|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
 E hėne, 12 janar 2004

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova organizoi sot njė pritje pėr korin diplomatik nė Prishtinė

  • Kryeministri Rexhepi ngushėlloi Qeverinė e Shqipėrisė

  • Sot nė Kosovė filloi gjysmėvjetori i dytė shkollor

  • Situata elektroenergjetike nė Kosovė vlerėsohet e mirė

  • Podujevė: Nė rajonin kufitar KFOR-i dhe policia arrestojnė 6 persona tė dyshuar pėr armėmbajtje pa leje

  • Analisti Mur hedh poshtė vlerėsimet pėr Kosovėn tė njė instituti gjerman pėr politikė tė jashtme

  • Nė njė aksident rrugor njė i vdekur dhe dy tė lėnduar

  • Nė Zvicėr u mbajt njė Akademi pėrkujtimore kushtuar kol. Tahir Zemjat, tė birit Enisit dhe Hasan Zemajt

  • Grupi legjislativ i Kuvendit tė Kosovės ėshtė dakorduar pėr ndryshimin e Kornizės Kushtetuese

  • Nė Tribunalin e Hagės tė martėn vazhdon gjykimi kundėr ish-diktatorit jugosllav Sllobodan Millosheviq

  • Qindra paqėruajtės tė NATO-s nė Bosnje nuk arritėn tė kapin Radovan Karaxhiqin

  • Nė gjashtė komuna tė Maqedonisė mbahet referendum nė lidhje me propozimin e qeverisė pėr krijimin e komunave tė reja

  • Shtypi malazez po spekulon pėr ekzistencėn e "Ushtrisė Ēlirimtare tė Malit tė Zi"

  • Nė Shqipėri sot ėshtė ditė zie pėr fatkeqėsinė qė shkaktoi vdekjen e 21 personave

  • Prokuroria maqedonase ka ngritur padi kundėr peshkopit tė Arqipeshkvisė sė Ohrit Jovan Vranishkovski

  • Vritet irakian dhe plagosen gjashtė tė tjerė

  • Kryeministri spanjoll Aznar nesėr shkon nė Uashington pėr t'u takua me Xhorxh Bushin

  • Izraeli i gatshėm pėr bisedime pėr paqen me Sirinė

  • Protesta masive tė kolonėve izraelitė

  • Dhjetėra mijėra vetė protestojnė nė Haiti

  • Guvernatorėt provincialė tė Iranit kėrcėnojnė tė japin dorėheqje

 
  
Presidenti Rugova organizoi sot njė pritje pėr korin diplomatik nė Prishtinė
 
Prishtinė, 12 janar 2004 - Presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e Vitit tė Ri 2004, sot nė vilėn "Gėrmia" nė Prishtinė, organizoi njė pritje pėr korin diplomatik tė akredituar nė vendin tonė, e ku ishin ftuar edhe pėrfaqėsues tė lartė tė institucioneve tė Kosovės. Ishin tė pranishėm edhe shefi i UNMIK-ut Harri Holkeri dhe komandanti i KFOR-it Holger Kamerhof.

Presidenti Rugova, duke iu drejtuar tė pranishmeve, fillimisht falėnderoi diplomatėt e huaj nė Prishtinė pėr punėn qė kanė bėrė gjatė vitit tė kaluar pėr Kosovėn, sidomos nė forcimin e marrėdhėnieve tė vendeve me Kosovėn si dhe falėnderoi vendet e tyre pėr pėrkrahjen dhe kujdesin qė kanė treguar pėr Kosovėn.

Ndėrkaq, duke folur pėr viti qė sapo kaloi, Presidenti Rugova tha se "mund tė thuhet qė ishte vit i forcimit tė progresit nė tė gjitha fushat e jetės, ishte vit i forcimit tė lirisė, sigurisė, demokracisė dhe ekonomisė si dhe i forcimit tė bindjes pėr njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės". "Njėherėsh dėshiroj tė theksoj se viti nė tė cilin sapo hymė, do tė jetė vit i progresit mė tė madh tė Kosovės pėr tė gjithė popullin dhe qytetarėt e saj", tha ai.

Duke folur pėr objektivat e institucioneve tė Kosovės, Dr. Rugova tha se ato do tė pėrqėndrohen mė shumė nė zhvillimin ekonomik, nė procesin e privatizimit, tė investimeve dhe nė stimulimin e sektorit privat, duke vazhduar pėr tė punuar nė integrimin dhe mbrojtjen e grupeve etnike, minoriteteve nė Kosovė.

