|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Analizė

 
 

Pranvera   shqiptare nė IRJM

 
                    (Pjesa e tretė)

 
9 janar 2004 / TN
 
Shkruan: Prof. dr. Nehat SADIKU ( Tetovė )
  
Konsolidimi i UĒK-sė tek Shqiptarėt e Maqedonisė rrėnjėsisht ndikoi tek ndryshimi i raportit tė deriathershėm qė e kishin UE dhe Natoja ndaj saj. Disa javė mė parė prej qarqeve politike tė Brukselit zyrtar dėgjoheshin thashethėnat dhe fjalitė boshe duke deklaruar se “me banditė dhe gangėsterė” nuk mundet zhvilluar bisedat, por tani UE dhe Natos iu bė e njohur- patėn rastin tė njohin, se pa lėshime gjėrat nuk do tė lėvizin nė drejtimin e duhur, poashtu duhet trajtuar me plot seriozitet kėrkesat e Shqiptarėve pėr mbrojtjen e tė drejtave tė tyre etnike. Ėshtė tejet e qartė se pse Solana me tė gjithė kredibilitetin e vet politik dhe diplomatik u mundua kryekėput qė ti bind Trajkovskin dhe Georgievskin, qė mos ta aplikojnė gjendjen e luftės, por tė inzistojnė tek bisedat me pėrfaqėsuesit e “moderuar” tė pakicės shqiptare.
 
Me 4 maj, njėsitė qeveritare pėrreth fshatrave Vaksincė dhe Sllupēan nė afėrsi tė Kumanovės, ku guerila shqiptare e shpalli si “zonė tė ēliruar”, sėrish filluan me veprimin ushtarak qė zgjati disa ditė.  Brenda kėsaj kohe liderėt politik tė dyja komuniteteve etnike nėn presionin e Solanės aritėn njė marėveshje “pėr unitetin kombėtar” dhe pas “negociatave maratonike” pėrfunduan, se ekipit qeveritar do ti bashkangjitet edhe PPD si dhe PSDM, qė deri atėherit gjindeshin nė opozitė. Ky koalicion i zgjėruar pritej qė tė vendoste themelet pėr njė marėveshje nė mes popujve, edhepse ishte tejet e qartė se mardhėniet nė mes partnerėve shqiptar dhe maqedonas akoma mbeteshin tė acaruara. Njėri prej komandantėve tė UĒK-sė i njohur me nofkėn si “Sokoli” deklaroi se “cilado qeveri e pėrbėrė pa pėrfaqėsuesit e UĒK-sė do tė shkakton vetėm gjakėderdhje tė rre”. “Koalicioni i unitetit nacional” me 14 maj nė Shkup e mori nė duar pushtetin, asaj i priu Lupēo Georgievski.  Tė nesėrmen premieri maqedonas guerilės shqiptare i bėri thirje, qė brenda 48 orėve ti dorėzojnė armėt dhe nėse nuk veprojnė kėshtu si dėshiron qeveria, u kanos me ndėrmarjen e aktivitetit ushtarak: “ Kjo paraqet afatin e fundit, popullata civile duhet sa mė shpejt ti lėshon fshatrat e tyre dhe “terroristėt” ti lėshojnė pozitat e tyre.” Nė realitet shiquar ky ultimatum duhej tė fillonte tė vlente mė 17.maj, por me kėrkesėn e komunitetit ndėrkombėtar e “asgjėsoi” afatin e pėr njė kohė tė pėrhershme duke u dhėnė mundėsi 1.500 refugjatėve pėr zbrasjen e fshatrave nė Maqedoninė veriore, qė ishin nėn kontrollin e guerilės shqiptare.420
 
