|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
 E marte, 13 janar 2004

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Kryeministri Rexhepi fton grupin e deputetėve tė koalicionit "Kthimi" tė pėrfshihen nė grupet punese pėr standardet

  • Ministri i Arsimit paralajmėroi dyshimet pėr korrupsion nė Fakukltetin e Mjekėsisė

  • Kryesia e Kuvendit diskutoi pėr procesin e filluar pėr ndryshimin e Kornizės Kushtetuese

  • Zėdhėnėsja e UNMIK-ut hedh poshtė disa spekulime pėr bllokimin e arrestimit tė zyrtarėve tė korruptuar

  • Protestė e studentėve tė Fakultetit tė Mjekėsisė nė Prishtinė kundėr paregullėsive tė shumta

  • Modeli i obligueshėm, apo ai vullnetar i bashkimit tė bizneseve

  • Fillon bashkėpunimi zyrtar ndėrmjet Gjilanit dhe Bujanocit

  • Dėshtojnė pėrpjekjet pėr tė gjetur 7 trupat e viktimave qė rezultojnė tė humbur nė detin Jon

  • Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s tė premtėn viziton Kosovėn

  • Shpėrthim i fuqishėm afėr Ferizajit, por pa viktima

  • Njė pjesėtar i SHPK-sė nga Mitrovica ėshtė arrestuar me akuzėn se nė vitin 1999 ka vrarė tre shqiptarė

  • Fillon konkurrimi pėr programin Ron Broau pėr vitin 2004

  • Greqia dhe Maqedonia kanė diskutuar pėr ndėrtimin e naftėsjellėsit nga Shkupi deri nė Kosovė

  • Nano ka pranuar qė zyrtarė tė lartė tė shtetit janė tė implikuar nė tragjedinė e 9 janarit

  • Sali Berisha e cilėson tragjedinė nė ujėrat Karaburonit krim tė organizuar dhe tė mbėshtetur nga qeveritarėt

  • Komisioni Evropian konstaton se ka grupe kriminale qė ende organizojnė trafiqe tė vdekjes nė Shqipėri

  • Dinosha thotė se nuk ka informacione pėr ekzistimin e "Armatės Kombėtare Shqiptare" nė Mal tė Zi

  • Nė Shkup filloi procesi gjyqėsor kundėr 10 i ish-pjesėtare tė UĒK-sė

  • Ēoviq ka marrė paralajmėrime sė nėse nuk heq dorė nga Kosova e pret fati i Gjingjiqit

  • Peshkopi Jovan ėshtė dėnuar me 30 ditė paraburgim pėr nxitje tė urrejtjes fetare e racore nė Maqedoni

  • Njė helikopter ushtarak amerikan ėshtė rrėzuar sot nga njė sulm i guerilės

  • Dy policė irakianė janė vrarė nga persona tė panjohur

  • Arabia Saudite gjatė gjashtė muajve ka konfiskuar 24 tonė materiali eksploziv

  • Bush i pėrgjigjet akuzave tė O'Nilit

  • Mosmarrėveshjet dominojnė samitin e Meksikės

  • Ushtarėt amerikanė kanė vrarė 8 irakianė

  • Uashingtoni kritikon vendimin e Kėshillit Mbikėqyrės iranian

  • Sharon para ēdo veprimi do tė kėrkojė miratimin e Uashingtonit

 
  
Kryeministri Rexhepi fton grupin e deputetėve tė koalicionit "Kthimi" tė pėrfshihen nė grupet punese pėr standardet
 
Prishtinė, 13 janar 2004 - Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi, nėpėrmjet njė letre shefit tė grupit tė deputetėve serbė nė Parlamentin e Kosovės, Dragisha Kėrstoviq, u bėn thirrje qė tė pėrfshihen nė grupet punuese pėr plotėsimin e standardeve.
 
Ai thotė se pėrmbushja e standardeve pėr Kosovėn ka si qėllim zgjidhjen e problemeve pėr qytetarėt e Kosovės, pavarėsisht pėrkatėsisė sė tyre etnike apo fetare, thuhet nė letrėn e Kryeministri Rexhepi.
 
 
Ministri i Arsimit paralajmėroi dyshimet pėr korrupsion nė Fakukltetin e Mjekėsisė
 
Prishtinė, 13 janar 2004 - Ministri i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, Rexhep Osmani, gjatė vizitės sė djeshme qė i bėri Fakultetit tė Mjekėsisė nė Prishtinė, paralajmėroi reduktimin e numrit tė mėsimdhėnėsve dhe dyshimet pėr korrupsion nė kėtė institucion.
 