"Nė kėtė vit vėmendje tė veēantė do t'i kushtojmė mundėsisė sė pėrfaqėsimit diplomatik tė Kosovės, qoftė pėrmes hapjes sė zyrave apo formave tjera tė pėrfaqėsimit.
 
Nė kėtė kuptim do tė ishte mirė tė bėhej njė liberalizim i vizave pėr njerėzit e biznesit tė Kosovės dhe tė qarkullimit tė qytetarėve, sidomos me vendet e BE dhe me SHBA", nėnvizoi Presidenti Rugova, duke shtuar se njė punė e pėrbashkėt rreth bartjes sė kompetencave do tė bėhet me UNMIK-un, nė mėnyrė qė institucionet e Kosovės tė jenė mė efektive, tha ai dhe theksoi:

"Ne do tė punojmė nė vlerėsimin e standardeve tė paraqitura, tė atyre qė i kemi pėrmbushur dhe tė atyre qė do t'i pėrmbushim sė bashku me UNMIK-un, me OSBE-nė dhe KFOR-in. Standardet duhet t'i kuptojmė se janė pėr zhvillimin dhe prosperitetin e Kosovės, e jo konservim i proceseve pozitive", nėnvizoi Presidenti i Kosovės pėr tė theksuar:
 
"Nė tė njejtėn kohė unė do tė insistoj nė njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės ēfarė do t'i pėrshpejtonte proceset e brendshme demokratike e ekonomike dhe do tė qetėsonte kėtė pjesė tė Europės e tė botės dhe popullin e Kosovės.
 
Pra, njė Kosovė e pavarur, demokratike e paqėsore e integruar nė BE, nė NATO dhe nė miqėsi tė pėrhershme me SHBA. Do tė punojmė tė kemi marrėdhėnie tė mira me fqinjtė tanė dhe t=i avancojmė ato".

Presidenti Rugova tha se edhe gjatė kėtij viti pret pėrkrahjen mė tė madhe tė diplomatėve tė akredituar nė Prishtinė pėr Kosovėn. "Jam i bindur se do ta kemi edhe mė shumė pėrkrahjen dhe mirėkuptimin Tuaj dhe tė vendeve tuaja", tha ai.

Nga kjo pritje e parė pėr Vitin e Ri pėr Korin Diplomatik, Presidenti Rugova pėrshėndeti Presidentin Bush, Kryeministrin Bler, Presidentin Shirak, Kancelarin Shreder, Kryeministrin Berluskoni tė cilėt, siē tha, po e pėrkrahin Kosovėn, si dhe Atin e Shenjtė Papa Gjon Pali II. Po ashtu pėrshėndeti shefat e shteteve dhe tė qeverive tė tjera tė pėrfaqėsuara nga Ju, qė po e pėrkrahin Kosovėn.

Nė fund tė fjalės sė tij, nė kėtė pritje qė do tė jetė tradicionale, shprehu urimet e tij mė tė pėrzemėrta pėr festat e Krishtlindjeve dhe tė Vitit tė Ri 2004 pėr diplomatėt dhe pėr familjet e tyre.
 
 
Kryeministri Rexhepi ngushėlloi Qeverinė e Shqipėrisė
 
Prishtinė, 12 janar 2004 - Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi ka ngushėlluar Qeverinė e Shqipėrisė me rastin e tragjedisė detare ku humbėn jetėn 21 shtetas shqiptarė. "Me pikėllim tė madh e morėm lajmin pėr pėrmbytjen e gomonės dhe humbjen e jetės sė 21 shtetasve shqiptarė nė ujėrat e detit Adriatik.
 
Qeveria dhe populli i Kosovės ndajnė pikėllimin dhe shprehin ngushėllimet mė tė sinqerta familjeve tė viktimave, qeverisė, institucioneve, dhe mbarė popullit shqiptar. Shpresojmė qė ky tė jetė rasti i fundit qė bashkėkombasit tanė nė kėtė mėnyrė kėrkojnė fatin gjėtiu, duke e vėnė jetėn e tyre nė rrezik.
 
Populli i Kosovės ėshtė dhe do tė jetė gjithmonė i gatshėm t“i ndihmojė popullit vėlla shqiptar, pėrderisa e kujtojmė gatishmėrinė dhe ndihmėn tuaj nė ditėt mė tė rėnda pėr popullin tonė.

