|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

A jemi shoqėri e korruptuar?

 
 

 
 
13 janar 2004 / TN
 
Fadil MALOKU ( sociolog )
 
Edhe pse pėr neve shqiptarėve nė pėrgjithėsi egziston njė mendim pakashumė hipotetik, se jemi komb i vjetėr kulturor, se jemi ndėr kombet mė tė vjetėra nė Ballkan, prapseprap do tė thoshja se jemi nė fillim tė krijimit tė njė shoqėrie civilizuese.
 
Cilėsimi i ēlirimit tonė kolektiv nga diktatura "hardware", padyshim na ka sjellė nė dilemen tjeter qė do tė mund tė pėrkufizohej si diktaturė "software", pra njė  diktaturė tė vjetėr kapitaliste e mveshur me petkun e manipulimit politik, e cila gjatė tėrė vetėknaqėsisė sė vetė nė mėnjanimin e diktatures komuniste, pra stopimit te agresionit serb dhe tendencave pėr te krijuar njė Kosovė tė pavarur e demokratike, egziston nje dozė e dyshimit se kah nė tė vėrtetė jemi duke shkuar si shoqėri?
 
Parulla e heshtur nė fillim nga ana Administraės sė UNMIK-ut, e mė vonė i toleruar edhe nga diskursi politik Kosovar, pas zgjedhjeve tė para elektorale; “pasurohuni sa te mundeni” (!), do thoshnim mund te konsistohet si e drejtė, deri ne momentin kur ky process i filluar qė nga fillimi, ne mėnyrė histerike dhe pa kurrfar mbikqyrje sistematike po nga kėto institucionet, u shndėrrua jo nė njė begati tė ndėrtuar nė baza dhe vlera tė dėshmuara demokratike tė ; talentit dhe aftėsive, pra aksidentalisht  jo begati sistematike pa kurrfarė kriteri; jo nė njė pasurim tė paligjshėm dhe pa talent kreativ, jo nė njė nepotizėm dhe organizim klanor e grupime interesash, por nė njė begati dhe pasurim tė ēoroditur ku mbret i tė gjitha raporteve promovohet “ligji i tė fortit”! Le ta analizojmė kalimthi, vetėm njė segment tė shoqėrisė sonė
 
Nė jashtėsi, sot psh. do tė mund tė fitohej pėrshtypja se bie fjala pėrmes procesit tė privatizimit nė Kosovė, po provohet tė instalohet njė shtresė e aftė e individėve, tė cilėt pėrmes kapitalit dhe dijės sė tyre dijnė tė ushtrojnė njė menagjim konkurues nė rajon, me fjalė tjera dijnė tė arrijnė tė organizojnė nje ekonomi moderne dhe interesante pėr investimet e kapitalit te jashtėm. Por a ėshtė duke ndodhur kėshtu nė realitet? Laiku dhe i painformuari me siguri do tė konsistonin nė njė pėrgjigje pakėza si tė pėrgjithėsuar, pa e lodhur fare kokėn se ēfar nė tė vėrtetė ėshtė duke ndodhur me kėtė drejtim tė rendėsishėm jo vetėm pėr begatinė dhe perspektivėn personale tė qytetarit, por edhe tė shoqėrisė nė tė cilėn po jetojmė.
 
 
     
Nė anėn tjetėr, tėrė kėtė amulli nė tė cilėn gjindet aktualisht procesi zhvillimor ekonomik i Kosoves, do tė mund ta pengonin edhe disa gjėra qė shpeshėherė nė diskursin e debatimeve publike artikulohen pa ndonjė mbulesė e sqarim tė mjaftueshėm shkencorė; njėra, i cili ka tė bėjė me virusin e fillimit tė infektimit me fenomenin e korrupsionit, pandershmėrisė dhe mungesės sė njė kulture do thoshnim elementare ekonomike nė qarqet e institucioneve ende tė brishta tė Kosovės. I cili ėshtė larg mė pak i rrezikshėm se sa bie fjala shprehia qė ėshtė duke u ngulitur nė vetėdijen dhe etnopsikologjinė e re tė qytetarėve tė Kosovės.
 
Ngaqė, ne si shoqėri shumė mė lehtė dhe mė shpejt do tė mundnim me e ndrrua  njė qeveri tė kurruptuar, se sa bie fjala mentalitetin qė ka filluar tė krijohet me nje vetėdije tė gabuar dhe paragjykuese pėr kapitalizmin dhe pėrgjithėsisht demokracinė.
 
