|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
 E shtune, 10 janar 2004

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Nesėr nė Prishtinė, me njė akademi pėrkujtimore shėnohet 5-vjetori i vrasjes sė Enver Malokut

  • Nė 5-vjetorin e vrasjes sė Enver Malokut

  • Porta e heshtjes qė vret

  • Holkeri tha se liderėt serbė nuk janė pajtuar tė pėrfshihen nė kuadėr tė grupeve punuese

  • "Mobikos" ėshtė operator ilegal qė dėmton buxhetin dhe imazhin e Kosovės

  • Kryeministri thotė se mospjesėmarrja e pėrfaqėsuesve serbė nė grupet punuese pengon zbatimin e standardeve

  • Komisioni pėr Buxhet i Kuvendit dyshon qė KEK-u do tė jetė nė gjendje tė kthejė 13 milion euro

  • Komisioni pėr Kulturė i Kuvendit tė Kosovės organizoi dėgjim publik lidhur me themelimin e Operės dhe Baletit

  • Nė Prishtinė filloi punimet takimi i parė i rreth 40 patologėve tė rajonit

  • Nė Ferizaj para shtėpisė sė tij ėshtė vrarė Njazi Lohaj

  • Ministria maqedonase e Mbrojtjes thotė se brenda gjashtė muajve do tė bėjė reforma nė ushtri

  • Parlamenti maqedonas mė 15 janar do tė rishqyrtojė ndryshimet dhe plotėsimet nė Ligjin pėr nėnshtetėsi

 
  
Nesėr nė Prishtinė, me njė akademi pėrkujtimore shėnohet 5-vjetori i vrasjes sė Enver Malokut
   
Prishtinė, 10 janar 2004 - Nė pesėvjetorin e vrasjes sė Enver Malokut, atėherė shef i Qendrės pėr tė Kosovės (QIK), nesėr nė orėn 12.00, nė Teatrin Kombėtar nė Prishtinė, nėn patronatin e Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova, organizohet njė Akademi pėrkujtimore.

Me kėtė rast pėr figurėn dhe veprėn e Enver Malokut do tė flasė presidenti Ibrahim Rugova dhe do tė shfaqet njė program artistik.

Enver Maloku (1954-1999) ka qenė njė nga themeluesit e QIK-ut dhe prej vitit 1993 e deri nė vdekje e drejtoi me shumė sukses kėtė Qendėr, e cila u cilsua si agjenci kombėtare e lajmeve.
 
Gjatė kohės kur nė krye tė QIK-ut ishte Enver Maloku, pėrveē nė shqip, kjo Qendėr emitonte lajme edhe nė anglisht, frengjisht dhe gjermanisht dhe ishte burimi mė i shpejtė, mė i saktė dhe mė i besueshėm i informimit nė vend dhe nė botė pėr ngjarjet e stuhishme nė Kosovė.

Enver Maloku, pasi i shpėtoi njė atentati nė korrik tė vitit 1998, u vra pabesisht nė njė atentat tė organizuar mė 11 janar tė vitit 1999.

Tėrė veprimtaria gezetare e publicisitike e Enver Malokut e viteve '90 i kushtohet lirisė e pavarėsisė dhe mbrojtjes sė Republikės sė Kosovės.
 
Nė 5-vjetorin e vrasjes sė Enver Malokut
Portat e hapura tė sė vėrtetės sė heshtur

Shkruan: Bekim TOĒANI

Pesė vjet do tė kalojnė nga vrasja e Enver Malokut dhe pos luleve, fjalėve, kujtimeve dhe heshtjes, asgjė nuk do ta zbardhė vrasjen makabre tė janarit 1999... Tė janarėve qė jo krejt pahetueshėm janė bėrė pjesė e ftohtė e jetės prej shumė vitesh...
 
