|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

  Koment

 
 

Cinizėm i zakonshėm nė seancėn e jashtėzakonshme

 
 

 
17 janar 2004 / TN
 
Ēerēiz LOLOĒI (Tiranė)

Kėrkesa e njė grupi deputetėsh pėr seancė tė jashtėzakonshme tė Kuvendit tė Shqipėrisė rreth tragjedisė sė Otrantos, nuk ėshtė e para dhe besojmė se nuk do tė jetė e fundit. Ka pasur tė tilla edhe kohė mė parė, pėr situata tejet tė vėshtira politike, pėr kriza tė stėrgjatura qė nuk premtonin zgjidhje, por ato i kanė shėrbyer njė lloj propagande bajate, fjalime tė pafundme deputetėsh, kacafytje frazash qė nuk i shėrbejnė problemit qė diskutohet. Kjo frikė u shpalos edhe gjatė kėsaj seance tė jashtėzakonshme.
 
Pavarėsisht krizės qė ekziston nė vetė socialistėt, megjithė meremetimin qė i ėshtė bėrė "Koalicionit pėr Integrim", njė numėr deputetėsh tė krahut tė majtė, ministrat pa pėrjashtim, titullarėt e rinj qė duan tė japin prova besnikėrie (kupto: servilizėm dhe vėtėnėpėrkėmbje ndaj kreut tė qeverisė), u vunė si gjithnjė nė rresht dhe "goditėn" Berishėn, opozitėn, PD dhe ripėrsėritėn frazat pa asnjė domethėnie tė Moisiut "shteti tė ndahet nga krimi", "policia tė pastrohet nga tė korruptuarit" dhe tė tjera thėnie qė shqiptarėve u janė bėrė tė pėrhershme si mungesa e ujit, e dritave, e mjeteve mė minimale tė jetesės.

Megjithėse u pėrsėrit ky ritual i bezdisshėm deri nė neveri, nė njė vend normal kur ndodh njė ngjarje e rėndė pėrgjegjėse e drejtpėrdrejtė dhe e vetme ėshtė qeveria, strukturat e zotėruara tėrėsisht prej maxhorancės qeverisėse; pėr tė qenė mė konkretė pėrgjegjės i parė ėshtė shėrbimi informativ nė Vlorė, shėrbimi i fshehtė i policisė, shėrbimi i brendshėm i ushtrisė ku titullarėt e tre shėrbimeve nuk shkarkohen vetėm nga detyra por ndiqen penalisht, sepse nuk kanė parandaluar njė tragjedi. (Gjykata e krimeve tė rėnda nuk mund tė ketė rast mė flagrant ku tė tregojė veten, megjithėse kjo ėshtė maja e ajsbergut).

Nė kėtė trafik njerėzish qė u finalizua me njė tragjedi tė radhės, dyfish pėrgjegjėse ėshtė policia e kėtij qyteti, titullarėt e tij, qė kanė lejuar dhe lejojnė kalimin klandestin tė hallexhinjve shqiptarė si dhe janė organizatorė tė tij. Nuk mund tė thuhet se nuk ėshtė bėrė asgjė nė kėtė fushė, por nė Vlorė dhe nė porte tė tjera e dinė fare mirė se kush e bėn kėtė lloj tregtie, e dinė se sa i kushtueshėm ėshtė posti i drejtorit tė policisė dhe shefit tė komisariatit tė policiė, madje shumė familjarė viktimash kanė pohuar publikisht se po udhėtonin pėr Itali "me tragetin e shtetit"; po nė kėtė qytet janė nė gjendje tė tė thonė se ēdo skaf ka njė mbrojtje deputeti, ministri apo zyrtari tė lartė.
 
Mjafton kjo pėrzierje e policisė dhe pa shfletuar tjetėr gjė nė "dosjen Toska" qė ministri tė largohej vullnetarisht duke qenė njėherėsh i hapur pėr hetime tė mėtejshme. Roja bregdetare, strukturė e Ministrisė sė Mbrojtjes, ka qenė gjithashtu "jashtė detyre" pėrderisa nuk ka zbuluar asgjė dhe si pėrgjegjėse, edhe ajo nuk mund tė mos hetohet pėr lidhje me rrjetin apo pėr pasje dijeni.

Nė tragjedi qė pėrzihet shteti apo qė ngjasin pėr shkaqe natyrore, prishet edhe normaliteti i ēfarėdolloj vizite, ēka nuk ndodhi me kryeqeveritarin tonė qė ėshtė aktualisht njeriu me kompetenca dhe atribute tejkryeministrore; kjo sjellje cinike nuk mund tė mos irritonte edhe katundarin mė tė majtė qė nuk sheh asnjėherė valė televizive dhe qė s'ka mundur tė kapėrcejė kurrnjė prag shkolle. (Nė kėtė ngjarje nuk mund tė thuhet ndonjė pėrgjegjėsi direkte pėr Presidentin qė lexon nga mėngjesi nė mbrėmje kushtetutėn e vendit, betohet pėr ndershmėri e pėrkushtim, por qė ėshtė me mė pak ndikim, sesa kur drejtonte shoqatėn e atlantistėve shqiptarė).

Opozita paralajmėroi se nė kėtė seancė tė jashtėzakonshme do tė kėrkojė edhe votėbesimin e kryeministrit, por, pėrpara kėtij hapi, duhen sqaruar disa detaje:

-Pėr ēfarė motivi janė shkarkuar drejtorė dhe shefa komisariati dhe cilėt janė personat qė i kanė zėvendėsuar ata?

-Zyrtarėt e policisė tė pėrzier nė trafik klandestin janė emėruar nga Toska apo nga ministri paraardhės?
-Nė ēfarė ore ėshtė marrė vesh ngjarja e rėndė dhe a prisnin njerėzit qė luftonin me vdekjen pėr t'u ngritur shtabi i zėvendėskryeministrit?

-Sa orė pas tragjedisė kanė qenė nė vendngjarje prezenca e shtetit?

-A ka njė plan paraprak pėr raste tė tilla qė parandalojnė humbjen e jetėve njerėzore?

-Cilat kanė qenė orė pas ore prononcimet e zyrtarėve mė tė lartė tė shtetit shqiptar?

-A pati pėrpjekje nga strukturat shtetėrore pėr ta fshehur kėtė krim dhe cilėt zyrtarė janė tė implikuar drejtpėrdrejt (kasetat televizive tė Top Channel dhe tė News 24)?

-Kur nuk ka mundėsi tė pengohet trafiku klandestin, ose kur lejohet tė bėhet nė mėnyrė selektive, a duhet tė vazhdojnė ende brigjeve shqiptare trupat ushtaraka italiane?

-Me gjithė respektin qė duhet tė ketė pėr trupin diplomatik nė Shqipėri, a nuk mund t'iu sugjerohet, nėpėrmjet komisionit tė jashtėm ose Ministrisė sė Jashtme, pėr tė qenė pak mė seriozė nė prononcimet e tyre?

 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.