|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Vėshtrim

 
 

Sa je i gjallė,  pak i pabesueshėm! Kur vdes, a tė vrasin, ta varin kurorėn e lavdisė!

 
 

 

12 janar 2004 / TN

Madje-madje, nė vend se tė na brejė ndėrgjegjja pėr fjalėn e rėndė qė kemi thėnė pėr dikė, ndėrgjegjen e rėndojmė edhe mė shumė pasi individit qė i kemi shkaktuar dhimbje pėr sė gjalli, i thurrim lavde pėr sė vdekuri! Ose, ēka ėshtė edhe mė ironike: jemi deklaruar edhe shokė tė ngushtė tė tij!

Shkruan: Nazmi LUKAJ

Ėshtė evidente te ne se gati ēdo aktivist i denjė i ēėshtjes kombėtare,  ēdo historian, ēdo publicist, ēdo politikan dhe ēdokush tjetėr qė i ka kontribuar kėsaj ēėshtjeje, nė tė gjallė tė tij ėshtė konsiderur shumė pak i besueshėm.
 
Nėse ėshtė treguar mė i guximshėm se kolegėt  e vet nė njė institucion shtetėror, nė shtyp, nė njė aktivitet kombėtar etj. pėr tė ėshtė thėnė se farsė e ka kėtė guxim, se ai e ka shpinėn e fortė, ose se guximin e ka farsė pėr tė luajtur ndonjė lojė tė rrezikshme antikombėtare, ose kėshtu e ashtu. Edhe kur ka rėnė nė burg dikush politikisht, ėshtė thėnė pėr tė se nuk e kanė mbyllur pse ėshtė atdhetar, por pėr ta pėrdorur kundėr tė burgosurve tė tjerė politikė!
 
Pėr tė gjallė tė tij  /tė tyre/ ka / kanė / kaluar nėpėr tehun e asaj thėnies popullore -" Hyp se tė vrava, zhdryp se tė vrava!". Pra, pėr tė gjallė, janė detyruar t'i ndrydhin dhimbjet shpirtėrore qė ua kanė sjellė individėt xhelozė ose naivė pėrmes intrigave brenda grupit tė njė sfere veprimtarie, ose brenda njė rrethi  shoqėror. Kuptohet, kurrė nuk janė konsideruar tė pabesueshėm nė aktivitetin e tyre nga njė popull i tėrė, por edhe kjo u ka  mjaftuar qė, sė paku, tė mos e ndjejnė atė kėnaqėsinė qė ka njeriu kur bėn njė gjest pozitiv nė shėrbim tė kombit.
 
Madje, shpeshherė  kanė  rėnė nė pozita dėshpėrimi, duke u tėrhequr fare nga aktiviteti,  me tė cilin kanė menduar se mund t'i kontribuojnė kėtij. Ironi edhe mė e madhe ėshtė se po tė njėjtit, qė e kanė krijuar kėtė mjegull dyshimi pėr kontribuesit e devotshėm tė kombit, pas vdekjes a vrasjes sė tyre nga regjimi serb, ose  nga kriminelėt e pasluftės, u kanė thurur panaxherikė dhe oda aq tė mėdha, sa e kanė ngritur kontributin e tyre kombėtar mė shumė se ē'ka qenė nė tė vėrtetė.
 
Kėtė mjegull, para viteve tė 90-ta, qė ua krijonin atdhetarėve brenda njė rrethi a njė shtrese tė caktuar kryesish individėt naivė, ose individėt xhelozė qė vetė nuk e kishin guximin e tyre pėr ta mbrojtur si ata ēėshtjen kombėtare, ose kundėrshtarėt e tyre nė ēasjen e kėsaj ēėshtjeje, por edhe individėt e tjerė me instrukcione tė UDB-sė  - pas viteve tė 90-ta dhe pas ēlirimit tė Kosovės nga Serbia ua krijuan kryesisht kundėrshtarėt e konceptit politik, po edhe vetė kundėrshtarėt e tyre brenda njė partie, qė t'i eliminojnė nga gara pėr ndonjė post tė rėndėsishėm.
 