Tė asaj jete dhe tė mozaikut tė pėrgjysmuar tė lirisė, heshtjes sonė dhe mospėrgjegjėsisė sė organeve qė do tė duhej ta thonin fjalėn e vet pėr vrasjet, plagosjet dhe pėrgjithėsisht pėr dhunėn politike qė ka lėnė fėmijė jetimė dhe plagė tė gjalla... tė vrasjeve qė kanė lėnė domosdoshėm edhe porta tė hapura e gjysmė tė hapura pėr ndriēimin e kėtyre akteve tė zeza tė dorės vrastare e kriminele... Qė nga viti 1999 e deri sot, Kosova ka ndryshuar dhe ka pėrparuar bashkė me lirinė, ecjen drejt progresit dhe realizimin e plotė tė pavarėsisė. Por, pėrsėri kanė ndodhur vrasjet politike sikur qė pėrsėri vrasėsit kanė mbetur "tė paidentifikuar...".

Porta e kujtimit

Nė korrikun e 1998-ės kur Enveri i shpėtoi atentatit tė parė ne shkuam qė t'i jemi afėr. Ishim mbase tepėr tė rinj pėr ta mbrojtur atė dhe pėr t'i kuptuar ngjarjet e tilla donkishoteske tė individėve a grupeve politike e jopolitike, por ishim tepėr tė vetėdijshėm pėr punėn e palodhshme tė tij dhe rėndėsinė qė kishte informimi dhe vetė institucioni i QIK-ut. "Mos u dėshproni sepse pėr gjithė punėn qė bėjmė ndoshta i vetmi shpėrblim do tė mbetet likudimi, por kam shpresė tė madhe se e vėrteta pėr Kosovėn do tė ngadhnjejė, me ose pa ne", na pat thėnė duke qeshur Enver Maloku pak orė pas atentatit tė parė. Kėshtu vepruam edhe kur u plagos intelektuali Sabri Hamiti.
 
Ishim tė rinj dhe pos tjerash i ofruam edhe gjak. Ishte njė ndjesi e ēuditshme, por jo e papritur. Dėshironim qė Llapi tė shpėtohej nga ato vrasje tė mistershme qė nė disa pjesė tė Kosovės po merrte pėrmasa tragjike... Patjetėr qė ishte vėshtirė tė ecej nė teh tė shpatės, por ishte njė ideal madhėshtor dhe njė punė qė kėrkonte durim dhe sakrificė... Ishte dhe mbeti liria, pėr tė cilėn u vra edhe Enveri. Ishte fjala e lirė dhe e vėrteta pėr Kosovėn, jo me kutin e grupeve politike qė donin primat mbi fjalėn dhe lirinė! Ėshtė thėnė e shkruar shumė pėr vrasjen e Enverit. Mė shumė ėshtė mbetur pa u thėnė.
 
Prandaj edhe mozaiku i tė sė vėrtetės ka mbetur i pėrgjysmuar shkaku i heshtjes sė atyre qė kanė punuar dhe bashkėvepruar me Enver Malokun, Xhemajl Mustafėn, Afrim Maliqin...Prandaj shtrohet pyetja qė klith: Pse ne nuk dėshmojmė...!? A mos jemi shndėrruar tė gjithė nė vrasės ngase pėrditė e vrasim tė vėrtetėn nė sytė e fėmijėve tanė nė tė cilėt aq gėnjeshtėrisht betohemi?! Enveri do tė pyeste deri kur dhe pse?!

Porta e Gjuhės sė stuhisė

"Nga viti i luftės 1998, tė shpresojmė se po kalojmė nė vitin e lirisė 1999. Tė gjallėt le tė jenė tė lumtur se janė gjallė, pavarėsisht prej dhembjes, pikėllimit e trishtimit qė na ėshtė ulur nė sofrat, shtėpitė, vendbanimet dhe vendin tonė. Le tė festojnė tė gjallėt qė i pret njė vit shumė i vėshtirė, vit i luftės dhe i lirisė ...", ka shkruar Enver Maloku nė njė nga editorialėt e tij nė gazetėn e mbrėmjes "Informatori" vetėm dhjetė ditė para se tė vritej afėr bodrumit banesė, nė sy tė fėmijėve...
 
