|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
 E premte, 16 janar 2004

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Shefer i vlerėsoi tė mira raportet KFOR-UNMIK-institucionet e Kosovės

  • Ēarlls Brajshou kėrkon shkarkimin e Rexhep Hotit, kėshilltar i kryeministrit tė Kosovės

  • Varrimi i Sinan Musės do tė bėhet mė 24 janar nė fshatin Strellc tė Deēanit

  • Shefer nė Prishtinė, thekson pėrkushtimin e tij dhe tė NATO-s pėr Kosovėn

  • Sekretari i pėrgjithshėm i NAT0-s sot viziton Kosovėn

  • Dje nė fshatin Ēollopek tė Pejės ėshtė vrarė Enver Berisha

  • Kėrkohet nga Kėshilli i Sigurimit qė tė ngrejė njė komision qė do tė hetonte zhdukjen e 3000 shqiptarėve

  • Nė pjesėn veriore tė Mitrovicės ėshtė hapur njė zyrė e Beogradit pėr tė pajisur shqiptarėt me dokumente

  • Dėshtoi vizita e Holkerit nė Beograd

  • Liga Trokall: Zhelezniēar - Universiteti 86:103

  • Eurodeputeti belg, Olivie Dypyi, e konsideron Bashkimin Evropian bashkėpėrgjegjės pėr tragjedinė nė detin Jon

  • Opozita maqedonase vazhdon me obstruksione kundėr miratimit tė propozimligjit pėr themelimin e UT

  • Tre tė vdekur nga shpėrthimi i njė mine

  • Ėshtė vrarė rektori i Institutit pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare nė Sankt Peterburg

  • Sulmohet plani pėr zgjedhje

  • Bremer takohet sot me zyrtarė tė lartė tė administratės amerikane

  • Presidenti Bush nderoi ish udhėheqėsin e tė drejtave civile, Martin Luther King

  • Njė i vdekur dhe pesė tė lėnduar nga shpėrthimi i bombės nė Bagdad

 
  
Shefer i vlerėsoi tė mira raportet KFOR-UNMIK-institucionet e Kosovės
 
Prishtinė, 16 janar 2004 - Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s Jap de Hop Shefer takimin e sotėm tė parė nė Prishtinė e pati me komandantin e KFOR-it Holger Kamerhof.
 
Pas takimit, Shefer raportet KFOR-UNMIK-institucionet vetėqeverisėse tė Kosovės i vlerėsoi tė mira dhe, sipas tij, kjo ėshtė mėnyra e vetme pėr tė ecur pėrpara nė proceset politike nėpėr tė cilin po kalon Kosova.

Gjithashtu ai vlerėsoi se KFOR-i ka njė rol dhe pėrgjegjėsi tė madhe nė Kosovė.

Shefer tha se ka ardhur nė Kosovė nė ditėt e para tė mandatit tė tij pėr tė konfirmuar pėrkushtimin permanent tė NATO-s pėr Kosovėn. Secili kėtu ka pėrgjegjėsi tė mėdha dhe KFOR-i bashkė me UNMIK-un dhe institucionet e Kosovės do tė angazhohet nė luftėn kundėr krimit tė organizuar, tha ai.
 
Shefer ka shtuar se pėrgjegjės pėr gjendjen nė Kosovė nuk duhet tė jenė vetėm KFOR-i dhe UNMIK-u, por edhe udhėheqėsit e institucioneve tė Kosovės dhe se pėr kėtė ēėshtje ai tha se do tė bisedojė edhe me krerėt e institucioneve mė tė larta tė Kosovės.

Ndėrkaq, duke komentuar pohimet pėr reduktimin e trupave paqeruajtėse, Shefer theksoi se pavarėsisht nėse do tė ketė apo jo reduktim tė trupave, misioni i KFOR-it nuk do tė ndryshojė, sikurqė nuk do tė ketė ndryshime tė mėdha as nė strukturimin e tyre.
 
 
Ēarlls Brajshou kėrkon shkarkimin e Rexhep Hotit, kėshilltar i kryeministrit tė Kosovės
 
Prishtinė, 16 janar 2004 - Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi deklaroi dje pasdite se ka marrė njė letėr nga zėvendėsshefi i UNMIK-ut, Ēarlls Brajshou, nė tė cilėn i sugjeron shkarkimin e kėshilltarit tė tij Rexhep Hoti nga posti i koordinatorit pėr standardet.
 
