merresh
edhe me dilema shekspiriane po deshe. Sa shumė i ngjan
rrugėtimi Tiranė Laē-Vau i Dejės, depėrtimit tė ngadaltė tė
tehut tė thikės drejt kockės, drejt palcės ! Nė Torrovicė
nisin therjet e para. Buzė rrugės, nė shi, pa ēadėr, njė djalė
i vogėl me ēantė shkolle nė krah pret furgonin pėr tė vajtur
nė shkollė pak kilometra mė tutje. Ndal dhe e marr. E pyes
nėse ka kėtu prej atyre tė gomones. Po, thotė, janė dy, hajde
se t'shoqnoj unė.
|
-
-
Shkojmė tek shtėpi zeza e lyer me
gėlqere tė bardhė. Mbyllur me dry. Njė grua mė spjegon se janė,
domethėnė ishin, dy, Gjin Grishaj dhe Ela Grishaj. Sapo ishin
martuar. Nuk u janė gjetur kufomat. Nėna e Gjinit para njė viti u
vetmbyt nė kanal se e kishte burrin pijanec. Falenderoj djalin dhe
gruan dhe iki. Pak kilometra pa arritur qytetthin pranė
hidrocentralit tė Vaut tė Dejės ku mė thanė se kanė jetuar disa prej
fatzinjve qė u mbytėn pak ditė mė parė nė afėrsi tė Karaburunit,
pyes kalimthi njė kėmbėsor; Tė lutem ku ėshtė fshati Laē ?
-
-
Kėmbėsori ngre pak kokėn dhe me njė xhest as ngėrdheshje, as
buzėqeshje, as qesėndi, as mirdashje, as keqdashje, por diēka si
robotike, alienike, pėrgjigjet; "Si the, Plaē ?! Nuk e di ku ėshtė".
Ul kokėn, ngre jakėn e xhupit, mbulon veshėt, dhe vazhdon rrugėn. Ja
dhe qytetthi ! Si gjithė qytthet e Shqipėrisė, plot kioska dhe
dyqanka. Tė shumtat me qepena tė mbyllura. Njerėz tė rreshkur me sy
mosbesues.
-
-
I
lutem Dedės, njė banori tė porsanjohur, nėse ka mundėsi tė mė
shoqėrojė tek njėra nga shtėpitė e kobit....mė tė fundit. Pranon, as
me entuziazėm as me pėrtesė, thjesht pranon. Deri atje duhet tė
kalojme njė pėrrua. Mbi pėrrua njė urė metalike. Deda jep spjegimet
pėrkatėse; Fondet pėr kėtė urė janė vjedhur pesė herė, thotė, derisa
mė nė fund erdhi e ndėrtoi ushtria. E sheh kėtė tubin me parmakė
hekuri paralel me urėn ? Para se tė bėhej ura, krejt lagja mbi atė
tub ka kaluar, edhe fėmijėt edhe pleqtė.
-
-
Hyjmė nė shtėpinė e Ndue Nikoll Lleshit. Zi. Burra, gra, farefis.
Alfredi, djali i tij nėntėmbėdhjetė vjeēar s'ėshtė mė. Sa fėmijė ke
? Kam pesė, tre djem dhe dy vajza, mė fal, tani katėr, dy djem dhe
dy vajza. A je nė punė ? Jo. Po si jeton, si i mban kėta fėmijė ? Ja
ashtu, jam usta murator, njė ditė kėtu, njė ditė atje. A e dinit ju
qė Alfredi do ikte me gomone ? E dinim qė do ikta, sepse i dhamė
edhe paret, njėmijėepesėqint Euro pėr udhėtimin plus
treqintepesedhjetė Euro ne xhep, por jo me gomone. E gėnjeu
ndėrmjetėsi. Alfredin e pamė tė vdekur, pa rrobat e trasha dimerore.