Me shpresėn dhe dėshirėn qė gjithmonė tė jemi afėr njėri tjetrit edhe nė kohė tė vėshtira, shpresojmė qė fatkeqėsi tė tilla nė tė ardhmen tė mos pėrsėriten", thuhet nė fund tė ngushėllimeve tė kryeministrit tė Kosovės Bajram Rexhepi.
 
 
Sot nė Kosovė filloi gjysmėvjetori i dytė shkollor
 
Prishtinė, 12 janar 2004 - Pas pushimeve trijavore, sot filloi procesi mėsimor pothuajse nė tė gjitha shkollat fillore e tė mesme tė Kosovės, pėrveē nė disa shkolla ku nuk ka nxehje apo nė disa tė tjera ku nuk ėshtė kryer meretimi i objekteve shkollore.
 
 
Situata elektroenergjetike nė Kosovė vlerėsohet e mirė
 
Prishtinė, 12 janar 2004 - Situata elektroenergjetike nė Kosovė vlerėsohet relativisht e mirė. Sipas pėrgjegjėsve tė KEK-ut reduktimet edhe sot vazhdojnė me orarin 5 e 1 nė favor tė dritave. Ndėrkaq, nė orėt e mbrėmjes, kur rritet shpenzimi i energjisė elekrtike, thonė ata, orari i reduktimeve mund tė jetė 4 me 2 pėr dritat.
 
 
Podujevė: Nė rajonin kufitar KFOR-i dhe policia arrestojnė 6 persona tė dyshuar pėr armėmbajtje pa leje
 
Podujevė, 11 janar - Policia rajonale e UNMIK-ut nga Prishtina ka njoftuar sot se nė afėrsi tė kufirit Kosovė-Serbi ka arrestuar gjashtė persona tė dyshimtė pėr armėmbajtje pa leje.

Nė informatėn e policisė thuhet se KFOR- dhe policia kanė arritur t'i arrestojnė 6 tė dyshuar nga tė cilėt konfiskuan njė pushkė automatike me karikator dhe dy rrathė municion.
 
Sipas zėdhėnėses sė policisė nga Zyra pėr informim e arjonit tė Prishtinės, znj. Sabrie Kamberi, KFOR-i ēek e sllovak ka kėrkuar asistencė dhe policia ka dalė menjėherė nė vendin e ngjarjes dhe kanė arrestuar personat e dyshimtė pėr armėmbajtje pa leje.
 
Ajo njoftoi se ngjarja ka ndodhur nė fshatin Tashefc dhe se personat e dyshimtė janė banorė lokalė. "Sipas informacioneve tona ėshtė konfiskuar njė AK-47 e tipit Zastava dhe dy rrathė me municion", tha zėdhėnėsja Kamberi.

Arrestimin e 6 personave nė zonėn kufitare e ka konformuar edhe KFOR-i ēek e sllovak, ndėrkaq policia po i vazhdon hetimet.
 
 
Analisti Mur hedh poshtė vlerėsimet pėr Kosovėn tė njė instituti gjerman pėr politikė tė jashtme
 
Pragė, 12 janar 2004 - Patrik Mur, analist i radios "Evropa e lirė", duke komentuar vlerėsimet e Instituti gjerman pėr politikė tė jashtme qė kinse njohja e pėrshpejtuar e pavarėsisė sė Kosovės nuk do tė ndihmonte nė zgjidhjen e problemeve tė Kosovės, tha se nė shumė media gjermane dhe institute qė bėjnė analiza ende ka njerėz tė cilėt kanė lidhje tė vjetra me Beogradin.
 
Ai thotė se ka madje edhe njerėz me origjinė serbe tė cilėt shkruajnė dhe punojnė nė kėto institucione. Kjo mund tė ketė kontribuar nė disa nga kėto diskutime nė Gjermani kundėr pavarėsisė sė Kosovės, nėnvizon analisti Patrik Mur.

"Mbi tė gjitha mė lejoni tė citoj njė artikull tė publikuar nė "Frankfurter algemaine caitung" nga miku im Stefan Trypst nga Lajpcigu, pak pas luftės sė vitit 1999. Profesori Trypst argumentoi qė nė atė kohė se ēdo shtyrje e pavarėsisė do tė ēonte nė destabilizimin e situatės dhe njė plan i qartė drejt pavarėsisė, njė pavarėsi e arsyeshme dhe e shpejtė do ishte rruga mė e mirė pėr t'i dhėnė fund ēdo nervozizmi dhe pasigurie dhe do tė promovonte siguri nė rajon", thotė Mur.

