|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Pjesė nga libri i Maxhun SMAJLIT

 
 

 LUFTA DHE DILEMAT SHQIPTARE

 
 

Njė libėr original, ku  autori as nuk mallkon as nuk falė

 
 

 
16 janar 2004 / TN
  
Nė emėr tė Zotit, tė popullit dhe tė dėshmorėve tė tij po e shfletoj bllokun tim tė shėnimeve, tė regjistruar nė luftėn e fundit tė Kosovės me Serbinė gjatė vitit 1998/1999, faqet e tė cilit janė tė mbushura me qindra ngjarje tė ndryshme, sa tragjike e tė dhembshme, aq heroike e krenare. Pa dyshim janė ngjarje kėto tė njė periudhe tė bujshme dhe dramatike pėr popullin e Kosovės, qė me dimensionet e tyre tė shumanėshme, prekin thellė shpirtėrat e njerėzve, jo vetėm te periudhės nė spikamė.  A u t o r i
  

Me fjalėt e sipėrme e nisė shfletimin e ditarit tė luftės gazetari Maxhun Smajli pėr ta shkruar librin “LUFTA DHE DILEMAT SHQIPTARE”. Pėr lexuesit e faqes www.trepca.net, me dijen e autorit, zgjodhėm pak faqe nga 239 sa ka libri, tė ilustruara me mėse 130 fotografi dhe tituj gazetash tė asaj kohe. Faqet qė kemi zgjedhur janė krejt tė ordinere siē janė edhe fotografitė.

Reporteri i luftės Maxhun Smajli nė ēdo faqe ka pasqyruar heroizmin real tė  luftėtarėve tė UĒK-sė nė zona tė ndryshme tė luftės, si nė Drenicė, Dukagjin etj. Heronjtė e tij janė tė rendomtė, pa zbukurime dhe epitete. Ata as nuk janė “dragoj as zana qė fluturojnė nga kodra nė kodėr” pėr ta ēliruar Kosovėn nga serbi. Ja sesi shprehet nė mėnyrėn mė tė thjeshtė pėr tė treguar heroizmin aq tė madh qė antarėt e familjes sė Shaban Jashari treguan gjatė luftės sė 5, 6 dhe 7 marsit: “Nė rrėnojat e shtėpisė kishte mbetur e vrarė heroina, nėnė Salė H. Jashari (57), e cila kishte luftuar deri nė momentin e fundit. Se ajo kishte vrarė shumė police serbė dėshmon kufoma e njė polici serb, tė cilin e kishin harruar policia, e i cili ishte vrarė nga pozicioni i nėnė Salės” (faqe 63).

Autori Salė H. Jasharin e quan “nėnė” sepse e di pėr nėnė, sepse e don pėr nėnė. Me heroizmin e saj, ajo edhe ėshtė nėnė e gjithė Kosovės, qė nė moshė tė shtyer nuk ka luftuar vetėm pėr famijlen Jashari tė Prekazit, por dha shembullin sesi luftohet pėr Kosovėn. 

Me riprodhimin e shkrimeve tė kohės nė libėr dhe shoqėrimin e tyre me fotografi origjinale, autor u kumton lexuesėve se ai qysh atėherė ka guxuar t’ia bėj gjyqin forcave serbe para opinionit botėror, duke i demaskuar pėr dhunėn qė kėta kanė ushtruar ndaj civilėve shqiptarė tė pafajshėm. Forcave serbe tė rregullta, nė kėto punė tė pista dhe makabre, u ndihmonin edhe paramilitarėt dhe civilėt serbė tė cilėt me parulla tė ndryshme i porosisin shqipatarėt: “Nėse lėvizni, natėn do t’u vrasim tė gjithėve” (faqe 40). “ Bebja e vdekur, pėr shkak tė pasigurisė, varroset natėn” (faqe 70)

Por, Maxhuen Smajli nuk ka treguar as mė tė voglėn mėshirė as ndaj ushtarėve bastardė tė UĒK-sė qė kishin marrė pushkėn pėr tė nxjerrė ndonjė gjak tė vjetėr apo pėr tu pasuruar duke maltretuar dhe rrahur shqiptarėt nė stilin e serbėve. Kėtė tip tė ushtarit bastard tė UĒK-sė e personifikon Pjetėr Ukaj, i njohur me nofkėn “Ujku”. “Ujku” nė shtabin e Jabllanicės sė Gjakovės provokon, kėrcėnon, keqtrajton dhe dhunon shqiptarė tė pafajshėm njėsoj sikur serbėt. Ja si i  paraqet autori i kėtij libri sjelljet e “Ujkut”:   Ky filloi tė mė provokojė […] duke i thėnė njė ushtari qė ishte nė kėmbė pėrballė tij, prapa meje: "A ta ēojmė atje?". Pastaj e vari shufrėn e gomės nė njė varėse nė uniformėn e tij dhe e nxori njė thikė tė ndryshkur, apo tė papastruar nga gjaku… Tė njejtit ushtar i thoshte: “A t’ia bėjmė sikur atij tjetrit”

Apo edhe mė keq: …Pasi hymė brenda dyerve tė oborrit, nė njė plevicė nė shtylla betoni, Ujku kishte qenė duke e rrahur njė person rreth tė 40-tave, ... derisa e keqtrajtonte pa mėshirė, shikimin e mbante tek unė. Sikur donte tė mė thoshte se kėshtu do ta pėrjetosh edhe ti njė dite. (faqe 91).

E ēfarė ka pėrjetuar reporteri i luftės Maxhun Smajli, nga gjakatarėt serbė qė e kanė   arrestimeve 18 herė dhe peripecit qė ka pasur gjatė luftės si gazetar lexuesi do ta zbulojė vetėm kur ta lexojė librin e tij  “LUFTA DHE DILEMAT SHQIPTARE” .

