|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Koment

 
 

Ta zgjedhėsh vdekjen

 
 

 

13 janar 2004 / TN

Edison YPI

Nuk ka “gomone fatkeqe”. Ka shqiptarė fatzinj. Shqiptarė fatzinj qė vuajnė sot politikėn dhe pushtetin mė tė pashpirt, mė tė pangopur se kurrė, madje nė disa aspekte edhe mė tė zi, edhe mė tė llahtarshėm, edhe mė tė kobshėm se ai i kohės sė Diktaturės. Pse gjith’ kjo habi, pse gjith’ ky spektakėl nėpėr televizione dhe gazeta?!...

...Kronikat herė-herė, aty-kėtu kanė njoftuar kapjen e ndonjė gomoneje edhe pas deklarimeve tė bujshme, pak tė besueshme, tė bllokimit tė fenomenit. A ėshtė vėshtirė tė merret me mend se atje ku kapet gati pėr t’u nisur njė gomone dhjetė tė tjera presin momentin?! Njėlloj si gjithė trafiqet dhe mafiat kriminale nė tė gjithė botėn dhe nė t gjitha kohėrat. Le tė pėrpėliten spikerat, le tė llapin radiot, le tė nxijnė faqet e gazetave, gjithkund si edhe te ne, tė gjithė e dinė, kapet njė, pėr tė lėnė pėrshtypjen se “rendi po punon” pėr t’u hapur rrugė dhjetė a njėqint, a kush e di sa tė tjerave.

Kėtė nuk e shohin, nuk e dinė, nuk e dėgjojnė, nuk e ndjejnė, vetėm qorrat, budallenjtė, shurdhat dhe shpirtqenat. Ikja, gomonet, skafet, nuk janė aspak shkak, por vetėm njė nga pasojat tragjike tė njė zinxhiri realitetesh absurde gėrryese ē’njerėzore qė po vuajmė. Nuk ėshtė aspak fukarallėku shkaku i parė si pėrsėrisin papushim analistėt shpirtkazėm.

Me fukarallėk shqiptari ėshtė mėsuar me shekuj. Ka fukarallėk edhe mė tė madh edhe mė tė thellė se vetė fukarallėku. Eshtė mungesa e shpresės qė dekurajon, qė demotivon, qė vret dėshirėn pėr tė jetuar, duke e hedhur nė aventura ekstreme shqiptarin e sotėm. Eshtė qeverisur Shqipėria nė tė kaluarėn edhe prej bejlerėsh budallenj, edhe prej aventurierėsh, edhe prej injorantėsh, por prej horrash dhe rrugaēėsh dhe banditėsh dhe hajdutėsh si kėta tė sotmit, kurrė. Ja ku jemi katandisur; Njė ditė mė qėlloi tė bėja pak muhabet me njė mirditor. Mes tė tjerash mė tha se kishte ndėrmend tė ikte tė punonte diku nė Perėndim.

Si do mund tė ikėsh, i thashė. Gjithfarėsoj, tha, i kam menduar tė gjitha mėnyrat, vetėm nė njė mėnyrė nuk kam pėr tė ikur kurrė. Cila ėshtė ajo mėnyrė? e pyeta i intriguar. Ēėshtja ėshtė, vazhdoi mirditori, se unė e kam marrė parasysh vdekjen, e di qė edhe mund tė vdes gjatė ndonjė ikjeje tė ardhshme, tė mundshme. Mund ta duroj vdekjen nga zjarri, nga tėrmeti, nga shpėrthimi ose rrėzimi i aeroplanit, por e di, jam i ndėrgjegjshėm qė ajo qė s’mundem kurrsesi ta duroj as ta pėrfytyroj ėshtė vdekja nga uji. Nuk kam pėr ta harruar kurrė mirditorin, i cili i kishte klasifikuar dhe zgjedhur vdekjet.

Ta themi mė sė fundi hapur; kjo ndodh nė Shqipėri dhe ndoshta askund tjetėr nė botė. Nė Shqipėri pra, ku nė vend tė ndershmėrisė respektohet horrllėku, nė vend tė menēurisė budallallėku, nė vend tė seriozitetit palaēollėku, ku vlerat nuk kanė mė asnjė vlerė, ku ėshtė turp tė kesh turp, ku po nuk vodhe je budalla dhe, duke qenė i pambrojtur mund tė bėhesh viktimė e shpifjeve dhe tė pėrfundosh nė burg, ku po vodhe je i nderuar dhe i respektuar dhe jo vetėm nuk futesh nė burg, por fare lehtė dėrgon tė tjerė nė burg. Dhe del njė ish-ministėr e thotė se fajin e kanė fukarallėku shqiptaro-verior dhe mafia italiane.