Nė bisedė me udhėheqjen e kėtij fakulteti, ministri Osmani u angazhua pėr cilėsinė e studimeve, reforma, korrektėsi nė organizimin e provimeve. Ai paralajmėroi se do tė bėhet reduktimi i atyre mėsimdhėnėsve qė janė pa tituj adekuatė shkencorė nė procesin mėsimor nė mėnyrė qė Ministria e Arsimit nė Fakultetin e Mjekėsisė tė krijojė njė bėrthamė tė kuadrit mė tė mirė, mė tė zgjedhur.

Pas takimit ministri i Arsimit, Rexhep Osmani deklaroi se ka dyshime pėr korrupsion nė kėtė fakultet, mirėpo nuk ka asgjė konkrete. Ai shtoi se pėr kėtė dhe dukuri tė tjera Ministria e Arsimit do tė marrė hapa konkret pėr eliminimin e tyre.
 
 
Kryesia e Kuvendit diskutoi pėr procesin e filluar pėr ndryshimin e Kornizės Kushtetuese
 
Prishtinė, 13 janar 2004 - Kuvendi i Kosovės tė enjtėn qė vjen mblidhet pėr herė tė parė nė kėtė vit nė njė seancė plenare, ku pritet tė shqyrtojė pėr herė tė dytė Projektligjin pėr transportin rrugor, si dhe vendimin e panelit lidhur me mocionin e koalicionin serb "Kthimi" ndaj ligjit pėr prukorim publik.

Nė njė mbledhje tė sotme tė Kryesisė sė Kuvendit u fol edhe pėr procesin e filluar pėr ndryshimin e Kornizės Kushtetuese.

Sipas Fatmir Sejdiut, ndryshimet janė paraparė me vetė Kornizėn Kushtetuese ngase ato do tė bėhen me pajtimin e administratės ndėrkombėtare. "Ne kemi bėrė pėrpjekje qė tė kemi njė bashkėpunim normal me ndėrkombėtarėt.
 
Natyrisht Korniza Kushtetuese parashikon vetė normėn nė fundin e saj se ajo mund tė ndryshojė, por ekziston procedura normale dhe ne do ta respektojmė atė", tha Sejdiu duke shtuar se ajo nuk ėshtė ndonjė dokument qė nuk mund tė ndryshohet, por ėshtė njė ecuri qė duhet pėrfillur edhe nga ndėrkombėtarėt.
 
 
Zėdhėnėsja e UNMIK-ut hedh poshtė disa spekulime pėr bllokimin e arrestimit tė zyrtarėve tė korruptuar
 
Prishtinė, 13 janar 2004 - Zėdhėnėsja e UNMIK-ut Izabela Karlovic ka hedhur poshtė disa spekulime tė shtypit tė sotėm nė Prishtinė, se gjoja UNMIK-u po e bllokon procesin e arrestimit tė zyrtarėve tė korruptuar tė administratės ndėrkombėtare dhe tė institucioneve tė Kosovės.
 
"UNMIK-u ka kohė qė ėshtė shprehur se ka zero tolerancė ndaj korrupsionit, duke pėrfshirė si zyrtarėt e institucioneve vendore ashtu edhe ndėrkombėtare qė veprojnė nė Kosovė", tha Karlovic.
 
Sipas zėdhėnėses, hetimet janė duke vazhduar kundėr tė dyja palėve, porse siē u shpreh "janė tė komplikuara dhe zgjasin shumė". Ajo tha se me tė pėrfunduar hetimet UNMIK-u do t'i bėjė publike emrat e personave tė korruptuar.
 
 
Protestė e studentėve tė Fakultetit tė Mjekėsisė nė Prishtinė kundėr paregullėsive tė shumta
 
Prishtinė, 13 janar 2004 - Tė pakėnaqur me gjendjen nė Fakultetin e Mjekėsisė, studentėt e kėtij fakulteti sot organizuan njė protestė kundėr keqpėrdorimeve qė bėhen aty.

Gjatė protestės studentėt numėruan shumė shkaqe tė cilat i detyruan ata tė ngrenė zėrin e protestės, si ėshtė anarkia nė organizimin e punės, burokracia nė shėrbimet tė cilat ofron ky fakultet, korrupsioni kronik, joprofesionalizimi, padrejtėsitė qė bėhen ndaj studentėve dhe shumė paregullėsi tė tjera.

Dekani i kėtij Fakulteti, Prof.Dr. Riza Binishi, justifikoi me shumė argumente kėrkesat e studentėve, siē ėshtė rizgjedhja e kuadrit tė profesorėve dhe asistentėve e cila nuk ėshtė bėrė qė nga viti 1974. Ai tha se Rektorati bashkė me ministrinė pėrkatėse tė bėjė njė udhėzim me tė cilin do tė shpallej konkursi pėr kuadrin mėsimor.

Protesta ishte e qetė, ndėrkaq njė peticion me kėrkesat e studentėve iu dorėzuan dekanit tė Fakultetit tė Mjekėsisė dhe Kėshillit tė profesorėve.
 
