|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

MILAZIM KRASNIQIT – APO SINDROMIT TĖ NJERIUT QĖ DO KONTROLL PARTIAK MBI MEDIAT

 
 

  NĖPĖRMJET REXHEP KASTRATIT NUK MUND TĖ MARRĖSH KARTĖ TĖ BARDHĖ PARA SHEFAVE TĖ TU TĖ RINJ, O MILAZIM KRASNIQI!

 
 

 

9 janar 2004 / TN

Berberi tha: Mbreti qenka qel. Edhe pse ia mbyllėn gojėn, fakti mbeti: mbreti ishte se ishte qel. Rexhep Kastrati tha: Milazim Krasniqi ka shpifur kur ka thėnė se Rexhep Kastrati ėshtė sindrom i njeriut qė do kontroll partiak mbi mediat. Milazim Krasniqi nė vend se ta merrte veten me tė mirė dhe ta pranonte se ka shpifur, u bė mė shpifarak se mė parė. Edhe pse ai iu kėrcėnua edhe “Trepēa netit” qė mė tė mos i lėshojė shkrime Rexhep Kastratit, pra t’ia mbyllė gojėn, fakti mbeti: Milazim Krasniqi ėshtė se ėshtė njė shpifarak i papėrmirėsueshėm.

  

Shkruan: Rexhep KASTRATI

Njė tjetėr urti popullore thotė se nėse dėshiron ta marrėsh vesh njė njeri se sa di, sa mend ka dhe ēfarė njeri ėshtė lėre tė flasė pa ndėrprerje. Dhe falė Zotit, populli ynė ka krijuar njė thesar tė ēmuar nė tė cilin mund tė gjejmė pėrgjigje pėr shumė-shumė ēėshtje, pa pasur nevojė qė pėr ato ēėshtje tė citojmė literaturė tė caktuar nga fusha tė ndryshme tė dijes, tė shkencės e tė fesė, nė tė cilėn Milazimi ka filluar tė mbajė ders para xhematit musliman.

Dhe pėr ta kuptuar se kush ėshtė Milazim Krasniqi, mjafton tė lexohet ajo qė ka shkruar kundėr Rexhep Kastratit mė 7 janar 2004, dhjetė ditė pas reagimit tim tė bėrė ndaj njė “Speciale” qė RTK e dha lidhur me debatin qė ishte mbajtur mė 27 dhjetor 2003 nė sallėn e madhe tė Shtėpisė sė Kulturės nė Prizren. Prandaj, unė e falenderoj “Trepēa netin” qė e ka botuar atė shkrim, e nė mėnyrė tė veēantė kėrcėnimin qė kėsaj agjensie ia ka bėrė Milazimi, ashtu siē i bėnte Rrahman Morina dikur. Kėtė e them me sinqeritetin mė tė madh, pasi qė vetė Milazim Krasniqi i konfirmoi ato qė unė i kisha shkruar nė reagimin tim tė datės 28 dhjetor. Dhe ja pse po mendoj kėshtu:

1.Marrja me gjendje psikike tė kundėrshtarit, nė vend se me ēėshtjet konkrete pėr tė cilat debatohet, ėshtė veēori e regjimeve diktatoriale, tė cilėt, kundėrshtarėt, qė ato i kanė trajtuar armiq, mundoheshin t’i shkatėrronin psikikisht nė mėnyrė qė tė mos paraqesin kurrfarė rreziku pėr rendin e tyre diktatorial. Fakti se Milazim Krasniqi e fillon tiradėn e tij shpifėse kundėr Rexhep Kastratit me shpifje dhe insinuata pėr gjendjen psikike tė tij, e bėn tė ngjashėm me njė krijesė tė regjimeve diktatoriale. Tė ngjashėm me tė janė vetėm pasardhėsit ideologjikė tė enverizmit dhe tė jugosllavokomunizmit.