Solana dhe lordi Robertson zyrtarisht akoma inzistonin tek konstatimi se me rebelėt nuk mundet zhvilluar negociatat, sepse “nuk kanė asnjifarė legjitimiteti dhe dhunėn e pėrdorin pėr aritjen e objektivave politike”, pas njė kohe tejet tė shkurtė erdhi deri tek kthesa vendimtare nė qėndrimin dhe strategjinė e tyre ndaj palės shqiptare sidomos ndaj lidershipit tė UĒK-sė. Diplomati amerikan Robert Frowick, qė nė Maqedoni e prezantonte OSEBE-nė, nė realitet shiquar punonte sipas instruksioneve tė Uashingtonit, kah mesi i muajit maj lidhi kontakte me krerėt e UĒK-sė dhe ua paraqiti planin, sipas tė cilit guerilėt duhej ti dorėzonin armėt, duke fituar mundėsinė pėr njė gjest tė kėtillė, qė tė largohen drejt Kosovės, nėse kanė ardhur prej atje, vendasėve qeveria duhet t’ju garantoj amnestinė.421 Kryetari i qeverisė maqedonase Ljupēo Georgievski ndaj kėsaj poteze tejet pragmatike politiko-diplomatike si pėrfaqėsues i qarqeve ultranacionlaiste reagoi nė mėnyrė negative dhe refuzonjėse, apo siē shkroi gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung “nė mėnyrė histerike”, duke kėrkuar largimin e diplomatit amerikan prej Maqedonisė, Perendimi ti ik eksperimentimit pėr kyējen e UĒK-sė nė negociatat nė mes palėve nė konflikt.422
 
Tentimet e palės maqedonase qenė tė fokusuara tek pengimi i bashkėpunimit dhe unifikimit tė faktorit politik dhe ushtarak shqiptar, por pa sukses, sepse ngjarjet u zhvilluan nė drejtime tjera, shpeshherė tejet enigmatike dhe tejet komplekse: me pėrkrahjen e politikanėve prej Tiranės dhe Prishtinės Arbėr Xhaferi dhe Imer Imeri me 22 maj nė Prizren u takuan me Ali Ahmetin dhe nėnshkruan marrėveshjen pėr bashkėpunim dhe veprim tė pėrbashkėt. Teza e tyre e pėrbashkėt konzistonte me kėrkesėn pėr ndryshimin e kushtetutės, ashtuqė Maqedonia tė bėhet “shtet demokratik pėr tė gjithė qytetarėt e saj”, duke fituar prej palės guerile se nuk do tė ndėrmer aktivitetet ushtarake. Pala shqiptare pėr njė aktivtet tė kėtillė nuk e lajmėroi as presidentin e shtetit e as kryetarin e qeverisė, kėtė lajm e publikoi agjencioni beogradas Beta, qė shkaktoi tek pala maqedonase njė dėshprim tė nxierr. Pas kėsaj, nė Shkup u takua nė mėnyrė urgjente lidershipi politik dhe ushtarak maqedonas duke akuzuar dhe shpifur palėn shqiptare (partitė politike shqiptare nė Maqedoni PPD dhe PDSH) se janė vėrė nė shėrbim dhe ofrojnė mbrojtje pėr “terroristėt dhe ndjekin politikėn e krijimit tė Shqipėrisė sė madhe”, duke kėrkuar prej tyre mosnjohjen dhe mospranimin e marėveshjes sė Prizrenit. Ministri i mbrotjes Vlado Buēkovski deklaronte se “Terroristėve nuk mundet tua lejojmė qė nėpėr dyert anėsore tė shėndrohen si faktor politik.”423
 
Kėtyre kritikave iu bashkangjitėn edhe lordi Robertson dhe ministri i jashtėm gjerman Joschka Fischeri, kjo nuk ndikoi fare tek qėndrimi i dy politikanėve shqiptar qė tė refuzojnė “platformėn” e arritur nė mes palėve shqiptare. Ekzistonte mundėsia reale pėr zhbėrjen e “qeverisė sė unitetit nacional”, nėse nė kėto rrjedha nuk do tė ndėrhynte sėrish Javier Solana, i cili me 29.maj u mundua ti bind pėrfaqėsuesit e dy partive politike, qė me kolegėt maqedonas sėrish tė vendosin dialogun. Pala maqedonase poashtu u gjend nėn presionin e vetė UE, e cila e ngriu ndihmėn e ofruar financiare duke deklaruar, se qeveria nė Shkup do ta meriton dhe fiton kėtė ndihmė kur do ti firmosė ndryshimet kushtetutare, qė qenė tė duhura pėr mbrojtjen e pakicės shqiptare.424
 
Kjo potezė e inicuar nga ana e komunitetit europian nuk mbeti pa pasojat e duhura, sepse ashtu edhe ashtu Maqedonia gjindej para kolapsit financiar, edhe pėr shkak tė shpenzimeve tė luftės, qė arrinin vlerėn prej njė miljonė dollarėsh amerikan nė ditė. Tė nesėrmen Ljupēo Georgievski deklaroi, se ėshtė i gatshėm pėr ndryshimin e kushtetutės dhe njohjen e statusit tė barabartė tė gjuhės shqipe. Presidenti i republikės Boris Trajkovski luftėtarėve tė UĒK-sė njėherit u premtoi amnestinė dhe largimin e sigurtė nė Kosovė, vetėm nė rast se nuk kishin qenė inicijatorėt e rebelimit apo i kishin pėrlyer duart me gjakun e ushtarėve dhe policėve maqedonas.425
 
