|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
 E shtune, 17 janar 2004

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova: Smajl Hajdaraj me veprėn heroike do tė mbetet burrė i madh pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės

  • Presidenti Rugova ka kėrkuar nga kreu i NATO-s vendosjen e bazave tė NATO-s nė Kosovė

  • Sot nė Gjilan fillon manifetsimi tradcional "Flaka e janarit 2004"

  • Holkeri thotė se pėr koalicionin "Kthimi" janė tė hapura dyert e tė gjitha grupeve pėr zbatimin e standardevea

  • Nikolaus Lamsdorf thotė lista e re e kompanive qė do tė tenderohen do tė publikohet brenda disa ditėsh

  • Kryetari i Asocicacionit tė komunave ka shprehur pakėnaqėsinė ndaj njė vendimi tė Ministrisė pėr Shėrbime Publike

  • Pėr Jusuf e Bardhosh Gėrvallės dhe Kadri Zekėn, dje nė Klinė u mbajt njė Akademi pėrkujtimore

  • Nė pėrvjetorin e rėnies, sot nė Pejė, Gjakovė e Deēan pėrkujtohen Jusuf e Bardhosh Gėrvalla dhe Kadri Zeka

  • Takim i hapur i Kryesisė sė FR tė LDK-sė me tė rinjtė e Pejės

  • Nė Podgoricė u zhvillua takimi tripalėsh ndėrmjet kryeministrit tė Shqipėrisė, Maqedonisė dhe Malit tė Zi

  • Debati polemizues nė parlamentin maqedonas pamundėsoi miratimin e propozimligjit pėr themelimin e UT

  • Nga shpėrthimi i bombės, vriten pesė punonjės amerikanė nė Irak

  • Uashingtoni vazhdon tė jetė i vendosur pėr t'ia kaluar pushtetin irakianėve

  • Kryqi i Kuq thotė se SHBA nuk i kanė trajtuar si duhet shqetėsimet rreth tė burgosurve nė Gjirin Guantanamo

  • Ministrja franceze e mbrojtjes bėri thirrje pėr riparimin e marrėdhėnieve me Shtetet e Bashkuara

 
  
Presidenti Rugova: Smajl Hajdaraj me veprėn heroike do tė mbetet burrė i madh pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės
 
   
Prishtinė, 17 janar 2004 - Sot nė Prishtinė, me njė Akademi pėrkujtimore tė organizuar nė Teatrin Kombėtar, u pėrkujtua deputeti i Kuvendit tė Kosovės dhe ish-komandanti i UĒK-sė, Smajl Hajdaraj, nė dyjvjetorin e vrasjes.
 
Nė kėtė akademi mori pjesė dhe foli Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, si dhe deputetė, zyrtarė tė LDK-sė, familjarė dhe bashkėluftėtarė tė Smajl Hajdarajt. Smajl Hajdaraj u vra para dy vjetėsh nė njė atentat nė Pejė nga persona tė panjohur dhe vrasėsit ende nuk janė zbuluar nga drejtėsia.

Duke folur nė kėtė Akademi pėrkujtimore, Presidenti Rugova tha se sot nė 2-vjetorin e vrasjes sė deputetit tė Kuvendit tė Kosovės, Smajl Hajdarajt, "po bėjmė nderimin tonė tė pėrbashkėt pėr figurėn dhe veprėn e Tij".

"Edhe sot, pas dy vjetėsh e kemi tė rėndė dhembjen pėr humbjen e Smajl Hajdarajt, por edhe ndjenjėn e krenarisė e kemi mė tė fuqishme pėr punėn e Tij tė ēmuar pėr vendin tonė, Kosovėn", theksoi nė vazhdim tė fjalės sė tij Presidenti Rugova.
 