Dhe ēėshtja tjetėr e cila ka tė bėjė kryesisht me kohezionin dhe mobilizimin e qytetarėve pėr tė ndėrtuar njė shoqėri tė begatisė dhe tė prosperitetit ekonomik nė Kosovėn e pasluftės. Kohezion ky, qė mė herėt ishte shumė mė lehtė pėr t’u pėrdorur si karrem nga politikajt e gjitha kalibrave.
 
Ai mė nuk do tė mund tė  konsumohet si karrem i ri mobilizues, ngaqė thjeshtė; armiku fizik qė projektohej pėmes regjimit dhe estabilishmentit tė Beogradit nė Kosovė, mė nuk ėshtė i pranishėm nė Kosovė, kurse UNMIK-u ende na ėshtė i nevojshėm pėr t’i realizuar synimet (perkatėsisht tash”standardet”) tona.
 
Kėsajė gjendjeje, kur t’i shtohet edhe paknaqėsia evidente sociale, e shkaktuar nga shkaqet e mėsipėrme tė apostrofuara,  atėherė vetėm mund tė paramendojmė, shkallėn e mobilitetit dhe kohezionit shoqėrorė nė vitin qė kemi hyrė. Ky vit, do tė jetė vit i promovimit tė trazirave sociale, tė cilat dosido pėrmbushjen e “standardeve” do ta vėshtėrsojnė dukshėm.
 
Nė kėtė vit, varfėria permanente e qytetarėve tė Kosovės, e shkaktuar nga shkatrrimet e luftes dhe virusi aktual i skandaleve rreth korupsionit dhe krimit tė organizuar edhe nė shtresėn byrokratike tė kyqur nėpėr institucionet e Kosovės, do tė mundej tė kontrollohej ekskluzivisht pėrmes shkalles mė tė lartė tė transparencės rreth procesit tė privatizimit tė pronės shoqėrore (shtetėrore),  prej nga do tė burojė paknaqėsia mė e madhe e qytetarėve, dhe njė organizimi mė tė mirė tė administrates sė UNMIK-ut, sė bashku me tė gjitha ministritė e dalura pas zgjedhjeve.
 
Kurse si kusht pėr arritjen e kėsaj pike referuese, do thoshnim  do tė mund tė apostrofoheshin; ndėrgjegjėsimi shumė mė tė theksuar moral tė  njerzėve nė vendet udhėheqėse (sidomos ato ministrore!) dhe vetėdijėsimi mė tė lartė lidhur me rrezikun shkatrrues qė mund tė sjellė korrupsioni dhe pasurimi i paligjshėm,  pėr procesin e emancipimit dhe tė civilizimit tė shoqėrisė sonė qė aktualishtė ėshtė duke e kaluar urėn e “Siratit” me pėrplot probleme tė natyrės politike, kulturore, sociale dhe tė njė krize tė identitetit.
 
Nuk thuhet kot sė koti, se; hapi i parė nė njė shoqėri tė re civilizuese, pra demokratike, pa mėdyshje ėshtė vetėdija pėr mėkatin social, pra korrupsionin dhe krimin e organizuar qė zakonisht (nga pėrvoja e shteteve nė tranzicion sidomos) i injektojnė elitat udhėheqėse, qė nė rastin tone, anipse ankohen me hendikepin e “kompetencave te pamjaftueshme”, prapseprap kanė arrijtur tė grumbullojnė fuqi tė mjaftueshme politike pėr tė lozur lojėra tė tilla antiligjore.
 
Por, kush duhet t’I identifikojė gjitha kėto dukuri dhe fenomene negative, nė shoqėrit e dalura? Nė kushtet normale dhe tė njė pėrvoje pakėz mė tė gjatė demokratike, kėtė rol do tė duhej ta ushtronin  opozita e mirėfillėt politike, qė nė rastin tone as qė egziston si e tillė! Egziston, siq e dijmė te gjithė njė  Qeveri e koalicionit, ku normalisht edhe diskursi pėr tė cilin ne po provojmė tė debatojmė me kėtė rast ėshtė evident dhe shumė i vėshtirė pėr t’u identifikuar nga vetė ne si qytetarė apo si shoqėri  e (pa)organizuar civile.
 
Ėshtė njė sintagmė e njohur qė mėkatin social tė njė shoqėrie tė zhytur nė injorancė dhe oportunitet tė skajshėm e pėrkufizon si gjendje ku; “ Politika ushtrohet pa principe, tregėtia zhvillohet pa moralitet  dhe se pasurimi bėhet pa u djerėsitur fare”?!
 
Athua, jemi ne Kosovarėt kund nė kėtė thėnje!?
 
Pėrgjigjen le ta jap nė fillim, secili ne vetėvehte njėherit, e mė pastaj tė shikojė pėr rreth!


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.