Autori nuk mallkon as kolaboracionistėt shqiptarė tė tipit tė Ramadan Bales. Ai sikur ia lė Zotit qė tė lėshojė mallkimin nė ta!

Sefedin KRASNIQI

  

 
Maxhun SMAJLI
LUFTA DHE DILEMAT SHQIPTARE
  

 
 
22 janar (1998), e enjte
           
Ende pa gdhirė dita, forca tė shumta serbe rrethojnė shtėpinė e Shaban Jasharit nė Prekaz, duke sulmuar rrufeshėm me minahedhės, mortaja dore dhe me armė automatike. Me tė dėgjuar, vendosa dhe u nisa pėr te vatra e luftės.
 
Rrugės pėr nė Llaushė takoj njerėz tė shumtė, moshash tė ndryshme, tė armatosur, qė shkonin me ngut kush kėmbė e kush me traktorė, disa edhe kaluar me kuaj.
 
Rrugėt e fshatit Llaushė janė tė mbushura me ushtarė tė UĒK-sė. Nė shpatin jo larg nga Prekazi, nė mal, nė pozicionet e tyre nė gjendje gatishmėrie, takoj Fidil e Esat Gecin, Besim Dajakun, Sami Hajrėn e disa tė tjerė tė cilėt nuk mė lejuan tė shkoja mė tej, ngase si mė thanė, forcat serbe ishin zmbrapsur pas qėndresės se Shaban Jasharit me familje. Por fshati vazhdon tė mbahet i rrethuar nga forca tė shumta serbe.
 
Kėtu mėsova se nė familjen e Shaban Jasharit, nė luftė me forcat serbe, janė plagosur dy vajza. Ndėrsa nė tėrheqje, njė pjesė e forcave serbe, nė shenjė revolte nė fshatin Klinė e Poshtme kanė vrarė Hysen Mangjollin nga Mikushnica, derisa shkonte nė punė.
 
 
05 mars (1998), e enjte
 
Qė nė orėn 08.00 tė mėngjesit kam dalė nė Klinė. Autobusi me tė cilin udhėtova ishte tėrėsisht i boshatisur. As rrugėve nuk vėreheshin lėvizje tė automjeteve shqiptarė. Vetėm makina tė blinduara dhe tė pablinduara tė forcave policore serbe. Tė shpeshta ishin edhe veturat civile serbe pa targa, qė kishin dritaret e hapura dhe nė dritare kishtin vėnė armėt paramilitarėt serbe. Edhe Klina ishte e boshatisur.
 
Banorėt e kėsaj qyteze ishin strukur nėpėr shtėpitė dhe banesat e tyre. Vėreheshin vetėm ēa fėmijė dhe aty-kėtu ndonjė femėr shqiptarė qė kishte dalė pėr tė blerė bukė dhe gjėra tė tjera tė nevojshme pėr familje. Lokalet ishin tė hapura, por nuk kishte blerės. Ne butikun e Marjan Pėrlaskės shkoja shpesh, sepse nė kėtė lokal si edhe nė disa lokale tė tjera shqiptarė, unė fshehja materiale tė ndryshme. Edhe kėsaj herė Marjani ma mori materialin dhe e futi nėpėr xhepat e teshave qė ishin nė shitje, sepse kishte lėvizje tė shumta tė policėve serbe. I madh ishte edhe numri i punėtorėve tė sigurimit qė lėviznin ne rroba civile.
 
Nė Prekaz luftohet qysh nė orėt e hershme tė mėngjesit. Aty familja Jasharaj po reziston fuqishėm. Flitej edhe pėr humbje tė shumta nė radhėt e forcave serbe. Polici serb Ranko Kiziq i kishte thėnė njė bashkėfshatari tė tij shqiptar se, "juve shqiptarėve duhet vrarė tė gjithėve, nė Prekaz na janė vrarė katėr "komandosa" dhe shtatė "specialca" qė kanė qenė te gardes nė Beograd". Humbja e forcave serbe vėrehej edhe nė levizjet e tyre tė shpeshta, qė bėhej me njė shpejtėsi tė madhe. Para stacionit tė policisė qėndronin shumė policė dhe civilė serbė. Aty hynin e dilnin pa ndėrpre.
 
Disa autoblinda, pizgauera, xhipa e vetura shkonin e vinin. Nga kėto vetura policia zbritnin shqiptarė tė arrestuar. Disa silleshin nė kėmbė tė shoqėruar nga police dhe civile serbė. Marjani e mbylli lokalin dhe mė preferoi tė dalim. "Nuk ėshtė puna mire", tha ai. Me tė dalė nė rrugė prapa nesh u vunė punėtorėt e Sigurimit Serb nė Klinė Zharko Stojanoviqi dhe njė civil tjetėr. Ne filluam tė hymė nėpėr disa lokale tė cilat ishin tė pakta, pėr tė ikur nga ata qė na pėrcillnin hap pas hapi. Ata hynin nė ēdo lokal qė ne hynim, na shikonin, por nuk flisnin. Pėr pak minuta sikur ua humbėm gjurmėt dhe shkuam ne lokalin e Ramė Morinės, u ulėm nė njė kėnd tė errėt. Ishte ora 12.30, kur para nesh u shfaqėn dy civile serbė.
 
