|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

  Reagim

 
 

NIKĖ GJELOSHI ĖSHTĖ THEMELUES I PSHDK-sė DHE PO U MBESHTET NGA ANĖTARĖSIA ME VENDOSMERI DO T`A UDHĖHEQĖ PSHDK -nė

 
 

 
14 janar 2004 / TN
 
Mr.sc. Nikė GJELOSHI
 
Kuvendi i Kosovės do tė duhej te inicojė procedurėn per shkarkimin e anėtarit te atijė kuvendi nga radhet e PSHDK, mbase i njejti ishte anėtar i Kuvendit tė Prizrenit nė vitin 1945!
 
Nė komunikatėn e kryesisė se PSHDK, datė 19.12.2003, botuar nė Bota sot mė 21.12. 2003, faqe 4, njohtohen Degėt dhe Bashkėsitė e degevė se Kuvendi i PSHDK do tė mbahet nė muajin Prill 2004. Dhe, merret vesh se Partia shqiptare demokristiane do te ketė edhe njė herė zgjedhje! Ma nė fund, sado i vonuar tej ligjit, ay vendim ėshtė per tu pershendetur. Sepse, do te aktivizohen edhe ata pak anėtar tė partisė qe ta kryejnė njė obligim qe nė fakt, tash e 10 vjet, e kanė kryer vetem per njė nomenklaturė drejtuese tė paefektėshme e tė papergjegjshme tė asaj partie. Dhe, kjo do tė quhet demokraci, ashtu siq ndodhi vitin 2002 apo ne shum vite tė kaluara.
 
Vitin 2002 Kuvendi kishte zgjatur vetem 5 minuta, aq sa janė bashkuar delegatėt e kuvendit per tu lexuar propozimin per kryetarin e PSHDK-sė. Ky veprim kesisoji i kishte deshprue edhe ca musafirė te ardhur nergut per atė kuvend. Po, veprimet kėsisoji nė rrafshin tonė politik shqiptar tashme sikur janė berė modė, qe kuvendet tė behen sa per formė kurse kryesitė ti zgjedhė „i pari i partisė“ me ndonje listė ne gjep apo tė mos zgjedhen fare. Dhe, „moda“ e tipit te parė zgjedhor dhe ajo e tipit te dytė zgjedhor partiak, te bėra shum transparente, jane tė pa njohura nė asnje sistem zgjedhor demokratik nė Botė, pos nė periudhėn e sundimit tė Stalinit nė Rusi.
 
Sidoqoftė, kėsaj radhe nuk ėshtė tema ime qe tė merrem me kėto fenomene, mbase shum nga shpjegimet lidhur mė zhvillimet tona politike e jo politike, kombėtare e jokombėtare i kam berė publike edhe nė Librin tim tė fundit: Kosova 1999, as republikė e proklamuar as autonomi e imponuar. Aty kam berė publike dhe gjendjėn e Partisė Shqiptare Demokristiane, nga themelimi i saj, gja qe opnioni tashma ka njohuri.
 
Per ēfar shkruaj nė ketė reagim ka tė bejė me pjesėn nga ajo komunikatė nė emen tė kryesisė se PSHDK, datė 19.12.2003, sipas se cilės del qartė se atė far kryesie e paska kapluar friga, shum muaj para sė te mbahet Kuvendi i PSHDK-sė! E paska kapluar friga atė far kryesie, sepse, njeri nga themeluesit e PSHDK Nikė Gjeloshi ndoshta do tė kandidojė per kryetar tė saj dhe pastaj vaj halli!? Kah tė shkojnė ata, qe, nga pensioni tash 10 vjet, u vunė nė krye tė PSHDK -sė, pa qenė as anėtar tė saj? Kah tė shkojnė ndonjeri i asaj kryesie qe baza e vet moti e ka perjashtuar nga radhet? Kah tė shkojnė ndonje tjeter qe se ka anjė anėtar partie pas vete?
 