Ishte dita e fundit e vitit 1998 kur Enveri, nė kuptimin e fjalėve tė lartshkruara, dėrgoi mesazhin pėr Vitin e lirisė, vitin 1999 qė vėrtetė mori kuptimin e vizionit tė shefit tė QIK-ut, gazetarit dhe intelektualit qė la porta tė hapura, vakum tė paplotėsueshėm kurrė nė informimin shqip dhe vizionin e lirisė qė ia vranė aq pabesisht pėr tė mos e shijuar kurrė dhe pse dha aq shumė pėr njė ditė tė tillė! Ato ditė tė luftės dhe lirisė, Enveri mė shumė se kurrė do tė punonte pėr informimin e shpejtė pėr ngjarjet dinamike nė Kosovė dhe jetėn qė mund ta kishe nė mėngjes dhe jo nė mesditė apo mbrėmje.
 
Botimi i gazetės sė parė tė mbrėmjes merrte kohė dhe energji, pėrkushtim por edhe guxim. Dhe Enveri gjithmonė e pėrsėriste tė njėjtin refren: "Mė ka dhėnė Zoti fuqi dhe vullnet tė pathyeshėm, prandaj nuk ndalem, prandaj ne shqiptarėt nuk bėn tė ndalemi, por tė punojmė 24 orė nė ditė, qė orėn e 25-tė ta kemi pėr votrat familjare". Jo vetėm nė kryeqytet por edhe nė ato pjesė ku mund tė shpėrndahej "Informatori" i mbrėmjes pritej me padurim nga lexuesit qė dėshironin tė dinin pėr ngjarjet nė Kosovė dhe rreth saj. Pėr informimin e pavarur nė Kosovė, gazetarėt e brendshėm dhe tė jashtėm, ishte mė shumė se simbolike edhe puna e Press Qendrės sė QIK-ut ku filluan t'i shprehin pikėpamjet e veta politikanė, ekspertė dhe zyrtarė tė brendshėm e tė jashtėm.
 
Shqiptarėt vriteshin nė shtėpitė e veta, fėmijėt shpalleshin terroristė, digjeshin shtėpi, zbrazeshin vendbanime tė tėra dhe makineria ushtarake e policore serbe kudo nė Kosovė lente varre, kufoma shqiptarėsh dhe porta tė hapura... Sikur edhe gjatė bisedave qė i ofronte koha e paktė e lirė, por edhe nė intervistėn e tij tė pabotuar pėr gazetėn "Bujku", Enveri do tė deklaronte se puna e QIK-ut pothuaj ishte kryer nė baza vullnetare dhe se krijimi i sistemit tė pavarur tė informimit ishte meritė e mbi 2000 mijė veprimtarėve tė LDK-sė, bashkėpunėtorėve anekėnd Kosovės, disa prej tė cilėve i mori lufta kurse disa tjerė edhe pas plot 5 vjet nė liri mbetėn ashtu siē edhe kishte parandje vetė Enveri!
 
Kushtet e rėnda tė gazetarėve dhe pėrgjithėsisht tė gazetarisė nė Kosovė nuk lejonin komoditet atė kohė edhe pėr faktin se "acarimi i marrėdhėnieve nė skenėn politike, edhe brenda grupacioneve me emėr tė njėjtė" do tė shtonte kėrcėnimet kundėr gazetarėve qė edhe ashtu ishin tė rrezikuar nga policia serbe...
 
Nė atė kohė tė pakohė pohimi i Enverit se shpėrblimi pėr punėn 360 ditėshe tė atyre qė kurrė nuk iu pėrmendej emri mund tė ishte likuidimi politik, moral dhe fizik del mė se i vėrtetė... Mirėpo gjithė ajo punė e asaj armate tė tėrė tė njerėzve tė rėndomtė tė LDK-sė pati strumbullar tė vetėm idealin pėr liri, nevojėn pėr informim tė njerėzve nė Kosovė dhe ēka ishte mė e rėndėsishme, njoftimin e faktorit ndėrkombėtar me tė vėrtetėn pėr Kosovėn, atė tė vėrtetė qė pėrmes agjensionit tė vetėm me faqen nė internet shpėrndante nė gjuhėn shqipe, angleze dhe gjermane qindra mija informacione.
 