“Jemi nga policia. Lejet e njoftimit”, - na thanė. Ua dhamė lejet, por nuk i shikuan fare dhe kėrkuan qė t'i shoqėrojmė. Pėrjashta kishin qenė edhe disa civilė serbė tė armatosur. Na futėn nė njė veturė tė tipit "Zastava 128" ngjyrė e kuqe me targa tė Gjakovės. Na dėrguan para stacionit tė policisė qė nuk ishte as 100 metra larg nga ky lokal. Nuk na lejuan tė zbresim nga vetura. Rreth veturės ku ishim u mblodhėn edhe shumė kriminelė tė tjerė, tre prej tyre ishin ata qė i kisha parė mė 23 janar nė Jashanicė, tė cilėt dhanė urdhėr qė te na nxjerrin nga Klina dhe ta kryejnė punėn me ne. "Do tė na vrasin", tha Marjani "Do tė na vrasin", miratova unė. Tentuam tė dalim nga vetura, por nuk na lejuan.
 
Nė veturėn ku ne ishim hynė dy civilė, kurse nė njė veturė tjetėr hynė katėr tė tjerė dhe u nisėn nė drejtim tė urės sė hekurudhės nė drejtim tė Videjės, nė pjesėn veriperėndimore tė Klinės. Para se tė shkojmė tek kjo urė e ndalėn veturėn dhe urdhėruan Marjanin tė dalė pėrjashta dhe tė shkojė drejt nė shtėpinė e tij. Tė mos shikojė prapa dhe tė mos i tregojė askujt, ndryshe, i thanė "do tė vritesh".
 
Marjani pasi hapi derėn e veturės, ende pa dalur pėrjashta, i pyeti pėr mua, "po kėtė, do ta lironi?" Ata iu pėrgjigjėn "kėtė nuk do ta shohėsh kurrė me tė  gjallė!", dhe i bėrtitėn tė ikė sa mė shpejt. Kur Marjani dėgjoi kėto fjalė i rrodhėn lotėt. Pėrkundėr urdhėrave tė tyre, pasi u largua pėr disa hapa, u ndal dhe e shikonte veturėn derisa u fsheh prapa njė kthese, e pastaj kishte ikur me vrap pėr tė lajmėruar shokėt pėr fatin tim, tė cilėve u kishte thėnė se "Maxhunin e mbytėn shkiet!" Pas disa orėsh, kishin ardhur dhe me kishin kėrkuar kudo, nėpėr ato kaēuba buzė Drinit te Bardhė, por nuk me kanė gjetur.
 
Policėt serbe me ēuan tek disa shkurre tek ura e trenit dhe me nxorėn nga vetura. Dy serbe mbanin automatikėt nė drejtim tė rrugės qė ēon pėr ne Videjė dhe drejt shtėpisė se Jak Gjergjit, tė tjerėt mė thanė tė vrapoj dhe tė mos shikoj prapa. Por unė, pėrkundėr britmave te tyre, nuk vrapova dhe papritmas, dy nga ata filluan tė mė qellojnė me lėndė tė forta derisa mė shtrinė pėr toke nė njė baltė. Aty erdhėn edhe dy tė tjerė tė cilėt filluan tė mė qellojnė me shqelma.
 
Njėri prej tyre ma vuri kėmbėn nė kokė duke ma vėnė kokėn nė baltė. Pastaj njėri nga ata mė kapi pėr flokė, duke ma ngritur kokėn lart dhe, duke mė goditur me grushta fytyrės, mė thoshte nė gjuhėn serbe: "Ti po shkruan se ne po masakrojmė shqiptarėt e tash do tė masakrojmė ty" dhe kėrkoi nga shoku qė ishte afėr tij thikėn, me tė cilėn me preu nė dy vende, nė fyt dhe nėn hundė. Njėri nga ata i tha "Mė parė vizatoja kryqin e pastaj masakroje". Goditja nė kokė me njė lėndė tė forte ishte fat pėr mua. Pėr 45 minuta isha pa vetėdije.
 
Pasi mė erdhi vetėdija u mundova tė largohem, por trupi nuk punonte dhe fillova tė zvarritem, kur para meje u dukėn dy femra qė vinin drejt meje. Ato kishin qenė gruaja dhe vajza e Jak Gjergjit, shtėpia e tė cilit nuk ishte larg nga aty. Mė morėn dhe mė sollėn nė shtėpinė e tyre dhe aty nė ndihmė mė doli mjeku Jak Gjergji. Prej aty, nėn pėrcjelljen e gruas sė Jakut, shkova nė kishėn katolike shqiptare "Zoja e Kėshillit tė Mire" nė Klinė. Famullitari i kėsaj kishe Don Franė Sopi, me motrėn e nderit Lizėn, pas disa orėsh, me veturėn e tyre, mė sollėn nė shtėpinė time, ku pėr gjendjen time shėndetėsore ėshtė pėrkujdesur bashkėfshatari im, mjeku Adem Tafili.
 
Nė Prekaz u luftua deri mė 7 mars ndėrsa fshati ka vazhduar tė jetė i rrethuar deri me 9 mars, kur forcat serbe i marrin kufomat. Nga morgu janė sjellė pastaj 48 kufomat e shqiptarėve tė vrarė gjatė tri dite luftimesh. Prej tyre, 20 ishin anėtarė tė familjes sė Shaban Jasharit.
 
Nė rrėnojat e shtėpisė kishte mbetur e vrarė heroina, nėnė Salė H. Jashari (57), e cila kishte luftuar deri nė momentin e fundit. Se ajo kishte vrarė shumė police serbė dėshmon kufoma e njė polici serb, tė cilin e kishin harruar policia, e i cili ishte vrarė nga pozicioni i nėnė Salės.
 
Me 10 mars, policia serbe bėnė dhunshėm varrimin e tyre nė njė gropė tė hapur me eskavator.
 
Me 11 mars organizohet popullata dhe e bėn varrimin e 53 kufomave, ashtu siē e meritonin, nė Fushėn e Pajtimit. Midis atyre ishin edhe kufomat e katėr shqiptarėve tė vrarė po ato dite nė periferi tė Skėnderajt: Sadik Kaēkini(48), Fatime Gashi (46) me fėmijėt Gazmendin ( 16) dhe Makfiretėn (13) nga Liausha.
 
