|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

POETI HAXHOSAJ - PĖRKTHEHET NĖ RUMANISHT

 
 

 
16 janar 2004 / TN
 
Dr. Luan TOPĒIU 
 
Poeti kosovar Halil Haxhosaj po pėrkthehet pėr herė tė parė nė gjuhėn rumune. Bashkė me poezinė e tij, lexuesi rumun do tė krijojė dhe njė pėrshtypje mė tė qartė tė poezisė shqiptare tė Kosovės. Sepse kjo poezi, mbart nė vetvete elementė tipologjikė tė gjithė poezisė shqiptare, posaēėrisht tė asaj qė ėshtė shkruar nė Kosovė, dhe padyshim tipare tė poezisė moderne europiane.
 
Ajo qė tė bie nė sy menjėherė, kur ke kontaktin e parė me tė, mund tė konstatosh lirisht, se kemi tė bėjmė me njė poezi tė kondensuar. Poeti na ofron njė lėndė gjuhėsore tė ngjeshur, me sa mė shumė ide, me sa mė shumė sugjerime lirike, nė sa mė pak shenja gjuhėsore.
 
Ky proēes ėshtė i mundshėm nė ēdo gjuhė natyrale, aq mė tepėr kur fjala ėshtė pėr gjuhėn shqipe, njė nga gjuhėt mė tė vjetra tė kontinentit, me shumė mundėsi ekspresiviteti dhe tejet e pasur me mjete leksikore dhe sintaksore. Poezia e Haxhosajt tė kujton mė sė shumti tablo nga piktura minimaliste, ku thelbi i pasqyrimit tė botės reduktohet nė sa mė pak objekte, nė sa mė pak ngjyra, nė sa mė pak mjete artistike, pėr tė mbėrritur sa mė shpejt tek thelbi i gjėrave - nė kuintesencėn e tyre.
 
Hoxhosaj dėshmon se ėshtė njė poet i thellė dhe i rafinuar, me aftėsi vėzhguese dhe pėrzgjedhėse, njė artist qė di tė ndalet nė momentin e pėrshtatshėm, tė marrė nė konsideratė detajet mė domethėnėse pėr poezinė e tij. Pėrzgjedhja me sqimė i detajeve dhe kapja e momenteve tė pėrshtatshme poetike  kryet, sepse poeti mbetet i interesuar pėr mesazhin lirik, dhe mesazhet e tij nuk tejkalojnė kurrė kufijtė e poezisė, teksti dhe ligjėrimi poetik mbeten esencialisht lirikė.
 
Poeti mendon me figurė, ai artikulon mendimet e tij pėrmes fjalės tė ngarkuar me imazh, pėrmes asosacinesh, pėrsiatjet mbi botėn, mbi realitetin historik, mbi dashurinė, miqėsinė, tradhėtinė, mbi njeriun nė pėrgjithėsi nė kėtė vėllim poetik-autori pėrpiqet tė japė disa pėrgjigje me nota tejet vetanake.
 
Poezia e Haxhosajt ėshtė njė poezi e pėrpunuar gjuhėsisht, poezi qė tė fton pėr tė zbuluar mesazhe tė fshehura nėr vargje, nė nėntekst, nė kuptimin vertikal tė tekstit, ai na ofron vetėm njė pjesė tė botės sė tij, pjesėn tjetėr na i le ne si lėēitės ta zbulojmė, ta ndėrtojmė, ta krijojmė. Kjo lloj poezie implikon dhe njė shkallė tė lartė pjesėmarrjeje dhe bashkėpunimi tė lexuesit me tekstin poetik.
 
Akti i pėrjetimit tė kėsaj poezie pėrfundon me marrėdhėniet me receptorin, sepse nga vetė natyra e tij, teksti poetik ėshtė njė objekt polisemik, hipostazė qė presupozon njė hapje tė pafundme nė marrėdhėnie me receptorin (si funksion transgjuhėsor dhe transenunciativ). Poeti kupton, si rrallė poet tjetėr, sensin e masės.
 
Atė qė do tė thoshte dikur Michelangelo, se skulptura ėshtė art i tė hequrit dhe jo i tė shtuarit. Ashtu dhe Haxhosaj, heq gjithēka tė tepėrt, poezia mbetet me atė qė konsiderohet prej tij si tejet e domosdoshme, pa teprica, pa proliksitet, shpjegime tė panevojshme, fjalė, shenja qė do ta ngarkonin pa nevojė poezinė.
 
Kryesisht, poezia e tij ėshtė e shkurtėr. Mė shumė duket si rezultat i njė reduktimi gjuhėsor i mė shumė ideve, imazheve, asosacioneve, meditimeve, se sa njė poezi e konceptuar si e tillė. Kėshtusoj mund tė themi se poezia fiton pėrmes kondensimit thellėsi, hermetizėm poetik, magji, ekspresivitet, etj.
 