Kėta tė fundit, sikurse Milazimi, kundėrshtarėt e tyre, qė ata i trajtojnė si armiq, nė mungesė tė fakteve pėr t’i kundėrshtuar tezat e kundėrshtarėve, i paraqesin si me gjendje jonormale psikike, tė rrezikshėm pėr rrethin ( a nuk tha kėshtu Milazimi edhe pėr mua?) dhe ēka do qė thonė ata nuk janė tė vėrteta. Pasi nė natyrėn time nuk ėshtė qė tė merrem me persona, por me ēėshtje dhe me ndikimin e individėve apo tė grupeve nė zgjidhjen apo moszgjifhjen e atyre ēėshtjeve, Milazimit i sugjeroj qė pėrveē urtisė popullore shqiptare, tė lexojė edhe “Agresivitetin njerėzor” tė Melani Kllajnit, si dhe kontributet e vyera tė Zigmund Frojdit, Karl Jungut, Alfred Adlerit e kėshtu mė radhė.

Mund t’i lexojė edhe: “Ikje nga liria”, “Anatomia e destruktiviteti njerėzor” dhe ndonjė tjetėr tė Erih Fromit. Nė mėnyrė tė veēantė i sugjeroj qė t’i lexojė me vėmendje edhe “Talmudin, “Biblėn” e “Kur’anin” dhe tė bjerė nė sexhde pesė herė nė ditė e t’i kėrkojė falje tė madhit Zot dhe kthjellim tė mendjes qė ta shohė realitetin me sy: me asgjė nuk mund t’i zhbėjė gjithė ato mbrapshi qė i ka bėrė qė nga koha kur nga spitali e vendosėn nė revistėn “Fjala” e deri mė sot, pavarėsisht nga sasia e shpifjeve ndaj Rexhep Kastratit.

2. Si njeri me sindrome tė regjimeve diktatoriale, Milazim Krasniqi nuk e ka pėr gjė t’i personalizojė edhe kritikat e pėrgjithshme, tė cilat nuk kanė tė bėjnė drejtpėrdrjet me tė, siē ėshtė rasti me kritikat qė Rexhep Kastrati i ka drejtuar ndaj RTK-sė si medium i cili para opinionit del me sllogane tė tilla: “100% i Kosovės”, “Patjetėr”, “Ne jemi tė pavarur” etj. Dhe edhe njėherė Milazim Krasniqi ka rrejtur me vetėdije dhe me qėllim, pasi qė Rexhep Kastrati ka dhėnė fakte konkrete se pėrse RTK nuk ėshtė 100% i Kosovės dhe medium i pavarur, tė cilat Milazimi as nė debatin nė Prizren, e as nė shkrimin e tij tė datės 7 janar 2004 nuk ka mundur t’i mohojė, e nuk ėshtė marrė as me Adem, as me Milazim e as me Astrit, pėrveēse kur ata janė marrė me Rexhep Kastratin.

Ai nuk ka mundur tė mohojė se estabilshmenti ndėrkombėtar e ka emėruar bordin drejtues tė RTK-sė, ashtu siē nuk ka mundur tė mohojė se 3 nga 9 anėtarė tė bordit janė ndėrkombėtarė. Nė kėtė drejtim, Milazim Krasniqi mė ka bėrė njė shėrbim tė mirė kur ka pranuar se debati nė Prizren nuk ishte bėrė pse ka pasur qejf bordi drejtues i RTK-sė, por pėr shkak se kėshtu i kanė urdhėruar ndėrkombėtarėt nėpėrmjet Rregullores 2001/13 e nxjerrė dhe e nėnshkruar nga kreu i UNMIK-ut nė Kosovė. Po ashtu, Milazim Krasniqi as nė debatin nė Prizren, e as nė shkrimin e tij tė 7 janarit 2004 nuk ka arritur tė mohojė faktin se pėr RTK-nė mė e rėndėsishme ėshtė  vizita e njė partiaku nė Kishėn e Ortodokse tė Deēanit, se sa njė aktivitet i presidentit tė Kosovės.

Milazim Krasniqi nuk ka arritur tė mohojė as nė debatin nė Prizren e as nė shkrimin e tij tė 7 janarit 2004 se nė pikėpamje profesionale dhe tė vetėdijes shtetėrore,  nga njė medium publik dhe i pavarur duhet tė respektohet kierarkia institucionale, e pastaj ajo politiko-partiake, e jo siē po vepron RTK-ja. Dhe duke mos mundur qė t’i mohojė asnjėrėn prej kėtyre, bile duke mos qenė nė gjendje qė tė japė njė opinion tė tijin lidhur me filmat dhe serialet qė po i shfaq RTK-ja, nė ē’drejtim unė ia bėra njė pyetje tė drejtpėrdrejtė, duke pasur parasysh se ai tashmė po merret edhe me probleme tė sociokulturės, Milazim Krasniqi u lėshua nė fyerje shpifje e denigrime, duke mė quajtur sindrom tė njeriut qė do kontroll partiak mbi mediat.