Ai tha se Smajl Hajdaraj qė nė fillim tė viteve '90, iu bashkua lėvizjes sonė pėr liri e pavarėsi nė kuadėr tė LDK-sė dhe tė rezistencės sonė tė pėrgjithshme. Pėr mė shumė se njė decenie ishte i angazhuar nė mėnyrė tė pandalur nė Degėn e LDK-sė nė Pejė dhe ishte njėri ndėr themeluesit dhe pastaj drejtues i Nėndegės sė LDK-sė nė Rugovė.
 
"Pėr vite tė tėra punoi nė ndėrtimin e institucioneve nė nivel tė Pejės dhe tė Kosovės. Si shumė anėtarė tė tjerė tė lėvizjes sonė pėr liri e pavarėsi Smajl Hajdaraj vinte nga dega e inteligjencės teknike tė Kosovės, e cila ishte aktive dhe pragmatike nė vitet '90", tha Presidenti Rugova, pėr tė vazhduar:
 
"Nė vitin 1998 kur pushtuesi vendosi ta shkatėrrojė vendin tonė me luftė, Smajl Hajdaraj u aktivizua nė luftėn tonė pėr liri e pavarėsi. Ai e organizoi rezistencėn nė Rugovė nė kėtė regjion tė Alpeve kosovare me shumė aktivistė tė tjerė dhe u bė Komandant i njėsive tė luftės pėr tė mbrojtur Republikėn e Kosovės".

Ndėrkaq, duke folur pėr aktivitetin e Smajl Hajdarajt pas luftės, Presidenti Rugova theksoi se ai vazhdoi punėn e tij nė rindėrtimin e vendit dhe aktivitetin e tij politik. "U zgjodh anėtar i Asamblesė Komunale nė Pejė, nė vitin 2000, nė zgjedhjet e para lokale. Kurse nė zgjedhjet nacionale nė vitin 2001 Hajdaraj u zgjodh deputet nga LDK-ja nė Kuvendin e Kosovės. Dhe nė kohėn kur punonim pėr ndėrtimin e institucioneve shtetėrore tė Kosovės u vra nė njė atentat mbi tė nė Pejė.
 
E vranė ata qė ishin kundėr lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės. E vranė ata qė ishin kundėr lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės. E vranė ata qė ishin kundėr institucioneve demokratike tė vendit tonė", tha Presidenti Rugova, duke thėnė se ata do tė dalin para drejtėsisė sė Kosovės tash apo mė vonė. "Zoti i dėnon me drejtėsi ata qė janė kundėr lirisė dhe pavarėsisė sė njė vendi pėr tė cilin u flijuan me mijėra njerėz", nėnvizoi Presidenti Rugova, pėr tė theksuar:

"Aktivisti i palodhshėm dhe deputeti Smajl Hajdaraj, do tė mbetet nė historinė moderne tė Kosovės, si burrė i madh me vepėr heroike pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Ai ishte njė burrė tipik kosovar B shqiptar qė punon pa iu ndier shumė zėri, qė punėt nė kohė tė vėshtira, i merr si obligim dhe i kryen me pėrkushtim. Kosovarėt kėta trima i quajnė 'burra tė dheut', burra tė vendit qė punojnė dhe sakrifikohen pėr tė, duke lėnė veprėn dhe shembullin e Tij pėr brezat e ardhmėrisė".

Duke e pėrmbyllur fjalėn e tij, Presidenti Rugova tha se Smajl Hajdaraj do tė shėrbejė si shembull i madh si punohet pėr vendin nė kohė lufte dhe paqeje. Ai gjithė veprėn dhe jetėn ia kushtoi lirisė dhe pavarėsisė sė vendit tonė Kosovės sonė tė shtrenjtė, theksoi nė fund Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova nė kėtė Akademi pėrkujtimore kushtuar deputetit e komandantit, Smajl Hajdaraj.

Nė fund u shfaq njė program artisktik ku me pika tė zgjedhura u paraqitėn artistet Lule Elezi e Alisa Baraku si dhe aktori Ēun Lajēi.
 