Analisti i shquar i ēėshtjes sė Kosovės Patrik Mur thekson se "nuk e di pse dikush flet tani nė 2004-ėn pėr njė njohje tė pėrshpejtuar tė pavarėsisė, pasi po bėhen 5 vjet qė kur ka mbaruar lufta".

Nė vazhdim Mur thotė: "Burimi gjerman i kėsaj ėshtė interesant. Gjatė luftės nė Kroaci dhe nė Bosnjė, Gjermania personifikohej nga Hans Ditrih Gensher, i cili ishte njė person qė dinte ēfarė ishte e mirė dhe ēfarė ishte e keqe, dhe ishte i aftė qė ta impononte veten e tij veēanėrisht pėr njohjen ndėrkombėtare tė pavarėsisė sė Kroacisė dhe Sllovenisė.
 
Tani kemi njė qeveri gjermane tepėr tė ndėrgjegjshme, qė pėr fat tė keq jo gjithmonė arrin tė bėjė dallimin mes tė mirės dhe tė keqes dhe gjithashtu nganjėherė preferon zgjidhje shumė tė lehta dhe fitimprurėse. Kjo ėshtė mjaft e njejtė me mentalitetin e Bashkimit Evropian.
 
Do tė doja tė shtoja edhe diēka tjetėr: nė shumė media gjermane dhe institute qė bėjnė analiza ende ka njerėz tė cilėt kanė lidhje tė vjetra me Beogradin qė nga vitet 70-80 dhe ka madje njerėz me origjinė serbe tė cilėt shkruajnė dhe punojnė nė kėto institucione. Kjo mund tė ketė kontribuar nė disa nga kėto diskutime nė Gjermani kundėr pavarėsisė sė Kosovės".
 
 
Nė njė aksident rrugor njė i vdekur dhe dy tė lėnduar
 
Ferizaj, 12 janar 2004 - Njė aksident autobilistik nė rrugėn Ferizaj-Shkup njė person ka humbur jetėn dhe dy vetė janė lėnduar. Sipas policisė, aksidenti ėshtė shkaktuar nga pėrplasja e dy veturave si pasojė e rrugės me ngrica dhe nė vend ka vdeekur Ramadan Bytyēi nga fshati Mirash i Ferizajt.
 
 
Nė Zvicėr u mbajt njė Akademi pėrkujtimore kushtuar kol. Tahir Zemjat, tė birit Enisit dhe Hasan Zemajt
 
Lucern, 12 janar 2004 - Nė organizim tė nėndegės sė nėntė tė LDK nė Zvicėr, dje nė Büron tė Lucernit, u organizua njė Akademi pėrkujtimore me rastin e njėvjetorit tė vrasjes sė kol. Tahir Zemajt, tė birit Enisit dhe Hasan Zemajt, kryetar i FR tė LDK-sė nė Deēan.

Salla ishte e vogėl pėr t'i zenė tė gjithė shokėt, miqtė, familjarėt, tė afert e shumė pėrkrahės sė jetės dhe veprės sė kolonelit te nderuar, qė kishin ardhur ta nderorin.

Pėrpos shumė mėrgimtarėve nga Zvicra, Gjermania morėn pjesė edhe Ismet Beqiri, kryetar i KK tė Prishtinės, Ali Lajēi, kryetar i KK tė Pejes, Agim Mehmeti, zėvendėsministėr i dikurshėmn i Mbrojtjes nė Qeverisė Republikės sė Kosovės, si dhe shumė bashkluftetarė, kolegė, ushtarė tė Tahir Zamajt.

Pėr figurėn e kolonel Zemaj, evokuan kujtime dhe dėshmi, Agim Mehmeti e Arber Ahmetaj.
Poashtu u recituan poezi, monologė, vjersha, kushtuar kol. Zemajt.
 
 
Grupi legjislativ i Kuvendit tė Kosovės ėshtė dakorduar pėr ndryshimin e Kornizės Kushtetuese
 
Prishtinė, 12 janar 2004 - Grupi legjislativ punues i Kuvendit tė Kosovės pėr ndryshime dhe plotėsimin e Kornizės Kushtetuese ka rėnė dakord tė prezentojė para deputetėve njė mori rekomandimesh qė mund tė plotėsojnė Kornizėn Kushtetuese.
 