Kompromitimet qė ua bėnin njerėzve tė shqiptarizmės individėt e UDB-sė, ishin tė kuptueshme pėr ta, por tė pakuptueshme qė ua bėnte grupi brenda njė sfere tė veprimtarisė qoftė politike, qoftė shkencore, qoftė publicistike.Nuk njoh atdhetar qė pėr sė gjalli nuk i ėshtė ngritur njė mjegull dyshimi gjatė jetės, edhe pse shumė ndershmėrisht i ka kontribuuar kombit.
 
Po ndalemi veē nė dy dekadat e fundit tė shekullit qė kaloi, dhe nė kėto katėr vjet e mė shumė lirie. A s'i sollėn dhimbje shpirtėrore kėto mjegulla dyshimi Ali Lajēit, qė dridhi themelet e ish-Jugosllavisė?!  
 
A s'i sollėn dhimbje shpirtėrore Jusuf Gėrvallės, deri sa e vranė udėbėistėt shqipfolės a serbfolės?! A s'i sollėn dhimbje Enver Hadrit, deri sa u vra po nga kėsi monstrumėsh?! A s'i sollėn dhimbje komandant Drinit, deri sa edhe e vranė ?!
 
A s'i sollėn dhimbje shpirtėrore kolonel Tahir Zemės, deri sa e vranė?! A s'i sollėn dhimbje shpirtėrore Smajl Hajdarit, deri sa e vranė? A s'i sollėn dhimbje edhe njėrit prej  publicistėve mė tė guximshėm, qė mė penė i kontribuoi ēėshtjes kombėtare me tėrė qenien e tij-Jusuf Ferizit, nė tė gjallė tė tij?!
 
Po, po. Shumė. E gjatė ėshtė  lista e atyre qė pėrjetuan dhimbjen shpirtėrore sa qenė gjallė, a sa qenė nėpėr burgjet e rėnda serbe. Dhe, tė gjitha kėto dhimbje i pėrjetuan se ne nuk dimė ta peshojmė fjalėn. Flasim kuturu ēka dėgjojmė nė rrugė,  ēka na thotė kush pėr kė pėr inate personale, pėr xhelozi ndaj zotėsisė sė tjetrit, pėr shkak tė garės pėr pozita, pėr shkak tė mendimit tė kundėrt politik etj. Nuk mėrzitemi fare se fjala e rėndė dikujt i sjell dhimbje tė madhe, i sjell dėshpėrim.
 
Flasim kuturu dhe sillemi sikur asgjė s'kemi thėnė. Madje-madje, nė vend se tė na brejė ndėrgjegjja pėr fjalėn e rėndė qė kemi thėnė pėr dikė, ndėrgjegjen e rėndojmė edhe mė shumė pasi individit qė i kemi shkaktuar dhimbje pėr sė gjalli, i thurrim lavde pėr sė vdekuri! Ose ēka ėshtė edhe mė ironike: jemi deklaruar edhe shokė tė ngushtė tė tij! Kjo e rėndon edhe mė shumė vdekjen dhe tragjikėn e njė atdhetari.
 
Prandaj, qė tė mos jemi mė dyfytyrėsh nė raport me atdhetarėt, duhet tė kujdesemi shumė se ēka po themi. Duhet tė mendojmė gjatė ēka flasim, pėr tė mos u koritur. Asgjė-asgjė, madje, kur tė koritemi, sė paku, tė mos u bėjmė rėndė shpirtrave tė tė vdekurve, duke shkruar fjalė lavdie vetė pėr ta.
 
Shyqyr Zotit qė tė vdekurit nuk ēohen, se po ta kishin kėtė mundėsi nė ditėn e varrimit a me ndonjė rast tjetėr, nuk na kishin lėnė t'u afrohemi as te varret, as t'u flasim te koka, as t'u bėjmė shkrime pėr sė vdekuri. "Hupni, bre, mos t'ju shohim me sy, se pak na e keni bėrė pėr sė gjalli, pa na e rėnduar shpirtin edhe kėtu"- sė paku  me kėto fjalė na kishin koritur, nėse dimė se ēka do tė thotė koria...      

 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.