|
-
13
janar 2004 / TN
-
-
Shkruan: Ēerkin BYTYĒI
-
-
Literatura mbi historinė mė tė re
shqiptare dhe nė veēanti ajo e luftės pėr ēlirimin e Kosovės, ditė
mė parė u begatua edhe me njė libėr shumėdimensional dhe me vlerė
shkruar nga gazetari dhe publicisti Maxhun Smajli, opinionit
shqiptarė i njohur si reporter nga ditėt e luftės, informatat e tė
cilit priteshin me padurim dhe ankth, jo vetėm nga shqiptarėt nė
Kosovė por edhe nė gjithė botėn. Ato pėrshkruanin rrjedhėn e
luftės por edhe ishin formė e komunikimit tė pjesėmarrėsve tė
frontit tė luftės me popullin e kėrcnuar nga masakrimet, vrasjet,
torrturat dhe dėbimet jasht Kosovės.
-
-
Lufta
dhe dilemat shqiptare
ėshtė libėr qė pėrmbledh kronologjinė e ngjarjeve tė zhvilluara tė
atyre ditėve. I shkruar nė formė ditari, me tėrsinė pėrmbajtėsore,
fotoset e shumta, tė dhėnat e detajizuara dhe teknikisht i
pėrgatitur nė mėnyrėn eskluzive, ky libėr ėshtė njė lexikon shtuar
lexikonit tė gazetarisė shqiptare. Ėshtė model i trajtimit tė
hollėsishėm tė luftės i shkruar pėr tė mbetur gjithnjė i vlevshėm,
tash e gjithėherė.
-
-
Dhe
nėse kihet parasyhė mendimi i A.Camus se Gazetari ėshtė njė
historian i momentit, sidomos nė rrethanat e luftės ėshtė njė
kronist i historisė, lexuesi i librit Lufta dhe dilemat shqiptare
nga Maxhun Smajli, e ka lehtė tė konkludojė se ky reporter i
luftės, ka arritur me sukses, pėrkundėr torrturave dhe persekutimeve
tė bėra nga forcat serbe dhe individėt e tjerė, me pedantėri ti mbaj
shėnimet, ti mbarshtroj ato dhe duke i rievokuar nė kėtė libėr, tė
ofroj njė material qė gjithsesi do tė mbetet bazė pėr studimet e
mėtejhsme tė ngjarjeve tė atyre ditėve tė pėrgjakshme tė cilat nuk
do tė harrohen kurrė nga shqiptarėt por edhe opinioni ndėrkombėtar.
-
-
Kėtij
autori tė pėrkushtuar, nuk arriti askush tia mbyll shtigjet pėr tė
njohur dhe pėr ta shpėrndarė tė vėrtetėn. Lidhur me kėtė, Maxhun
Smajli nė parathėnjen e librit, lexuesit i bėn me dije :
Pėr ta
pėrhapur atė (tė vėrtetėn), gazetarit i duhet jo vetėm kurajo, por
edhe dinakėri, qė t`iu shpėtoj goditjeve tė armikut dhe njerėzve qė
i mbyt e vėrteta
dhe vazhdon: ..shpesh ndodh tek disa gazetarė qė
tė mos jenė tė ndėrgjegjėshėm pėr vlerėn dhe rėndėsinė historike tė
asaj qė po ndodhė.
-
-
Pėr ta
ėshtė e rėndėsishme qė ta kryejnė detyrimin e tyre ndaj punėdhėnėsve
apo ndaj organizatave pėr tė cilat punojnė. Pra pėr disa gazetarė
shpesh ėshtė i rėndėsishėm realiteti, ēasti i dhėnė, kurse nuk i
preokupon fare historia. Kjo njėherit ishte bazė e punės dhe
angazhimit kombėtar tė gazetarit Maxhun Smajli qė nga dita e parė e
deri nė mbarimin e luftės. Mbase ai ishte aty ku ishin luftėtarėt e
lirisė, aty ku luftonte UĒK, aty ku zhvillohej lufta pėr jetė a
vdekje, pėr liri a robėri.
-
-
Nė
kėtė libėr i bėhet pėrshkrim origjinal dhe nė mėnyrėn mė
profesionale periudhės sė vėshtirė pėr popullin shqiptar, vuajtjeve
por edhe qėndrimit stoik para rrebesheve e tė gjitha tė kqijave tė
luftės. I bėhet njė pasqyrim nė formėn e veēantė kėsaj periudhe
historike, nga mė tė rėndėsishmet pėr ardhmėrinė jo vetėm tė
Kosovės. Trajtohen me gjithė origjinalitetin aspektet nga mė tė
ndryshmet tė tė gjitha sferave tė jetės, organizimit dhe luftės sė
zhvilluar pėr ēlirim, heroizmit dhe qėndrimit tė vendosur e krenar
shqiptar, pathyeshmėrisė dhe kėmbėngulsisė pėr tė qėndruar stoik
deri nė ēlirimin definitiv. Ishte kjo periudhė qė karakterizohej
edhe me disa kundėrthėnje, por qėllimi ishte njė-ēlirimi i Kosovės.