Ky premtim “i kushtėzuar” dukshėm ndikoi tek pengimi i procesit paqėsor dhe hapi mundėsinė pėr zgjėrimin e konfliktit, saqė kjo e bindi Georgievskin qė me 6. qershor e shpalli gjendjen e luftės dhe mobilizimin e pėrgjithshėm. Pala shqiptare duhet ta kupton se politika dhe strategjia e Georgievskit assesi nuk qe pranuar njėzėrit prej palės ndėrkombėtare, nė rradhė tė parė prej SHBA dhe UE, pėrfaqėsuesi i Stejt Departmentit amerikan Richard Boucher si dhe Javier Solana, deklaronin se presidenti i qeverisė Maqedonase ndjehet i fuqishėm, sepse para nji kohe prej Ukrahinės pati blerė helikopterėt e rri, prej Jugosllavisė tankset nė saje tė marėveshjes sė firmosur ushtarake nė mes Shkupit dhe Beogradit. Ushtria maqedonase filloi njė ofenzivė tė zgjėruar kryekėput nė rajonin e Kumanovės, duke ju kėrcnuar guerilėve shqiptar, se do ti fshin prej dheut, UĒK u kanos se do ta sulmon vetė Shkupin, sidomos aeroportin, rafinerinė e naftės, ndėrtesat qeveritare dhe policore. Komuniteti ndėrkombėtar nė dallim prej qeverisė maqedonase qe tejet i vetėdijshėm se pala shqiptare mendon seriozisht dhe se kėtu nuk flitet pėr fjalėt boshe, dhe nė fillim tė qershorit UĒK e pushtoi Haraēinėn, qė pėrkonte si njė paralagje e Shkupit dhe si pikė tejet e rėndėsishme pėr luftimet e mėtjeshme.426
 
UĒK shumė shpejt u gjet pėrballė njė konflikti me premasa mė tė gjėrra karshi ushtrisė dhe policisė maqedonase, e gjithė kjo fliste pėr shkallėzimin e konfliktit si dhe shuarjen e opsioneve pėr aktivitet dhe ndėrhyrjet paqėsore. Pėr ta penguar njė konflikt mė tė gjėrrė George Robertsoni dhe Javier Solana nė Shkup i filluan njė sėrrė aktivitetesh dhe bisedash si me palėn shqiptare dhe atė maqedonase, kėto biseda qenė “tė nxheta dhe tejet konfliktuale”, sepse Trajkovski  nuk qe i gatshėm pėr paqėn nė tė cilėn e patėn detyruar. Dhe sė fundi pėr shkak tė kanosjes sė Brukselit, se do ti ngrinė ēfarėdolloj ndihme financiare, arritėn marėveshjen, ku parashihej, qė guerilėt sėbashku me armėt qė posedonin do tė largohen prej Haraēinės. 
 
Fakti se prej fshatit guerilėt shqiptar i patėn larguar me autobusėt qė i ofroi Natoja, dhe nėn mbrojtjen e njėsive amerikane, kjo shkaktoi huti dhe dėshprim nė opinionin publik maqedonas, duke pohuar se Perendimi ėshtė tejet lėshonjės ndaj “narkoterroristėve” duke u ndihmuar qė tė “ikin”. Erdhi deri tek manifestimet qė u shėndruan nė njė procesion tė pushtimit tė parlamentit dhe incidenteve rrugore, ku masa prej disa mijėra njerėzve kėrkonte dorėheqjen e Trajkovskit, duke i kallur kukullat qė pėrfaqėsonin Solanėn dhe Anno Lindh, duke ulurirė: “Natoja, tradhėtare!” Nėn presionin e kėtyre ngjarjeve Trajkovski dhe Georgievski disa orė pas largimit tė Solanės prej Shkupit  e urdhėruan ushtrinė, qė me helikopterėt e blerė mė parė MI-24 dhe SU-25, sėrish ti sulmojnė pikat ku qenė pėrqėndruar pėrfaqėsuesit e UĒK-sė pėrreth Tetovės. Pėrkundėr kėsaj, kjo ofenzivė nuk qe e sukseshme, siē pati konstatuar Solana para gazetarėve nė njė konferencė shtypi, por vlenė si njė leksion i duhur pėr ata qė mundohen gjėrat ti zgjedhin me anė tė praktikimit tė dhunės ushtarake dhe policore.427
 
