|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

  FLETĖZA DHE MBRESA NGA UDHTIMI NĖ VENDLINDJE

 
 

KOSOVA, STANDARDET DHE FATALIZMI POLITIK..!

 
 

 
11 janar 2004 / TN
 
Shkruan: Rexhep ELEZAJ
 
E shtunė 27 dhjetor 2003. Nisem drejtė aeroportit tė Shtutgartit pėr ta arritur aeroplanin e agjencisė “Reisebyro-Prishtina” me tė cilin duhet tė fluturojmė pėr Prishtinė, i paraparė tė ngritet nė ora 13-tė. Me t’u afruar sportelit nė aeroport, ku duhej vertetuar biletėn para se tė hysh nė aeroplan, pash se aty nuk gjendej njeri. Papritmas nga disa udhtarė qė po pritnin mora pėrgjigen se sot nuk ka fluturim pėr nė Prishtinė pėr shkak tė mjegullės sė madhe qė e paskėsh mbuluar aeroportin nė Sllatinė. Nuk vonojė shumė dhe erdhi pėrfaqėauesi i agjencisė i cili ende pa u dukur mirė mori si prej qiellit njė breshėri ēortimesh nga udhtarėt; pse nuk ka fluturim sot, pse i mashtroni kėshtu udhtarėt, pse nuk na lajmėroni me kohė pėr anulime tė fluturimeve, e tė ngjajshme sa gati nuk erdhi tek konflikti fizik midis tij dhe udhtarėve.
 
Situatėn pranė sportelit tonė e bėntė edhe mė tė acaruar fakti se udhtarėt qė kishin prerė biletat me agjensi tjera nuk pritnin fare nė rend, bile pas pakė hynin nė aeroplan pėr tė udhtuar drejtė Prishtinės. Grupit tonė tė udhtarėve i dukej se vetėm me ta nuk ishte diē nė rregullė, pra nuk i besonin fjalėve tė pėrfaqėsuesit tė kėsaj agjencie, se vertetė fluturimi ishte i pamundur pėr shkak tė mjegullės sė madhe nė Kosovė. Kjo situatė do tė vazhdojė deri me datėn 29 dhjetor, e hėnė, kur mė nė fund do tė realizohet fluturimi ynė pėr nė vendlindje pas shumė pritjeve dhe qėndrimi monoton triditėsh nė aeroportin e Shtutgartit. Me t’u ngritur tė aeroplanit thua se pėrnjėherė udhtarėt i harruan malltretimet qė kishin pėrjetuar nė dy ditėt e kaluara, mbase tė gėzuar se mė nė fund po shkonin nė vendlindje ku bashkė me tė afėrmit do t’i kalonin ēastet e vitit tė ri pėr tu ē’mallur si dhe pėr ta harruar sado pakė peshėn e rėndė tė jetės nė gyrbet.
 
Pas njė fluturimi qė do tė zgjas dy orė e dhjetė minuta ateruam nė aeroportin e Sllatinės. Ashtu nė rradhė e lėshuam aeroplanin pėr tė ecur drejtė pikės kufitare brenda aeroportit. Nė rreshta pritnim qė ta kalojmė procedurėn e verifikimit tė pasaportave, megjithėse nė ndonjėrin nga pesė sportelet puna do tė shkojė mė ngadalė, meqė policėt kufitarė ishin tė rij e nė mesin e tyre kishte ende tė papėrvojė nė kėtė “zanat”, bile ndonjėri nga ata do tė kėrkojė ndihmė nga “supervizorėt” e huaj qė ta kryej punėn rreth validitetit tė pasaportave.
 
