|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Edhe njė dorėheqje e Adem Demaēit

 
 

Kur fėmijėt nėpėrkėmbin tė zotin e shtėpisė!

 
 

 
Tri arsyet e dorėheqjes sė Adem Demaēit nga detyra e kryetarit tė Bordit tė RTK-sė mund tė jenė: Humori qė bėhet mė tė edhe publikisht nė ekranin e TV-sė tė cilėn ai (gjoja) e ka udhėhequr, vėnia nė krye tė lajmeve tė sė dielės, raportin nga Akademia pėrkujtimore pėr Tahir Zemajn dhe fjalėn e presidentit tė Kosovės, dr. Ibrahim Rugovės, kurse kėto iu bėnė si „kapuē“ debaklit qė pėsoi, ai sė bashku me Milazim Krasniqin e Astrit Salihun, nė tribunėn me publikun nė Prizren, kur e kuptuan se kush janė dhe ku e kanė vendin.
 
Shkruan: Myftar DRAGIDELLA
 
 
Dorėheqja e Adem Demaēit nga detyra e kryetarit tė Bordit tė RTK-sė, nga njohėsit e mirė tė lėmisė sė informimit dhe nga njohėsit e mirė tė veprimtarisė sė Demaēit, nuk mirret si e ēuditshme. Ai shumė herė nė jetėn e tij, me sukses, ka luajtur njė varg rolesh, kur tė tjerėt ia kanė bėrė skenarin. Ai, ato role i ka aktruar herė-herė edhe pa vetėdije dhe kur ato struktura qė e kanė shfrytėzuar aq sa mė nuk ka mbetur gjė prej atij „limoni“ ia kanė futur njė shqelm. Adem Demaēi i „dopinguar“ nga idetė e mbrapshta tė atyre strukturave ka vepruar sikur tė kishte vetėdije tė plotė dhe ėshtė pozicionuar vazhdimisht nė pozita tė gabueshme dhe kundėr vet popullit tė tij i cili, jo shumė larg, edhe ka qarė pėr fatin e tij.
 
Kėshtu ishte edhe gjatė njė periudhe tė luftės duke u vėnė nė rolin e pėrfaqėsuesit politik tė UĒK-sė. Kur hetoi se askush nuk e pyet gjė ai u tėrhoq. Por edhe pėr aq kohė sa ai luajti kėtė rol u angazhua qė sa mė dėnjėsishtė tė prezantojė atė Shtab, i cili tashmė e kuptojmė se pėrfaqėsues politik kishte Hashim Thaēin. Kjo kuptohet nė tė gjitha paraqitjet qė bėhen tashti pėr luftėn ku pėrfaqėsues politik i UĒK-sė prezantohet Hashim Thaēi e asnjėherė Adem Demaēi.
 
Sikur Adem Demaēi tė kuptonte se tė tjerėt po luajnė mė tė, ai nuk do tė binte ndesh me ideologun e pavarėsisė sė shtetit tė Kosovės, dr. Ibrahim Rugovėn. I inspiruar nga njerėzit tė cilėt vazhdimisht kanė menduar tė manipulojnė me Adem Demaēin, ai mori drejtimin qė njė ditė do ta fundoste dhe do ta fuste nė njė harresė, pėrkundėr atyre viteve tė sakrificės qė i bėri pėr popullin e tij. Dhe pikėrisht duke iu falėnderuar atyre njerėzve manipulatorė, ai filloi tė ēmojė mu atė popull i cili atij ia solli tė gjitha ato tė liga. Demaēi nuk u ndalė vetėm tė bėjė „vėllazėri“ mė atė popull, porse dėshirė tė madhe kishte qė njė ditė, Rada Trajkoviēin ta kishte kryetare tė shtetit tė tij!
 