-
-
Skafisti i kishte urdhėruar tė gjithė ti ēvishnin dhe t'i flakinin
pėr ta lehtėsuar gomonen, madje tė vdekur dhe tė ēveshur e kishin
grabitur, i kishin parrė paratė dhe njė zinxhir qė e kishte dhuratė
nga motra. Djali i Ndues ėshtė gjashtėmbėdhjetė vjeē. Shkon nė
shkollė. E pyes ku e sheh tė ardhmen e tij, kėtu ne Shqipėri apo
dikund tjetėr. Dikund tjetėr sigurisht, pėrgjigjet pa hezitim. Po
shokėt, moshatarėt e tu ?! Jemi njėzetegjashtė nxėnės nė klasė,
thotė, pėr vajzat nuk e di, djem jemi dhjetė, prej krejtve vetėm
njėri nuk po do me ik. A ka djem prej Laēi qė kanė ikur dhe nuk
dihet ku janė ? pyes Nduen. Ka, plot, njėri ka shtatė vite. Po vajza
?!
-
-
Pėshpėrima, tė pranishmit lėvizin dhe shohin njėritjetrin nė sy. Po,
ka thotė Nduja, nė emėr tė tė gjithėve. Tė tjerėt mbajnė pėr pak
ēaste kokėn ulur. Ka shumė emigrantė qytetthi ? Ka, shumė ka,
pothuaj ēdo shtėpi ka. Ku venė mė se shumti ? Itali, Greqi, Angli.
Pse ikin ?! S'ka punė, s'ka tokė, s'ka kurgjė, prandaj ikin. Disa
prej tyre vijnė me makina dhe pare dhe jua prishin mėndjen edhe
atyre qė nuk kanė ikur ende. Largohem me Dedėn. Si ėshtė me korentin
Laēi o Dedė ? Prej tetė tė mėngjezit deri nė katėr pasdite nuk ka
fare, pastaj dy orė vjen dy orė ikėn. Hyjmė nė shtėpinė e Mark Tom
Pushimajt. Djalit tė tij Paulinit njėzet vjeē nuk i ėshtė gjetur
kufoma.
-
-
Marku kishte katėr, tani ka tre fėmijė, njė djalė, Kolecin qė punon
me dokumenta nė njė fabrikė kėpucesh nė Itali dhe dy vajza. Kėtu
Zija ėshtė mė e thellė. A e njihni ju ndėrmjetėsin qė i premtoi
Paulinit ta dėrgonte nė Itali ? Jo, nuk e njohim. Paulini u nis me
njė grup shokėsh. Jo tė gjithė e njohin ndėrmjetėsin nė tė tė tilla
raste. Vetėm njėri prej grupit e njeh. Shokėt i besojnė
njėri-tjetrit. Ne dimė vetėm se ndėrmjetėsi ka thėnė se do ti nisi
jo me gomone, dhe do tė jenė tė shoqėruar nga polica shqiptarė.
-
-
Koleci, vėllai i tė mbyturit, thotė se kur ka ikur nė Itali para
katėr vitesh me gomone ka paguar njė milionė lekė. Nė shtėpi nuk ka
drita. Kur vijnė ? i pyes. Ditėn e parė tė zisė na i lėshuan
njėzetekatėr orė, tė nesėrmeėn hiē fare pėrgjigjet Mark Pushimaj.
Pėrshėndetem dhe ikim. Hyjme nė shtėpinė e Paulin Pjetėr Lleshit i
cili ka shpėtuar i gjallė, por kėmbėt i ka tė djegura tė fashuara.
Rri gjysėm shtrirė mbi njė divan. Vėllai, Gjovalini, mė lutet tė mos
ibėj pyetje se ėshtė i stresuar nga pyetjet dhe pergjigjet e
pafundme tė pėrsėritura. Paulini ėshtė i martuar prej katėr vitesh.