E megjithate informimi shqip qė po shtypej nga thundra serbe rrezikohej nga injorimi edhe i faktorit politik vendor... "Mė duket se, nė tė gjitha nivelet, sundimtarėt e rinj nė Kosovė po ndjekin e dėbojnė, nė mėnyra e me taktika tė ndryshme, tė gjitha kuadrot e afta e profesionale. Pėr tė qenė mė tė mirėt, tė ligėt duhet tė mbesin tė rrethuar prej mė tė ligjve se sa janė ata vetė...", do tė deklaronte Enveri nė intervistėn dhėnė gazetės "Bujku" qė u botua katėr ditė pas vrasjes sė tij nė gazetėn e mbrėmjes "Informatori", e cila nuk do tė kishte jetė tė gjatė tė botimit pas likudimit fizik tė krijuesit tė saj...
 
Editorialet e Enver Malokut do tė mbeten gjatė nė kujtesė pėr opinionin publik kosovar pėr thellėsinė e trajtimit tė problemeve qė nuk i trajtonte askush, kurse shpejtėsia e shpėrndarjes sė informacioneve lė pėr tė dėshiruar edhe pėr aktualitetin e sotėm kur gazetaria pėrgjithėsisht vuan nga stereotipet dhe lajmet qė botohen e stėrbotohen si "lajme".

Porta e heshtjes qė vret

Ka ndodhur gjatė kėtij pesėvjeēari tė shkruhet pėr vrasjet e pandriēuara, plagosjet dhe sulmet qė nė tė shumtėn e rasteve janė bėrė ndaj figurave politike tė LDK-sė, gazetarėve e intelektualėve qė "lirinė e kishin projektuar ndryshe". Ka rastisur qė tė kenė shkruar edhe tė atillė qė i kanė njohur pak ose vetėm kanė dėgjuar pėr ta. Pėr tė qenė ironia edhe mė plagosėse kanė folur e shkruar, flasin e shkruajnė edhe sot, asish qė helm e vrer kanė vjellė kur ata ishin gjallė...
 
Aktualiteti i pėrgjithshėm nė Kosovė nuk lė tė ikėsh nga dyshimi shekspirian pėr jetėn e keqe apo vdekjen e mirė, apo shprehur me gjuhėn e Enverit "likuidimi politik, moral dhe fizik-shpėrblimit pėr ata qė punojnė parreshtur"! Pothuaj jemi mėsuar tė shkojmė nė pėrvjetorė, tė mbjellim lot dhe tė dėshirojmė qė vrasjet e tilla tė jenė tė fundit ...
 
Kėshtu patėm dėshiruar edhe nė varrimin e Enverit, edhe tė Afrimit, edhe tė Xhemės ... Fundja kėshtu dėshirojmė edhe sot, kėtė e dėshirojnė shumica e shqiptarėve jo vetėm nė Kosovė! Por pyetjet mė tė shpeshta qė shpojnė pamėshirshėm ndėrgjegjen, mbeten pėrsėritshėm tė njėjta! Kush e vrau Afrimin, Enverin, Xhemėn... kush e vrau Jusuf Gėrvallėn?!
 
Pse heshtim dhe nuk dėshmojmė apo deri kur do ta bartim nė brendi tė ndėrgjegjes hijen e heshtjes qė vret? Ēka kemi bėrė ne tė gjithė qė t'i ndriēojmė kėto vrasje nėse me heshtjen tonė nuk jemi shndėrruar tė gjithė nė vrasės!? Ēka kanė bėrė organet pėrgjegjėse pėr zbardhjen e kėtyre vrasjeve e plagosjeve " tė mistershme"?! A thua krejt pyetjet pa pėrgjigje bashkė me heshtjen tonė dhe mozaikun e pėrgjysmuar tė lirisė ndodhin vetėm pse ka mungesė dashurie dhe harresė tė padurueshme?!
 