 
Modeli i obligueshėm, apo ai vullnetar i bashkimit tė bizneseve
 
Prishtinė, 13 janar 2004 - Modeli i bashkimit tė obligueshėm tė bizneseve apo modeli vullnetar i anėtarėsimit tė tyre nė asociacione ishte ēėshtje qė tėrhiqte mė shumė vėmendjen e diskutuesve nė mbledhjen e sotme tė Komisioni pėr Ekonomi dhe Financa tė Kuvendit tė Kosovės, i cili organizoi dėgjimin publik lidhur me Projektligjin pėr Odėn Ekonomike tė Kosovės, qė gjendet nė procedurė tė Kuvendit tė Kosovės.
 
Edhe nė rastet kur diskutuesit, si pikė referimi, merrnin tė njėjtin model tė ligjeve pėrkatėse nga bota, ata nxirrnin vlerėsime tė ndryshme, varėsisht se pėr cilin model tė organizimit tė subjekteve ekonomike mėtonin.
 
Derisa disa diskutues theksonin se oda obligative ngulfat organizimin e ri tė bizneseve, pala tjetėr sillte tė dhėna se bashkimi i obligueshėm nė kuadėr tė njė asociacioni nuk bie ndesh me konventat e Unionit Evropian.
 
Madje, pohohej se njė organizim i kėtillė u pėrgjigjet edhe rrethanave aktuale nė Kosovė. Debati i gjerė dhe i shumanshėm vlerėsohej si njė kontribut i rėndėsishėm nė begatimin e kėtij projektligji.
 
 
Fillon bashkėpunimi zyrtar ndėrmjet Gjilanit dhe Bujanocit
 
Gjilan, 13 janar 2004 - Vizita e sotme nė Gjilan e njė delegacioni nga Bujanoci, nė krye me prefektin Nagip Arifi, ka shėnuar edhe fillimin zyrtar tė bashkėpunimit ndėrmjet kėtyre dy komunave.

Lutfi Haziri, kryetar i komunės sė Gjilanit e ka vlerėsuar si njė ngjarje tė veēantė takimin me udhėheqėsit komunalė tė Bujanocit, prefektin Nagip Arifin dhe kryetarin e Asamblesė komunale, Sevdail Hysenin si dhe bashkėpunėtorėt e tyre.

"Pas marrjes pėr herė tė parė tė pushtetit nė Bujanoc nga shqiptarėt, ne po shfrytėzojmė rastin qė tė vendosim raporte zyrtare edhe me kėtė komunė tė Luginės sė Preshevės dhe tė fillojmė bashkėpunimin konkret nė fusha tė caktuara, si nė arsim, kulturė e tė tjera", tha Haziri.

Njė ēėshtje tjetėr qė ėshtė biseduar ndėrmjet delegacioneve tė kėtyre komunave, ku kanė marrė pjesė edhe zėvendėskryetari Xhemajl Hyseni dhe kryeshefi Enver Muja, ka qenė edhe problemi i refugjatėve romė e serbė, tė strehuar nė komunėn e Bujanocit si dhe tė zhvendosurit shqiptarė nga kjo komunė qė ende ndodhen nė rajonin e Gjilanit.

Krahas nevojės pėr zgjerimin e bashkėpunimit me komunėn e Gjilanit, qė sot shėnoi hapin e parė nė rrugė zyrtare, edhe prefekti i Bujanocit, Nagip Arifi e fokusoi para gazetarėve ēėshtjen e kthimit tė refugjatėve nėpėr vendbanimet ku ata kanė jetuar mė herėt.

Ata dėshmuan se kanė njė vullnet tė mirė pėr t`u angazhuar nė avancimin e kushteve tė jetės nė rajonin e Bujanocit, nė kuadėr tė pėrgjegjėsive qė i ka pushteti lokal.
 
 
Dėshtojnė pėrpjekjet pėr tė gjetur 7 trupat e viktimave qė rezultojnė tė humbur nė detin Jon
 
Vlorė, 12 janar 2004 - Tė kota kanė qenė sot kėrkimet e shumė mjeteve detare dhe helikopterėve nė detin Jon pėr t'i gjetur trupat e viktimave tė tragjedisė sė 9 janarit, nė tė cilėn kanė humbur jetėn tė paktėn 29 persona. Ndėrkohė ende rezultojnė tė humbur 7 veta, nga mbi 30 persona tė cilėt ushėtonin me gomone.

Ndėrkaq, sot nė Vlorė ka qėndruar ministri i Rendit Publik, Igli Toska dhe pritet njė numėr shkarkimesh tė strukturave udheheqėse tė rendit, tė cilat janė pėrfshirė nė aktivitete tė paligjshme dhe qė kanė lidhje me krimin e organizuar.

Toska ėshtė kėrcėnuar me pėrjashtimin nga radhėt e policisė tė tė gjithė tė implikuarve nė kėtė tragjedi.
   