Edhepse dukej se palėt nė konflikt gjindeshin nė “skaj tė luftės qytetare”, siē qe shprehur njė diplomat, ngjarjet u zhvilluan krejtėsisht ndryshe, sepse si SHBA, UE, Natoja dhe OSEBE-ja ndėrmorėn njė aktivitet tė bujshėm,  qė sa mė parė ta zgjedhin tė ashtuquajturin “paradoks maqedonas”: pėr kėtė qėllim Stejt Departmenti amerikan nė Shkup e dėrgoi ambasadorin Jamese Pardewju, Brukseli zyrtar ish ministrin francez tė mbrojtjes Franēois Léotardin. Se si duhet riformuluar kushtetutėn, palės maqedonase ia dėrguan pėr ti kėshilluar Robert Badinterin si dhe van der Stoel, komisarin e lartė tė OSEBE-sė pėr ēėshtjet e pakicave. Pas dhjetė ditėsh tė zhvillimit tė negociatave tė “sukseshme” gjėrat u komplikuan dukshėm kah 20.korriku, sepse premieri maqedonas i refuzoi haptazi duke i akuzuar ndėrmjetėsuesit se “mundohen ta shkatrojnė rrendin shtetoror tė Maqedonisė” dhe i pėrkrahin kėrkesat “brutale” tė Shqiptarėve. Ndaj kėtyre akuzave dhe shpifjeve tė paargumentuara menjiherit u pėrgjigjėn Solana dhe Robertsoni duke konstatuar, se “bėhet fjalė pėr njė reagim jo tė mirėpritur pėr ndihmėn ndėrkombėtare tek kėrkimi i zgjidhjeve paqėsore”, duke protestuar njėherit tek eliminimi i vizitės sė tyre nė Shkup. Tri javė mė vonė, kur gjėrave filloi mos tu duket fundi, se bisedat gjindeshin para dėshtimit, me 8.korrik e parafuan Marėveshjen kornizė pėr normalizimin e rrethanave. Nė praninė e Robertsonit, Solanės dhe presidentit tė tė rri tė UE pėrfaqėsuesit tė Belgjikės Louis Michelit, me 13.korrik e nėnshkruan solemnisht nė Ohėr. Atė e pėrkrahu edhe pėrfaqėsuesi politik i UĒK-sė Ali Ahmeti, edhepse nuk e lejuan qė tė ulet tek tryeza e negociatave.428
 
Me kėtė marėveshje Shqiptarėt e konfirmuan  tėrėsinė teritoriale tė Maqedonisė, nė kėmbim qė qeveria ua njohu “tė gjitha kėrkesat e parashtruara”: garancionet pėr mbrojtjen e pakicės shqiptare, barazinė gjuhėsore nė pjesėt me shumicė shqiptare, ku pėrfaqėsojnė 20 % pėrqindė e popullatės (nė njė tė tretėn e qyteteve duke e pėrfshirė edhe Shkupin), tė drejtėn qė kuvendet komunale ti themelojnė njėsitė e pėrziera policore dhe konsolidimin e vetėqeverisjes lokale. Prej kushtetutės parashihej fshyerja e alinesė, qė Kishės ortodokse i garantonte njė pozitė specifike nė shtet, nė Tetovė me ndihmėn financiare tė UE themelohej univerza private – South Eastern Univeristy-UEJT, ku ligjėrimi do tė zhvillohej nė gjuhėn shqipe, maqedonishte dhe anglishte si dhe gjuhėt tjera europiane. Tė vetmet kėrkesa me rėndėsi pėr Shqiptarėt qė nuk qenė pranuar (por akoma mbeten tejet aktuale dhe pjesė e lojės politike tė partive shqiptare), edhe komuniteti ndėrkombėtar nuk pati mirėkuptim  dhe nuk ofroi pėrkrahje pėr ta, kanė tė bėjnė me njohjen, se Shqiptarėt paraqesin popullin konstitucional nė Maqedoni, themelimin e “dhomės sė pakicave” nė parlament dhe emėrimin e nėnpresidentit tė shtetit, qė duhej ta zgjidhnin vetėm parlamentarėt shqiptar dhe do tė posedonte me tė drejtėn e vetos.429
 