 
07 maj (1998), e enjte
 
Gjatė tėrė ditės nuk pati lėvizje tė trenave nė asnjė drejtim, si i vetmi mjet pėr lėvizjen e popullatės. Treni ishte ndalur nga forcat policore serbe nė Gllogoc. Nėpėr rrugėt dhe lokalet e Klinės thuajse nuk kishte njerėz. Mjetet informative serbe informuan se ushtria jugosllave ėshtė vėnė nė veprim tė hapur kundėr forcave mbrojtėse te UĒK-sė me tėrė arsenalin qė ka, pėrfshirė kėtu armatimin e rendė artilerik, si tanke e topa kalibrash tė mėdhenj.
 
Nė pėrleshje me forcat serbe, nė zonėn kufitare me Shqipėrinė, nė afėrsi tė Plavės, ėshtė vrarė atdhetari dhe ushtari i UĒK- sė Bahri Fazliu, nga Llausha e Podujevės. Bahriu ishte veprimtar i shquar i LKĒK-sė. Gjithashtu, vėllai i dėshmorit Fahri Faziiu, i cili nė konfrontim me forcat serbe vritet me 1989.
 
Isha i ngarkuar nga rinia e fshatit Potėrē tė interesohem pėr mobilizimin e tyre nė radhėt e UĒK-sė, mbase kjo punė ishte bėrė nė disa nga fshatrat pėrreth si nė Drenoc, Grabanicė e Bokshiq, ku tashmė kishte filluar mobilizimi.
 
Rreth ores 16.00 kam shkuar nė Jabllanicė tė Gjakovės. Kalova pėrmes fshatrave Grabanicė, Bokshiq e Gllogjan tė Pejės dhe, para meje, u shfaq fshati Jabllanicė. Fshat ky i njohur prej kohėsh pėr rezistencė kundėr armikut. Pėr trimėri e bujari. Kishte vite qė kėmbė shkau nuk kishte guxuar tė hyjė nė kėtė fshat.
 
Nga ky fshat kanė dalė edhe shumė shkollarė, tė cilėt janė tė njohur pėr opinionin kosovar dhe mė gjerė. Dekadėn e fundit tė shekullit XX tė mileniumit qė shkoi, ky fshat ishte bėrė ēerdhe e UĒK-sė, si dhe vend pėr grumbullim dhe shpėrndarje tė armatimit nė rajonet e ndryshme te Kosovės. Kėtu tuboheshin vullnetarėt pėr shkuarje nė Shqipėri pėr armatim. Po kėtu edhe zbarkohej e mė pas shpėmdahej armatimi. Pothuajse i tėrė armatimi i Drenicės kishte kaluar pėrmes kėtij fshati. Djem tė kėtij fshati kishin sjellė armė edhe nė familjen e Adem Jasharit.
 
Kur arrita nė hyrje tė fshatit, se pari mendova tė shkoj nė konakun e Sadri Zenelit, inxhinier nė Feronikelin e Gllogovcit, njėri ndėr ushtarėt e parė Sadri Zeneli, babai i rezistencės UĒK-sė nė Dukagjin.
 
Askund nuk shoh ushtarė, edhe pse mendoja se dikush do tė mė ndalojė nė hyrje tė fshatit. Pasi kalova shitoren qė gjendej nė mes tė fshatit, nga aty doli njė person nė rroba civile i cili me thirri: "Hej, ti me gjyzllykė, kthehu! ". U ktheva dhe sipas urdhėrit tė tij hyra ne shitore. Aty kishin qenė shumė njerėz, gati tė gjithė ushtarė tė UĒK-sė. Disa tė uniformuar, gjysmė tė uniformuar dhe tė pauniformuar. Disa qėndronin tė ulur mbi banakė, disa nėpėr arka tė shisheve tė birrave, e disa qėndronin nė kėmbė. Aty kishte qenė edhe Alush Agushi nga Drenoci, tė cilin kishte gati tre muaj qė nuk e kisha parė.
 
Mė ftuan tė ulem nė njė arkė me shishe tė birrave tė zbrazura. Pėrballė meje qėndronte njė ushtarak qė e thėrrisnin "Ujku". Me vonė mėsova se ai kishte qenė Pjetėr Ukaj nga Vukova e Gjakovės. Ishte i plagosur nė dorė nė luftėn e Gllogjanit. Flitej se ishte trim dhe luftėtar i mirė, por nė popull ishte i pasjellshėm. Ishin tė shumtė ata qė ankoheshin pėr sjelljet e tij. Nė tė shumtėn e rasteve tė bėnte pershtypje se nuk ishte i keq ashtu si thuhej pėr te.
 
Por, e gjithė kjo vinte nga paaftėsia e tij pėr tė logjikuar mirė. I lehtė nė mendje dhe fizikisht e shpirtėrisht i vėnė nė shėrbim tė mė "tė mėdhenjve". Ky filloi tė mė provokojė, duke e rrahur dorėn e tij me njė shufėr gome, duke i thėnė njė ushtari qė ishte nė kėmbė pėrballė tij, prapa meje: "A ta ēojmė atje?". Pastaj e vari shufrėn e gomės nė njė varėse nė uniformėn e tij dhe e nxori njė thikė tė ndryshkur, apo tė papastruar nga gjaku, tė pėrēarė brendapėrbrenda si popull. Ngase, jo te gjithė do ta dėshirojnė luftėn.
 
