|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Nesėr, 14 shkurt 2004 nė Stokholm, nis gjykimi pėr vrasjen e ministres sė jashtme tė Suedisė

 
 

ANNA LINDH - NĖ MBROJTJE TĖ KOSOVĖS DHE VIKTIMĖ E KRIMIT SERB

 
 

 
   
13 janar 2004 / TN

Nexhat KITA

Mė 10 shtator 2003, dora e njė krimineli serb shuajti jetėn e ministres sė jashtme tė Suedisė, Ana Lind (Anna Lindh). Spekulimet rreth motivit tė vrasjes ishin disa. Njė javė pas,  Expressen, gazeta mė gjurmuese e kėtij krimi, doli me supozimin e bazuar tė SEPO - s (Policia Sekrete e Suedisė) pėr motivin politik tė vrasjes sė ministres .
 
Nė gazetė citohej deklarate e tė ndjerės nė fillim tė ndėrhyrjes ushtarake tė NATO-s kundėr Serbisė, ose kundėr Millosheviēit, qė ka njė pėrmbajtje pak si paradoksale: -  "Nuk jemi kundėr ndėrhyrjes ushtarake, mirėpo kjo ndėrhyrje nuk gėzon mbėshtetjen tonė. E kam tė kuptueshme qė pėr arsye politike mund tė ndėrmerret njė bombardim, kur mjetet e tjera nuk ndihmojnė. Millosheviēi i ka pritur prore me pėrbuzje tė gjitha pėrpjekjet pėr tė gjetur njė zgjidhje diplomatike. Bombardimet ishin tė pashmangshme".
 
Nė filim kur u mėsua pėr kombėsinė e dorasit, nė ndėrlidhje me kėtė krim, u rishfaqėn mendime tė ndara rreth angazhimit politik tė Suedisė nė Luftėn pėr Kosovėn. Mund tė dėgjoje pohime nga qarqe suedeze se "Suedia mbajti njė profil tė ulėt" qė do tė thotė se nuk u angazhua shumė. Ata qė e kanė ndjekur mė me vėmendje zotimin e diplomacisė suedeze sjellin shembuj pėr njė angazhim edhe emocional tė Ana Lindit, atėherė kur sulmet e recetuara ajrore ishin mė tepėr tė natyrės kėrcėnuese.
 
Zonja Lind do tė ketė thėnė pėrpara kamerave televizive se ndėrhyrja e kėmbėsorisė ėshtė mė se e nevojshme, sepse ne nuk mund ta marrim me mend se ēfarė tmerresh po pėrjeton popullata shqiptare e Kosovės nga forcat serbe.

Po kjo gazetė pohon se kryeministri suedez, Jeran Person dhe ministreja e jashtme i mbėshtetnin sulmet dhe kishin mirėkuptim tė madh pėr ndėrhyrjen e NATO-s. Angazhimi suedez ishte jashtėzakonisht i qartė dhe i fuqishėm nė mbledhjen e shefave dhe tė ministrave tė jashtėm tė shteteve tė BE, mė 24 mars 1999 nė Berlin. Mė18 shtator tė vitit qė shkoi, atėherė kur spekulohej pėr vrasėsin dhe aq mė shumė pėr motivet e vrasjes, pohonte kjo gazetė se jo rrallėherė Ana Lind i konsideronte bombardimet si njė ndėrhyrje krejtėsisht tė domosdoshme "pėr  tė ndalur gjenocidin qė po ushtrohej mbi popullatėn (shqiptare, N.K.) dhe pėr t“i mbrojtur ata nga krimet serbe".

Akoma pa u ditur gjė mė konkretisht pėr autorin e krimit, motivi kundėr ndėrhyrjes sė NATO-s, ose nė ndėrlidhje me kėtė - motivi antishqiptar, pėr policinė suedeze ishte boshti kryesor rreth tė cilit po rotulloheshin dyshimet  dhe gjurmimet pėr kėtė vrasje.

Qė mė 20 shtator 2003, dita kur u ndalua nga policia serbi 25 vjeēar Mijailo Mijailoviē, po nė kėtė gazetė filluan tė shfaqen dy teza pėr motivin e vrasjes. Teza mė pak e besueshme ishte ajo se vrasja ka mundur tė jetė vepėr casti,  pa ndonjė paramendim, ngase i ndaluari nga policia, identiteti i tė cilit mbahej sekret, na paskėsh qenė  njė person i sėmurė psikik, qė paska njė identitet tė ngatėrruar sepse veten e njeh dhe e di se ėshtė
personazhi - protagonist i filmit me tė cilin dorasi po "identifikohet" ėshtė Tom Cruise = (...). Teza mė serioze ishte ajo e policisė suedeze pėr motivin politik dhe nė vijė tė kėtij mendimi gazeta Expressen nisi tė gjurmonte pas shokėve tė dorasit (serb), duke siguruar pohimet e tyre.
 