-
-
Para njė viti ja ka arritur ta marrė gruan dhe njė fėmijė nė Itali,
nė Torino. Tė gjithė pa dokumenta. E ka pisk punėn me dokumentat. E
ka dėbuar policia italiane para dy vitesh. Nė kėtė gjėndje nuk mund
t'i futet tė kėrkojė jo vetėm dokumenta, por as Vizė. Prandaj sa
herė ka ardh e ka ik, pėrherė me gomone. Ndėrsa flasim pėr dokumenta
dhe Vizė tė tėrė i pėrqėndrojnė sytė nga unė nė mėnyrė diskrete. I
bėj disa foto Paulinit me kėmbėt e djegura sė bashku me nėnėn, por
pėr shkak tė mungesės sė dritės fotot nuk shihen, dolėn mė tė errėta
dhe mė tė ngatėrruara se fati i tij. Nisem me shpejtėsi nė njė mort
tjetėr diku mes maleve nė fshatin Jokaj.
-
-
Ku
ėshtė rruga pėr nė Jokaj ? pyes njė qytetthar. Drejt, kthesa e parė
majtas, pergjigjet. Qytetthari kishte qėlluar hokatar. Drejt, kthesa
e parė majtas vėrtet ka njė rrugė, madje e asfaltuar, por pas
njėqint metrave rruga ishte e bllokuar me njė mal zhavorri shkarkuar
nga ndonjė kamion mu nė mes tė saj. Kthehem pas kėtij humori jo fort
elegant dhe e vazhdoj rrugėn me shpresė se dikush tjetėr do tė mė
thotė tamam nga duhet tė drejtohem.
-
-
Njė
shofer furgoni mė jep disa info por mė paralajmėron se nė Jokaj nuk
mund tė shkohet. Megjithatė bėj tutje. Rruga e Komanit e asfaltuar
shumė e mirė, Liqeri, pamje mahnitese gjithė gjelbėrim, dritė, ajėr,
jetė. Rruga pėr nė Jokaj kthen pas njė ure. Mbėshtetėsen e pjerrėt
prej betoni tė shtratit tė lumit ndanė urės, dikush, me gėrma tė
mėdha tė bardha e ka pėrcaktuar "zonė private".
-
-
E
pashė edhe nė vėnde tė tjera kėtė lloj pėrcaktimi, rudiment tė "zonė
ushtarake". Futem nė rrugėn pa rrugė tė Jokajt. Gurė dhe gunga dhe
kėrcuj plot. Ndėrkohė ka nisur furtuna me shi dhe erė tė ftohtė e tė
fortė. Jokaj, mbi njė faqe mali, mes mjegullash lėvizėse dhe shiut,
ma bėn me sy, mė fton. Njėra nga ato shtėpitė e bardha qė duken si
splash mbi at' faqe tė ngrysur mali duhet tė jetė e tė pavarrit nėn
Adriatik. Nuk dua kurrsesi tė kthehem, kam ndjesinė se po futem nė
Epos, nga e majta dy kulla malėsore me fėrngjira, historira,
lahutarė, nga e djathta bjeshkėt, Muji, Halili, Zanat, Edith Durham-i...dridhem
i tėri si tel lahute.
-
-
Me
gjith stoicizmin, pas nja dy kilometrash disa trarė tė shtrirė
tėrthor dhe gropa qė s'dihet sa tė thella janė mė bėjnė tė kthehem.
Dal nga makina dhe rrij nja dhjete minuta nė shi e nė erė duke parė
pėrreth. Kthehem. Nė rrugė takoj njė bari me ēifte nė krah. Ėshtė
nga Jokaj. Thotė se fshati ka rreth dyzet shtėpi dhe se Tom Gjokajn
tetėmbėdhjetė vjeē e njeh, domethėnė e ka njohur, e ka, domethėnė e
ka pasur deri para disa ditėvė, stėrnip. E mashtruan, thotė, i thanė
se do t'ju veshim si marinar, do t'ju shoqėrojė policia etj. Kė keni
deputet ?
-
-
Pjetėr Arbnorin. A erdhi nė Jokaj ? Po. Por edhe njė deputet tjetėr
ėshtė prej kėndej, ay nuk erdhi. Pse ? Nuk e di mirė, por mė duket
se vajti nė varrimin e atyre te dyve prej Laēi, e meqėnėse tė tria
ceremonitė ishin nė tė njėjtėn orė, nuk mundi. Po mė vonė pse nuk
erdhi ? Nuk e di. Duke zbritur pėr nė qytetth marr njė pasagjer. Pse
kaq halle Laēi ? e pyes. Sepse janė shumica tė ardhur, pėrgjigjet.