Disa jetojnė mirė, i kanė te gjitha dhe, asgjė nuk i pengon prania e regjimit tė Beogradit. Nuk e dinė se njė ditė para shpatės se shkaut te gjithė do te trajtohen njejtė". Aty para shitores me njė xhip qė posa e kishte marre nė Nepole, erdhi Lahi Brahimi. Frenoi nė vend dhe pas pak ia arriti pluhuri qė pėr pak minuta tė na mbulojė tė gjithėve. Pasi pluhuri kaloi, Alushi kėrkoi qė unė t'i shoqėrojė deri nė shtab, gjė qė edhe pranova pasi Xhevati mė tha tė shkoj me ta. Hypėm nė xhip e shkuam tek njė shtėpi prapa njė zabeli. Me ne ishte edhe Xhelal Hajda -"Toni" e Lahi Brahimi - "Magjupi".
 
Pasi hymė brenda dyerve tė oborrit, nė njė plevicė nė shtylla betoni, "Ujku" kishte qenė duke e rrahur njė person rreth tė 40-tave, trup mesatar, kishte ca mustaqe tė holla, dhe ishte shėndetlig. Thuhej se ai ishte nga fshati Gėrgoc. Kur mė pa mua tė shoqėruar nga tė "mėdhenjtė" e shtabit filloi tė mė shikojė me njė mėshirė, dhe sikur nga unė kėrkonte ndihmė. Mbase kujtonte se unė jam ai qė kam nė dore jetėn e tij, pėr ta shpėtuar apo vrarė. Ndėrsa "Ujku", derisa e keqtrajtonte pa mėshirė, shikimin e mbante tek unė. Sikur donte tė mė thoshte se kėshtu do ta pėrjetosh edhe ti njė dite. Pastaj mė thanė t'i shoqėroj tek bodrumi i shtėpisė shtab, i cili ishte i mbushur pėrplot me ujė. Mė thanė tė ulem dhe tė shikoj brenda nė bodrum. Ashtu edhe veprova.
 
Pasi u ula, nė njė kėnd pashė dy persona qė qėndronin nė ujė. Vėrtet, ishin kėto skena qė me shqetėsuan, edhe pse nuk dija se kush ishin ata. Po kėtė fat e kishin pėrjetur edhe Skėnder Kuqi nga Lutogllava dhe njė drenicak nga Polaci me mbiemrin Ngucati. Ky kishte ardhur nga Prizeni, ku edhe kishte jetuar kohėve tė fundit, pėr t'iu bashkangjitur UĒK-sė nė luftė kundėr serbit.
 
Por, nga disa udhėheqės tė shtabit ishte krijuar dyshimi se kishte ardhur me qėllime tė caktuara antikombėtare dhe ishte futur nėn turtura tmerruese pėr tė pėrfunduar mė pas nė bodrumin me ujė. Skėnderin e kishin arrestuar pa faj. Kėtė gjė e ka dėshmuar reagimi i popullatės shqiptare tė fshatit tė tij, Lutogllavės, dhe dy fshatrave tė tjera. Ky reagim ka bėrė qė ai tė nxirret nga uji i bodrumit dhe tė merret me kuzhinė e punė tė tjera rreth shtabit. Mė vonė, Skėnderi, duke e ndier veten tė vetmuar, tenton te ikė, por kapet nga disa ushtarė te UĒK-sė, tė cilėt me qėllim ishin skajuar pėr tė pėrcjellė lėvizjet e tij. Pasi kapet, keqtrajtohet deri nė vdekje. Pra, jeta e Skėnder Kuqit pėrfundon nga torturat me lėndė tė forta.
 
Ndėrsa drenicakun nga Polaci e kam takuar disa herė. Ai tani ėshtė ushtari i mirė i UĒK-sė, i njohur me pseudonimin "Drenica" dhe ishte ngarkuar me mitraloz tė rėndė 12,7 mm, "Gulinov". Ky trim nga Drenica, qė edhe pseudonimin e kishte "Drenica", ėshtė vrarė nga plumbat serbe nė mbrojtje tė Jabllanicės sė Gjakoves. Pikėrisht ata qė e kanė keqtrajtuar, kanė ikur dhe e kanė lėnė vetėm me Gulinov nė luftėn e fundit kur edhe bie Jabllanica. Po ashtu, edhe personi qė keqtrajtohej nga "Ujku" ishte bėrė ushtar i dalluar. Edhe ky ishte treguar i suksesshėm nė mbrojtjen e Qeskovės disa herė.
 
U larguam edhe nga ky vend. Unė shkova nė shtėpinė e Xhevatit, ku kishte qenė duke me pritur Sadriu. Njė burrė zeshkan me trup mesatar, me mjekėrr dhe flokė tė thinjura, rreth tė pesėdhjetave, me sy depėrtues, sy qė armikun e fusnin tė gjallė nė tokė. Atdhetari mė i shquar i kėtyre anėve e shok i Ademit, Hamzės, Salihut, etj.
 
Dielli kishte perėnduar. Frynte njė fllad i lehtė. Zogjtė kėndonin. Kėrkova tė ulemi nė barin e gjelbėrt tė oborrit tė shtėpisė sė tij. Nuk vonoi dhe na erdhėn kafetė. Pas pak tek ne erdhi personi i cili me kishte ndalur ne rrugė. Ai kishte qenė vėllai i madh i Lahiut, Selmani. Ky kishte ardhur nga Zvicra ku punonte dhe jetonte me vite. Sadriu e ftoi tė ulej, por nuk pranoi, ngase ai kishte ardhur pėr tė na ftuar nė konakun e tij. "Ta marrėsh Maxhunin dhe tė vini sonte nė konakun tim", tha ai. Pėr mua qė iu isha nėnshtruar provokimeve kohė me pare ishte njė befasi pėr tė mirė dhe, pranuam me dėshirė.
 