"Brajshou mė ka dėrguar njė letėr me anė tė sė cilės kėrkon shkarkimin e Hotit nga detyra", ka thėnė kryeministri Rexhepi. Mirėpo ai tha se ende nuk ka vendosur nėse do ta shkarkojė apo jo kėshilltarin Hoti. Ky vendim pritet tė merret sot apo nesėr, ka thėnė kryeministri Rexhepi.
 
 
Varrimi i Sinan Musės do tė bėhet mė 24 janar nė fshatin Strellc tė Deēanit
 
Deēan, 15 janar - Mė nė fund, pas ca vite vuajtjesh, familjes Musa nga Strellci i Deēanit, po i kthehet kufoma e birit tė tyre tė vrarė Sinan Musa.
 
Pėr vrasjen e Sinanit janė akuzuar pjesėtarėt e tė ashtuquajturit "grupi i Dukagjinit", gjykimi i tė cilėve kohė mė parė pėrfundoi edhe nė Gjykatėn Supreme tė Kosovės dhe pritet tė marrė formėn e prerė.

Sipas familjarėve, varrimi i Sinan Musės do tė bėhet mė 24 janar nė fshatin e lindjes, nė Strellc tė Deēanit.

Kufoma nuk ėshtė dorėzuar deri mė tash, ngase nuk ishte bėrė identifikimi, edhe pse familja dyshon se vonesa ėshtė e qėllimshme.
 
 
Shefer nė Prishtinė, thekson pėrkushtimin e tij dhe tė NATO-s pėr Kosovėn
 
Prishtinė, 16 janar 2004 - Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s Jap de Hop Shefer mbėrriti sot paradite pėr njė vizitė njėditėshe nė Kosovė.

Shefer me tė mbėrritur nė aeroportin e Prishtinės deklaroi se me vizitėn e sotme synon tė dėshmojė pėrkushtimin e tij dhe tė NATO-s pėr forcat paqeruajtėse dhe pėr Kosovėn. Kreu i NAT0-s tha se kjo ėshtė arsyeja pse sot ka ardhur nė Kosovė vetėm 15 ditė pasi ka marrė drejtimin e Aleancės Veriatlantike.

Shefer me kėtė rast ceku edhe standardeet pėr Kosovėn, duke thėnė se pėrgjegjėsia pėr pėrbushjen e tyre, para sė gjithash bie mbi qytetarėt e Kosovės dhe liderėt e tyre.

Pėrndryshe, ēėshtja e standardeve pritet jetė temė bisedimesh qė Shefer do tė ketė me kreun e UNMIK-un Hari Holkerin, me Presidentin Ibrahim Rugova, me kryeministrin Bajram Rexhepi dhe me kryeparlamentarin Nexhat Daci.

Poashtu Shefer gjatė qėndrimit tė sotėm nė Kosovė do tė diskutojė edhe pėr ristrukturimin e forcave tė KFOR-it.
 
 
Sekretari i pėrgjithshėm i NAT0-s sot viziton Kosovėn
 
Prishtnė, 16 janar 2004 - Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s Jap de Hop Shefer sot arrin pėr njė vizitė nė Kosovė. Shefer do tė takohet me komandantin e KFOR-t gjeneralin Holger Kamerhof, me shefin e UNMIK-ut Hari Holkeri, Presidentin e Kosovės Ibrahim Rugova, kryeparlamentarin Nexhat Daci, kryeministrin Bajram Rexhepi, si dhe me koordinatorin pėr tė kthyerit Milorad Todoroviq.

Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s Jap de Hop Shefer nė Kosovė arrin pas njė vizite qė i bėri dje Bosnjės e Hercegovinės.
 
 
Dje nė fshatin Ēollopek tė Pejės ėshtė vrarė Enver Berisha
 
Pejė, 16 janar 2004 - Dje nė fshatin Ēollopek tė Pejės ėshtė vrarė Enver Berisha (42). Pas njė zėnke midis dy kushėrinjve, Blerim Gashi me njė tė shtėnė nga revolja ka qėlluar pėr vdekje Enverin. Enveri dhe Blerimi thuhet se kanė pasur mosmarrėveshje tė pazgjidhura ndėrfamiljare e pronėsore. Sipas policisė, dorasi ende nuk ėshtė arrestuar dhe ndodhet nė arrati.
 
 
Kėrkohet nga Kėshilli i Sigurimit qė tė ngrejė njė komision qė do tė hetonte zhdukjen e 3000 shqiptarėve
 
Prishtinė, 16 janar 2004 - Kėshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare pėr Pengjet e Zhdukur dhe Familjeve me Viktimat e Luftės, vlerėson se deri mė tash nuk ėshtė bėrė hulumtim i denjė nėpėr burgjet sekrete serbe dhe protokollet e nėnėshkruara deri mė tash kanė mbetur vetėm tė shkruara dhe tė parealizuara. Ata gjithashtu shprehen pakėnaqėsinė me angazhimin e kryeadministratorit Hari Holkeri pėrkitazi me kėtė ēėshtje.