I kuptoj shqetėsimet e asaj far kryesie, dhe shqetėsimet e njeriut tė parė aktual tė saj, i cili vitin 1990, akuzonte themeluesit e PSHDK vetem se formonim njė parti te fortė, me kuadro, me program mė tė guximshem kombėtar, dhe hapnim rrugė miqėsie per qashtjėn tonė madhore nė terė perendimin.
 
Nikė Gjeloshi si njeri nga themeluesit e PSHDK dhe hartues i dokumenteve bazė tė sajė (vitin 1990 – 1991 themelues i shum degėve nė Kosovė dhe Diasporė) vazhdimisht ka qenė i preokupuar dhe nė tė njetėn kohė i shqetėsuar per gjendjėn e keqe nė PSHDK. Ka qenė i preokupuar dhe i angazhuar edhe atėherė kur synohej regjistrimi i PSHDK sipas ligjeve tė ish federatės Jugosllave me kusht qe te anullohej percaktimi programor  popull per shqiptarė tė Kosovės; tė hiqej nga programmi shtrirja organizative e asaj partie jasht Kosove dhe tė hiqej pėrcaktimi per sovranitet e bashkim kombėtar, dhe perkunder sakrificės se mundėshme ligjore apo tjeter qe mund ta pesonte nga regjimi okupues serb dhe ndihmaqarėt e atijė rezhimi nuk ka lejuar asnjė ndryshim Programor (themeluesve dhe anėtarsisė se gjerė atė kohė u kujtohen ato raste, e mbase edhe takimi i Korenicės, Gjakovė, 1990).
 
Nikė Gjeloshi ka qenė i preokupuar dhe angazhuar edhe atėherė kur ne atė parti kishin shperthyer konflikte mbase drejtuesit aktual kishin berė ndėrrime programore qe nenkuptonin heqjėn e idesė se bashkimit kombėtar nga Programi i PSHDK (1996). Nikė Gjeloshi ėshtė preokupuar edhe vitin 1999 (tetor) mbase nė saj tė obstruksioneve tė nje pjese tė kryesisė aktuale kishte ndodhe ndarja e asaj partie. Dhe nė saj te nderhyrjės sime per unifikim, edhe se fillimisht ishte bere dakordimi, qe bishtruar unifikimi nga te njejtit drejtues aktual. Nikė Gjeloshi ėshtė preokupuar edhe nė vitin 2001 dhe ka patur marrėveshje me shkrim, me te parin e instaluar tė asaj partie, per kooptim nė kryesi dhe drejtim te PSHDK deri ne kuvendin zgjedhor tė radhės, nder tjera edhe per shkak tė gjendjės se keqe e amorfe nė tė cilėn gjendej ajo parti, por i instaluari i moshės sė thyer nė krye tė asaj partie nuk zbaton atė marrėveshje!
 
Partia shqiptare demokristiane sa ishte Nikė Gjeloshi nder drejtuesit e saj kishte rreth 100 mijė anėtar dhe ishte subjekt vendimmarrės kombėtar. Sot, PSHDK ka rreth 20 fishin e anėtarėsisė mė pak, perkatėsisht aq sa nė vitin 1991 kishte anėtar partie njė komunė! Vitin 1992 PSHDK kishte 14 anėtar nė Kuvendin e Republikės se Kosovės, sot PSHDK ka 1 vend nė Kuvendin e Kosovės, dhe nė atė vend ka njeriun i cili nė vitin 1945 ishte anėtar i Kuvendit tė Prizrenit mbi baza tė vendimeve te tė cilit kuvend Kosova i qe bashkuar Serbisė. Andaj, Kuvendi i Kosovės do tė duhej tė inicojė procedurėn per shkarkimin e atije anėtari!
 
Me vjenė mirė qe ka iniciativa nė Prishtinė per zgjedhje tjera tė udhėheqjės se PSHDK mbase PSHDK–nė, sot ėshtė shendėrruar nė njė organizatė pa strukturė dhe pa ndikim politik nė rrafshin kombėtar. E perkrah atė iniciativė ashtu siq do te perkrah ēdo iniciativė tjeter eventuale demokratike, pavarėsisht nga shqetėsimet qe e paskan kapluar atė farė kryesie e cila mė urdheresa te tipit stalinist perpiqet tua ndaloj anėtarėsisė iniciativat per nderrime te cilat e forcojnė dhe e bejnė subjekt meritor atė parti.
 