 
Presidenti Rugova ka kėrkuar nga kreu i NATO-s vendosjen e bazave tė NATO-s nė Kosovė
  
 
Prishtinė, 17 janar 2004 - Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s Jap de Hop Shefer, gjatė qėndrimit nė Kosovė realizoi njė sėrė takimesh.
 
Kreu i NATO-sė nė Prishtinė zhvilloi biseda edhe me shefin e UNMIK-ut, Hari Holkerin dhe me udhėheqėsit kryesorė: Presidentin Rugova, Kryeministrin Rexhepi, Kryeparlamentarin Nexhat Daci dhe pėrfaqėsuesin e pakicės serbe nė Qeverinė e Kosovės Millorad Todoroviq.
   
Udhėheqėsve kosovarė, Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, u pėrcolli mesazhin pėr angazhim edhe mė tė madh nė pėrmbushjen e standardeve, tė kėrkuara nga bashkėsia ndėrkombėtare.
 
Ndėrkaq, UNMIK-u dhe KFOR-i, ka thėnė ai, janė kėtu vetėm pėr tė ndihmuar. Ai tha se kishte kėrkuar edhe nga serbėt qė tė merrnin pjesė nė implementimin e standardeve pėr Kosovėn.

Drejtuesit e institucioneve tė Kosovės kanė shfaqur kėnaqėsinė e tyre pėr shkak tė zotimeve tė z. Shefer se NATO-ja nėpėrmjet KFOR-it do tė jetė e pranishme nė Kosovė, tha Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova.
 
Ai ka deklaruar pas takimit se ka kėrkuar vendosjen e bazave tė NATO-s nė Kosovė.

"Kėrkova nga Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-sė njė pėrkrahje pėr Kosovėn dhe NATO e KFOR-i edhe mėtej e bėjnė njė punė tė shkėlqyeshme nė Kosovė, qė tė gjithė jemi tė kėnaqur dhe gjithsesi nė tė ardhmen unė kėrkoj qė tė ketė edhe baza tė NATO-s nė Kosovė dhe na do tė jemi anėtar simpatik i NATO-s.
 
Unė e falenderova atė qė ka zgjedhur Kosovėn ta vizitojė sė pari nė mandatin e tij", ka thėnė presidenti Rugova. Ai ka shtuar se e ka njoftuar z. Shefer me pėrparimet e bėra nė Kosovė si dhe ka pėrsėritur kėrkesėn pėr njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės, e integruar nė NATO, nė BE dhe nė miqėsi tė pėrhershme me SHBA-tė.

Kryetari i Parlamentit tė Kosovės, Nexhat Daci nga ana e tij tha se nė kėtė takim kishte shfrytėzuar rastin edhe pėr njė, siē u shpreh ai, njė falenderim tė veēantė: "Unė e shfrytėzova momentin ta falenderoj NATO-n, z. Holkeri pėr vendimin e tij qė tė jetė administratori i fundit nė Kosovė".
 
Ai e quajti kėtė vizitė njė fillim tė mbarė tė bashkėpunimit me bashkėsinė ndėrkombėtare dhe shtoi se kreu i Aleancės Veriatlantike ka shprehur njė mirėnjohje pėr pėrparimin qė ėshtė arritur nė Kosovė dhe dėshirėn qė ky pėrparim tė avancohet edhe mėtej bashkarisht.

Ndėrkaq, Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi ka thėnė se vetė fakti qė kreu i NATO-s fillimisht e vizitonte Sarajevėn dhe Prishtinėn dėshmon pėr pėrkushtimin e NATO-s ndaj Kosovės. Rexhepi tha se takimi me Sekretarin e NATO-s ishte njė takim konstruktiv.
 
 
Sot nė Gjilan fillon manifetsimi tradcional "Flaka e janarit 2004"
 
Gjilan, 17 janar 2004 - Sot nė Gjilan do tė fillojė manifestimi multikulturor tradicional "Flaka e janarit 2004", i cili ka pėr qėllim qė pėrmes artit letrar, skenik, pamor e muzikor tė nderojė martirėt e kombit, qė nga koha e Skėnderbut e deri te lufta e UĒK-ja. Tringa Ahmeti, ushtruese e detyrės sė drejtoreshit nė Drejtorinė pėr kulturė, tha se gjithēka ėshtė gati pėr fillimin e manifestimit.

