|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Ku t'a gjej shpresen?

 
 

 
15 janar 2004 / TN

Arber PASHTRIKU ( Londėr)

Shume i gjetur shkrimi i zotit Buxhuku per strategjine e boshatisjes se vendit nga shqiptaret. Tragjik ky fakt per te gjithe shqiptaret qe duket se jane te denuar ne perjetesi te perjetojne daren e se keqes qe duket se nuk ka te liruar. Ne fakt ne shoqerine e sotme shqiptare asgje nuk funksionon normalisht, nuk ka as rregulla dhe norma shteterore as morale as asgje.
 
Nje vend qe quhet demokratik dhe mungojne elementet me themelore te saj; Nje qeveri qe "qeveris" me 27 % te votave te shqiptareve. Nje qeveri qe praktikisht kujdeset vetem pasurimin e "kupoles". Nje parlament qe perbehet nga deputete qe kujdesen vetem per xhepat e tyre.
 
Nje sistem drejtesie qe funksionon vetem per ata qe s'kane as miq as para. E faktet jane te pafundme, jane perseritur e vazhdojne te perseriten e ne jemi imunizuar e po imunizohemi per dite me te tilla fakte tamam si i semuri ne shtratin e vdekjes qe e ka te qarte fundin e tij. Shqiperia nje shtet "i pavarur" ku ne fakt ka humbur pothuajse cdo lloj pavaresie( te mos flasim per ate ekonomike pasi ajo ka kohe qe na ka lene shendene) por nuk kemi as pavaresi politike.
 
Aq shpesh qeveritaret e perdorin retoriken e integrimit ne Evrope saqe tani nuk e besojne me as femijet e arsimit parashkollor. Tani se fundmi te ashtequajturit politikane e kane humbur kaq shume sensin e realitetit saqe kur takohen me zyrtaret e huaj nuk flasin me ne emer te shqiptareve por ne emer te "Ballkanit Perendimor". Se cfare nenkupton ky term une nuk arrij ta konceptoj!!!.
 
Shqiptareve ju jane mbyllur te gjitha dyert per ne Evrope(pervec detit te hapur). Per ata qe kane sy e veshe Evropa e ka braktisur Shqiperine duke e lene ne duar te disa burokrateve te tipit Doris Pack qe aq ju ben se kush e qeveris Shqiperine dhe shqiptaret. I vetmi shtet "Evropian" qe ka dore (te zeze) pothuaj ne cdo afere te jetes shqiptare eshte Greqia.
 
Fqinji yne jugor eshte vite drite larg te ndihmuarit Shqiperine. Po e shfrytezon (dhe zgjat) varferine tone ne maksimumin e mundshem. Gjysem milion shqiptare keqtrajtohen, shfrytezohen, zhvaten njelloj si skllever. Gjesti i pare qe duhet te bente Greqia ndaj Shqiptareve eshte hapja e kufijve per shqiptaret, as me pak as me shume po njelloj sic ka bere Gjermania me Polonine.
 
Polaket qe prej me shume se 10 vitesh levizin dhe punojne ne Gjermani pa asnje lloj pengese burokratike. E pra kjo eshte dashamiresi dhe fqinjesi e sinqerte. Cilit vendi te botes i kane ikur nga vendi me shume se 30 % e popullates (dhe kjo pjesa me inteligjente dhe aktive) ne nje periudhe kaq te shkurter?...
 
Ne cilin vend te botes nuk prodhohet por vetem konsumohet? Ne cilin vend te botes qeveria (jo qe nuk favorizon) por ka sfumuar plotesisht prodhimin vendas ne favor te atij te huaj. Cili vend i botes mbahet vetem me para emigrantesh? Ne cilin vend te botes kapitalet funksionojne per llogari te shteteve te huaja? Ne cilin vend te botes policia (jo qe nuk lufton krimin) por eshte pjese e tij? Sa do zgjasi kjo gjendje dhe nese do ndryshoje dikur si? Me jepni pak shprese se nuk kam ku t'a gjej me!


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.