Njėkohėsisht pėrfaqėsuesi i Natos dhe Ali Ahmeti aritėn marėveshje, misionin qė do ta dėrgon nė Maqedoni UĒK-ja do t’ia dorėzon armėt, dhe jo si shenjė tė kapitullimit por vullnetit tė mirė. Edhepse Natoja nuk qe e gatshme qė pėrpos detyrave nė Bosnjė dhe Kosovė, qė nuk qenė tė kufizuara kohėsisht, ti mer pėrsipėr edhe ato tė rejat nė Maqedoni, kohė mėparė deklaruan, se operacioni Essential Harvest (Korrja esenciale) do tė zgjatė vetėm 30 ditė, pas skadimit tė afatit njėsitė e saja do tė largohen prej Maqedonisė. Ky prognozim nė mesin e Maqedonasėve shkaktoi njėfarė dyshimi pėr atė se sa ėshtė i qėllimshėm apo i realizueshėm mandati i saj, sepse nuk qenė tė informuar pėr marėveshjen, se guerilėt – qė nė dokumentet zyrtare prej “terroristėve” pėrparuan nė “rebelė” – dorzonin vetėm 3.300 copa armėsh. Me 22.korrik operacioni rrodhi nė bashkėpunim tė 4.500 ushtarėve, qė pėrpos Danimarkės, Ēekisė, Spanjės, Gjermanisė, Italisė, Turqisė, Norvegjisė, Hungarisė  dhe Holandės, nė tė madhe kontribuan Britania e madhe dhe Franca. SHBA nė mes tė korrikut dhe gushtit filluan ti rimbaretin nė Kosovė njėsitė e tyre, aq sa kishin mbetur nė Maqedoni.430
 
Nė mesin e tri palėve nėnshkruesve tė marėveshjes sė Ohrit ekzistonte njė shkallė e ulėt e besimit reciprok, sepse ishte e qartė, kur komisari europian pėr mardhėniet e jashtme Chris Patten deklaroi, se ndihma financiare, me tė cilėn Brukseli zyrtar qė do t’ia ofronte pėrkrahjen qeverisė sė Shkupit e kushtėzonte me “implementimin e duhur tė marėveshjes kornizė”. VMRO pėr nga ana e saj kėrkonte se duhet aprovuar mekanizmin pėr ndryshimet kushtetutare, qė duhej ta pranonte parlamenti, dhe armėve, qė duhej ti dorzonte UĒK-ja njė tė tretėn e armėve qė posedonte.431 Nė marėveshjen e aritur parashihej qė procesi paqėsor do tė zhvillohet nėpėrmjet tri etapave: nė fazėn e parė prej 27. deri mė 29. korrik UĒK-ja do ti dorėzon njėsive tė Natos 1.100 copė armėsh, dhe pastaj do tė pres qė parlamenti tė ofron sqarimin pėr marėveshjen e Ohrit. Tė nesėrmen filloi tė zhvillohet faza e dytė, qė zgjati deri mė 12.shtator ku guerilėt shqiptar i dorėzuan edhe 2.200 copa armėsh. Nė mbarim tė fazės sė tretė me 23.shtator parlamenti duhej sėfundi ti pranon tė gjitha amandamentet kushtetuese.  Edhepse kjo nuk ndodhi fare, pėrfaqėsuesit e Natos dy ditė mė vonė deklaruan, se guerilėt i dorėzuan  3.875 copa armėsh, duke pėrfshi edhe katėr tankse, 17 sisteme mbrojtėse tokė-ajėr, 161 granata kundėrtankiste, ma shumė se sa kishin premtuar nė fillim.432
 