Sipas programit, mė 17 janar 2004, pas hapjes solemne tė "Flakės 2004", do tė mbahet akademia pėrkujtimore pėr dėshmorėt e kombit, njė koncert i muzikės klasike si dhe do tė hapet ekspozita e arteve pamore.

Nga 19 deri mė 23 janar, nė program tė "Flakės 2004" do tė jenė veprimtaritė skenike tė teatrove tė Tiranės, Shkupit, Prishtinės, Gjakovės dhe Gjilanit. Manifestimi do tė vazhdojė me natėn e muzikės popullore "Fest-Flaka", mė 28 janar, ndėrsa do tė pėrmbyllet mė 30 janar, me Orėn e madhe letrare dhe publikimin e rezultateve tė konkursit letrar.

Siē mund tė shihet nga programi i manifestimit tė 14-tė me radhė, edhe "Flaka 2004" do tė jetė njė lloj festivali i vogėl i dramės kombėtare, ku gjatė gjatė pesė netėve me radhė, do tė paraqiten trupa e ansamble tė teatrove nga Shqipėria, Maqedonia e Kosova.
 
 
Holkeri thotė se pėr koalicionin "Kthimi" janė tė hapura dyert e tė gjitha grupeve pėr zbatimin e standardevea
 
Graēanicė, 17 janar 2004 - Shefi i UNMIK-ut, Hari Holkeri ėshtė takuar dje nė Graēanicė me peshkopin serb Artemije, nga i cili kėrkoi tė ndikojė mbi pėrfaqėsuesit e koalicionit serb "Kthimi" qė tė marrin pjesė nė grupet punuese pėr implementimin e standardeve.
 
Ai me kėtė rast ka deklaruar se pėr koalicionin "Kthimi" janė tė hapura dyert e tė gjitha grupeve punuese pėr zbatimin e standardeve. Sipas njė deklarate tė UNMIK-ut tė lėshuar pas kėtij takimi, Holkeri ka thėnė se bojkotimi i kėtij procesi ėshtė joproduktiv.
 
Ndėrkaq pėrmbushja e standardeve ėshtė nė interes tė tė gjithė qytetarėve tė Kosovės. Sipas kėsaj deklarate, pėrfaqėsuesit politikė tė serbėve tė Kosovės ende nuk kanė marrė ndonjė vendim konkret tė pėrfshirjes sė tyre nė grupet punuese pėr implementimin e standardeve, pėr arsye se nė dokumentin standardet pėr Kosovėn nuk janė pėrfshirė shumė kėrkesa tė parashtruara nga qeveria e Serbisė, thuhet veē tjerash nė njė kumtesė pėr media, lėshuar nga Zyra e UNMIK-ut nė Prishtinė.
 
 
Nikolaus Lamsdorf thotė lista e re e kompanive qė do tė tenderohen do tė publikohet brenda disa ditėsh
 
Prishtinė, 17 janar 2004 - Nikolaus Lamsdorf, mbikėqyrės i procesit tė privatizimit nė Kosovė, i ka thėnė Agjencisė sė lajmeve Rojters se tash shumė probleme janė zgjidhur dhe se lista e re e kompanive qė do tė tenderohen do tė publikohet brenda disa ditėsh. Ai po ashtu ka deklaruar se disa aspekte tė shitjes ka ende mundėsi qė tė ndryshojnė me qėllim qė punėtorėt e kompanive tė privatizuara tė kenė mė tepėr mbrojtje. Detajet e kontratave tė shitjes ende janė nė rishqyrtim, ka thėnė mėtej Nikollas Lamsdorf, udhėheqės i privatizimit nė Kosovė.