Pra, duke u larguar nga tema e debatit dhe nga ajo qė kisha thėnė unė, Milazim Krasniqi e shpreu njė nga sindromet e regjimeve diktatoriale: sindromin e marrjes me personin e jo me problemin dhe atė me qėllim anatemimi, ashtu siē ka bėrė edhe nė fillim tė shkrimit tė tij tė 7 janarit 2004. Pra ėshtė vetė Milazimi e jo unė, ai qė u mor me mua, e jo me ēėshtjet qė i kisha shtruar nė fjalėn time nė debatin e mbajtur nė Prizren. Ato qė nė mėnyrė shumė tė butė ia kam thėnė nė Prizren dhe ato qė nė mėnyrė mė tė ashpėr ia kam thėnė Milazimit nė reagimin tim tė datės 28 dhjetor ndaj njė “Speciale” qė ishte stisur sipas qejfit tė tij dhe qė u emitua nė orėt e vona tė sė shtunės sė 27 dhjetorit, ishin vetėm pėrgjigjet e merituara pikėrisht ndaj shpifjeve dhe ndaj pėrpjekjeve pėr denigrimin e personalitetit tim.

3. Ajo qė Milazim Krasniqi ka bėrė me “Specialen” qė RTK-ja e shfaqi nė orėt e vona tė 27 dhjetorit, jo vetėm qė ėshtė turpi mė i madh i RTK-sė, si dhe njė nga krimet mė tė mėdha profesionale tė saj, por e ka paraqitur Milazim Krasniqin tamam si njė cenzor i tipit komunist, pasi qė ajo “Speciale” ishte stisur asisoji qė tė mos e paraqiste realitetin lidhur me debatin e mbajtur nė Prizren, por pėr ta vėnė nė shėnjestėr Rexhep Kastratin, pikėrisht nė pėrpjekje pėr ta fyer, pėr tė shpifur kundėr tij dhe pėr ta denigruar atė, pra qė nė atė mėnyrė ta kompensonte humbjen e pėsuar nė Prizren. Po them humbjen, pasi qė tė tillė e kishte marrė Milazim Krasniqi, i cili pas debatit nuk u bė burrė pėr t’u takuar me ne, edhe pse kėtė e bėnė edhe Adem Demaēi, edhe Agim Zatriēi, edhe Avni Spahiu, edhe Sylejman Shaqiri, pra i gjithė stafi drejtues qė ishin atė ditė nė Prizren, pėrveē Milazim Krasniqit dhe Astrit Salihut, tė cilėt u zhdukėn pa gjurmė.

Vetėm ai qė e pėrjeton si humbje, ik nga sheshi i burrave dhe nuk ka kurajo tė takohet me ata me tė cilėt ka debatuar. Dhe ishte pikėrisht “Specialja” e RTK-sė, tė cilės i parapriu njė bisedė e shkurtėr e gazetarit-folės tė “Blicit” me Milazim Krasniqin ajo qė e pėrforcoi bindjen se ishte Milazim Krasniqi ai qė e kishte pėrjetuar debatin si humbje, kurse vetė “Specialen” si hakmarrje tė turpshme dhe tė pafytyrė. Pra, nuk ishte as nuk ėshtė Rexhep Kastrati ai qė u nis, ose e pati logjikėn e njė beteje nė tė cilėn do tė kishte fitimtarė dhe humbės, por i tillė ishte Milazim Krasniqi. Mirėpo, Milazim Krasniqi, i mėsuar qė tė mos kundėrshtohet, por tė duartrokitet sikurse dikur kur vinte nė Prizren dhe binte selam nė emėr tė Ibrahim Rugovės, nuk ka mundur ta pėrjetojė mirė, dhe vėrtet ka pasur tė drejtė nga pozita e tij psikosociale qė ta pėrjetojė rėndė atė debat, nė tė cilin u ofruan fakte tė bollshme dhe nė mėnyrė shumė tė qetė, tė kulturuar, dhe pa fyerje e denigrime nga ana e sallės lidhur me joprofesionalizmin e RTK-sė, varėsinė politiko-partiake etj.