 
Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s tė premtėn viziton Kosovėn
 
Prishtinė, 13 janar 2004 - Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s, Jap de Hop Shefer, tė premtėn mė 16 janar pėr herė tė parė do tė vizitojė Kosovėn.
 
Fakti se po e viziton Kosovėn vetėm 10 ditė pas marrjes sė detyrės sė re, dėshmon rėndėsinė qė NATO-ja dhe bashkėsia ndėrkombėtare ia kushtojnė rajonit tė Ballkanit dhe sidomos Kosovės, thuhet nė njė njoftim tė publikuar nė websajtin e KFOR-it.
 
 
Shpėrthim i fuqishėm afėr Ferizajit, por pa viktima
 
Ferizaj, 13 janar 2004 - Mbrėmė rreth orės 22 e 20 minuta ka ndodhur njė shpėrthim i fuqishėm nė oborrin e firmės "Ata Projekt" nė afėr Fabrikės pėr pėrpunimin e betonit nė fshatin Talinovc tė Muhaxherėve, skaj magjistrales Prishtinė-Shkup pėrballė motelit "Movinpik".

Pėr fat, viktima nė njerėz nuk ka pasur, mirėpo rreth vendit ku ka ndodhur shpėrthimi janė shkaktuar dėme materiale. Shėrbimi Policor i Kosovės, policia e UNMIK-ut dhe pjesėtarėt KFOR-it kanė dalėr nė vendin e ngjarjes dhe i kanė bėrė hetimet. Nuk ka hollėsi tė tjera rreth kėtij shpėrthimi.
 
 
Njė pjesėtar i SHPK-sė nga Mitrovica ėshtė arrestuar me akuzėn se nė vitin 1999 ka vrarė tre shqiptarė
 
Mitrovicė, 13 janar 2004 - Njė pjesėtar i Shėrbimit Policor tė Kosovės, Dejan Mihajloviq nga Mitrovica ėshtė arrestuar me akuzėn se nė vitin 1999 ka vrarė tre shqiptarė nė fshatin Studime tė Vushtrrisė dhe ka tentuar tė vrasė edhe dy tė tjerė.

Pėrkundėr faktit se Mihajloviq ka mohuar pohimet pėr zbatimin e hetimeve, gjykatėsi hetues ndėrkombėtar nė Gjykatėn e qarkut nė Motrovicė i ka caktuar masėn e paraburgimit, ka thėnė avokati i tij mbrojtės.
 
 
Fillon konkurrimi pėr programin Ron Broau pėr vitin 2004
 
Prishtinė, 13 janar 2004 - Zyra e SHBA-ve nė Prishtinė shpall hapjen e konkursit pėr programin Ron Brau pėr bursa pasuniversitare pėr vitin 2004.

Programi Ron Braun pėr bursa pasuniversitare u ofron tė diplomuarve tė dalluar dhe profesionistėve tė rinj nga Evropa Qendrore dhe Lindore mundėsi pėr studime pasuniversitare nė institucionet kryesore tė SHBA-ve.
 
Programi Ron Braun pėr bursa pasuniversitare e ka marrė emrin sipas sekretarit tė ndjerė tė SHBA-ve pėr Tregti Ronald H. Braun, i cili vdiq gjersa mbėshteste interesat e biznesit tė SHBA-ve nė Ballkan. Ky program pasqyron pėrkushtimin e tij pėr ta ndihmuar demokracinė nė rajon dhe pėr ta forcuar ekonominė globale.

Bursistėt pėr Ron Braun zgjedhen nėpėrmjet njė konkurrence tė hapur, tė bazuar nė merita, dhe vendosen nė universitetet e akredituara nė SHBA.

Programi Ron Braun pėr bursa pasuniversitare kombinon punėn e avancuar akademike me aktivitetet pėr aftėsim profesional, si puna praktike, seminaret dhe bashkėpunimi me ata qė kanė diplomuar nė kėtė program.

Bursistėt duhet tė tregojnė aftėsi pėr udhėheqje nė njėrėn prej kėtyre tetė lėmenjve: administratė e biznesit, ekonomi, administratė e arsimit/edukim civil, politikė e mbrojtjes sė ambientit/menaxhim i resurseve, gazetari/komunikim masiv, shkenca juridike, administratė publike dhe politikė publike.
 
Kandidatėt duhet ta kenė tė kryer shkollimin universitar, tė shkruajnė dhe flasin anglisht rrjedhshėm, t'i kenė dy vjet pėrvojė tė rėndėsishme profesionale dhe tė tregojnė aftėsi pėr udhėheqje. Kandidatėt duhet tė jenė nėn moshėn 40-vjeēare dhe tė jenė nė gjendje t'i fillojnė studimet nė vjeshtėn e vitit 2004.