Ndėrkaq, nė njoftim tjetėr tė AKM-sė thuhet se data e shpalljes sė raundit tė tretė tė tenderėve varet nga aprovimi i ndryshimeve tė kėrkura nga politikat operaciionale tė AKM-sė dhe rregullave tė shitjes nga ana e Bordit tė AKM-sė. Nė njoftimin e kėsaj zyre thuhet se AKM ėshtė duke i pėrgatitur propozimet pėr ndryshime qė do t'i prezentohen Bordit dhe ai do tė vendosė pėr to.
 
 
Kryetari i Asocicacionit tė komunave ka shprehur pakėnaqėsinė ndaj njė vendimi tė Ministrisė pėr Shėrbime Publike
 
Gjilan, 17 janar 2004 - Kryetari i Asociacionit tė Komunave tė Kosovės, Lutfi Haziri ka shprehur pakėnaqėsinė ndaj njė vendimi tė Ministrisė pėr Shėrbime Publike pėr pezullim tė pėrkohshėm tė pagave tė udhėheqėsve komunalė. Ai i ėshtė drejtuar me njė letėr Kryeministrit Rexhepi, ministrave Ali Sadriu e Jakup Krasniqi dhe pėrfaqėsuesit dhe pėrfaqėsuesit tė UNMIK-ut pėr administratė cvivile Franēesko Bastali.

Nė kėtė letėr thuhet se me njė vendim tė panjohur pėr Asociacionin e Komunave tė Kosovės tė lėshuar nga Ministria e Shėrbimeve Publike ėshtė urdhėruar pezullimi i pėrkohshėm i pagave mujore pėr kryetarėt dhe zėvendėskryetarėt e komunave tė Kosovės, qė sipas tij ky vendim ėshtė nė kundėrshtim me Rregulloren 2000/45 kur nė bazė tė kėsaj Kuvendi komunal pėrcakton lartėsinė e kompensimit mujor nė njė shumė e cila ėshtė nė pajtim me statutin dhe udhėzimet dhe kryesit e kėtyre detyrave nuk llogariten si punėtorė tė shėrbimit civil komunal, por si persona politikė dhe parugar nga buxhetet komunale.
 
Ndėrhyrja nė ndryshimin e kėtyre dispozitave pa respektuar tė drejtėn komunale ėshtė shkelje e rėndė e vetėqeverisjes lokale, ka thėnė nė kėtė shkresė kryetari i AKK, Lutfi Haziri nė emėr tė tė gjithė kryetarėve tė komunave.
 
 
Pėr Jusuf e Bardhosh Gėrvallės dhe Kadri Zekėn, dje nė Klinė u mbajt njė Akademi pėrkujtimore
 
Klinė, 17 janar 2004 - Nė 22-vjetorin e rėnies sė Jusuf e Bardhosh Gėrvallės dhe tė Kadri Zekės, dje nė Klinė u mbajt njė Akademi pėrkujtimore, ku me pietet tė lartė u pėrkujtuan kėta tre dėshmorė tė kombit.
 
"Ata u bėnė fli pėr tė jetuar ndėr breza dhe pėr ta begatuar historinė me veprėn e tyre qė ėshtė udhėzim pėr brezat e tjera", tha nė fjalėn e tij Prenk Gjetaj, nėnkryetar i komunės sė Klinės.
 
Gjetaj theksoi se, duke kujtuar Jusufin, Bardhoshin e Kadriun "ne shprehim respektin mė tė thellė pėr aktin e tyre mė sublim tė lirisė, duke u shėndrruar nė pėrjetėsi".
 
 
Nė pėrvjetorin e rėnies, sot nė Pejė, Gjakovė e Deēan pėrkujtohen Jusuf e Bardhosh Gėrvalla dhe Kadri Zeka
 
Pejė/Gjakovė/Deēan, 17 janar 2004 - Me rastin e 22-vjetorit tė rėnies sė Jusuf e Bardhosh Gėrvallės dhe tė Kadri Zekės, sot nė Pejė, Gjakovė e Deēan, me manifestime tė ndryshme do tė pėrkujtohen kėta tre dėshmorė tė kombit, tė cilėt u vranė mė 17 janar 2004 tė vitit 1982 nė Gjermani nga UDB-a e atėhershme jugosllave.