Me kėtė mbaroi operacioni Essential Harvest. Rrethanat nė shtet edhe mėtutje mbetėn tė tensionuara, sepse Maqedonasit qenė tė bindur, se bėhej fjalė pėr njė farsė dhe se “terroristėt” me pajtimin e qetė tė njėsive ndėrkombėtare shumicėn e armėve e fshehėn, i dorėzuan vetėm hekurin e vjetėr. Se cili kishte qenė raporti i guerilės shqiptare nė Maqedoni ndaj njėsive tė Natos flet qartė rasti kur kah mbarimi i gushtit “tė panjohurit organizuan” pritėn kundėr njėsive tė Natos dhe vranė njė ushtar britanik shkruanin mediat maqedonase nė Shkup. Duke pasur frigė, se pas largimit tė njėsive ndėrkombėtare dhe pas firmosjes sė amandamenteve kushtetutese, do tė finguron shprazėtira e rrezikshme UE bėri presion ndaj Trajkovskit duke e bindur qė ta pranon operacioin e rri tė ashtuquajtur Task Force Fox (Dhelpėra e kuqėrremtė). “Kjo njėsi pėr intervenim tė shpejtė” nėn prirjen e lidershipit gjerman kishte pėr detyrė mbrojtjen e 280 vėzhguesėve civilė tė OSEBE-sė dhe UE (EU Monitoring Mission), qė kontrollonin, se si pushteti e realizonte marėveshjen e Ohėrit – sidomos themelimin e njėsive tė pėrziera policore, tė autorizuara pėr pushtimin e rajoneve ku vepronte mėparė guerila shqiptare. Edhepse kėtė askushi nuk guxonte ta theksonte zyrtarisht, Task Force Fox-i njėkohėsiosht i mbronte edhe shtetasit e tė dyja komuniteteve etnike para veprimit tė ekstremistėve nga tė dyja palėt.433
 
Nė pranverė tė vitit 2001 brenda taborrit shqiptar u paraqitėn tri grupacione tė ndryshme, qė deklaruan se e refuzojnė marėveshjen e Ohrit dhe nuk e kanė ndėrmend ta respektojnė. Nė botėn perendimore dhe si zakonisht brenda trojeve etnike shqiptare si pėr nga aktiviteti i saj dhe strategjia e veprimit e “kategorizuar” si tejet radikale dallohej FBKSH dhe AKSH. Ėshtė njė ēėshtje aq sa delikate dhe e komplikuar tė flasish pėr kėto dy organizata dhe mos ta njohish fare historikun e ish UĒK-sė nė Kosovė, UĒK-sė nė Maqedoni dhe UĒPMB-sė nė Kosovėn Lindore. Qė nė pranverė tė vitit 2001 AKSH-ja i bėri thirje UĒK-sė sė Ali Ahmetit qė tė vazhdojnė me luftėn e nisur duke e rikujtuar se objektivi kryesor i saj nė fillim tė luftės ka qenė “ēlirimi i tė gjitha trojeve etnike shqiptare nė teritorin e ish RSFJ-sė, zgjėrimi i luftės nė Greqi dhe formimi i Shqipėrisė etnike”.434
 
Edhepse Ali Ahmeti nė intervistėn e tij pėr revistėn Jane’s Defence Weekly kah mesi i shtatorit theksoi, se kjo organizatė ekziston “vetėm nė letėr”, u tregua se kjo assesi nuk ėshtė e vėrtetė, sepse nė fillim tė nėntorit si pėrgjigje pėr burgosjen e shtatė Shqiptarėve, tė akuzuar, se i kanė prirė AKSH-sė, i grabiti 26 Maqedonas. Disa ditė mė vonė nė afėrsi tė Tetovės i vrau tri policė, ku njėsia policore sipas urdhėrit tė ministrit tė brendshėm Ljube Boshkovskit u mundua ta mbron varrin e pėrbashkėt tė maqedonasėve tė vrarė mė parė.435
 
Nė aspektin politik, diplomatik, lobistik dhe tejet profesional duhet theksuar Forumin politik shqiptar pėr Maqedoni qė i priu profesoresha e Hamburgut dr. Arlinda Vokaj –Shabani. Ky forum politik i pėrbėrė prej intelektualėve tė shquar shqiptar prej Maqedonisė ka luajtur njė rol tejet vendimtar tek qendrat e ndryshme europiane tė vendosjes dhe nė SHBA, duke e qartėsuar situatėn dhe duke ju ndihmuar ndėrkombėtarėve se popullit shqiptar nė Maqedoni duhet ti njihet e drejta konstitucinale pėr tė qenė popull shtetformues – d.m.th. rregullimi i Maqedonisė sipas parimeve tė teorisė politike tė Arendt Lijphartit – federalizimi i Maqedonisė – Maqedonia si shtet binacional – praktikimi i federalizmit konsociativ. Para njė viti nė rrethanat tejet misterioze vritet dr.Arlinda Vokaj- Shabani sėbashku me dy fėmijėt e saj nė hyrje tė Hamburgut.
 