Apo pse duke heshtur e ndrydhur tė vėrtetėn ruajmė privilegjet e jetės dhe tė lirisė me paterica...?!
 
Ndėrkohė qė ne jetojmė heshtjen dhe realitetin e jetės e tė lirisė, me pyetjet pa pėrgjigje, portat mbeten tė hapura pėr tė vėrtetėn qė do t'i jepte tjetėr formė e pėrmbajtje kėsaj jete, krejt tjetėr kuptim lirisė, fjalės dhe ardhmėrisė sė Kosovės pėr tė cilėn aq shumė flasim e "gėnjeshtėrisht betohemi"!?
 
 
Holkeri tha se liderėt serbė nuk janė pajtuar tė pėrfshihen nė kuadėr tė grupeve punuese
 
Prishtinė, 10 janar 2004 - Kryeadministratori, i Kosovės Hari Holkeri pas takimit me pėrfaqėsuesit serbė tė koalicionit "Kthimi", nė njė komunikatė pėr shtyp ka thėnė se dialogu ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit ėshtė njė nga standardet qė duhet pėrmbushur dhe nuk guxon tė dėmtojė rrugėn drejt pėrmbushjes tė tė gjitha standardeve.
 
Holkeri ka theksuar se liderėt serbė nuk janė pajtuar tė pėrfshihen nė kuadėr tė grupeve punuese pėr plotėsimin e standardeve. Nė komunikatėn e lėshuar, Zyra pėr Media e UNMIK-ut e citon z. Holkeri tė ketė pohuar se dera ėshtė e hapur dhe karrigat janė tė rezervuara pėr liderėt serbė.
 
Nė komunikatėn e UNMIK-ut theksohet se bartja e kompetencave jo tė rezervuara ėshtė vendim qė buron nga aktet ligjore dhe kushtetuese me tė cilat funksionon administrata e UNMIK-ut nė Kosovė.
 
Ndėrkaq, pPėrfaqėsuesi i koalicionit serb "Kthimi", Oliver Ivanoviq tha se pėrfaqėsuesit serbė nuk dėshirojnė tė jenė si dekor nė punėn qė po bėhet pėr standardet. Ai tha se lidhur me kėtė ēėshtje nuk ėshtė marrė asnjė vendim dhe shtoi se vendimi do tė merret kur tė ketė njė qėndrim tė qartė tė UNMIK-ut pėr kėrkesat e tyre.
 
 
"Mobikos" ėshtė operator ilegal qė dėmton buxhetin dhe imazhin e Kosovės
 
Prishtinė, 10 janar 2004 - Qeveria e Kosovės nė takimin e djeshėm ka thėnė se Mobteli qė tash vperon nėn emrin "Mobikos" ėshtė operator ilegal qė dėmton buxhetin dhe imazhin e Kosovės. Ky operator ėshtė i telefonisė mobile tė Serbisė "Mobtel" dhe nė Kosovė mban emrin "Mobikos" dhe ėshtė kėrkuar nga Zyra ligjore e UNMIK-ut qė tė japė sqarime nėse kjo kompani ndonjėherė ka marrė licencė pėr tė operuar nė Kosovė.
 
Nė mbledhje ministri i Arsimit Rexhep Osmani ka prezentuar funksionimin e institucioneve paralele nė arsim. Qeveria ka konsideruar tė papranueshme funksionimin e kėtyre institucioneve ashtu si edhe tė gjitha strukturave tjera paralele nė vendin tonė.
 
 
Kryeministri thotė se mospjesėmarrja e pėrfaqėsuesve serbė nė grupet punuese pengon zbatimin e standardeve
 
Prishtinė, 10 janar 2004 - Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi dhe anėtarėt e Qeverisė u takuan dje pasdite me kryeadministratorin e Kosovės, Hari Holkerin, ku u diskutuan shumė ēėshtje pėr operacionalizimin e standardeve pėr Kosovėn. Rexhepi ka thėnė se faza e parė e draft-planit pėr zbatimin e standardeve do tė jetė e gatshme nė fillim tė shkurtit dhe mė pas shefi i UNMIK-ut do ta prezentojė atė para KS tė OKB-sė.
 