Kjo, natyrisht ne nuk na pengonte, sepse ishim tė vetėdijshėm se fjala ishte pėr policėt tanė tė cilėt tanimė i kishin marrė kompetencat e plota nė kryerjen e punėve kufitare nė aeroport, fakt ky qė na gėzonte pa masė, sidomos kur na kujtoheshin skenat e tmerrshme tė para luftės, kur policėt kriminelė serbė aeroportin e Sllatinės e kishin shndėrruar nė kamp famkeq policorė, ku malltretonin dhe rrahnin shumė mėrgimtarė tanė me tė arritur aty me pretekste prej mė tė ndyrave. Prandaj, qėndrimi ynė pakėz mė i gjatė para sporteleve ku policėt tanė tani po i kryenin punėt me kompetencė nuk na shqetėsonte fare, pėrkundrazi njė pamje e tillė na i mbushte zemrat pėrplotė me optimizėm dhe krenari, e qė nė anėn tjetėr na bėntė tė sigurtė se njėherė e pėrgjithmonė kishte perėnduar epoka e robėrisė sė gjatė sllave si dhe e uzurpimit tė objekteve tona kyēe nga ēetnikėt serbė siē ėshtė aeroporti i Sllatinės dhe shumė sosh tė ngjashme.
 
Me tė dalė nga ndėrtesa e aeroportit nisemi drejtė aksit rrugorė qė shpie pėr Pejė, ku bashkė me djalin e axhės, Demėn (i punėsuar nė aeroport nė sigurimin e fluturimeve) hymė nė autobus i cili ishte pėrplotė me udhtarė nė tė cilin mbretėronte njė qetėsi relative. Udhtarėt bisedonin mė njėri tjetrin, derisa nė fytyrat e tyre vėrenim njė disponim tė matur, shoferi kishte lėshuar mė zė tė madh muzikė popullore, dhe kėshtu bashkėrisht ēanim muzgun e kėsaj nate dhjetori qė e kishte kapluar gjithandej nėnqiellin e Kosovės.
 
Ora sillej diku rreth 18-tė, nga dritarėt e autobusit nuk mund tė shihje gati asgjė, sepse jashtė bėnte terr i madh, pra nuk mund t’i dalloje mirė fushat e gjėra tė rrafshit tė Drenicės e mė vonė as ato tė rrafshit tė Dukagjinit. Dukej se terri ate natė ishte bėrė edhe mė i rėndė pėr shkak tė mungesės sė rrymės elektrike, saqė nuk vėreheshin as fshatrat pranė kėsaj magjistrale. Dukej sikur e tėrė Kosova kishte rėnė nė gjumė. Nė shtėpinė time as kėsaj rradhe nuk mė priste njeri, meqėnėse prindėrit nuk i kam mė nė jetė. Kanė vdekur pa e shijuar lirinė e Kosovės. Shtėpia pa prindėr i ngjanė, siē thuhet, njė zgafelle tė zbrazėt, ku ēdo gjė tė duket e pakuptimtė. Ashtu i lodhur diku pas mesnate bie nė gjumė, por nga tė ftohtit nuk mund tė flija, meqė shtepisė sė djegur nga lufta dhe ende e parregulluar i mungonte ngrohtėsia, sidomos ajo prindėrore. Thua se tė hante acari dhe vetėmia e kėsaj nate.
 
Tė nesėrmėn, natėn e vitit tė ri dalė nė qytet dhe punėn e parė qė do e bėjė ishte blerja e shtypit ditorė. Kiosqet e qytetit ishin pėrplot me gazeta dhe revista tė ndryshme. Ndalem pranė njėrit dhe mendohėm pakėz se cilėn gazetė ta blejė pranė “Botės Sot”.
 