Ky asociacion ka kėrkuar nga Holkeri qė tė kėrkojė nga Kėshilli i Sigurimit tė ngrejė njė komision pėrkatės, i cili do tė hetonte nė detaje faktet pėr zhdukjen e mbi 3.000 shqiptarėve gjatė luftės nė Kosovė.
 
Nė tė vėrtetė Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė tė kėrkojė nga Qeveria serbe kthimin e menjėhershėm dhe tė pakusht tė gjitha kufomave shqiptare tė zbuluara nė varrezat masive nė Serbi. Nėse kjo kėrkesė nuk realizohet familjarėt e personave tė zhdukur mė 19 janar do tė hyjnė nė grevė urie.
 
 
Nė pjesėn veriore tė Mitrovicės ėshtė hapur njė zyrė e Beogradit pėr tė pajisur shqiptarėt me dokumente
 
Mitrovicė, 16 janar 2004 - Nė pjesėn veriore tė Mitrovicės nga pjesa me shumicė serbe ėshtė zhvendosur zyra e Ministrisė sė Brendshme tė Serbisė nga ndėrtesa e "Trepēa-Komercit" nė Lagjen e boshnjakėve.
 
Zhvendojsja e kėsaj zyre ėshtė bėrė me qėllim tė pjisjeve tė shqiptarėve me dokumenta tė ish-Jugosllavisė. Zyrtarėt ndėrkombėtarė nė Mitrocicė thonė se nuk kanė njohuri, madje sipas tyre pėr njė gjė tė tillė pėr herė tė parė kanė dėgjuar nga gazetarėt.

Njoftohet se bashkė me kėto zyra ėshtė hapur edhe njė filialė e njė banke ku mund tė bėhen pagesat e kėrkesave pėr nxjerrjen e dokumenteve tė ndryshme. Vetėm pardje kanė aplikuar mbi 150 qytetarė, kryesisht shqiptarė, ndėrkaq gjatė ditės sė djeshme kanė aplikuar mbi 80 shqiptarė, nė mesin e tyre edhe disa njerėz publikė, njoftuan mediat nė gjuhėn shqipe.
 
 
Dėshtoi vizita e Holkerit nė Beograd
 
Beograd, 16 janar 2004 - Kryeamdinistratori i Kosovės Hari Holkeri gjatė qėndrimit tė tij tė djeshėm nė Beograd nuk ka marrė mbėshtetjen e drejtuesve tė Qeverisė serbe pėr pjesėmarrjen e serbėve tė Kosovės nė grupet punuese pėr zbatimin e standardeve.

Holkeri ėshtė takuar zėvendeskryeministrin serb Nebojsha Ēoviq. Ata biseduan pėr standardet dhe procedurėn e punės pėr hartimin e planit tė implementimit tė kėtyre standardeve.

Pas kėtij takimi, Ēoviq citohet tė ketė thėnė se Beogradi zyrtar nuk e ka pranuar dokumentin e standardeve pėr Kosovėn meqė ėshtė marrė nė konsiderim njė numėr i vogėl amendamentesh qė i kanė paraqitur pėrfaqėsuesit e koalicionit "Kthimi".
 
Aktivitetet, ka thėnė Ēoviq, janė fshehur gjashtė muaj nga Beogradi dhe se dokumenti i pėrbashkėt i RFJ-sė dhe UNMIK-ut i nėnshkruar nė nėntor tė vitit 2001 nuk ėshtė pėrfillur. Sipas tij nuk mund tė vazhdojė as procesi i kalimit tė kompetencave nga UNMIK-u te institucionet e Kosovės.

Ndėrkaq, nė njė komunikatė pėr shtyp tė lėshuar nga Zyra pėr Informim e UNMIK-ut thuhet se Holkeri gjatė takimit nė Beograd ka shprehur keqardhje qė serbėt e Kosovės nuk janė kyēur nė grupet punuese pėr implementimin e standardeve.
 
Mospjesėmarrja e serbėve nė grupet punuese dėmton interesat e serbėve tė Kosovės, citohet tė ketė thėnė Holkeri. Sa i pėrket dialogut, Holker ka deklaruar se rezultatet e dėshirueshme do tė arriheshin vetėm nėse takimet zhvillohen nė Prishtinė dhe nė Beograd.