Assesi nuk duhet dyshuar se edhe sot e kėsaj dite katėr vite pas nėnshkrimit tė marėveshjes sė Ohrit Maqedonasit akoma nuk janė pajtuar me ndryshimet e “imponuara tė pranverės shqiptare nė Maqedoni” nga ana e palės shqiptare. Nė pranverė dhe vjeshtė tė vitit 2001 nė parlament dominonin nacionalistėt maqedonas, qė i refuzuan po ato aline qė flisnin pėr amnestimin e luftėtarėve tė UĒK-sė. Tė shpeshta kanė qenė rastet e pėrkeqėsimit tė raporteve nė relacion nė mes pėrfaqėsuesve tė shteteve perendimore dhe pushtetmbajtėsve nė Shkup, kulmin ky tensionim e arritit kur me 4 tetor ministria e brendshme i urdhėroi policisė, qė ti pushton apo fut nėn kontroll rajonet para shpalljes sė amnestisė dhe para pranimit tė marėveshjes kornizė, me tė cilin pritej qė tė pajtohej popullata lokale dhe vėzhguesit ndėrkombėtar. Ministri i brendshėm maqedonas Ljube Boshkovski qe pėr nga orientimi i tij politik tejet nacionalist, dardallisej me “ėndrrallat e tija dhe iluzionet e tepėrta” duke metaforizuar tek deklarimet e shumta se kundėr terroristėve shqiptar do tė pėrgadisė “D-Day-Ditėn maqedonase” duke parafrazuar intervenimin e ushtrisė anglo-amerikane nė Normandi nė vitin 1944. Tė gjithė analistėt dhe komentatorėt perendimor filluan tė talleshin me “budallallaqet e Boshkovskit”. Edhepse qeveria nė Shkup me anė tė dekretit me 9.tetor e shpalli amnestinė, Solana i dėshpruar menjiherit e eliminoi organizimin e konferencės ndėrkombėtare, ku pritej takimi tė zhvillohej me 15.tetor ku duhej debatuar pėr ndihmėn e premtuar ekonomike. Siē u shpreh njė diplomat i huaj nė njėrin prej takimeve tė shumta joproduktive me palėn maqedonase: “ Maqedonia si shtet ekziston vetėm dhjetė vite, atė e karakterizon politika dhjetėvjeēare, elita e saj politike mbetet pėr tė mėsuar shumė gjėrra436
 
Maqedonasit e akuzonin komunitetin ndėrkombėtar se ėshtė e njėanshme dhe se i pėrkrahėn Shqiptarėt, e gjithė kjo shkaktonte frigėn, se do tė fillojnė ta praktikojnė terrorizmin, siē pati ngjarė nė historinė e tyre tė kaluar gjatė momenteve tė krizės.437
 
Parlamenti maqedonas gjatė natės organizoi takimin e vet duke pasur frigė para manifestimeve rrugore, pas njė debati tejet polemizues dhe tė gjatė nė nėntor tė vitit 2001 sėfundi i pranoi pesėmbėdhjet amandamentet kushtetuese, ku “pakicės shqiptare” duhej garantuar tė drejtat e saja. Hapur mbeti edhe ēėshtja e vetėqeverisjes lokale, qė nuk ndikoi dukshėm tek rritja e besimit ndaj popullit shumicė. Nė mesin e Maqedonasėve kjo pėrvojė traumatike, qė e patėn mbijetuar, akoma e thelloi urrejtjen ndaj shtetasėve tė njė gjuhe tjetėr dhe religjioni, njėherit shkaktoi dyshime pėr mundėsinė e mbjetimit si popull. Siē theksojnė analistėt perendimor nė kėtė drejtim nė mesin e elitės politike maqedonase sėrish u paraqitėn rrymat tradicionale, qė qenė tejet aktuale nė fillim tė shekullit XX-tė: pėrpos asaj autonomiste, probullgare dhe ajo prosėrbe. Gjendjen e tyre psigjike e shprehu simbolikisht gazeta e Shkupit, kur me 8 shtator 2001, pėreth dhjetėvjetorit  tė referendumit pėrkundrejt  bojkotit tė Shqiptarėve, sollėn vendimin pėr pavarėsinė, nė faqen kryesore shkroi: “ Gėzuar festėn – nėse keni ēka tė festoni.”438
  

