|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Podujevė: Presidenti Rugova pritet qė nesėr ta pėrurojė Fabrikėn e shtyllave tė poliesterit “Poliarm”

 
 

 
Podujevė, 14 janar 2004 (TN) – Konsorciumi pėr Rindėrtimin e Kosovės-CRK nesėr pėruron zyrtarisht Fabrikėn pėr prodhimin e shtyllave tė poliesterit nė Podujevė, njoftoi sot drejtori i CRK-sė z. Rrahim Sejdiu. Sejdiu njoftoi se nė ceremoninė e pėrurimit janė ftuar institucionet qendrore e lokale tė Kosovės dhe ato ndėrkombėtare. Sipas zyrtarėve tė CRK-sė pėrurimin e fabrikės pritet ta bėjė Presidenti i Kosovės dr. Ibrahim Rugova.
 
Fabrika pėr Prodhimin e shtyllave tė poliesterit “Poliarm” stabilizon prodhimin qė nga viti 1986 nė kuadėr tė CRK-sė e cila ka marrė fabrikėn nė komercializim pėr 10 vjet, deri mė 2012. “Fabrika nė kompleksin e ish Fapolit ka punėsuar 131 punėtorė, 20 prej tė cilėve janė nė asistencė nga CRK-ja, ndėrkaq qė 100 persona janė nė marrėdhėnie pune”, njoftoi drejtori Rrahim Sjediu.
 
Sipas tij 19 punėtorė janė angazhuar nė Fabrikėn e shtyllave e cila aktualisht punon me njė linjė prodhimi, mirėpo deri nė fund tė kėtij vitit planifikohet tė nisė punėn edhe linja e dytė me ē’rast do tė punėsohen deri nė 70 punėtorė tė rinj. “CRK ka investuar pėrafėrsisht 500 mijė euro pėr fillimin e prodhimit tė shtyllave, kurse aftėsimi dhe riaktivizimi i saj ėshtė bėrė nga ish punėtorėt e kėsaj fabrike e cila ėshtė orientuar kryesishj nė tregun vendor, sidomos pėr nevojat e KEK-ut dhe tė PTK-sė”, tha z. Sejdiu.
 
Ai deklaroi se “Poliarm” do tė fillojė prodhimin me teknologji bashkėkohore dhe se fabrika pėr prodhimin e shtyllave me poliester tė armiruar ėshtė e vetmja nė rajon. Drejtori i CRK-sė Rrahim Sejdiu ėshtė optimist pėr fabrikėn e cila nisė nesėr prodhimin pas 15 vjet mospune. “Ndėrrimi i politikės fiskale nė Kosovė do tė mundėsonte ēmime konkurruese nė treg pėr shtyllat e prodhuara nė Podujevė, kualiteti i tė cilave garanton plasman jo vetėm nė tregun rajonal por edhe mė gjerė”, tha z. Sjediu.
 
Bashkimi i potencialeve afariste tė ndėrmarrjeve nė CRK ka pėr qėllim realizimin mė efikas tė rekonstruimit dhe tė zhvillimit tė ekonomisė sė Kosovės. CRK nė Podujevė ka investuar nė Terminalin doganor, ka riaktivizuar hotelin “Besiana” dhe tash sė fundi edhe Fabrikėn pėr prodhimin e shtyllave, mirėpo sipas drejtorit Sejdiu CRK ka programe tė reja pėr investime nė komunėn e Podujevės.
 
 

 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.