Poashtu nė varrezat e Jusufit dhe Bardhoshit nė fshatin e tyre tė lindjes nė Dubovik tė Deēanit do tė bėhen homazhe dhe do tė vendosen kurora lulesh.
 
 
Takim i hapur i Kryesisė sė FR tė LDK-sė me tė rinjtė e Pejės
  
   
Pejė, 17 janar 2004 - Peja ėshtė qendra e parė komunale e Kosovės, nė tė cilėn FR tė LDK-sė e ka filluar zbatimin e projektit tė komunikimit interaktiv "2004 viti i LDK-sė - viti i tė rinjve", qė po realizohet nė kuadėr tė 15-vjetorit tė themelimit tė LDK-sė dhe tė 14-vjetorit tė veprimit tė suksesshėm tė FR tė LDK-sė, si njė energji e madhe mbėshtetėse e partisė mė tė madhe dhe mė tė fortė nė Kosovė.
 
"Forumi i Rinisė i LDK-sė, mė 11 mars tė kėtij viti do tė shėnojė 14-vjetorin e themelimit tė vet. Ne jemi organizata mė masive rinore nė Kosovė, me 32 degė. Qėllimi ynė prioritar i veprimit ėshtė realizimi i programit politik tė LDK-sė", ka thėnė nė fillim tė kėtij tubimi me mbi 200 tė rinj pejanė nė sallėn e Shkollės sė Ulėt tė Muzikės, Lulzim Zeneli, kryetar i FR tė LDK-sė.
 
Ai tha se jorastėsisht ėshtė zgjedhur Peja pėr nismėn e implementimit tė kėtij projekti tė zbritjes nė bazė, duke marrė parasysh aktivitetin e deritashėm tė frytshėm tė FR tė Pejės. Nė vijim z.Zeneli, ka theksuar se "Peja ka potencial dhe kuadro tė afta e tė mjaftueshme tė tė rinjve pėr tė kontribuar edhe mė fuqishėm nė proceset politike tė vijėzuara nė punėn dhe veprimtarinė e LDK-sė si partia mė e madhe politike".

Kryetari i FR tė LDK-sė ka pohuar se, pas ēėshtjes sė pavarėsisė, si problem fundamental, qė kėrkon angazhim maksimal, ėshtė ai i punėsimit tė tė rinjve. Zeneli zgjidhjen mė tė suksesshme tė kėtij problemi akut tė shoqėrisė sonė e sheh nė dritėn e procesit tė privatizimit, tė pėrshpejtuar dhe tė investimeve tė duhura nga jashtė.

Ndėrkaq, nėnkryetari i FR tė LDK-sė, Sejdė Tolaj, ka thėnė se "kėtu s'kemi ardhur tė bėjmė ndonjė fushatė zgjedhore. Ende ėshtė herėt pėr kėtė. Ne kemi ardhur tė identifikojmė problemet qė do t'i iniconi ju dhe ashtu si i shihni nga prizmi juaj".
 
 
Nė Podgoricė u zhvillua takimi tripalėsh ndėrmjet kryeministrit tė Shqipėrisė, Maqedonisė dhe Malit tė Zi
 
Podgoricė, 17 janar 2004 - Nė Podgoricė u zhvillua takimi tripalėsh ndėrmjet Kryeministrit tė Shqipėrisė, Fatos Nano, atė tė Maqedonisė, Branko Cėrvenkovski dhe Kryeministrit tė Malit tė Zi, Milo Gjukanoviq.
 
Ky takim ofroi mundėsinė e vazhdimit tė bashkėpunimit rajonal dhe forcimin e fqinjėsisė sė mirė nė Evropėn Juglindore. Nė Podgoricė u bisedua pėr intensifikimin e bashkėpunimit rajonal nė fushėn e transportit e infrastrukturės, me luftėn e krimit tė organizuar dhe tregtisė ilegale.