Vendosa tė mos e blejė asnjė gazetė tjetėr ditore (nga 7 sosh), jo pse nuk mė interesonin, por pėr shkakun seē m’u kujtua se gati tė gjitha i takonin krahut tė majtė politik-ideologjik, e qė shfletimi i tyre vetėm sa do tė ma trazonte mendjen dhe lėndonte edhe mė shumė shpirtin, edhe ashtu i syrgjynosur nga pamjet e numrit aq tė madh tė varrezave masive nė Kosovė ende tė pazbuluara, nga tė cilat sikur po vinte drejtė meje zėri kumbues i mijėra dėshmorėve tanė qė editorėve tė disa gazetave tona t’ua pėrcjellė porosinė: “zotėrinjė, ne nuk kemi luftuar nė emėr tė asnjė ideologjie, ne nuk e kemi dhėnė jetėn pėr asnjė parti, ne nuk kemi rėnė dėshmorė nė emėr tė asnjė lideri partiak, ne nuk jemi flijuar pėr interesa tė ngushta tė asnjė regjioni, etj. Ne kemi qėndruar e luftuar vetėm pėr lirinė e Kosovės, jetėn e kemi dhėnė vetėm pėr pavarėsinė e saj, kemi vdekur thjeshtė pėr ideologjinė kombėtare, pra pėr bashkimin e tė gjitha tokave shqiptare..”?!
 
Duke i dėgjuar kėto zėra u largova nga aty pa mė kuptuar njeri se pse qėndrova mė gjatė pranė kėtij kiosku, qė njėhohsisht po shikoja majat e larta tė Bjeshkėve tė Nėmura tė mbuluara me d’borė tė cilat me shkelqėsinė e tyre magjepse si nė buzėqeshje dukej se mė dėshironin mirėseardhje nė vendlindje.
Ate ditė, siē thash, ishte nata e vitit tė ri.
 
Qyteti i Pejės po gumzhinte i tėri nga levizjet e shumta, njerėzit nxitonin si me vrap qė tė furnizohen mė gjėra dhe artikuj tė nevojshėm pėr ta festuar sa mė mirė kėtė natė ndėrrim motmotesh. Shitorėt dhe dyēanet ishin pėrplotė me njerėz, rrugėt nė qėndėr tė qytetit ishin tė ngushtuara nga mallrat e tregtarėve tė cilėt pritnin blerėsit kalimtarė, secili ngutej tė kryente punė me qėllim pėr t’u kthyer sa mė shpejtė nė shtėpi, sepse duhej bėrė pėrgatitjet pėr pritjen e vitit tė ri.
 
Peja ate natė sikur tė linte pėrshtypjen se po dridhej nga ethėt e ankthit tė ngjarjeve tė dhimbshme qė e kishin goditur nė vitet e pasluftės, e qė pėr kėtė shkak do “shquhet” si qyteti mė i pasigurtė nė Kosovė, ngase siē dihet aty kishin ndodhur vrasje tė rėnda ndaj politikanėve dhe intelektualėve tanė; me 2002 nė janar ishte vrarė Smajl Hajdaraj, deputet, me 4 janar 2003 ishte vrarė kolonel Tahir Zemaj me tė birin dhe kushėrini Hasanin, pastaj Ilir Selimaj, Sabahete Tolaj, Jusuf Haklaj, etj.  
 
Pra, dukej se kėto vrasje po e mbanin peng edhe kėtė natė festive. Mirėpo, pėr fat, nata e sivjeme e ndėrrimit tė motmoteve nė Pejė rrodhi natyrshėm; me hare, gėzime, kėngė, valle dhe urime tė pėrzemėrta, ashtu siē iu ka patur hije gjithmonė shqiptarėve, tė cilėt kurrė nuk e kanė patur adet qė t’i pėrgjakun festat dhe kremtet e tyre me vrasje dhe krime tė pakuptimta tė cilat, padyshim, se e kanė shėmtuar tejmase imazhin tonė para botės sė civilizuar dhe demokratike, pra tek bota pjesė e sė cilės aspirojmė tė bėhėmi me aq ngulm.
 
Pas disa ditėsh qėndrimi nė vendlindje e lėshuam Kosovėn me pėrshtypjen mjaftė bindėse se fatalizmi politik, nė njėrėn, dhe skepticizmi pėr tė ardhmėn, nė anėn tjetėr, pėrbėnin gamėn kryesore tė tė menduarit kolektiv, kjo gjithnjė nė raport me njė mori dukurishė negative tė cilat nuk kanė qenė asnjėherė pjesė e qytetrimit shqiptar, por as tė njohura pėr kulturėn tonė tė lashtė!?

      


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.