Rreth orės 20.00 shkuam une dhe Sadriu. Aty erdhėn edhe Myrte Zeneli, Xhelal Hajda, Alushi, Pjetėr Ukaj, (kėtė tė fundit shumė shpejt e ndoqėn nga oda). Nė kėtė kullė prej guri ku  kishte shumė frėngji, kishte qenė baza e UĒK-sė. Nė njė tavolinė qėndronte makina e shkrimit qė ishte marrė nė stacionin e policisė serbe nė Irzniqit. Me atė makinė kishte punuar vetė komandanti famėkeq i atij stacioni policor, Sllobodan Prashqeviq, i njohur si "Slloba". Sllobėn e kanė vrarė pjesėtarėt e UĒK-sė me 2 mars 1998 nė Ratish tė Deēanit. Radiolidhja ishte gjithmonė e hapur dhe dėgjonim bisedat e policėve serbe qė bėnin mes veti. Mė sė tepėrmi kishin vėnė nė lidhje tė punktit tė Dollcit. Ato qė mė bėnė pėrshtypje ishte kėrcėnimi i policit serb kolegut tė vet pėr vonesėn vetėm pesėminutėshe.
 
Polici I : - Pse je vonuar?
 
Polici II : - Pėr pesė minuta do te jem aty!
 
Polici I : - Pėr mua pesė minuta janė tė medhenj. Unė pėr kėtė kohė mund tė vritem nga UĒK-ja. Mezi dolėm ne mėngjes!
 
Pėrmes kėsaj radiolidhje kam dėgjuar informatėn e parė pėr arrestimin e disa qytetarėve shqiptarė nga fshati Gremnik. Polici nė radiolidhje konsultohej me stacionin e policisė nė Klinė se si tė veprojnė me shqiptarėt e zėnė. Pėrgjegjja ishte "Sillni tek ne". Nė orėt e para tė mėngjesit Xhelal Hajda -Toni, u shtri pėr tė fjetur, ndėrsa Sadriu dhe Selmani u ndanė nė njė kėnd dhe bisedonin pėr njė problem serioz midis Lahiut dhe Xhevatit.
 
Kjo ishte dhe ka mbetur njė natė e paharruar pėr mua. Ishte dhe ka mbetur natė e veēantė pėr mua, ngase shumė prej trimave qė ishin pjesėmarrės nė kėtė tubim, nuk arritėn t'i shijojnė kėnaqėsitė e lirisė, e pėr tė cilėn punuan shumė, si Sadri Zeneli, Myrtė Zeneli, Xhelal Hajda - Toni e Mustafė Abazi.
 
 
08 maj (1998), e premte
 
Nė orėn 07.00 dolėm nga konaku i Lahiut. Sadriu me snajperin e tij me pėrcolli deri ne Gllogjan. Bėnte vapė e madhe dhe askund nuk vėrehej lėvizje njerėzish.
 
Ne Shkallėn e Bokshiqit u ula pėr tė pushuar. Ishte kjo pika me e lartė. Fshati dukej si nė pėllėmbėn e dores. Bukuritė e natyrės qė me rrethonin me janė ushqim shpirtėror. Flladi i lehtė dhe i freskėt, cicėrima e zogjve, kėmbanat dhe pėllitjet e lopėve, lehjet e qenve dhe thirrjet e njerėzve qė lugina i pėrcillte pas disa sekondash nė vesht e mi, tregonin pėr lumturinė dhe jetėn e bukur tė kėtyre banorėve.
 
Pas pak minutash arrita nė mes tė fshatit. Te "Blini". Hije e bukur pėrpushim. Gjashtė bokshiqas, kush i ulur e kush i shtrirė, bisedonin mes vete pėr pozicionet dhe organizimin e ushtrisė dhe tė luftes pėr mbrojtjen e fshatit. Shpesh shprehej frika se nuk do te mund tė rezistonin. "Kemi pak armatim dhe municion", « Besa edhe armatimi ėshtė i dobėt", "Po, Jabllanica na kanė thėnė vetėm shtatė minuta mbajeni ju, se ne vijmė menjėherė", "Jabllanica, po tė kishte dashur tė na ndihmonte, nuk na e kishte ndalė armatimin tonė qė e kemi sjellė prej Shqipėrisė", « Mirė e ke, me nėntė automatika, njė mitraioz dhe dy pushkė gjuetie, ēka duam tė bejme ne?!", ishin disa nga bisedat qė u zhvilluan aty.         
 
Pastaj qė kėtej kam shkuar ne fshatin Gllarevė pėr te mėsuar se ēfarė kishte ndodhur atje pas sulmit te forcave serbe nėn drejtimin e Ramadan Bales.
 
Qė nė orėt e hershme, forcat serbe kishin granatuar lagjet Hasanaj, Pantina dhe Kapllanaj tė fshatit Gllarevė, ku kanė vrarė Agim Ymer Hasanaj (21). Agimin e kanė vrarė tek pragu i shtėpisė, e me pas ia kanė vėnė njė pushkė automatlke dhe shumė fishekė pėrbri dhe, nė atė gjendje e kanė fotografuar. Policia nuk e ka lejuar familjen e Agimit pėr ta marrė kufomėn. Nė ndėrkohė jane djegur edhe disa shtėpi si dhe janė keqtrajtuar e arrestuar shumė familjarė e bashkėfshatarė tė Agimit. Granatime dhe mitralime tė forcave serbe pati edhe nė drejtim tė fshatrave Gjurgjevik i Madh dhe Dobėrdol, ku ėshtė goditur shtėpia e Anton Berishės nga ky fshat.
 
Ne shėnjestėr te sulmit te forcave serbe ishin edhe fshatrat Llazicė e Mleqan. Koncentrim dhe pėrforcim te forcave policore serbe ka pothuajse nė tėrė komunėn e Klinės. Pėrgjatė rrugės Klinė - Zllakuqan janė pėrqėndruar forca ushtarake dhe tė policisė speciale serbe me fytyra tė ngjyrosura. Nė ndėrkohė nė SHSH nė Klinė kanė ardhur tre police tė plagosur rendė nga UĒK-ja, tė cilėt pas intervenimit mjekėsor u dėrguan pėr nė spitalin e Pejės.
 