Hari Holkeri ėshtė takuar edhe me pėrfaqėsuesit e BE-sė dhe Grupit tė Kontaktit para tė cilėve ka raportuar pėr zhvillimet mė tė fundit nė Kosovė. Sipas komunikatės sė UNMIK-ut Holkeri ka kėrkuar nga BE-ja dhe Grupi i Kontaktit mbėshtetje pėr procesin politik nė vend.
 
 
Liga Trokall: Zhelezniēar - Universiteti 86:103
 
Sarajevė, 16 janar 2004 - Nė palestrėn e Sporteve "Skenderia" nė Sarajevė, nė kuadėr tė Ligės Trokall - xhiroja e 15-tė, u zhvillua takimi Zhelezniēari - Universiteti.

Pas njė loje tė shkėlqyeshme fitore shėnuan basketbollistet e Universitetit (Prishtinė) dhe me rezultat bindės 103:86. Me kėtė fitore gjasat e Universitetit qė tė luajė nė garat pėrfundimtare - play-off-in e ligės Trokall janė tė mėdha.

Nė xhiron e ardhshme Universiteti takohet Lek Jezhicėn.

Kjo ndeshje zhvillohet tė shtunėn mė 17 janar, nė pallatin e sporteve Minatori nė Mitrovicė.
 
 
Eurodeputeti belg, Olivie Dypyi, e konsideron Bashkimin Evropian bashkėpėrgjegjės pėr tragjedinė nė detin Jon
 
Bruksel, 16 janar 2004 - Partia Radikale evropiane tha se 21 viktimat shqiptare nė detin Adriatik janė pasojė e politikave restriktive evropiane tė vizave. Deputeti belg i kėsaj partie nė Parlamentin Evropian Olivie Dypyi tha se rrėnjet e tragjedisė dje gjithė tragjedive tė tjera qė e kanė pėrcjellė dukurinė e emigrimit ilegal nga Shqipėria vitet e fundit janė politika kufizuese e vendeve anėtare tė BE-sė pėr shtetasit shqiptarė. Ai e konsideron edhe Bashkimin Evropian bashkėpėrgjegjės pėr tragjedinė qė ngjau pak ditė mė parė nė detin Jon.
 
Me anė tė njė letre tė hapur deputetit Dypii ai i bėnė thirrje Komisionit Evropian qė sė bashku me institucionet e tjera evropiane tė lehtėsojnė regjimin e vizave pėr shqiptarėt nė mėnyrė qė edhe ata tė udhėtojnė nė Evropė njėlloj si rumunėt, kroatėt dhe evropianolindorėt e tjerė.

"Bashkimi Evropian vazhdon tė mbajė me kokėfortėsi dyert e mbyllura pėr shqiptarėt, ndėrkohė qė i ka hapur ato pėr shumė nga qytetarėt e vendeve tė tjera ballkanike.
 
 
Opozita maqedonase vazhdon me obstruksione kundėr miratimit tė propozimligjit pėr themelimin e UT
 
Shkup, 16 janar 2004 - Projektpropozimi pėr themelimin e universitetit shtetėror nė Tetovė i ėshtė paraqitur dje sėrish pėr votim deputetėve tė Parlamentit maqedonas. Opozita maqedonase, deputetėt e VMRO-DPMN, janė pėrpjekur edhe me kėtė rast ta bojkotojnė kėtė seancė pėr shkak tė kufizimit tė kohės tė diskutimit pėr ēdo deputetė nė dhjetė minuta.

Deputetėt e opozitės bllokuan pėr pesė orė rresht podiumin e referuesve, duke penguar zhvillimin e seancės. Tentimet e kryeparlamentarit Lubēe Jordanovski pėr t'i larguar deputetėt e opozitės maqedonase ishin tė kota. Nuk ndihmuan as konsultimet plotėsuese me koordinatorėt e grupeve parlamentare.
 
Opozita maqedonase nuk pranon vendimin e Kryesisė sė Parlamentit qė diskutimet e deputetėve tė kufizohen nė dhjetė minuta sa i pėrket debatit pėr propozimligjin e themelimit tė Universitetit tė Tetovės. Atmosfera e krijuar nė Parlament u kritikua ashpėr nga ministria i arsimit Aziz Pollozhani, nga rektori si dhe nga studentėt e Universitetit tė Tetovės.

Ministri Pollozhani tha me kėtė rast se themelimi i kėtij universiteti nuk ėshtė nė interes vetėm tė shqiptarėve, por edhe tė mbarė qytetarėve tė Maqedonisė.
 