Sipas kėsaj gazete, disa nga shokėt e afėrt tė tij kishin qenė nė dijeni pėr urrejtjen qė kishte pasur dorasi ndaj Ana Lindit pėr shkak tė deklarimit tė saj pro ndėrhyrjes sė forcave NATO-s, rrjedhimisht pro shqiptar dhe se ai, M. Mijailoviē, iu  kishte hapur zemrėn shokėve tė vet dhe iu kishte thėnė se "ajo do ta paguante shtrenjt poshtėrimin e Serbisė".
 
Shokė tė tjerė patėn pohuar se dorasi serb kishte qenė i gatshėm tė bėhej anėtar i njė eskadroni, tė pėrbėrė nga vrastarė serbė nė Suedi qė do tė ndėrhynin pėr tė vrarė shqiptarė nė Stokholm e gjetkė, ngase siē po pritej, nė fund tė pranverės sė 99-it, do tė niste njė qėrim hesapesh ndėrmjet serbėve e shqiptarėve nė kėtė vend. Disa tė tjerėve iu ishte rrėfyer ky kriminel, tashti  i paraburgosur, se ai do tė shpallej nga ana e serbėve hero dhe mbrojtės i madh i ēėshtjes serbe dhe do ta madhėronin e kujtonin ndėr shekuj.  Po sipas kėsaj gazete, ky person paskėsh pasur shumė qejf qė, nėse do tė duhej, tė pėrdorte thikėn si mjet pėr vrasje, duke sjellė edhe fotografitė e vizatimeve tė thikave qė i ka bėrė ky.

Thamė qė nė fillim se gazeta mė gjurmuese e kėtij krimi ėshtė Expressen dhe thuajse gjithė shtypi i Suedisė i referohet pėr vrasjen kėsaj tė pėrditshmeje. Nga kėto rrethana edhe serbėt e Suedisė, pėrmes tė njė pėrfaqėsuesi serb, anėtar i Parlamentit tė Suedisė, nė ēastin kur identiteti i kriminelit mbahej sekret dhe mbetej i panjohur, duke qenė se ishin nė dijeni qė mė parė se dorasi ishte njeri i tyre, tė irrituar, si zakonisht, nga teza e policisė suedeze pėr motivin politik ose kundėr ndėrhyrjes sė NATO-s, rrjedhimisht antishqiptar, nė njė artikull gati gjysmė faqe, nė mėnyrė nėntekstuale u munduan tė shpjegonin motivin (sipas tyre tė arsyeshėm) e vrasjes sė Ana Lindit.
 
Pa i sulmuar kush serbet  fare, autori nė fjalė kritikoi mediat suedeze se "ua paskėshin pėrbaltur fytyrėn serbėve e na i paraqitkan si kriminelė, kurse vrasjen mundohej ta shpjegonte me shpėrthimin e zemėrimit tek i riu serb ngase na paskėsh qenė i mllefosur nga heshtja e Suedisė ndaj "vuajtjeve tė serbėve nga dhuna shqiptare nė Kosovė".
 
Tashti kjo e pėrditshme u shtrėngua qė tė vendoste njė lloj drejtpeshimi informativ dhe nė faqet e gazetės Expressen gjetėn vend edhe pikėpamjet serbe pėr dorasin dhe motivet e ēuditshme qė na e paskan shtyrė kėtė qė "pa dashje" ta godasė me thikė tė ndjerėn Ana Lind.

Sipas pohimeve serbe, ky kriminel na paskėsh qenė njė i sėmurė psikik. Dorasin ata e paraqitėn njė injorant tė klasit tė parė. Ai kurrė nuk ua paskėsh vėnė veshin ngjarjeve politike. Nuk na paska ditur asgjė se ēka po ndodhėka rreth tij, politika -  na qenka njė fjalė e panjohur pėr tė, pėr fjalėt ministėr e kryeministėr nuk paskėsh as mė tė voglėn ide se ēdomethėnie kanė e ku mė tė ditėka ai, Mijailoja, se kush na qenka Ana Lind, kur ai nuk paskėsh dėgjuar as pėr emrin e kryeministrit suedez, Jeran Person.
 
Pėr tė forcuar kėtė tezė serbe,  njė si lexuese a gazetare serbe, me emrin Mira Miciē, ndėrmori njė aksion dhe "zbuloi" pėrmes gojės sė njė serbeje me pseudonim Maria, kjo e afėrt me nėnėn e dorasit serb, se ēka na e paskėsh shtyrė serbin e ri qė t“ ia shuante jetėn ministres, Ana Lind. Pohimin e versionit serb, qė do ta pėrpijnė me qejf shumė gazeta nė Suedi, Skandinavi, nė Serbi po se po dhe gjetkė e sjellim tekstualisht, sipas gazetės Expressen, datė 30 shtator 2003. Nėntitulli:

Kanė tė drejtė qė ta dinė tė gjithė!