Si kulm i tė gjitha kėtyre manipulimeve me tė, po ai grup njerėzish, e sollėn dhe e vunė Adem Demaēin nė krye tė Bordit tė RTK-sė, qė tashti po synon tė jetė Televizion publik. A ka menduar ndonjėherė, Demaēi, se si mund tė jetė RTK-ja televizion publik kur nuk ka pėrfilluar vullnetin dhe dėshirėn e rreth 55 pėr qind tė votuesve shqiptarė tė cilėt nė zgjedhjet e fundit i dhanė votėn partisė mė tė madhe nė Kosovė – LDK-sė (pėrqindja ėshtė llogaritur duke hequr minoritet - v.j.). Njė njėri i shėndoshė nė kokė, duke ditur kėtė rezultat, duke e ditur kėtė disponim tė popullit tė Kosovės nuk do t“i vėhej atij kundėr, porse kėshtu veproi Baca Adem me Agim Zatriqin nė krye, Milazim Krasniqin dhe Astrit Salihun.
 
Se RTK-ja ėshtė ende larg tė bėhet njė televizion 100 % i Kosovės dėshmoi edhe tribuna e parė publike, mbajtur nė Prizren, nė tė cilėn edhe ai grup i vogėl qytetarėsh e intelektualėsh qė morėn pjesė, i treguan Demaēit, Krasniqit e Salihut se nuk janė ata qė mendojnė sikurse ata. U thanė se duhet tė ndryshohet shumė nė RTK, nėse dėshirohet tė bėhet televizion publik dhe 100 % i Kosovės. Pjesėmarrėsve tė asaj tribune nuk u erdhi fare keq t“u thonė udhėheqėsve tė RTK-sė se janė nė njė gjumė tė rėndė.  Siē duket nga ajo tribunė Adem Demaēi u pendua pėr rolin qė po e luan, dhe vetėm priste ēastin kur tė jepte njė dorėheqje sikurse atė tė vitit 1999.
 
Mendojmė se RTK-ja, edhepse e kishte kryetar tė Bordit, nuk e ka respektuar asnjėherė. Vazhdimisht atė e ka shfrytėzuar si njė objekt, shpesh edhe tallės, sa herė qė iu dha kjo mundėsi. Kėshtu e pamė Adem Demaēin, kėto ditė pas Vitit tė Ri, gjoja nė disa pika tė humorit. Njė shtėpi aq serioze informative asnjėherė nuk do tė lejonte vetėn qė prijėsin e parė tė saj, ta vėjė nė ato pozita siē u pa Adem Demaēi, dy ditė mė parė nė njė tubim me kėpucė tė zbathura, siē shihet edhe nė foton tonė. Ai edhe herė tė tjera ishte objekt i talljeve tė tilla, kurse nė emisonin tjetėr tė humorit, qė shpesh nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me homorin,  iu tha publikisht se ai duhet tė mendojė si shqiptar.
 
Kėshtu tri arsyet e dorėheqjes sė Adem Demaēit nga detyra e kryetarit tė Bordit tė RTK-sė mund tė jenė: Humori qė bėhet mė tė edhe publikisht nė ekranin e TV-sė tė cilėn ai (gjoja) e ka udhėhequr. Vėnia nė krye tė lajmeve, tė sė dielės, tė raportit nga Akademia pėrkujtimore pėr Tahir Zemajn dhe fjalėn e presidentit tė Kosovės, dr. Ibrahim Rugovės, ngase nė tribunėn e Prizrenit nė njė pyetje, se pėrse presidenti Rugova nuk ėshtė aq i pranishėm nė ekranin e RTK-sė si president i shtetit, ai ishte pėrgjigjur se kjo do tė bėhet kur ai do tė bėjė diēka tė menēur.
 
Mendohet se ai nuk ėshtė pajtuar as kėsaj radhe qė presidentit tė Kosovės t“i jepet kaq hapėsirė, qė ishte pėrsėri shumė mė e vogėl se sa nė lajmet e 28 dhjetorit kur kryelajm i ditės, me disa minuta u dha raporti pėr zgjedhjet nė Serbi, i ilustruar me foto tė llahtarshme tė kryeēetnikut Sheshel. Kėto, siē duket mospajtime tė tij, iu bėnė si „kapuē“ debaklit qė pėsoi, ai sė bashku me Milazim Krasniqin e Astrit Salihun, nė tribunėn me publikun nė Prizren, kur e kuptuan se kush janė dhe ku e kanė vendin. Dorėheqja e tij ishte me vend, porse nė tė mirė tė vet RTK-sė, duhet ta pasojnė edhe tė tjerat.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.