Njoftohet se nė kėtė takim u diskutua edhe ėshtja e dialogut me Beogradin, mbi financimin e TMK-s, si dhe pėr problemet nė KEK. Mirėpo, vend tė veēantė zuri opeacionalizimi i standardeve. Po ashtu u bė e ditur se pėrfaqėsuesit e minoritetit serbė tė Kosovės nuk kanė pranuar tė marrin pjesė nė grupet punuese pėr operacionalizimin e standardeve pėr Kosovėn dhe si tė tillė e kanė kundėrshtuar dokumentin e standardeve, i cili ėshtė pėrkrahur nga tė gjithė mekanizmat ndėrkombėtar tė vendimmarrjes.
 
Kryeministri Rexhepi tha se kėtė ēėshtje e ka ngritur edhe nė takimin e djeshėm tė shefit tė UNMIK-ut dhe u shpreh se pėrfaqėsuesit e serbėve tė Kosovės duhet tė deklarohen qartė se janė anėtarė tė Qeverisė sė Kosovės apo dėshirojnė tė jenė anėtarė tė Parlamentit tė Serbisė. Megjithatė, kryeminsistri Rexhepi tha se mospjesėmarrja e pėrfaqėsuesve serbė nė grupet punuese nuk do ta pengojė implementimin e standardeve pėr Kosovėn.
 
Holkeri citohet tė ketė thėnė nė kėtė takim se ky plan duhet tė hartohet sa mė parė, duke shtuar se nuk ka kohė pėr tė humbur nė procesin e pėrgatitjes sė tij.
 
 
Komisioni pėr Buxhet i Kuvendit dyshon qė KEK-u do tė jetė nė gjendje tė kthejė 13 milion euro
 
Prishtinė, 10 janar 2004 - Komisioni pėr Buxhet i Kuvendit tė Kosovės dyshon qė KEK-u do tė jetė nė gjendje ta kthejė shumėn e shtuar tė buxhetit prej 13 milion qė iu dha nė formė tė kredisė.
 
Haki Shatri, kryetar i Komisionit pėr Buxhet tha se nė kėtė mėnyrė ndėrmarrjet publike presin gjithnjė qė dikush t'ua mbulojė humbjet, pasi ato nuk raportojnė pėr mjetet e tyre tė shpenzuara nė Ministrinė e Financave nė Qeverinė e Kosovės. Shatri i bėri kėto komente pasi qė UNMIK-u i ka shtuar 13 milionė euro pėr KEK-un nga buxheti 2004 jashtė procedurave parlamentare.
 
 
Komisioni pėr Kulturė i Kuvendit tė Kosovės organizoi dėgjim publik lidhur me themelimin e Operės dhe Baletit
 
Prishtinė, 10 janar 2004 - Komisioni pėr Kulturė, Rini dhe Sport i Kuvendit tė Kosovės, kryesuar nga Dr. Edi Shukriu, organizoi dje dėgjimin publik lidhur me themelimin e Operės dhe Baletit, nė tė cilin ishin ftuar pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Kulturės dhe ekspertė tė njohur muzikorė.
 
Tėrė debatin shumė tė gjallė e here - hėrė tė karakterizuar edhe me emocione e akuza tė ndėrsjella ndėrmjet disa diskutuesve, e shoqėronte dilema nėse ėshtė themeluar nė tė vėrtetė Opera nė Kosovė. Pėrfaqėsuesit nga Ministria e Kulturės theksonin se Opera ėshtė themeluar me vendim tė ministrit dhe se ajo vepron nė kuadėr tė institucionit qė mban emrin Filharmonia dhe Opera, qė nga njė prilli i vitit 2003.
 
Pikėrisht kjo ngjallte reagime tek disa ekspertė tė njohur tė muzikės sonė, ( Baki Jashari, Merita Juniku, Rafet Rudi, Bahri Ēela), tė cilėt ishin kategorikė se opera nuk mund tė ekzistojė nė kuadėr tė hilharmonisė, madje filharmonia nuk mund tė tė jetė themeluese e Operas.
 