"Njė shoqe e afėrt me nėnėn sė 24 - vjeēarit ka dėshirė tė tregojė me qėllim qė askush tė mos besojė se vrasja e ministres sė jashtme ka tė bėjė me politikė". Kjo paskėsh mėsuar nga njė i afėrt i dorasit, tė cilit ky (vrasėsi) i qenkėsh rrėfyer, pak ditė mė parė se tė binte nė duart e policisė, se si paskėsh ndodhur kjo vrasje".

"Mė 10 shtator pas dite po sorollatej ashtu kot 24- vjeēari nėpėr Magazinėn NK nė qendėr tė Stokholmit. Njė zė i erdhi nga brendėsia e kokės sė tij: Ja, godite!

Ai vjodhi nė atė ēast nė seksionin e sportit e tė peshkimit njė thikė gjuetie. U ngjit shkallėve lėvizėse nė katin e dytė prej nga i ra nė sy Ana Lind dhe nga ai vend po e sodiste atė.- Ja, godite tashti! i tha zėri sėrish. Njėzet e katėrvjeēari e ngriti lart thikėn. Ai e goditi atė disa herė".

Pas disa ditėsh burri i Ana Lind do tė deklaronte se "nuk ndiej ndonjė urrejtje ndaj dorasit". Po ato ditė, mbreti i Suedisė e shpėrbleu me njė dekoratė mirėnjohjeje njė gazetar serb, korrespondent nga Stokholmi, pėr afirmimin e Suedisė nė shtypin serb.

Pėrralla e "lashtė" e zėrit mistik nė kokėn e dorasit serb do tė rijehojė mė 6 janar 2004, dita kur dorasi pranon vrasjen e tė ndjerės ministre Ana Lind, viktima ndėrkombėtare mė e njohur e krimit serb pėr shkak tė ngritjes sė zėrit pėr ndėrprerjen e gjenocidit mbi shqiptarėt dhe mbrojtjen e tyre.

Mė kėtė ditė, avokati i dorasit serb ia bėn tė ditur botės se - klienti i tij pranon qė e ka vrarė Ana Lindin dhe vrasja nuk ka tė bėjė me motive politike. Gazeta mė e njohur suedeze Dagens Nyheter do tė raportojė pėr reagimet nė botė. Nga kėto reagime mėsojmė pėr qejfet e disa gazetave serioze nė Skandinavi dhe nė botė.

Derisa mediat botėrore do tė raportojnė me tekste tė pėrmbajtura duke theksuar nė radhė tė parė se nga shkaku qė i pandehuri pranon krimin, me kėtė do tė pushojnė edhe spekulimet pėr autorin e krimit, disa tė tjera plot entusiazėm do tė theksojnė se vrasja nuk paskėsh motive politike.
 
Ndėr tė tjera, media norvegjeze NRK,  jo vetėm qė nuk do qė tė dijė aspak pėr kėtė vrasje se ka tė bėjė me motive politike, por ajo do tė konstatojė para nisjes sė gjykimit se - "E vrau Ana Lindin i shtyrė nga impulsi" qė do tė thotė se pėr kėtė rast bėhet fjalė pėr njė kategori mjaft tė lehtė penaliteti, e ngjashme si vrasje ēasti.
 
Pak a shumė po tė kėtij mendimi ishin edhe gazetat kryesore daneze "Politiken" dhe "Berlingske Tidning", tė cilat gojėn plot theksuan se "vrasja nuk ka motiv politik" Gazeta "Politka" e Beogradit merrej me hipotezėn e lartėsisė sė dėnimit, qė sipas tyre varet nga rrethana nėse vrasja do tė cilėsohet e paramenduar dhe me motiv politik, ose jo, qė flet pėr njė drojė tė fshehur tė motivit tė vėrtetė tė krimit.
 
Mendim "origjinal" i kėsaj gazete serbe ėshtė konstatimi se "ky farė Mijailo" (kėshtu prezantohet) e ditėka Ana Lindin si person, por fare nuk paskėsh pasur ide se ajo na paskėsh qenė ministre e jashtme e Suedisė, pra njė vrasje injoranti me njė personalitet tė ngatėrruar dhe i njė tė sėmuri, tė ndjekur pėr tė bėrė krim nga njė "zė i brendshėm". Nga tė gjitha kėto pohime e ritheksime tė rolit tė zėrit pėr tė kryer njė krim historik, nuk merret vesh se kush po mundohet qė ta luajė mė me shkathtėsi rolin e budallait, ky Mijaillo, ose kėto bashkėmijaillot nėpėr gazeta.