 
Tre tė vdekur nga shpėrthimi i njė mine
 
Bagdad, 16 janar 2004 - Nga shpėrthimi i njė mine tokėsore nė njė autobus me studentė janė vrarė tre vetė. Shpėrthimi ndodhi afėr qytetit Tikrit nė veri tė Irakut, vendlindje e Sadam Huseinit, njofton Frans Press.
 
 
Ėshtė vrarė rektori i Institutit pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare nė Sankt Peterburg
 
Sankt Peterburg, 16 janar 2004 - Ėshtė vrarė rektori i Institutit pėr Marrėdhėnie Ekonomike Ndėrkombėtare nė Sankt Peterburg, Igor Skopilatov, gjatė natės sė mbrėmshme. Sipas policisė ruse, me siguri bėhet fjalė pėr njė atentat tė prorositur.

Skopilatov ėshtė vrarė me armė zjarri para ndėrtesės sė tij nė veri tė qytetit, thotė policia, duke mos dhėnė detaje tė tjera.

Vitin e kaluar nė Sankt Peterbugr janė kryer 29 vrasje tė porositura.
 
 
Sulmohet plani pėr zgjedhje
 
Bagdad, 16 janar 2004 - Kleriku i dytė nė hierarkinė e klerikėve shiitė nė Irak, Hojat Al-Islam Ali Abdulhakim Alsafi, i ka dėrguar njė letėr presidentit Bush dhe kryeministrit Toni Bler.

Ai ka vėnė nė dyshim sinqeritetin e tyre pėr t'u transferuar pushtetin irakjanėve. Nė letrėn e tij, Alsafi shkruan se plani aktual pėr t'i dorėzuar pushtetin njė administrate tė pėrkohshme irakiane deri nė fund tė qershorit, ka tė bėjė mė shumė me zgjedhjet presidenciale amerikane sesa me interesat irakjane.
 
 
Bremer takohet sot me zyrtarė tė lartė tė administratės amerikane
 
Bagdad, 16 janar 2004 - Administratari i lartė amerikan nė Irak, Pol Bremer, zhvillon sot bisedime nė Shtėpinė e Bardhė lidhur me planet e administratės pėr t=ua kaluar irakianėve sovranitetin e vendit tė tyre.

Bremer do tė takohet me zyrtarė tė lartė tė Shtėpisė sė Bardhė, e ndoshta me presidentin Bush, para se tė niset pėr nė New York pėr bisedime nė Kombet e Bashkuara.

Veprimtaritė diplomative zhvillohen ndėrkohė qė shtohen tensionet nė Irak lidhur me planet e koalicionit tė udhėhequr nga Shtetet e Bashkuara pėr t=ia transferuar pushtetin njė qeverie tė pėrkohshme nė vend qė tė zhvillohen zgjedhje tė drejtė pėr drejta.
 
 
Presidenti Bush nderoi ish udhėheqėsin e tė drejtave civile, Martin Luther King
 
Atlanta, 16 janar 2004 - Udhėtimi i presidentit Bush nuk mbeti pa u shoqėruar me polemika. Nė Atlanta tė shtetit Georgia, presidenti u prit nga demonstruesit kur mbrriti nė vendin e varrit tė Martin Luther Kingut.

Policia e Atlantės llogariti se rreth 1 mijė protestues hidhnin sllogane, si pėr shembull: Bush shko nė shtėpi; dhe Paqe e jo luftė. Dy demonstrues u arrestuan.

Vizita e presidentit nė ditėn qė shėnoi datėlindjen e 75-tė tė udhėheqėsit tė tė drejtave civile, ishte e shkurtėr. I shoqėruar nga pjesėtarė tė familjes King, zoti Bush vendosi njė kurorė me lule tek varri, uli kokėn, por nuk bėri komente.
 
 
Njė i vdekur dhe pesė tė lėnduar nga shpėrthimi i bombės nė Bagdad
 
Bagdad, 16 janar 2004 - Nga shpėrthimi i njė bombe ėshtė vrarė njė djalosh 15-vjeēar, ndėrkaq pesė persona janė plagosur sot nė Bagdad, nė momentin kur ushtarėt amerikanė dhe policėt irakianė po tentonin ta ēmontojnė.

"Njerėzit rrinin pranė bombės, nuk deshėn tė largoheshin. Amerikanėt vunė diēka mbi bombėn pėr ta mbuluar dhe ndėrsa po largoheshin nga ajo, dikush e ka aktivuzar nga distanca", ka thėnė njė rreshter i policisė.

 


  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.