Nė lėndėn poetike qė mbetet pas kaq e kaq operacionesh heqjeje dhe reduktimi, poeti ka kujdes pėr kombinacionet e mundshme tė fjalėve, ideve, imazheve, pėr kombinimet gjuhėsore pėr tė krijuar njė poezi qė gjeneron ide e mendime poetike.
 
Poeti filozofon pėrmes fjalės dhe pėrmes ligjėrimit lirik. Haxhosaj ka zgjedhur mjetet adekuate pėr tė filozofuar, pėr tė medituar, poezia mbetet thelbėsisht e mbėshtetur mbi mjetet specifike tė artit.
 
Sa herė kam dashur tė shėtis kotėsive
Tė gjitha rrugėt janė lidhur nyjė
 
Sa herė kam dashur tė rri i vetmuar
Mendimeve u ka ardhur era myk
 
Sa herė kam dashur tė ēlodhem
Koha ėshtė vonuar pėr tė ardhur
 
Sa herė kam bredhur pakuptimėsive
Tym m’i ka dalė kokės
(Rrugėt janė lidhur nyje)
 
   
Teksti poetik i mėsipėrm na sjell qėndrime ekzistenciale mbi vetminė, pėrsjatje mbi ontologjinė e qenies, mbi kohėn dhe rrjedhjen e saj, mbi kuptimin e botės dhe mbi pakuptimėsitė e saj. Haxhosaj nė kėrkimin e rrugėve tė tij, nė pėrēapjet e heroit lirik pėr tė na dėshmuar pėrvoja ekzistenciale, na ofron rezultate dėshtimesh, trishtimesh, mosrealizimesh. Poeti ėshtė njė mendimtar lirik, ai filozofon nė mėnyrė tė figurshme, na jep sinteza tė njė vetėpėrcaktimi ekzistencialist, na pėrcjell, njėherazi, njė pėrvojė ekzistenciale qė merr forma pėrgjithėsuese. Poeti ėshtė transmetues i njė shorti vetanak, i njė dėshpėrimi personal, i njė zėri qė kėrkon tė pėrēojė tek tė tjerėt: njė mesazh lirik.
 
Halil Haxhosaj zotėron njė timbėr tė veēantė nė poezinė shqipe, njė timbėr tejet personal, tejet tė pėrpunuar dhe tejet tė pjekur, tė kalkuluar, tė matur, njėherazi tė ngrohtė dhe plot ngjyrė. I botuar dhe i njohur nė shtypin e specializuar, debuton nė vitin 1964, e dorėzon librin e parė pėr botim nė vitin 1979, fiton ēmim nė vitet 1980, vepra e parė poetike del nė vitin 1992, pėr tė arritur pėrgjatė kėtij viti, nė vėllimin e tij tė shtatė.
 
Poeti ruan koloraturėn lokale dhe kombėtare pėrmes artikulimit tė shenjave poetike autoktone si: Dukagjini, Shtjefėn Gjeēovi, Hasi e Gjakova, Drenica e Tetova, Tropoja, Tepelena, Kalabria, Manastiri, Janina e Ēamėria. Autori ka kryer studimet albanistike nė Prishtinė. Ėshtė kryetar i Degės sė Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės nė Gjakovė, profesor i gjuhės shqipe dhe autor i disa vėllimeve poetike, Damarė tė ringjallur, Nė kafaz me pantera, Kėngė tė ngrira, Zėra tė grisur, Hija e orėligės. Librit tė zotit Haxhosaj ia shtojnė vlerėn edhe qėndrime dhe regjistra shumė tė pasura me ndjenja, si njė poezi autorefleksive ku heroi lirik i drejtohet mėkatit, mallkimit, faljes, pendimit, mallit, mėshirės.
 
Ardhja e poetit nė gjuhėn rumune ėshtė njė ngjarje, njė ogur i mbarė, qė lajmėron ardhjen e poezisė kosovare tek lėēitėsit rumunė, nė kėtė vend ku kanė parė dritėn e botimit veprat e Naim Frashėrit, Asdrenit, Lasgush Poradecit...

Ky ėshtė libri i parė, i njė autori kosovar, qė doli pėr herė tė parė nė gjuhėn rumune: Halil Haxhosaj "Umbra viselor / Hija e ėndrrave", botim i Bashkėisė Kulturore tė Shqiptarėve t Rumanisė, nė pėrkthim te Baki Ymerit, me njė parathėnie tė shkėlqyer, tė dr. Luan Topēiut. 

 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.