4. Rexhep Kastrati kurrė nuk ka spekuluar as me tė gjallė e as me tė vdekur dhe pėr kėtė ėshtė dėshmi gjithė opusi im letrar, publicistik e eseistik qė nga viti 1988 e kėndej, pra qė nga fillimi i daljes sė tij publike. Nėse Milazim Krasniqi ka vetėm njė fakt tė vetėm, unė ia jap dorėn dhe do ta falenderoja pėr vėrejtjen me vend qė do tė ma kishte bėrė. Dhe kur them kėtė, mendoj edhe nė rastin e Bajram Krasniqit, kritikut, historianit tė letėrsisė, semilogut dhe luftėtarit tė paepur tė ēėshtjes kombėtare. Unė nuk kam spekuluar me emrin e tij, pėr faktin se ėshtė e vėrtetė, e cila ka dalė edhe nga shpjegimi i vetė Milazim Krasniqit se Bajram Krasniqit ia ka punuar Komiteti pėr shkak tė veprimtarisė sė tij atdhetare, pasi qė ai nė shumė simpoziume apo takime tė ndryshme nė Kosovė e gjetiu pati guximin qė hapur tė vihej nė mbrojtje tė ēėshtjes sė shqiptarėve nė Jugosllavinė e atėhershme. Kjo kishte ndodhur para Apelit 215.

Mirėpo, nuk ishte vetėm veprimtaria personale e Bajram Krasniqit ajo qė kishte bėrė qė ta kishte Komitetin kundėr, e as vetėm Apeli 215, siē mundohet tė spekulojė Milazim Krasniqi pėr ta mjegulluar tė vėrtetėn, por edhe fakti se atė kohė “Fjalėn” e kishte bėrė njė medium nė tė cilėn shkruante truri intelektual i shqpitarėve jo vetėm nė Kosovė, duke u bėrė kėshtu, krahas Univeristetit tė Prishtinės, njė nga bastionet e shqiptarizmės nė Kosovė. Prandaj Bajram Krasniqi u eliminua nga “Fjala” dhe pas njė kohe u zėvendėsua nga Milazim Krasniqi. Ėshtė e vėrtetė se pėrkohėsisht Sylejman Syla e ka drejtuar “Fjalėn”, por kjo ishte njė gjendje e pėrkohshme derisa edhe u formalizua emėrimi i Milazimit si kryeredaktor i “Fjalės”.

Duke e pėrmendur emrin e Sylejman Sylės, njė emėr tjetėr i respektuar nė “Fjalė” atėherė, Milazimi vetė spekulon me emrat e tė vdekurve, pasi qė ai nuk e thotė tė vėrtetėn pėr pozitėn reale tė Sylejman Sylės nė “Fjalė” dhe as arsyen se pėrse ai nuk u “zgjodh” nga Kėshilli i punėtorėve si kryeredaktor, pasi qė si zėvendėskryeredaktor do tė mund ta kryente mė mirė se ēdo kush tjetėr detyrėn e kryeredaktorit tė “Fjalės”, si dhe duke marrė parasysh faktin qė e thotė edhe vetė Milazimi se ishte Sylejman Syla i zgjedhuri i Bajram Krasniqit, por u desh njė Milazim, i cili e dijnė ish-punonjėsit e “Fjalės” se si ka ardhur nga spitali nė atė revistė prestigjioze. Dhe ėshtė njė fakt shumė real se pas situatės sė krijuar nė klasėn intelektuale tė Kosovės pas Apelit 215, Komiteti, pėrkatėsisht pushteti, e ashpėrsoi kursin ndaj trurit shqiptar nė Kosovė, nga i cili mund tė pėsonte njė Bajram Krasniq, por jo njė Milazim Krasniq, i cili bile u vendos edhe kryeredaktor i “Fjalės”.