Njė pjesė e gjatė e debatit mori pikėrisht kėtė dilemė, e cila nė momente sikur ua zinte frymėn zėrave se duhet tė pasojė njė angazhim pėr rimėkėmbjen e operės, qė kjo tė jetė njė institucion i mirėfilltė nė kuadėr tė mekanizmave ligjorė, duke ditur se tashmė ekziston njė bėrthamė krijuese dhe institucionale.
 
Kėtyre dilemave sipas diskutuese nga Komisioni pėr Kulturė, Rini dhe Sport tė Kuvendit tė Kosovės i kishte kontribuar edhe mungesa e njė kontakti e bashkėpunimi mė tė mirė ndėrmjet kėtij komisioni dhe Ministrisė sė Kulturės, megjithė angazhimin e kėtij komisioni pėr vendosjen e kontaktit pėrkitazi me kėtė ēėshtje sublime.
 
 
Nė Prishtinė filloi punimet takimi i parė i rreth 40 patologėve tė rajonit
 
Prishtinė, 10 janar 2004 - Nė kuadr tė Telemjekėsisė nė Prishtinė filloi dje takimi i parė i patologėve tė rajonit. Kėshtu 40 patologė nga Shqipėria, Maqedonia, Kroacia dhe Gjermania gjatė dy ditėve sa do tė zgjasė ky takim do tė shqyrtojnė mundėsitė e avancimit tė kėsaj dege tė mjekėsisė nė Kosovė dhe nė Rajon. Vėmendja kryesore e patologėve do tė pėrqėndrohet nė diagnostifikimin sa mė tė hershėm dhe shėrimin e kancerit tė gjirit, tė tumorrit tė kockave dhe tė gjakut.
 
 
Nė Ferizaj para shtėpisė sė tij ėshtė vrarė Njazi Lohaj
 
Ferizaj, 10 janar 2004 - Para shtėpisė sė tij nė Ferizaj ėshtė plagosur pėr vdekje me armė zjarr Njazi Lohaj (1946) dhe ka vdekur gjatė rrugės pėr nė spitalin e Prishtinės. Ngjarja ka ndodhur dje nė orėt e hershme tė mėngjesit kur mbi trupin e tij janė zbrazur njė breshėri plumbash nga pushka automatike.
 
 
Ministria maqedonase e Mbrojtjes thotė se brenda gjashtė muajve do tė bėjė reforma nė ushtri
 
Shkup, 10 janar 2004 - Pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė Mbrojtjes sė Maqedonisė kanė deklaruar dje nė Shkup se brenda gjashtė muajve tė ardhshėm do tė bėjnė reforma tė konsiderueshme nė ushtrinė maqedonase. Ata thanė se do tė hiqen nga pėrdorimi aeroplanėt luftarakė tė prodhimit rus dhe tanket, ndėrkohė qė do tė shtohet numri i pėrfaqėsuesve tė komuniteteve jomaqedonase nė ushtri.
 
 
Parlamenti maqedonas mė 15 janar do tė rishqyrtojė ndryshimet dhe plotėsimet nė Ligjin pėr nėnshtetėsi
 
Shkup, 10 janar 2004 - Parlamenti maqedonas nė mbledhjen e parė tė kėtij viti, tė caktuar mė 15 janar do tė rishqyrtojė ndryshimet dhe plotėsimet nė Ligjin pėr nėnshtetėsi, pasi presidenti i Maqedonisė Boris Trajkovski ka refuzuar tė dekretojė kėtė ligj tė miratuar nė muajin nėntor tė vitit tė kaluar.
 
Njė numėr i konsiderueshėm i shqiptarėve nė Maqedoni nuk kanė tė drejtė nė nėnshtetėsi, ndonėse kanė lindur dhe janė rritur nė kėtė vend. Vlerėsohet se ndryshimet e bėra nė ligj do tė ndihmojnė si mėrgimtarė ashtu edhe ata qė aktualisht kanė nėnshtetėsi.

 


  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.

>