|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Takim i hapur i Kryesisė sė FR tė LDK-sė me tė rinjtė e Pejės

 
 

 
17 janar 2004 / TN

Prioritet - fuqizimi i rolit tė rinisė nė procesin instutucional

Peja ėshtė qendra e parė komunale e Kosovės, pėrkatėsisht dega e parė e FR tė LDK-sė, nė tė cilėn e ka filluar zbatimin e projektit tė komunikimit interaktiv "2004 Viti i LDK-sė - Viti i tė rinjve"  qė po realizohet nė kuadėr tė 15 vjetorit tė themelimit tė LDK-sė dhe tė 14 vjetorit tė veprimit tė suksesshėm tė FR tė LDK-sė, si njė energji e madhe mbėshtetėse e partisė mė tė madhe dhe mė tė fortė nė Kosovė."Forumi i Rinisė i LDK-sė, me 11 mars tė kėtij viti do tė shėnoj 14-vjetorin e themelimit tė vet.
  
   
Ne jemi organizata mė masive rinore nė Kosovė, me 32 degė. Qėllimi ynė prioritar i veprimit ėshtė realizimi i programit politik tė LDK-sė, ka thėnė nė fillim tė kėtij tubimi me mbi 200 tė rinj pejanė nė sallėn e Shkollės sė Ultė tė Muzikės, Lulzim Zeneli, kryetar i FR tė LDK-sė dhe zedhenes i LDK-se.
  
Ai duke pėrshendetur nėnkryetarin e komunės, z.Smajl Shalen dhe Zejnullah Ismajlin, drejtorin pėr KRS tė KK tė Pejės, ka thėnė se jorastėsisht ėshtė zgjedhur Peja pėr nismėn e implementimit tė kėtij projekti tė zbritjes nė bazė, duke marr parasysh aktivitetin e deritashėm tė frytshėm tė FR tė Pejės. Nė vijim z.Zeneli , ka theksuar se "Peja ka potencial  dhe kuadro tė afta e tė mjaftueshme tė tė rinjve pėr tė kontribuar edhe mė fuqishėm nė proceset politike tė vijėzuara nė punėn dhe veprimtarinė e LDK-sė si partia mė e madhe politike".
 
Kryetari i FR tė LDK-sė, duke iu pėrgjigjur njė pyetje se ē'ėshtė bėrė dhe ēka do tė bėj FR i LDK-sė pėr tė zgjidhur problemin e papunėsisė sė tė rinjve, ka pohuar se pas ēėshtjes sė pavarėsisė, si problem fundamental, qė kėrkon angazhim maksimal, ėshtė ai i punėsimit tė tė rinjve. Zeneli zgjidhjen mė tė suksesshme tė kėtij problemi akut tė shoqėrisė sonė e sheh nė dritėn e procesit tė privatizimit. tė pėrshpejtuar dhe tė investimeve tė duhura nga jashtė.
 
Duke iu pergjigjur ne pytjen lidhur me formimin e OJQ "Parlament rinor" Lulzim Zeneli ka thėnė:" Ne nuk kemi marr pjesė nė formimin e kėsaj OJQ-je, sepse s'kemi dashur tė implikohemi nė forma tė tilla tė veprimit, qė nuk i takojnė njė subjekti politik ēfarė jemi ne".  Nėnkryetari i FR tė LDK-sė, Sejdė Tolaj, ka thėnė: " Ne kėtu s'kemi ardhur tė bėjmė ndonjė fushatė zgjedhore. Ende ėshtė herėt pėr kėtė. Ne kemi ardhur tė identifikojmė problemet qė do t'i iniconi ju dhe ashtu si i shihni nga prizmi juaj".


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.