Kjo nismė ėshtė kundėrshtuar nga administrata ndėrkombėtare, e cila thotė se Parlamenti i Kosovės nuk ka mandat tė bėjė ndryshime nė Kornizėn Kushtetuese. Anėtarėt e grupit legjislativ, ndėrkaq thonė se nė vetė Kornizėn Kushtetuese ka bazė tė plotė qė Parlamenti i Kosovės tė bėjė ndryshime dhe plotėsime me amandamente tė reja nė Kornizėn Kushtetuese.

Zėdhėnėsja e UNMIK-ut Izabela Karlovic thotė se Kuvendi i Kosovės nuk mund t'i bėjė kėto ndryshime kushtetuese pa njė miratim paraprak tė Kėshillit tė Sigurimit. Ajo thekson se Korniza Kushtetuese ashtu si ėshtė reflekton balancet e vėna me kujdes ndėrmjet forcave dhe interesave me tė cilėt i vihet bazė ligjore pėr qeverisjen e Kosovės pėrderisa statusi i Kosovės tė zgjidhet, thotė zėdhėnėsja Karlovic.
 
 
Nė Tribunalin e Hagės tė martėn vazhdon gjykimi kundėr ish-diktatorit jugosllav Sllobodan Millosheviq
 
Hagė, 12 janar 2004 - Pas tri javėsh nė Tribunalin e Hagės tė martėn vazhdon gjykimi kundėr ish-diktatorit jugosllav Sllobodan Millosheviq, i akuzuzar pėr krime lufte dhe gjenocid nė luftėrat nė Kroaci, Bosnje dhe Kosovė. Prokuroria ka njoftuar se nė mesin e dėshmitarėve javėt e ardhshme do tė paraqitet edhe ish-kryetarja e Republikės serbe tė Bosnjes Biljana Pllavshiq.
 
 
Qindra paqėruajtės tė NATO-s nė Bosnje nuk arritėn tė kapin Radovan Karaxhiqin
 
Sarajevė, 12 janar 2004 - Zyrtarė tė NATO-s thanė se kėrkimi intensiv dy ditor ishte njė pėrpjekje masive pėr tė gejtur Karaxhiqin, i cili ėshtė fshehur pėr 7 vjet me radhė pėr t'i shpėtuar ndjekjes penale nga gjykata e Kombeve tė Bashkuara pėr krimet e luftės me seli nė Hagė.

Zėdhėnėsi i NATO-s lejtnanti Methju Brok u tha gazetarėve se paqėruajtėsit kontrolluan shtėpinė e Karaxhiqit. Sipas zėdhėnėsit, bashkėshortja e Karaxhiqit, Liljana, bashkėpunoi me paqėruajtrėsit dhe i shoqėroi ata gjatė operacionit kėrkimor.

Gjykata e OKB-sė pėr krimet e luftės e ka akuzuar NATO-n se ka dėshtuar ta kapė Karaxhiqin dhe ta dorėzojė atė nė Hagė.
 
 
Nė gjashtė komuna tė Maqedonisė mbahet referendum nė lidhje me propozimin e qeverisė pėr krijimin e komunave tė reja
 
Shkup, 12 janar 2004 - Qytetarėt e gjashtė komunave tė Maqedonisė me shumicė maqedonase mbajtėn dje referendumet nė tė cilat u deklaruan kundėr propozim-ligjit tė fundit pėr ndarjen e re territoriale, pėrkatėsisht pėr komunat e reja, tė cilat parashihet tė zmadhohen ose t'u bashkohen komunave tė tjera.
 
Ky referendum po zhvillohet nė Strugė dhe nė Maqedoninė Jugperėndimore, zonė kjo e banuar nga shqiptarė dhe maqedonas. Drejtuesit maqedonas tė komunės thonė se me vendimin e qeverisė do tė ndryshojė pėrbėrja etnike nė Strugė dhe kjo do tė acaronte marrėdhėniet ndėretnike. Sipas ligjit tė propozuar pėr komunat e reja Struga dhe Kėrēova do tė mbizotėrohet nga shqiptarėt.
 
Ata do tė pėrbėjnė 55 pėr qind tė popullėsisė sė kėsaj komune. E njėjta gjė ndodh edhe me Kėrēovėn nė Maqedoninė Perėndimore. Banorėt shqiptarė nuk kanė dalė nė referendumin e djeshėm, megjithėse nė disa komuna, nė veēanti pėrreth Shkupit ka pakėnaqėsi edhe tek shqiptarėt sepse Shkupi si tėrėsi mbetet me 15 pėr qind popullėsi shqiptare.
 
