|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Kadare: Pėrse po vuan Franca

 
 

 
15 janar 2004 / TN

Ēerēiz LOLOĒI

Shkrimtari i njohur shqiptar, intervistohet sė bashku me 11 personalitete tė rėndėsishme botėrore, nga revista e famshme "Paris Match". Sipas Kadaresė Franca ka thjesht nevojė tė rivlerėsojė vendin e saj real nė botė. Ajo nuk mundet tė zhytet nė grindje tė kota rivaliteti, krenarie apo mendjemadhėsie tė pakuptimtė e as tė zėvendėsojė aleatėt e saj natyral me ata tė rastit "Thirrja e tė dymbėdhjetėve".
 
Nėn kėtė titull domethėnės, pak ditė mė parė, revista mė e shitur franceze, "Paris Match", i'u ėshtė drejtuar 12 personaliteteve tė rėndėsishme botėrore, e pėrbashkėta e tė cilėve, ėshtė njohja e Francės dhe njė raport special me tė. C'ka ndodhur dhe c'po ndodh me Francėn? A ėshtė duke shkuar kultura franceze drejt njė rėnie tė pakthyeshme dhe sa evidente ėshtė kjo?
 
Kush po ndikon nė kėtė rėnie dhe c'po ndodh realisht nė Francė? A mund ta shohin edhe francezėt vetė njė gjė tė tillė dhe a mund tė riparojnė ata c'tė mundin? Ndėr 12 tė intervistuarit renditet edhe emri i Ismail Kadaresė, shkrimtarit tė madh shqiptar, i cili nuk i ka kursyer kritikat pėr tė.
 
 
"Franceze, tatėpjeta nuk ėshtė njė fatalitet"
 
"Paris Match": Qė prej dy muajsh, duke filluar me "Franca qė po dobėsohet" nga Nicolas Bavarez deri tek "Lamtumirė francez qė po shuhet", fjala "rėnie" po lakohet shpesh nga francezė tė zymtė. Fatmirėsisht kemi tė huajt!
 
Ne u kemi bėrė thirrje dymbėdhjetė intelektualėve, nė ndihmė tė kėsaj France, e cila vetėquhet e sėmurė dhe diagnoza e tyre nuk ėshtė edhe kaq pesimiste, por ilacet e tyre nuk mund ta zhdukin sėmundjen. Kėshillat e kėtyre ekspertėve nė fushėn e frankofilisė na japin zemėr nė punėn tonė. Ata po i pėrgjigjen pyetjes: A ėshtė e sėmurė Franca?
 
Ismail Kadare: Nuk do tė pėrdorja fjalėn "sėmundje" pėr tė pėrshkruar gjendjen aktuale tė Francės, jo pėr mirėsjellje por sepse besoj se ėshtė pak e tepruar duke parė se cfarė po ndodh nė gjithė rruzullin tokėsor. Do tė flisja mė tepėr pėr njė humbje tė iluzioneve. Tė rrėzosh iluzionet dhe tė pakėsosh teprimet, ėshtė dicka e mirė pėr shėndetin e njė vendi : kjo i lejon tė rigjejė realizmin.
 
Franca ka nevojė thjesht pėr tė rivlerėsuar vendin e saj real nė botė: do tė ishte e mirė pėr shėndetin e saj fizik dhe shpirtėror. Ėshtė jonormale qė ajo tė harrojė kėtė pjesė tė Europės ku ajo ėshtė kaq e pranishme nga ku ajo po tėrhiqet cdo ditė e mė tepėr pa asnjė arsye objektive: ish-Europa e Lindjes dhe Gadishullin e madh tė Ballkanit. Pėr mėse dy shekuj, ky rajon ka qenė i lidhur me historinė kulturore, filozofinė dhe lėvizjet kulturore franceze.
 
Sot Franca ėshtė bėrė pesimiste dhe paragjykon se nė kėto vende mbretėron njė kulturė e ndryshme me tė sajėn. Ėshtė njė gabim nė vlerėsim. Nė kėto vende, kjo gjė ngjall moskuptim : kultura franceze ruan gjithnjė vendin e saj, por politika e jashtme e Francės nuk i ka dhėnė vlerėn e rėndėsinė e duhur kėtyre vendeve.
 
Mendohet se Polonia, Rumania, Bullgaria janė vende tė vogla! Janė europiane dhe kanė energji kolosale dhe Franca nuk duhet t`i konsiderojė si "nxėnės tė vegjėl". Nė Ballkan, shumė vende kanė pėrshtypjen se Franca i ka harruar. Ėshtė e pafalshme kundrejt kėtyre vendeve tė cilat janė farkėtuar nėn shembullin e iluministėve francezė.
 
Sot, Franca nuk mundet tė zhytet nė grindje tė kota rivaliteti, krenarie apo mendjemadhėsie tė pakuptimtė. As tė zėvendėsojė aleatėt e saj natyral me ata tė rastit. Mėria franceze ndaj SHBA, ky antiamerikanizėm, fatkeqėsisht i predikuar shpesh nga diplomacia franceze, pėrbėn njė gabim tė rėndė strategjik.
 
SHBA janė kėshtjella mė e rėndėsishme e Perėndimit, i cili nuk mund tė lejojė qė ky Perėndim tė ndahet pėr ēėshtje thelbėsore. Do tė ishte fatale. Kjo pjesė e botės, mė e ndricuara, fatkeqėsisht e dobėsuar, duhet, sot mė tepėr se kurrė, tė jetė e bashkuar nėse dėshėron t`i bėjė ballė fatkeqėsive tė sė ardhmes.

 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.