Dhe historia e vėrtetė e ardhjes sė Milazimit nė krye tė “Fjalės” ėshtė kjo, kurse shpallja e konkursit pėr kryeredaktor ka qenė vetėm formal. Dhe Milazim Krasniqi, si duket i shokuar nga publikimi i kėtij fakti nga ana ime, ose ka harruar, ose ka spekuluar me qėllim se kryeredaktor i “Fjalės” mund tė jetė vendosur zyrtarisht mė 1 janar 1990, pra pas themelimit tė LDK-sė, por konkursi ishte shpallur para se tė formohej LDK-ja.

Kjo do tė thotė se Milazim Krasniqi, nga paniku dhe nga dėshira pėr ta fshehur tė vėrtetėn, provoi qė tė manipulojė me 1 janarin 1990 qė kronologjikisht bie vetėm njė javė pas themelimit tė LDK-sė, pėr tė lėnė tė kuptohet se nė atė post e paska sjellė LDK-ja. Dhe nė kėtė pėrpjekje pėr ta fshehur tė vėrtetėn, Milazim Krasniqi harron, ose nuk dėshiron ta pranojė se LDK-ja nuk ka pasur kurrfarė ndikimi atė kohė, pasi ende nuk kishte pare pėr ta shumėzuar programin, statutin e fletėanėtarėsimet, e lė mė ndonjė ndikim politik, e mė sė paku vendimmarrės, dhe se kėtė ende e kishte nė dorė Komiteti. Por edhe po tė jetė krejt kėshtu siē shkruan Milazim Krasniqi, pėrsėri mbetet fakti qė e kam thėnė nė reagimin tim tė datės 28 janar se ėshtė vetė Milazim Krasniqi sindrom i njeriut qė do kontroll partiak mbi mediat, pasi qė edhe po ta ketė ēuar LDK-ja e jo Komiteti, ai mbetet njėsoj: i dėrguar i njė partie pėr ta kontrolluar njė media, nė kėtė rast “Fjalėn”.

Pėr kėto arsye unė nė fillim thashė se Milazimi vetėm sa ka konfirmuar ato qė unė i kam thėnė nė reagimin tim tė datės 28 dhjetor, duke u bėrė kėshtu padashje njė nga ata qė shumė herė mė kanė dhėnė tė drejtė nė tezat e mia tė shpėrfaqura publikisht. Pėr kėtė, pėrveē “Trepēa netit” qė e ka botuar shkrimin e Milazim Krasniqit mė 7 janar 2004, duhet ta falenderoj edhe vetė Milazimin pėr shėrbimin e mirė qė ma ka bėrė, edhe pse gjithė kėtė nuk e ka bėrė me qėllim. 

Krejt nė fund duhet tė them se ende nuk e kam tė qartė se pėrse Milazim Krasniqi ka pritur dhjetė ditė pėr t’ma bėrė njė shėrbim kaq tė vyer, e nuk ma ka bėrė menjėherė atė ditė, apo tė nesėrmen pasi qė do t’ma kishte bėrė mė tė hareshme natėn e Vitit tė Ri dhe do ta kishte shtuar gėzimin nė familjen time. Njė herė mė ka shkuar mendja se i ėshtė dashur kohė pėr ta marrė veten nga tronditja qė mund ta ketė pėrjetuar, kurse mė pastaj mė shkoi mendja se meqė ėshtė bėrė pas dorėheqjes sė Adem Demaēit nga kreu i bordit drejtues tė RTK-sė, mos ka provuar qė duke u shtyrė me mua tė fitojė kartė tė bardhė para shefave tė tij tė rinj nė mėnyrė qė tė bėhet vetė kryetar bordi nė vend tė Adem Demaēit. Se cila ėshtė e vėrteta, mund tė bėhet burrė Milazimi ta thotė vetė, ose mbetet tė shihet se si do tė zhvillohen ngjarjet nė RTK pėr ta marrė pėrgjigjen e saktė.

Kurse sa i pėrket fyerjeve dhe epiteteve deniguese qė i ka lėshuar Milazim Krasniqi nė adresėn time nuk po ia zė pėr tė madhe, se njė urti popullore thotė: i keshni t’kesh. Dhe rroftė populli shqiptar qė ka njė thesar tė ēmuar dhe shumė tė pasur tė urtisė sė mrekullueshme dhe tė vyeshme edhe pėr brezat tanė, edhe pėr brezat qė do vijnė!           


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.