Janė tė ardhur nga fshatrat e malėsisė qė i mbyti liqeni I
Hidrocentralit.
-
-
Kėtu nuk kanė tokė, sepse toka kėtu ėshtė e pak banorėve autoktonė.
Unė jam njė nga tė ardhurit prej njė fshati tė mbytur. Fshat i
mbytur ! Gomone e zhytur ! Tel (lahute) i kėputur ! Kėtu kam vetėm
njė barrake me pakėz oborr qė na dha shteti mė 1967 kur nisi tė
ndėrtohej Hidrocentrali dhe kurgjė tjetėr. Me insistimin e Pjetėr
Arbnorit, mė 1993 u bėmė Bashki, por ē'e do, s'ja kemi pa hajrin
deri sot.
-
-
Kemi qėnė 80 % nga e djathta, tani jemi 80 % nga e majta. Mė 1996
kur Arbnori nė godinėn e Bashkisė po festonte fitoren e manipuluar
99 % tė cilėn e ulėn 70 % sepse ju duk turp 99-a, dikush ja vuri
zjarrin lokalit tė Nikoll Tanushi pasi u gatuan gjellėt e ceremonisė,
ja e sheh, ajo godina e madhe njė katėshe atje, ajo e djegura e
shkatėrruara, prej ather ashtu ka mbetur. Ndahem shpejt nga analisti
i provincės. Po kalon njė djalė me xhup. Sa vjeē je ? Shtatėmdhet. A
i ke njoh ata tė gomones ? Posi jo, shokt e mi kan qen', bashkė
rrijshim.
-
-
Po
ti si e mendon tė ardhmen tėnde, m'thuj t'drejtėn ?! Mmmm.....nuk
don lek vetėm gomonja, edhe shkolla don lek....nuk e di. Mos djalosh,
lahuta vetėm njė tel ka, edhe ai mu kėput atje lart, tjetėr s'kam,
dhe iki me tmerr duke i futur makinės drejt tė tretin. Ndal pak nė
qėndėr tė qytetthit. Mpirje e plotė, sterilitet, zero absolute,
minus 273 gradė fahrenhajt, peshq qė shiten drejt nė tokė mbi njė
plastmas ose nė govata dhe lakra.
-
-
Kėtu nuk ka kuptim, nuk ka rėndėsi kurgjė, pėr shėmbull, veē rasteve
kur ėshtė fjala pėr t'i hipur ndonjė gomoneje a ndonje trageti, sa
ėshtė ora, ėshtė e martė e enjte apo e dielė, nė cilin vit jemi, a u
mbodh a s'u mblodh Parlamenti ē'u tha e ē'u bė etj. Disa adoleshenta
ende te pa mbytur nga hallet ose Kadriatiku, vėnė nė pėrdorim
energjitė djaloshare duke u rrokur me njėri-tjetrin. Tė shkoj t'i
marr njė intervistė ndonje autoriteti lokal ? Bah ! Kurrė !
-
-
Edhe ajo mė duhet; "gojėēthurja e zyrtarit" tė provincės ! Kam para
syve origjinalin qė rrjedh gjak tė ngrohtė, ēa po m'duhet fotografia
e ftohtė me shifra, tabela, kolona, statistika. Disa "Sallon Bukurie"
! A thua "Ahere soje do buēasė, prej dhemshurish njė yll sė brendi..."
?! Ndoshta do buēasė plot dritė ylli, por halli ėshtė se sapo dal
nga qytetthi lexoj mbi njė mur; "Hyrja n'grop 1000 (lek)" ! Kaq pak
?! Po, aq pak vlen groposja nė Laē-Vau Dejės. Prandaj kanė ikur, po
ikin dhe do ikin; fluturuar, zhdukur, zhytur, vrarė, gremisur,
groposur, djegur, vdekur, mbytur.
-
|
|