 
Shtypi malazez po spekulon pėr ekzistencėn e "Ushtrisė Ēlirimtare tė Malit tė Zi"
 
Podgoricė, 12 janar 2004 - Shtypi malazez kėto ditė po spekulon me tė madhe pėr ekzistencėn e njė ushtrie shqiptare nė Mal tė Zi me toponime nė gjuhėn serbe. Ky shtyp ėshtė i preokupuar me paraqitjen e njėfarė "Ushtrisė Ēlirimtare tė Malit tė Zi nė territoret autentike shqiptare".
 
Lajmi ėshtė publikuar nė bazė tė njė sajti tė kinse "Ushtrisė Ēlirimtare nė Mal tė Zi" nė tė cilin autori shihet se ėshtė vetėm shqipfolės pėr arsye se nė tė pėrshkruan se kjo ushtri selitė e saj i ka nė Ulqin, Tuz, Plavė dhe Gusinje e jo Guci.
 
Madje dje ėshtė publikuar se janė formuar "Tigrat e Ulcinjit e jo tė Ulqinit", qė tregon qartė se ai qė e ka hapur sajtin nuk e njeh drejtshkrimin e gjuhės shqipe. Njėherėsh theksohet se disa hakerė nga Podgorica e kanė zbuluar se i njėjti sajt ėshtė hapur nė Serbi.
 
Popullata shqiptare nė Mal tė Zi nuk ėshtė njoftuar me kėtė inciativė luftarake, njoftojnė pėrfaqėsuesit e partive politike shqiptare, ndėrkaq opinioni i gjerė shqiptar nė Mal tė Zi ėshtė i mendimit se kjo ėshtė edhe njė lojė e UDB-sė ose e atyre qė nuk i dėshirojnė tė mirėn as shqiptarėve, por as Republikės sė Malit tė Zi.
 
 
Nė Shqipėri sot ėshtė ditė zie pėr fatkeqėsinė qė shkaktoi vdekjen e 21 personave
 
Tiranė, 12 janar 2004 - Shqipėria sot ka ditė zie pėr viktimat e fatkeqėsisė sė rėndė me gumone qė shkaktoi vdekjen e 21 shtetasve tė saj. Fakti se disa skafistė janė anėtarė tė familjeve tė zyrtarėve policorė pėrforcon dyshimet se trafiku i klandestinėve ėshtė i mbėshtetur edhe nga policia.

Pėrkundėr ndjekjes simbolike tė skafeve dy vjet mė parė qeveria, zinxhiri i kėtij trafiku kriminal nuk ėshtė ndalur.
 
 
Prokuroria maqedonase ka ngritur padi kundėr peshkopit tė Arqipeshkvisė sė Ohrit Jovan Vranishkovski
 
Ohėr, 12 janar 2004 - Prokuroria maqedonase ka ngritur padi kundėr peshkopit tė Arqipeshkvisė sė Ohrit Jovan dhe 11 personave tė tjerė pėr shkak tė pėrhapjes sė urrejtjes fetare dhe racore. Pėrveē Vranishkovskit akpadi janė ngritur edhe kundėr katėr klerikėve dhe shtatė murgeshave. Peshkopi Jovan nė krye tė Arqipeshkvisė sė Ohrit e ka emėrtuar Kisha ortodokse serbe.
 
 
Vritet irakian dhe plagosen gjashtė tė tjerė
 
Ramadi, 12 janar 2004 - Njė irakian ėshtė vrarė dhe gjashtė tė tjerė janė plagosur nė njė shkėmbim zjarri midis guerilėve dhe forcave amerikane tė ndihmuara nga pjesėtarėt e mbrojtjes civile irakiane, nė qytetin Ramadi, 100 km nė perendim tė Bagdadit, njofton Frans Press.

"Njė mjet ka shpėrthyer ndėrsa po kalonte njė kolonė amerikane nė qendėr tė qytetit Ramadi", ka deklaruar nėntogeri i policisė Omar Mohamed Ali. Persona tė panjohur kishin hapur zjarr nga armėt automatike ndaj ushtrisė amerikane dhe mbrojtjes civile irakiane.
 