Derisa situata nė Kosovė ēdo ditė po shkallėzohet, ish-kryeministri i Spanjės Filipe Gonzales, pas bisedimeve me komisionerin e Bashkimit Evropian Hans Van den Bruk, me sekretarin e NATO-s, Havier Solona dhe me zyrtarė tė tjerė tė Parlamentit Evropian qė i zhvilloi sot lidhur me ndėrmjetėsimin e bisedimeve shqiptaro-serbe shprehet se "nuk jam optimist pėr pranimin e misionit tim si ndėrmjetės nė bisedimet shqiptaro-serbe". Ndėrsa Xhejms Folli, zėdhėnės i Departamentit tė Shtetit, para gazetarėve pėrsėriti qėndrimin amerikan rreth problemit te Kosovės se zgjidhja pėrfundimtare e tij mund te mos jetė brenda komizave te RFJ-sė. Kėtė gjė e kishte pėrsėritur edhe presidenti Klinton…   
 
 
17 qershor (1998), e mėrkurė
 
Vetėm dje dhe sot janė vrarė nga forcat serbe 26 shqiptarė, prej tyre 17 vetėm nė zonėn kufitare Shqipėri- Kosovė. Numri mė i madh i tė vrarėve janė nga komuna e Deēanit. Gjatė sulmeve tė forcave serbe ndaj fshatrave te Komunės se Deēanit, qė nga 25 maji janė vrarė 58 persona, nė mesin e tyre janė 15 femra, 27 pleq mbi 65 vjeēarė dhe 8 fėmijė nėn moshėn pesėmbėdhjetėvjeēare.
 
Qysh nė orėt e hershme te mėngjesit tė sotėm, forcat serbe sulmuan me armė tė rėnda artilerike fshatrat Kėrrnicė, Jashanicė e Epėrme dhe Ozdrim. Po sot, tre pjesėtarė tė UĒK-sė me njė veturė tė tipit "Askona", erdhėn nga Shtabi i Jabllanicės dhe me disa tė shtėna me automatik nga pjesa verilindore e fshatit Bokshiq, provokuan serbėt e fshatit Dugajevė dhe Drenoc.
  
Pas kėtij provokimi ushtarėt e UĒK-sė me njė shpejtėsi tė madhe u larguan me veturėn e tyre pėr nė Jabllanicė tė Gjakovės. Ky provokim nga ana e UĒK-sė pati pėr pasojė largimin e atyre pak familjeve tė kthyera nė kėtė fshat, ngase serbėt e fshatrave Dugajevė e Drenoc, kėtij provokimi iu pėrgjigjėn me 26 predha te minahedhėsve mbi fshatin Bokshiq. Ato pak familje shqiptare tė kthyera dy ditė mė paė nė kėtė fshat, tė kapluara nga frika e vdekjes nga granatat serbe qė binin pa pushuar, vraponin drejt malit, nė drejtim tė Gllogjanit.
 
Tek largoheshin pėr nė mal e qė nuk dinin ku do tė shkonin me tej, dėgjoheshin tė mallkonin dhe tė thoshin ēdo gjė tė keqe pėr ushtarėt qė provokuan. "Na morėn ne qafė tė pafytyrėt", "Vetėm po i ngucin e po ikin", "Nuk po ua mban bytha me qėndru", "Kollaj e kanė me luajtė me familje, kinse jemi diēka", "O, e dimė ne kushjanė ata bre, mo zo ma keq pėr ne", e fjalė tė tjera tė shumta dėgjohej tė fliteshin nga tė ikurit. Ka kohė qė ky fshat po bėhet poligon i predhave serbe si pasojė e provokimeve tė pandėrgjegjshme tė disa ushtarėve dhe ushtarakėve te UĒK-sė, te cilėt janė te njohur pėr banorėt e kėtij fshati. Tė tilla fjalė mallkuese e fyese nga popullata qė iknin, kam dėgjuar shpesh para e pas kėsaj here, edhe nėpėr mese tė tjera, si nė Kėpuz, tė ikurit nga Qeskova, Ujmiri, etj.
 
Mirėpo, tek familjet e ushtarėve tė tillė dėgjohej tė flitej ndryshe. Ata dėgjoheshin tė thoshin pėr ndonjėrin nga bijt e vet:" Le te thotė kush ēka tė dojė, se pėr shkollė vėrtet nuk i ka shkua, por pėr pushkė bashė mirė po i shkon", „Ēka don tė thotė me shkollė kur nuk guxon me kapė pushkėn kundėr armikut tė popullit dhe tė vendit tend", "Po presin kur tė ēlirohet Kosova e me ardhė me ua marrė karrikat", etj.
 
Nga ky fshat bashkė me popullatėn u largova edhe unė. Pasi raportova nga njė telefon celular nė Nepole, vendosa tė shkoj pėr vizitė nė kishėn katolike shqiptare "Shėn Ndou" ne Gllogjan.
 
Nė oborrin e kėsaj kishe takova Don Kelmendin dhe dy Motra tė Nderit, Zojė Krasniqin dhe njė tjetėr emrin e tė cilės nuk arrita ta mėsoj. Ishin duke qarė. "Bėtė mirė qė erdhėt zotni gazetar", m'u drejtua Don Kelmendi dhe vazhdoi: "Na ka ardhur Pjetėr Ukaj-Ujku, e na ėshtė kėrcėnuar se do ta ēojmė bujtinėn e motrave nė ajėr bashkė me ambulancėn sanitare e cila gjendet nėn te. Ndėrsa, mua m'u kanė kėrcėnuar me ekzekutim. Mė kane akuzuar se gjoja mė paskan zėnė nė radiolidhje duke i dhėnė informacione policise serbe", me tha famullitari i kėsaj kishe shqiptare, derisa loti i shkonte rreke, jo nga frika e vdekjes, por nga etiketimi i pabazė.
 