-
-
Publicisti i mirėnjohur Besim Krasniqi duke shprehur mendimin
meritor nė faqet e kėtij libri pos tjerash shkruan: Karakteristikė
kryesore e librit Lufta dhe dilemat shqiptare ėshtė forma
origjinale dhe reale e pėrshkrimit dhe e interpretimit tė ngjarjeve
dramatike tė njė periudhe shumė tė tendosur dhe kritike, pa tentuar
asnjėherė qė meritat, sukseset apo edhe dėshtimet t`i vihen nė
mėnyrė tė njėanshme ndonjė individi apo organizate
politiko-ushtarake qė nuk e ka merituar ti vihen si tė tilla. Aty
pėrshkruhen sukseset, rezultatet pozitive tė organizimit
politiko-ushtarak tė shqiptarėve, por njėkohėsisht edhe fėrkimet e
brendshme politike, konfliktet, pėrēarjet tė cilat ishin bėrė larg
syve tė opinionit, por jo edhe larg syve tė gazetarit dhe reporterit
Maxhun Smajli.
-
-
Ndėrkaq, publicisiti dhe autori i shumė librave Faruk Tasholli, nė
cilėsinė e redaktorit tė kėtij botimi, nė pasthėnien e shkruar nė
kėtė libėr bėn njė pėrshkrim tė shkaqeve dhe pasojave tė luftės tė
nxitur e zhvilluar nga politika e pushteti serb dhe rezistencėn e
pathyeshme shqiptare.
-
-
Duke
shkruar pėr librin Lufta dhe dilemat shqiptare, ndėr tė tjera thot
se ky libėr ėshtė njė nga pasqyrat mė besnike tė kėsaj ngjarjeje
madhore tė popullit shqiptar. Autori e nis ditarin bashkė me luftėn
dhe flet pėr gjėrat qė i ka parė, prekur dhe pėrjetuar vetė, sa nė
mesin e popullatės, aq nė mesin e luftėtarėve. Prirja e tij pėr ta
ndriēuar zhvillimin e luftės nga poshtė, ku vetėmbrojtja lind si
domosdo e dhunės, e rrumbullakėson njė histori tė shkruar pėrngut,
por shumė besnike
-
-
Flitet
nė kėtė libėr pėr Klinėn dhe historikun e saj, luftėn e zhvilluar
kėtu e nė Drenicė, nė Loxhė e Dukagjin, pėr Llaushėn e Prekazin, pėr
Qirezin e Likoshanin, pėr Gllogjan e Resnik,e vendbanime tė tjera tė
shumta ku ngadhnjeu dėshira pėr liri, pėrkundėr humbjeve tė mėdha.
-
-
Flitet
pėr UĒK-nė dhe luftėn e saj heroike. Flitet edhe pėr personalitetet
qė do tė mbeten nė kujtesėn e shqiptarėve deri nė amshim Shaban
Jasharin me tė bijtė Ademin dhe Hamzėn dhe bashkėluftėtarėt qė
kurdoherė kujtohetn me pietet, pėr shumė udhėheqės e luftėtarė trima
tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, pėr shumė veprimtarė tė
palodhshėm e vetėmohues tė LDK, pėr shumė atdhetarė e tė devotshėm
pėr ēėshtjen kombėtare, por edhe pėr disa tė cilėt pėrziheshin aty
ku nuk u takonte. Thėnė shkurt, autori Maxhun Smajli ėshtė i
kujdesshėm dhe si shpėtpon nga shkrimi asgjė, madje edhe imtėsitė
janė shumė tė mėdha pėr ditarin e shkruar.
-
-
Se
ėshtė libėr i shkruar me kujdes tė madh dhe nivelin e lartė
profesional, lexuesi do tė bindet pasi ti ket lexuar 237 faqet e
tij, pasi ti ket shikuar afro 100 fotografitė e prezentuara nė te.
-
-
I
rėndėsisė sė madhe ky botim ėshtė edhe pėr faktin se pėrmes
parathėnjes dhe pasthėnjes sė shrkuar edhe nė gjuhėn gjermane, i
ofrohet mundėsi e madhe edhe lexuesit gjermanofolės tė njihet mė
pėrsėafėrmi me ngjarjet e zhvilluara, luftėn dhe masakrat serbe ndaj
popullit liridashės shqiptarė nė Kosovė.
-
-
Tirazhi prej 1500 ekzemplarėve tė botuar tė kėtij libri, vlerėsuar
pėrkah pėrmbajtja, materiali i shtruar dhe forma e shtjellur,
gjithsesi ėshtė i vogėl. Botimi i ardhshėm i kėtij libri ndoshta
do tė ishte mirė tė mendohet tė shoqėrohet edhe me pėrkthim nė libra
tė veēantė nė gjuhėn angleze dhe atė gjermane. Opinioni
ndėrkombėtar, megjithatė, edhe tashti, pas pėrfundimit tė luftės sė
armatosur, ka nevojė tė informohet pėr ato ditė tė tmerrshme nėpėr
tė cilat kaloi populli shqiptar i Kosovės.
-
|
-
|