Eshtė e drejtė notore e themeluesit tė partisė tė merr pjesė ne Kuvend dhe tė ndikojė me opinionet e tia, dhe nese do te kandidojė e ka perkrahje nga anėtarėsia, edhe tė merr drejtimin e partisė. Edhe vendimin eventual per tė mos qenė anėtar i PSHDK –sė, Nikė Gjeloshi, do ta merr vetė kur ai vlerėson, ashtu siq ka marrė vendim per tė themeluar PSHDK–nė, me gjithė pergjegjesitė, kompetencat e sakrificat e mundėshme, ne kohėn e themelimit tė saj. Nga kjo nenkuptohet se ne emen tė Nikė Gjeloshit nuk mund te flet as kush e as te konstatojė, aq mė pak ajo nomenklaturė e asaj kryesie tė PSHDK, pjesė e se cilės kur ėshtė themeluar ajo parti nuk qenė as anėtar tė sajė, por ishin ekzekutor tė ligjeve tė rezhimit okupues tė Serbisė dhe pensioner tė saj!
 
Ajo far kryesie e PSHDK-sė tashma ėshtė dashtė ti harrojė metodat staliniste ndaj konkurentėve duke u hudhė atyre insinuata e intriga deri tė destruktiviteti, dhe t`i len anash dredhitė e obstruksionet, sepse edhe anėtarėsia e mbetur e PSHDK-sė ėshtė bindur ne ato veprime asisoji te asaj kryesie qe i benė kunder vlerave intelektuale e kombėtare sa herė u rrezikohej pozicioni. Me dredhi e obstruksione te ngjashme, si ne kumtesėn e theksuar, ajo far kryesie e ka herrė tej mase atė parti e mbase edhe vetė do te mbetėt si peshku nė zall! I perkujtoj se pjesė e asajė kryesie ka pergjegjesi per nocione tė ngjashme tė perdorura ndaj te tjerėve para lufte, ashtu ēfar i perdorin nė kumtesėn e theksuar, dhe ka pergjegjėsi edhe per veprime tė caktuara notore nė periudhėn e luftės, gja qe heret o vonė, qoftė post mortum, do tu kerkohet llogari!
 
Si perfundim: Nikė Gjeloshi nuk preokupohet nga insinuatat e bera ne atė far kumtese tė asaj kryesie aktuale dhe po pat propozime e mbeshtetje tė bazės demokristiane per kryetar tė PSHDK-sė, nė mėnyrė tė vendosur do tė merr drejtimin e saj, vetėm qe: 1) Ti kthehet subjektiviteti PSHDK-sė mbi baza tė tė cilit subjektivitet qe themeluar si parti dhe ta ben ate subjekt meritor politik e kombėtar, duke ndertuar edhe strukturė tė qendrushme tė saj, dhe duke patur bashkėpunim e bashkėveprim per qeshtjėn tonė madhore me tė gjitha partitė shqiptare. Nen drejtimin eventual tė Nikė Gjeloshit, Partia shqiptare demokristiane do tė ketė vend per tė gjithė, si dhe per ata qe serisht do tė shprehnin deshirėn per tu angazhuar nė atė parti.

 

Perkunder obligimit ligjor, redaksia e gazetės „Bota sot“ nuk e ka botuar reagimin tim

Perkunder obligimit ligjor, redaksia e gazetės „Bota sot“ nuk e ka botuar reagimin tim ndaj njė komunikate tė kryesisė se PSHDK tė botuar nė po ketė gazetė, me 21. 12.2003, ku perfolet emri im. Ju lus tė keni mirėsinė qe per hirė tė informimit tė opinionit tė publikoni ketė reagim timin.

Pershendetje miqėsore,

Mr.sc. Nikė Gjeloshi

13 janar 2004


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.

>