|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

NJOFTIME

   
 

Norvegji: Kėrkohet ndihmė qė trupi i humanistes M. Berisha tė varroset nė Kosovė

 
 

  Magbule Berisha: "PASHE BESEN MOS ME VARROSNI NE NORVEGJI"

 
 

 
17 janar 2004 / TN

Tahir H
AZIRI (Oslo, Norvegji)
 
Te nderuar bashkeatdhetar,
Te dashura motra,
Te dashure vellezer,

dje, me 15.01.04, ne spitalin e Oslos, nga nje semundje e rende, vdes humanistja dhe teknikja e pare medicinale e UCK-se, Magbule Berisha. E ndjera ishte nje nga personelet e para e cila i doli ne balle detyres se saje humane e kombetare. Ajo per 8 muaj rresht ishte krahu i djathe i te ndjerit Dr. Shpetim Rrobaj-t, te cilet ishin ne sherbim te plote te UCK-se.
 
E ndjera Magbule Berisha, veproj ne spitelet ushtarake te drenices, qe nga nentori 1998 e gjere ne ofansiven serbe. Arsyeja qe po ju shkruajm eshte kjo:
 
E ndjera, nuk ka askend ne Norvegji, eshte e vetem. Mundesit per ta kthyer dhe varrosur ne Kosove jane. Por kjo kushton gjere ne 38.000 Kruna norvegjeze. Shoqata kulturore islamike ne Oslo mbulon 25.000 Kruna. Shuma tjeter duhet te mbulohen nga ne bashkatdhetaret.
 
Ata te cilet duan te ndihmojne materislisht ne varrosjen e kesaj burrnore, ne Kosove, ju lutem qe te kontaktoni me qendren kulturore islamike, ne Oslo, ose ne tel. : +47 938 99 530 ose +47 415 146 16 (z. Tahir Haziri )
 
Amaneti i saje i fundit ishte: "PASHE BESEN MOS ME VARROSNI NE NORVEGJI"
 
E ndjera ishte ne dijeni per shpenzimet, dhe tentoj te udhetoje per ne Kosove, vetem qe te vdes atje, por mjeket specialiste, tashme i thane "se ke vetem edhe ca ore per te jetuar!"

Te nderuara motra e vellezer,

shpresojme se edhe kesaj rradhe ne nuk do te kursejme, por do te ndihmojme.

TE QOFTE I LEHTE DHEU I KOSOVES, O MAGBULE BERISHA!


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.