Nė njė konferencė me gazetarė tė mbajtur pas takimit, Kryeministri i Malit tė Zi, ka theksuar rėndėsinė e vendimeve e vendimeve nga konferencat e Londrės, Brukselit dhe Tiranės.
 
Ai tha se nė kėtė takim ėshtė biseduar lidhur me ēėshtjet e bashkėpunimit ekonomik dhe nė kėtė kuadėr ėshtė vlerėsuar rėndėsia e nėnshkrimit tė marrėveshjeve bilaterale mbi tregtinė e lirė, duke besuar se implementimi i kėsaj duhet t'i kontribuojė realizimit tė qėllimit tė pėrbashkėt.

Kryeministri i Shqipėrisė nuk ka mundur tė pėrgjigjet nė pyetjen se si e vlerėson ai nismėn e njė pjese tė shqiptarėve tė Malit tė Zi pėr rajonalizim, duke theksuar se nuk ėshtė mirė i informuar mbi kėtė problematikė.

Ndėrkaq, Kryeministri i Maqedonisė, Branko Cėrvenkovski ka theksuar se sipas Marrėveshjes sė Ohrit, tė cilėn e ka verifikuar edhe bashkėsia ndėrkombėtare, asnjė ēėshtje nė Ballkan nuk mbėshtet rajonalizimin e vendeve.

Ndėrkaq, delegacioni i Partisė Socialiste tė Shqipėrisė ėshtė takuar edhe me liderėt e tri subjekteve politike shqiptare qė veprojnė nė Mal tė Zi.
 
 
Debati polemizues nė parlamentin maqedonas pamundėsoi miratimin e propozimligjit pėr themelimin e UT
 
Shkup, 17 janar 2004 - Seanca e djeshme e Parlamentit tė Maqedonisė, nė tė cilėn u diskutua lidhur me propozimligjin pėr universitetin e tretė shtetėror nė Tetovė, u ndėrpre dhe ėshtė thėnė se do tė vazhdojė tė mėrkurėn e ardhshme.
 
Konsiderohet se miratimi i kėtij ligji mundėson zyrtarizimin e Universitetit tė Tetovės, Kjo seancė u ndėrpre pėr shkak tė debatit tė ashpėr dhe polemizues ndėrmjet deputetėve tė pozitės dhe opozitės dhe kjo pamundėsoi miratimin e propozimligjit pėr themelimin e universitetit tė tretė shtetėror nė Tetove.

Deputetėt e BDI-sė vlerėsuan se me zyrtarizimin e Universitetit tė Tetovės do tė fitojnė tė gjithė dhe do tė zgjidhet ēėshtja e arsimit tė lartė tė shqiptarėve nė Maqedoni. Ndėrkaq deputetėt e Partisė Demokratike Shqiptare nė opozitė thanė se me kėtė ligj nuk zyrtarizohet nė tėrėsi Universiteti i Tetovės.

Ndėrkaq, deputetėt e partisė opozitare maqedonase VMRO-DPMN edhe gjatė ditės sė djeshme, u shprehėn kundėr miratimit tė kėtij propozimligji dhe kėrkuan qė ai tė tėrhiqet nga procedura parlamentare.
 
 
Nga shpėrthimi i bombės, vriten pesė punonjės amerikanė nė Irak
 
Bagdad, 17 janar 2004 - Pesė punonjės amerikanė janė vrarė sot nga shpėrthimi i njė bombe skaj rrugės nė veri tė Bagdadit, njodton rrjeti televiziv amerikan CNN, duke u mbėshtetur nė pohimet e ushtrisė amerikane.

Kėto vrasje, qė nga 20 marsi i viti tė kaluar, e kanė rritur numrin e amerikanėve tė vrarė nė Irak nė 500. Komanda amerikane nė Bagdad ka konfirmuar kėtė incident, i cili ka ndodhur nė rajonin Taxhi nė veri tė Bagdadit, duke mos dhėnė hollėsi tė tjera.
 