Bursat jepen pa dallim race, feje, gjinie, prejardhjeje kombėtare ose besimeve fetare. Vetėm "banorėt e rregullt tė Kosovės," tė definuar sipas UNMIK-ut, kanė tė drejtė tė konkurrojnė. Programi Ron Braun pėr bursa pasuniversitare varet nga mjetet financiare nė dispozicion pėr vitin fiskal 2004.

Afati i fundit pėr dorėzimin e formularėve tė plotėsuar nė Zyrėn e SHBA-ve ėshtė 1 shkurti 2004.
Pėr informata mė tė hollėsishme rreth kėtij programi, vizitoni faqen nė internet tė Institutit pėr shkollim ndėrkombėtar: www.iie.org/pgms/ronbrown.
 
 
Greqia dhe Maqedonia kanė diskutuar pėr ndėrtimin e naftėsjellėsit nga Shkupi deri nė Kosovė
 
Selank, 13 janar 2004 - Pėrfaqėsuesit e Greqisė dhe tė Maqedonisė nė njė takim gjatė fundjavės nė Selanik kanė diskutuar mundėsinė e ndėrtimit tė naftėsjellėsit tė pėrbashkėt nga Shkupi deri nė Kosovė, njoftuan mediat greke.

Ministri i zhvillimit i Greqisė Akis Cohacopulos dhe ministri maqedonas i ekonomisė Stevēe Jakimovski kanė shqyrtuar hollėsitė e marrėveshjes nė bazė tė tė silės kompania shtetėrire greke Helenik Petroleum e ka blerė rafinerinė OKTA tė Shkupit, si dhe marrėveshjen pėr punėn e naftėsjelėsit Selanik-Shkup i cili ka funksionuar vitin e kaluar.
 
 
Nano ka pranuar qė zyrtarė tė lartė tė shtetit janė tė implikuar nė tragjedinė e 9 janarit
 
Shkodėr-Tiranė, 13 janar 2004 - Drejtoria e Policisė sė Qarkut tė Shkodrės bėri tė ditur se ėshtė arrestuar njė shtetas shqiptar dhe tre tė tjerė janė nė kėrkim nga kjo prefekturė tė implikuar nė tragjedinė e tė premtės nė Vlorė.

Nė kėtė kontekst kryeministri shqiptar Fatos Nano ka pranuar qė zyrtarė tė lartė tė shatetit janė tė implikuar nė tragjedinė e 9 janarit. Ai i bėri kėto prononcime nė njė takim me zyrtarėt e lartė tė policisė, tė Shėrbimit Informativ dhe Prokurorisė pėr tė analizuar tragjedinė e fundit nė Karaburun.
 
Sipas Nanos, viti 2004 do tė jetė viti i mbylljes sė ēdo trafiku dhe do t'i jepet goditje mė e fortė strukturave tė krimit tė orgamnizuar nė vend.

Po kėshtu brenda pesė ditėve Parlamenti i Shqipėrisė do tė zhvillojė njė seancė tė jashtėzakonshme njė debat pėr tragjedinė e Karaburunit.
 
 
Sali Berisha e cilėson tragjedinė nė ujėrat Karaburonit krim tė organizuar dhe tė mbėshtetur nga qeveritarėt
 
Tiaranė, 13 janar 2004 - Lideri i opozitės demokratike nė Shqipėri Sali Berisha e cilėson tragjedinė e ndodhur nė ujėrat pranė Karaburonit krim tė organizuar, i mbrojtur dhe i mbėshtetur nga qeveritarėt e Fatos Nanos. Ai kėrkoi mbledhje tė jashtėzakonshme tė Parlamentit pėr tė diskutuar pėrgjegjėsit pėr tragjedinė.

Ndėrkaq, 29 deputetė tė opozitės, kanė depozituar dje kėrkesėn pėr thirrjen e menjėhershme tė Parlamentit dhe pėr njė mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Nano. Sipas opozitės policia neglizhoi ngritjen e grupeve tė shpėtimit, ndėrkaq Qeveria tentoi tė mbulonte kėtė ngjarje tė hidhur. Nė kėrkesėn e opozitės thuhet se kryeminmistri ėshtė i padenjė dhe Parlamenti duhet ta deklarojė tė tillė.
 
 
Komisioni Evropian konstaton se ka grupe kriminale qė ende organizojnė trafiqe tė vdekjes nė Shqipėri
 
Bruksel, 13 janar 2004 - Komisioni Evropian nė Bruksel e ēuan tė dhimbshme ngjarjen e Karaburunit por jo tė tillė qė tė rrezikojė afrimin e Shqipėrisė me Bashkimin Evropian. Zyrtarėt evropianė tregohen shumė tė pėrmbajtur pėr tė ngarkuar me fajin pėr kėtė tragjedi drejpėrsėdrejti Qeverinė shqiptare.
 