 
Kryeministri spanjoll Aznar nesėr shkon nė Uashington pėr t'u takua me Xhorxh Bushin
 
Madrid, 12 janar 2004 - Kryeministri spanjoll Hoze Maria Aznar nesėr shkon nė Uashington pėr tė biseduar me presidentin Xhorxh Bush pėr situatėn nė Irak.

Aznar do tė braktisė postin e kryeministrit pas dy muajve dhe, siē bėhet e ditur, kjo do tė jetė vizita e tij e fundit zyrtare nė SHBA dhe e pesta me radhė gjatė 11 muajve, njofton Frans Press, duke theksuar se kryeministri spanjoll ka bėrė kthesė tė madhe nė diplomacinė spanjolle duke u radhitur krah Amerikės nė krizėn e Irakut.
 
 
Izraeli i gatshėm pėr bisedime pėr paqen me Sirinė
 
Jerusalem, 12 janar 2004 - Presidenti izraelit, Moshe Kacav, ka ftuar kryetarin e shtetit sirian, Bashar el Asad, pėr bisedime pėr paqen. Kacav tha nė radion izraelite, se i bėn thirrje Asadit, tė vijė nė Jerusalem dhe tė bisedojė pėr kushtet e marrėveshjes sė paqes.
 
Por presidenti sirian nuk duhet tė vėrė kushte. Presidenti sirian propozoi nė dhjetor qė tė rifillojnė bisedimet e paqes tė ndėrprera nė vitin 2000 pėr shkak tė grindjes pėr lartėsitė Golan, tė pushtuara nga Izraeli.

Ministrja siriane pėr imigracion Butena Shaban deklaroi se Asadi do ta hedhė poshtė kėtė ftesė. Ajo theksoi se nuk ka asgjė thelbėsore nė thirrjen e Kacavit dhe se kjo ėshtė deklaratė e parėndėsishme.
 
 
Protesta masive tė kolonėve izraelitė
 
Tel Aviv, 12 janar 2004 - Nė Izrael me shumė se 100.000 kolonė hebrenj, pėrkrahės tė partive tė djathta, kanė protestuar kunder planeve tė qeverisė, qė tė zbrazin kolonitė ebreje nė territoret palestineze. Njė veprim i tillė do ta pėrēajė kombin, thuhet nė pllakata.
 
Oratorėt akuzuan kryeministrin Sharon, se po tregon dobėsi dhe kerkuan doreheqjen e tij. Nė demonstratėn nė Tel Aviv morėn pjesė disa ministra. Plani i Sharonit parashikon sė pari pėrshpejtimin e ndertimit tė vijės bllokuese nė Jordanin perėndimor qė kritikohet nga bota.
 
 
Dhjetėra mijėra vetė protestojnė nė Haiti
 
Port o Prins, 12 janar 2004 - Disa mijera vete kanė demonstruar nė kryeqytetin e Haitit kunder presidentit Jean Bertrand Arsitide. Ata akuzojnė qeverinė pėr shperdorim pushteti dhe mosdhenie ndihme pėr tė varferit. Kjo ishte deri tani demonstrata me e madhe kunder qeverisė gjatė 4 muajve tė fundit. Nė protesta ishin vrare gjithsej mė shumė se 40 vete shumica kundershtare tė Aristides. Opozita dhe qeveria akuzojnė njera-tjetren pėr dhunė.
 
 
Guvernatorėt provincialė tė Iranit kėrcėnojnė tė japin dorėheqje
 
Bagdad, 12 janar 2004 - Guvernatorėt provincialė tė Iranit kanė kėrcėnuar tė japin dorėheqje nė qoftė se nuk anullohet brenda njė jave njė vendim pėr pėrjashtim e tė paktėn 80 deputetėve reformistė nga zgjedhjet parlamentare tė muajit tė ardhshėm.

Zyrtarė tė lartė nė Teheran thanė dje se 27 guvernatorė provincash e bėnė kėtė kėrcėnim nė njė letėr qė i dėrguan presidentit reformist iranian, Mohamed Katami.

Letra iu drejtua presidentit pasi ligjvėnėsit njoftuan se Kėshilli i Lartė i Iranit, njė organ i pazgjedhur i mbizotėruar nga klerikė islamikė tė vijės sė ashpėr, kishte vendosur qė 80 deputetė reformistė nuk mund tė mernin pjesė nė zgjedhjet parlamentare tė 20 shkurtit.

 


  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.

>