 
Uashingtoni vazhdon tė jetė i vendosur pėr t'ia kaluar pushtetin irakianėve
 
Uashington, 17 janar 2004 - Administratori i lartė amerikan nė Irak, Paul Bremer, tha se presidenti Bush dhe ai vazhdojnė tė jenė tė vendosur pėr t'ia kaluar pushtetin irakianeve.
 
Ai tha se Shtetet e Bashkuara do t'i pėrmbahen planit pėr t=ia kthyer popullit irakian sovranitetin e vendit tė tyre deri mė 1 korrik, megjithė opozitėn e klerikut tė lartė shiitė tė Irakut lidhur me mėnyrėn se si do tė arrihet njė gjė e tillė.

Ambasadori Bremer u thirr pėrsėri nė Washington ndėrkohė qė administrata e presidentit Bush rishikon edhe njė herė planet e saj pėr kalimin e pushtetit njė qeverie sovrane irakiane.

Njė proces tė tillė e kundėrshton udhėheqėsi i lartė shiitė i Irakut, Ali al-Sistani, i cili kėrkon mbajtjen e zgjedhjeve tė drejtė pėr drejta nė vend tė takimeve rajonale, ashtu siē parapėlqen administrata e presidentit Bush.
 
 
Kryqi i Kuq thotė se SHBA nuk i kanė trajtuar si duhet shqetėsimet rreth tė burgosurve nė Gjirin Guantanamo
 
Uashington, 17 janar 2004 - Komiteti ndėrkombėtar i Kryqit tė Kuq thotė se Shtetet e Bashkuara nuk i kanė trajtuar si duhet shqetėsimet rreth burgosjes sė personave tė dyshuar si terroristė nė Gjirin Guantanamo tė Kubės.

Presidenti i Kryqit tė Kuq, Xhejkob Kelenberger thotė se ai ishte i dėshpėruar qė njerėzve, tė cilėt mbahen atje pėr gati dy vjet, si pjesė e luftės kundėr terrorizmit, nuk u ėshtė lejuar kontakti me avokatė.

Ai e ngriti kėtė ēėshtje nė bisedimet qė pati kėtė javė me zėvėndės Sekretarin e Mbrojtjes Pol Uolfovic, me sekretarin e Shtetit Kolin Pauell dhe me kėshilltaren pėr Siguri Kombėtare Kondoliza Rajse. Presidenti i Kryqit tė Kuq i quajti kėto takime si konstruktive.
 
 
Ministrja franceze e mbrojtjes bėri thirrje pėr riparimin e marrėdhėnieve me Shtetet e Bashkuara
 
Uashington, 17 janar 2004 - Ministrja franceze e mbrojtjes, Mishel Alio-Mari, bėri thirrje pėr riparimin e marrėdhėnieve me Shtetet e Bashkuara, pasi u acaruan vitin e kaluar si rezultat i luftės nė Irak. Megjithatė, ajo shtoi se Franca nuk do tė dėrgojė trupa nė atė vend.

Gjatė njė fjalimi qė mbajti dje nė Uashington, ajo tha se Franca mund tė ndihmojė nė stėrvitjen e policisė dhe ushtarėve irakianė, tė nevojshėm pėr tė krijuar njė qeveri sovrane dhe tė qėndrueshme.

Ndėrkaq, lajmet bėjnė tė ditur se Shtėpia e Bardhė mund tė ndryshojė sė shpejti politikėn e saj dhe tė lejojė firmat franceze tė konkurojnė nė projekte tė mėdha rindėrtimi nė Irak, me vlerė prej mė shumė se 18 miliardė dollarėsh.
 
Megjithatė, ministrja franceze Alliot-Marie tha se Franca do tė ndihmonte nė rindėrtimin e Irakut vetėm pasi ky vend tė ketė njė qeveri tė ligjshme qė kėrkon njė ndihmė tė tillė.

 


  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.