Ata pėrpiqen qė rrėnjėt e kėsaj tragjedie, si dhe atyre tė mėparshme t'i gjejnė edhe nė problemet e shumta ekonomike, politike dhe sociale me tė cilat ndeshet shoqėria shqiptare gjatė 12 vjetėve tė fundit.

Pjetro Petruēi, zėdhėnės i Komesionerit pėrgjegjės pėr rendin dhe drejtėsinė, Antonio Vitorino, tregohet shumė i kujdesshėm qė tė mos e cilėsojė qeverinė e tanishme shqiptare si pėrgjegjėse e vetme e humbjes sė jetės tė 20 fatkeqve.
 
Madje ai e vė theksin mė shumė nė bashkėpunimin nė rritje tė BE-sė me Qeverinė shqiptare me nėnshkrimin kohėve tė fundit tė marrėveshjeve tė ndryshme qė tė pengojnė trafikimin e njerėzve nė tė dy anėt e Adriatikut apo do tė lehtėsojnė kthimin e tyre nė vend.
 
Ka grupe kriminale qė organizojnė ende tė tilla trafiqe tė vdekjes, duke shfrytėzuar dėshirėn e atyre shumė njerėzve pėr njė jetė mė tė mirė, thotė zėdhėnėsi Petruēi.
 
 
Dinosha thotė se nuk ka informacione pėr ekzistimin e "Armatės Kombėtare Shqiptare" nė Mal tė Zi
 
Podgoricė, 13 janar 2004 - Ministria malazeze e Punėve tė Brendshme po verifikon informacionet pėr ekzistimin e "Armatės Kombėtare Shqiptare" nė Mal tė Zi. Nė njė prononcim pėr media, kryetari i Unionit Demokratik tė Shqiptarėve Ferhat Dinosha thotė se qėllimi i pėrhapjes sė kėsaj informate pėr tė cilėn nuk dihet nėse ka vėrtetėsi ėshtė pengimi i proceseve qė e presin Malin e Zi.

"Ne nuk kemi informacione se kush qėndron prapa kėtij sajti. Mirėpo, vetė gjuha qė pėrdoret nė tė ėshtė shumė simptomatike, pra qė nuk ka drejtshkrim shqip. Vetė emri i kėsaj armate ėshtė pak i ēuditshėm, ngase po tė ishte dikush qė ėshtė shqiptar pas saj, atėherė vėshtirė se ia kishte dhėnė emrin Armata e Malit tė Zi, por do tė kishte pėrdorė emra tė tjerė", thotė Dinosha.
 
 
Qeveria maqedonase e ka tėrhequr propozimin pėr nxjerrjen e ligjit pėr themelimin e UT-sė
 
Shkup, 13 janar 2004 - Kryetari i Parlamentit tė Maqedonisė, Lubēo Jordanovski, thotė se Qeveria e ka tėrhequr propozimin pėr nxjerrjen e ligjit pėr themelimin e universitetit nė Tetovė, qė ėshtė dashur tė jetė njėra nga pikat e rendit tė ditės tė seancės sė djeshme tė Parlamantit maqedonas.
 
Burime qeveritare thanė se qeveria do tė ripropozojė edhe njėherė kėtė ligj pa kurrėfarė ndryshimi, por me kėrkesė qė tė miratohet me procedurė urgjente.
 
 
Nė Shkup filloi procesi gjyqėsor kundėr 10 i ish-pjesėtare tė UĒK-sė
 
Shkup, 13 janar 2004 - Nė njė gjykatė tė Shkupit ka filluar procesi gjyqėsor kundėr 10 personave, ish-pjesėtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, dy nga tė cilėt janė nga Kosova. Kėta dhjetė persona akuzohen pėr vepra terroriste tė kryera gjatė konfliktit tė vitit 2001. Nė seancėn e djeshme gjyqėsore ishin tė pranishėm vetė tre tė akuzuar.
 
 
Ēoviq ka marrė paralajmėrime sė nėse nuk heq dorė nga Kosova e pret fati i Gjingjiqit
 
Beograd, 13 janar 2004 - Qeveria e Serbisė njoftoi se gjatė fundjavės, nėnkryetari i Qeverisė sė Serbisė Nebojsha Ēoviq ka marrė kėrcėnime pėr vdekje nėpėrmjet dy mesazheve me anė tė postės elektronike.
 
Nė mesazhet nė fjalė thuhet se e pret fati i kryeministrit tė vrarė Zoran Gjingjiq nėse nuk heq dorė nga Kosova. Nė deklaratėn e Qeverisė serbe nuk thuhet asgjė mbi autorėt e mundshėm tė kėtyre letrave se nga kush tė jetė bėrė ky kėrcėnim ndaj zėvendėskryemistrit serb Ēoviq.
 