   
Do theksuar se atdhedashuria e kėtij famullitari ėshtė dėshmuar gjithmonė. Pikėrisht pėr kėtė edhe ka gėzuar autoritet tė madh nė popullin shqiptar pa dallim feje. E tėrė popullata shqiptare e besimit mysliman tė fshatrave tė Lugut tė Baranit dhe me gjerė e duan dhe e respektojnė mė shumė se kėdo tjetėr Don Kelmendin dhe Motrat e Nderit tė kėsaj kishe shqiptare.
 
Pakėnaqėsinė e tyre ndaj sjelljeve tė tilla jo tė mira e shprehnin edhe banorėt e Jabllanicės. Ata thoshin: "Na ėshtė bėrė i huaj katundi. Po hyn e po del kush po don dhe kur po don. Kanė nisė edhe po flasin nė emėr tė Jabllanicės.
 
Na e morėn fytyrėn para katundeve tė tjera. Merreni me mend: i kanė ngucur edhe Don Kelmendin me Motra qė na janė gjetur nė kohėt mė tė vėshtira sa herė kemi pasur nevojė. Nuk na ka mbetė fytyrė me i dalė pėrpara Don Kelmendit, veē pasha t'Madhin Zot, kush nuk po na vetė neve", thoshin disa jabllanicas.
 
Do theksuar se atdhedashuria e kėtij famullitari ėshtė dėshmuar gjithmonė. Pikėrisht pėr kėtė edhe ka gėzuar autoritet tė madh nė popullin shqiptar pa dallim feje. E tėrė popullata shqiptare e besimit mysliman tė fshatrave tė Lugut tė Baranit dhe me gjerė e duan dhe e respektojnė mė shumė se kėdo tjetėr Don Kelmendin dhe Motrat e Nderit tė kėsaj kishe shqiptare.
 
Pakėnaqėsinė e tyre ndaj sjelljeve tė tilla jo tė mira e shprehnin edhe banorėt e Jabllanicės. Ata thoshin: "Na ėshtė bėrė i huaj katundi. Po hyn e po del kush po don dhe kur po don. Kanė nisė edhe po flasin nė emėr tė Jabllanicės. Na e morėn fytyrėn para katundeve tė tjera. Merreni me mend: i kanė ngucur edhe Don Kelmendin me Motra qė na janė gjetur nė kohėt mė tė vėshtira sa herė kemi pasur nevojė. Nuk na ka mbetė fytyrė me i dalė pėrpara Don Kelmendit, veē pasha t'Madhin Zot, kush nuk po na vetė neve", thoshin disa jabllanicas.
 
Pjetėr Ukaj ishte urdhėruar nga eprorėt e tij tė besimit mysliman tė shkonte nė kishė, vetėm pse ky ishte i besimit katolik dhe tė mos krijohej njė pėrēarje ndėrkonfesionale, pėr te kėrkuar njė shtrat tė ambulances sė kishės, e cila ishte vėnė ne shėrbim tė popullatės shqiptare, ku numri i pacientėve ishte shumė i madh, pėr tė cilėt nuk kishte shtretėr tė mjaftueshėm. Nė ndihmė popullatės u kishte dalė edhe Dr. Agimi qė ishte po nga ky fshat bashkė me Motrat e Nderit, te cilat rrezikonin jetėn e tyre duke shkuar pėr barėra nė Pejė pėrmes punkteve policore serbe.
 
Pikėrisht sulmi kėrcėnues ndaj famullitarit tė kėsaj kishe dhe Motrave tė Nderit, bėri qė tek pjesa mė e madhe e popullatės sė kėtushme shqiptare tė tė dy besimeve tė krijohej bindja se kėta njerėz, udhėheqės tė UĒK-sė, nuk ia mendojnė tė mirėn popullit dhe se, asgjė nuk bėjnė pėr tė mirėn e popullit, por pėr qėllimet e tyre tė ngushta. Duke e parė rrezikun pėr njė tė keqe, banorėt e fshatrave Nepole dhe Gllogjan, tubohen nė njė odė nė Gllogjan, ku ishte i pranishėm edhe "Ujku", i cili e ndiente veten krenar pėr atė qė kishte bėrė nė kishė.
 
"Unė jam shok i ngushtė i Zani Qaushit. Ne e kemi rrėzuar Sali Berishėn dhe e kemi nxjerrė nga burgu Fatos Nanon, e ne do ta rrėzojmė edhe Ibrahim Rugovėn, kurse pėrkrahėsit e tij do t'i vrasim! ", tha mes tjerash para te pranishmėve Pjetėr Ukaj.
 
Kėtė gjė e kishte thėnė me qėllim tė mbjelljes sė frikės tek tė pranishmit, ngase tė gjithė ishin pėrkrahės tė Rugovės dhe tė vijės institucionale tė dalė nga vota e popullit shqiptar. Nė fund, popullata u pajtua qė t'u jepet shtrati dhe ky rrebel tė hiqet qafe, me bindjen se sė shpejti do te ndryshojė diēka pėr mirė nė ushtri. Me bindje se ky dhe tė ngjajshėm si ky do tė largoheshin nga skena ushtarake dhe, nėse do tė jetė nėvoja, edhe do tė izoloheshin. Por, kurrė nuk ndodhi ajo qė populli e dėshiroi.

Pėrgatiti: Sefedin KRASNIQI


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.

l>