Dje, mė datė 12 janar, do tė mėsojmė nga shtypi suedez se Mijaillo na paska punė jo me djallin, por me Jezu Krishtin. Na qenka ky kriminel njė qenie qė iu pėrkiska qarqeve tė profetėve ngase Jezu si, sic po pohon dorasi, na e paska zgjedhur kėtė (dorasin serb) qė tė kryejė kėtė mision, nėnkupto tė madhėrishėm sipas Mijaillos.

Gazetarėt e  mė tė shiturės sė pėrditshme nė Suedi, Expressen (700 - 800  mijė kopje) tashti sė shpejti shkuan nė Serbi pėr tė biseduar me moshatarėt e dorasit nga bangat shkollore dhe atje mėsuan se ai qė me kohė i paskėsh pasur qejf thikat, ndėrsa mėsuesja e dikurshme e tij na e paraqet si njė engjull dhe, duke i fshehur motivet e vėrteta, tregon se ajo ka ndėr mend dhe do tė ndėrmarrė njė aksion pėr tė mbėshtetur dhe shpėtuar Mijailon, trimin e tyre tė pashpallur pėr ēastin, por kur t“i vijė koha, sipas tyre.

Reportazhi pėrfundon me pyetjen e habinė e gazetarėve suedezė: Ēka, aksion!!

Po kjo gazetė sjell pėrveē fakteve tė shumta teknike, tė suguruara nga burime policore edhe kėto prova pėr motivin e krimit dhe pėr veprimin paramenduar:

- Dorasi e ka soditur viktimėn nga kati i dytė dhe derisa vėrsulej pėr tė arritur tek ajo, ai i ka dhėnė njė tė shtyrė  njė personi qė ndodhej para saj,pra e ka dalluar dhe zgjedhur viktimėn.

Derisa krimineli i jepte goditje vdekjeprurėse Ana Lindit, i paska thėnė asaj edhe kėto fjalė:

- Ja ku e fitove atė qė meritove! (Dy dėshmitarė pamorė)
-  Dėshmitė gojorė rreth kėrcėnimeve dhe pėr vrasjen e dėshiruar qė mė parė tė Ana Lindit.

Pas ngazėllimit tė disa mediave pėr mungesėn e paramendimit, dmth tė motivit politik, gazeta Svenska Dagbladet mė 8 janar, nga prokuroria siguroi dhe e bėri botėrisht tė njohur edhe njė provė pėr vrasjen me paramendim dhe kjo ėshtė:

- Dorasi e ka ndjekur Ana Lindin plot 14 minuta nė ambientet e Magazinės NK, prova tė siguruara nga kamera e survejimit nė kėto ambiente.

Njė rrethanė shumė tė rėndėsishme qė vjen duke e betonuar edhe mė shumė tezėn e motivit kundėr ndėrhyrjes sė NATO-s  ėshtė ajo qė njė ditė para gjykimit e sjellin mediat suedeze. Nė fakt, dorasi serb njė ditė se tė shuante jetėn e Ana Lindit, paska gjurmuar qė ta gjente rastin e volitshėm pėr "ta takuar" kryetarin e Partisė Popullore tė Suedisė (FP), i cili paskėsh qenė pjesėmarrės nė njė miting nė njėrin nga sheshet e Stokholmit.
 
Kryetari i kėsaj partie, zoti Lars Leijonborg ėshtė i njohur nė opinionin e gjerė suedez pėr angazhimin e tij tė madh pro ndėrhyrjes ushtarake tė trupave tė NATO - s, ndėrsa nė ēėshtje tė ndryshme tė jetės sė shqiptarėve nė kėtė vend ka treguar njė mirėkuptim jashtėzakonisht tė madh dhe tė shquar.

Ēfarė cilėsimi do t“i jepet kėtij krimi dhe ēfarė dėnimi do tė merrė dorasi, do tė mėsojmė nga gjykimi qė do tė nisė tė mėrkurėn, mė 14 janar. Pėr shkak tė provave tė siguruara, siē thuhet 120 %, gjykimi pritet tė zgjasė vetėm 3 - 4 ditė. Dėnimi qė pritet t“i jepet dorasit quhet nė terminologjinė penale tė Suedisė - burg i pėrjetshėm, qė ėshtė pėrafėrsisht barazi me njė kohėzgjatje - 12 vjetė, ndėrsa efektivisht, nė praktikėn e vuajtjes sė dėnimit, nėse personi qė po vuan dėnimin ėshtė i sjellshėm,  kjo do tė thotė qėndrim nė ambiente tė bezdisshme hoteliere shumė - shumė 8 vjetė.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.