 
Peshkopi Jovan ėshtė dėnuar me 30 ditė paraburgim pėr nxitje tė urrejtjes fetare e racore nė Maqedoni
 
Manastir, 13 janar 2004 - Peshkopi i kishės ortodokse maqedonase Jovan, i cili nė fund tė vitit tė kaluar ishte emėruar nga Kisha ortodokse serbe si udhėheqės i Kishės maqedonase ortodokse, ėshtė dėnuar me 30 ditė paraburgim.
 
Kjo kohė, thonė autoritetet e Shkupit, do t'i shėrbejė Gjykatės nė Manastir ku u ndalua edhe peshkopi Jovan qė tė dėshmohet se ai dhe disa bashkėpunėotrė tė tij kanė nxitur urrejtje fetare racore dhe pėrēarje. Kisha ortodokse serbe nuk e njeh autoqefalinė e Kishės ortodokse maqedonase.

Ndėrkohė nė njė reagim tė Qeverisė maqedonase thuhet se ajo do tė mbrojė interesat kombėtare dhe fetare tė vendit. Qeveria maqedonase kėmbėngul nė ruajtjen dhe mbrojtjen e statusit autonom tė Kishės maqedonase, sepse emri i saj drejtėpėrdrejt ėshtė i lidhur edhe me identitetin kombėtar tė popullit dhe shtetit maqedonas.
 
 
Njė helikopter ushtarak amerikan ėshtė rrėzuar sot nga njė sulm i guerilės
 
Bagdad, 13 janar 2004 - Njė helikopter ushtarak amerikan ėshtė rrėzuar nga njė sulm tė martėn afėr qytetit perėndimor irakian Habania dhe ky ėshtė helikopteri i tretė i rrėzuar nė atė rajon gjatė dy javėve tė fundit, njofton AP.

Dy anėtarėt e ekuipazhit kanė shpėtuar, tha zėdhėnėsi koloneli Uiliam Derli.

"Duke qartė se ėshtė rrėzuar nga zjarri i armikut", tha Derli, duke shtuar se nuk ka pasur tė lėnduar.
Helikopteri i takonte armatės amerikane tė regjimentit tė tretė qė operonte nė bazėn ajrore nė veri tė qytetit Habania. Pas reagimit tė shpejtė dy anėtarėt janė shpėtuar.
 
 
Ushtarėt amerikanė kanė vrarė shoferin dhe njė djalosh 10-vjeēar
 
Bagdad, 13 janar 2004 - Ushtarėt amerikanė kanė hapur zjarr ndaj njė veture nė kryeqytetin irakian duke vrarė shoferin dhe njė djalosh 10-vjeēar, vetėm disa ēaste pasi njė automjet ushtarak amerikan ėshtė qėlluar nga njė bombė e vendosur skaj rrugės.
 
 
Dy policė irakianė janė vrarė nga persona tė panjohur
 
Mosul, 13 janar 2004 - Dy policė irakianė janė vrarė gjatė natės midis tė hėnės dhe tė martės, kur sulmues tė panjohur hapėn zjarr kundėr tyre, njofton AFP.

"Sulmues tė paidentifikuar hapėn zjarr nga njė taksi kundėr policėve. Njėri prej tyre ėshtė vrarė menjeherė, ndėrkaq tjetri plagoset rėndė dhe transferohet nė spital", citohet tė ketė deklaruar njė zyrtar i policisė. Mirėpo, polici i plagosur mė vonė vdes nė spital.
 
 
Arabia Saudite gjatė gjashtė muajve ka konfiskuar 24 tonė materiali eksploziv
 
Riad, 13 janar 2004 - Forcat e sigurimit tė Arabisė Saudite gjatė gjashtė muajve tė fundit kanė konfiskuar 24 tonė materiali eksploziv dhe kanė arrestuar njė numėr tė caktuar personash, nė ndjekje tė terroristėve, shkruan njė gazetė arabe.

Ministria e rendit ka bėrė tė ditur se gjatė gjashtė muajve janė konfiskuar mbi 300 projektilė dhe mortaja, 300 breza eksplozivi, mbi 430 granata dore, si dhe 1020 armė.
 
 
Bush i pėrgjigjet akuzave tė O'Nilit
 
Uashington, 13 janar 2004 - Administrata e Bushit ka filluar hetimet lidhur me atė nėse ish-sekretari amerikan i Thesarit Pol O'Nil ka shkelur ligjin duke pėrdorur dokumente qė i ka marrė gjatė kohės kur ai ishte nė detyrė.

O'Nil tregoi disa dokumente gjatė njė programi televiziv qė kishte si qėllim reklamimin e njė libri, qė kritikon Shtėpinė e Bardhė dhe presidentin Bush.

Akuzat e bėra nga zoti O'Nil janė se presidenti ishte njė dėgjues i keq, rendi i tij i ditės me ulje tė taksave i ishte ofruar atij nga kėshilltarė qė nxiten nga arsye ideologjike dhe se lufta kundėr Sadam Huseinit u krye megjithėse nuk kishte asnjė provė se Iraku kishte armė tė shkatėrrimit nė masė.