Ē’absurditet! Bėn me faj edhe njė ministėr italian, prej tė cilit paska pritur tė vijė t’i thotė tė vėrtetat e hidhura shqiptare! Turp! Mafia nuk ėshtė ndonjė lloj djathi mor... nuk di se si tė tė quaj, Mafia kudo njėlloj kriminale ėshtė dhe, Italia ka mijėra kilometra bregdet dhe ta ka thėnė mijėra herė se ka mijėra probleme pėr ta kontrolluar tė gjithin. Vėrtet qė policia shqiptare dhe italiane bashkėpunojnė pėr ta ndalur skafizmin dhe gomonizmin kriminal, por italianėt nuk kanė ardhur tė tė pushtojnė, as mendja nuk u vete, as mė tė krisurve prej tyre, kanė ardhur vetėm tė tė ndihmojnė qė tė bėjnė sa mundin pėr Shqipėrinė tė jetė sa mė e qetė, dhe Italinė e Perėndimin mos jau ndotim. Kaq. Ata, tejet tė kujdesshėm pėr tė mos u keqkuptuar nga horra si ti, interesohen vetėm pėr pasojėn e pasojės, ekstremin e fenomenit, skafet nė det.

Rrėnjėt nuk mund t’i gjejė as mund t’i shėrojė, as Italia, as gjithė Italitė e botės mbarė. Ato gjenden dhe shėrohen vetėm vetė. E meqenėse ti vetė nuk e ke hiē ndėrmend tė merresh me kėtė punė, kjo dhe vetėm kjo ėshtė arsyeja pse bashkėpunimi nuk funksionon duke bėrė jo vrima nė ujė, por varre nė ujė. Jemi vendi ku tė ashtuquajturit ruajtės tė rendit janė hajdutėt mė tė mėdhenj dhe pikė. Jemi vendi ku pėr pushtetarėt dhe politikanėt nga njėra anė, dhe morali dhe vlerat nga ana tjetėr, janė ndaj njėra-tjetrės mė tė largėta se galaktikat mė tė largėta. Njezėt vjeēari i droguar qė drejton skafin kah Italia nuk ka asnjė faj, absolutisht asnjė faj. Ai nuk ėshtė veēse njė vidhė krejt e parėndėsishme e njė makine gjigande tė pėrbindėshme kriminale korrupsioni dhe dallaveresh nga mė tė fėlliqurat qė as imagjinata nuk i rrok. As tė ashtuquajturat rrjeta tė trafikut nuk kanė asnjė faj.

Fajin, tė gjithė fajin, e kanė kokat boshe tė politikės dhe qeverisjes. Se mos vetėm skafizmi. Po autostradat, autostradat ku sa mė tė madh ta kesh Benz-in dhe sa mė shpejt ta ngasėsh aq mė tepėr i bėn policėt tė struken si minj, dhe sa mė ngadalė tė shkosh dhe sa mė shumė t‘i respektosh rregullat, aq mė trima bėhen, aq mė shumė gjobitesh. A nuk po shqyejnė njerėz ēdo ditė edhe ato?! Si ėshtė e mundur qė nuk u bėkan dot zap dyqint kilometra autostrade nė njė vend i gjithi sa ēereku i Romės apo sa gjysma e Athinės?! Edhe pėr ato Mafia italiane e ka fajin?! Po pėr nipat qė vrasin gjyshet me sqepar nė kokė, pėr baballarėt qė shesin bijat, vėllain qė vret vėllanė etj., etj., mė thuaj tė lutem, cila Mafie ta ka fajin?! Ju lutem me gjithė shpirt, sidomos televizioneve; Mjaft me garėn pėr tė dhėnė sa mė shumė hollėsira pėr spektakėl.

Mjaft me lista dhe ceremonira dhe ngushėllime formale zyrtare tė thata hipokrite. Pa llogaritur fatzinjtė qė s’janė mė, cila listė, cila ceremoni mund tė ngushėllojė nėnėn, babain, motrėn, vėllanė e njėzet vjeēarit nė fund tė detit?! Mos i varrosni e ē’varrosni kot se nuk ka asnjė vlerė dhe ėshtė turp. E nuk ėshtė aspak ēudi qė pėrmes hollėsirave po instruktoni tė tjerė mijėra kandidatė, potenciale qė duan tė ikin, se si dhe kur dhe qysh e tek duhet tė ikin. Sepse, edhe po ndodhi ēudia qė, fjale e rrallė fatale, autorėt tė gjenden, ata pėrsėri do ikin. Se atyre qė e kanė vendosur tė ikin, si duken punėt, do ikin edhe njėqint ministra rendi po tė ndėrrohen, edhe nė lule tė ballit po t’jau mbash. Do ikin e do ikin me siguri deri sa tė mbushen kokat bosh tė politikės dhe pushtetit. Nuk do ikin vetėm atėherė kur, varret plot dhe kokat bosh, nė ndonjė mėnyrė tė largohen, ose, pse jo... tė priten.

 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.