Nė pėrgjigje, Bush u pėrpoq tė ishte gjenial dhe burrė shteti duke falenderuar zotin O'Nil pėr vitet e punės dhe duke vėnė nė dukje se ndryshimi i regjimit nė Irak kishte qenė edhe politikė e presidentit Klinton.
 
 
Mosmarrėveshjet dominojnė samitin e Meksikės
 
Meksiko, 13 janar 2004 - Njė samit me pjesėmarrjen e mė shumė se 30 vendeve nga Amerika ka filluar punimet nė qytetin meksikan, Monterrey nėn masa tė forta sigurie.

Ndryshimet e theksuara nė qėndrimet e disa vendeve, krahasuar me atė tė Shteteve tė Bashkuara kėrcėnon qė tė dominojė punimet e kėtij samiti.

Pėrpara se tė fillonte takimi, delegatėt u pėrpoqėn tė binin dakord me axhendėn dhe me projektin e deklaratės pėrfundimtare.

Shtetet e Bashkuara dėshirojnė qė vėmendja e takimit tė pėrqėndrohet nė ēėshtjet e tregtisė, sigurisė dhe korrupsionit.

Ndėrsa Brazili dhe vendet e tjera duan qė punimet e samitit tė pėrqėndrohen nė ēėshtjet sociale.

Kritikat e presidentit Bush ndaj Argjentinės dhe Venezuelės pse kanė marrėdhėnie tė mira me Kubėn mund tė jetė njė arsye e fėrkimeve.
 
 
Ushtarėt amerikanė kanė vrarė 8 irakianė
 
Bagdad, 13 janar 2004 - Ushtria amerikane thotė se trupat e saj vranė 7 irakianė gjatė njė pėrleshjeje me persona tė armatosur qė pėrpiqeshin tė vidhnin naftė nga njė naftėsjellės nė pjesėn qendrore tė Irakut.

Njė zėdhėnės i ushtrisė tha se njė informator i ēoi ushtarėt nė njė objekt nė veri tė qytetit Samara ku tė dielen vonė u diktuan tė 40 personat e armatosur. Ata hapėn zjarr tė parėt kundėr ushtarėve amerikanė, tė cilėt iu pėrgjigjėn zjarrit.

Zyrtarė tė Pentagonit thanė se njė ushtar amerikan u vra dhe dy tė tjerė u plagosėn nga shpėrthimi njė bombe nė anė tė rrugės nė Bagdad. Njė ushtarė amerikan vrau tė hėnėn tė paktėn njė irakian dhe plagosi gjashtė tė tjerė pas njė sulmi kundėr autokolonės sė tij nė perėndim tė Bagdadit.
 
 
Uashingtoni kritikon vendimin e Kėshillit Mbikėqyrės iranian
 
Uashington, 13 janar 2004 - Departamenti amerikan i Shtetit kritikoi vendimin e njė organi tė qeverisė iraniane pėr t'u mohuar shumė politikanėve reformistė tė drejtėn pėr tė konkuruar nė zgjedhjet parlamentare tė muajit tjetėr.

Zėdhėnėsi Adam Ereli i bėri thirrje qeverisė iraniane tė heqė dorė nga ato qė ai i cilėsoi si pėrpjekje pėr tė paracaktuar rezultatin e zgjedhjeve tė shkurtit.

Kėshillit Mikqyrės, njė organ i pazgjedhur 12 anėtarėsh i mbizotėruar nga politikanė tė vijės sė ashpėr, ka kompetencat tė pėrmbysė vendimet e parlamentit tė mbizotėruar nga reformistėt.

Kėshilli nuk ka dhėnė shpjegime rreth vendimint tė tij, por lajmet bėjnė tė ditur se disa reformistėve u ėshtė mohuar e drejta tė konkurojnė pėr shkak tė qendrimit tė tyre gjoja anti-islamik.
 
 
Sharon para ēdo veprimi do tė kėrkojė miratimin e Uashingtonit
 
Tel Aviv, 13 janar 2004 - Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, premtoi se do tė kėrkojė miratimin nga Shtetet e Bashkuara dhe nga parlamenti izraelit para se tė ndėrmarrė ēdo hap tė njėanėshėm pėr tė ndarė Izraelin nga palestinezėt.

Sharon i tha dje parlamentit se ai do tė ndėrmarrė hapa tė tillė vetėm nėse udhėheqėsit palestinezė nuk zbatojnė planin e ri ndėrkombėtar tė paqes. Kryeministri Sharon ka thėnė nė tė kaluarėn se ēdo hap i njėanėshėm izraelit do t'u jepte palestinezėve mė pak territor se ata do tė siguronin nėpėrmjet negociatave.

 


  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.