420 IBRU, Boundary and Security Bulletin, pranverė 2001, f.8; A. Toscano, n.d., f. 86; Z. Kusovac: More Trouble in Macedonia, Jane’s Defence Weekly, 13.6.2001, f. 19; J.-A. Dérens: Menaces de nouvelle partition dans les Balkans, Le Monde Diplomatique, tetor 2001, f.9; N. Ragaru, n.d., f. 169.
421 M. Hatschikjan,n.d., f. 29; J. Dempsey, n.d., f. 6: Bulletin Quotidien Europe, 7.-8.5.2001, f.8.
422 OSCE, Newsletter, flet.8, num.8, fq.17, 18; Bulletin Quotidien Europe, 19.5.2001, f. 4.
423 Z. Kusovac:More Trouble in Macedonia, n.d., f. 19; OSCE, Newsletter, flet.8, num.6, f. 18.
424 Peter Schubert: Der albanische Faktor nach dem Kosovo-Krieg, Welt Trends, num. 32, vjeshtė 2001, f. 42.
425 M. Hatschikjan, n.d., f. 30. P. Schubert, n.d., f. 42.
426 IBRU, Boundary and Security Bulletin, pranverė 2001, f.11.
427 Z. Kusovac: Javier Solana, n.d., f. 48.
428 T. Ripley: macedonia Peace Force Put on Hold, Jane’s Defence Weekly, 4.7.2001, f. 6; Po i njėjti burim: Briefing:Macedonia, 17.10.2001, f. 25; Bulletin Quotidien Europe, 27.6.2001, f. 3.
429 IBRU, Boundary and Security Bulletin, pranverė 2001, f.12, 13; B. O9Shea: Macedonia on the Brink?, n.d., f. 26; N.Sadiku: Ali Ahmeti, n.d., f. 48; Bulletin Quotidien Europe, 25.-26.6.2001, f.4; 27.6.2001, f.3; 28.6.2001, f.5; 20.7.2001, f.4; 26.7.2001, f.5;3.8.2001, f.6;2.8.2001,f.2.
430 U. Schneckener, n.d., f. 46; OSCE, Newsletter, artik.8, num.10, f. 8; Bulletin Quotidien Europe, 5.6.2001, f.6; 2.8.2001, f. 2.
431 M. Hatschikjan, n.d., f. 27; N.Sadiku: NATO’s Hardest Mission, n.d., f. 21; T. Ripley: NATO Deploys Task Force Harvest, Jane’s Defence Weekly, 29.8.2001, f. 3; Po aty: Briefing: Macedonia, n.d., f. 25; J.-A. Dérens: Menaces de nouvelle partition dans le Balkans, n.d., f. 8; Bulletin Quotidien Europe. 2.8.2001, f. 2.
432 T. Ripley: NATO’s Hardest Mission, n.d., f. 20; Bulletin Quotidien Europe, 17.8.2001, f. 2.
433 N.Sadiku, Z.Kusovac: Ali Ahmeti, n.d., f. 48; T. Ripley: Briefing Macedonia, n.d., f.25.
434 N.Sadiku, po aty, fq.25, Po i njėjti burim: NATO Set to Extend Presence in Macedonia, Jane’s  Defence Weekly, 13.2.2002, f.12; Chad Peterson: Sending the Bunderswer to Macedonia: ė Decision Riddled with Paradoxes, RUSI Newsbief, flet.21, f.9, shtator 2001, f.1; Daniel Renton: Peace, Pieceby-piece: the Painstaking Work of Confidence-buidling, OSCE, Newsletter, flet. 9, num. 3,  f. 8; Bulletin Quotidien Europe, 27.-28.8.2001, f. 2; 30.8.2001, f.2; 31.8.2001, f.2; 17.-18.9.2001, f.6; 20.9.2001, f. 3; 24.-25.9.2001, f.4; 27.9.2001, f. 4.
435 C. J. Dick: Some Reverberations from the Kosovo War, n.d., f. 8; M. Hatschikjan, n.d., f. 27; M. Semo, n.d., f. 206.
436 Jane’s Defence Weekly, 19.9.2001, f. 48; T. Ripley: Brig. Gen. Heinz-Georg Keerl, Commander of NATO’s Task Force Fox: intervistė, Jane’s Defence Weekly, 13.2.2002, f. 32; P. Rosuelk, n.d., f. 53; Bulletin Quotidien Europe, 12.-13.11.2001, f.7.
437 T. Ripley: Briefing Macedonia, n.d., f. 27; Bulletin Quotidien, 3.10.2001, f. 5; 4.10.2001, f.9; 5.10.2001, f. 3; 6.10.2001, f. 5.
438 J.-A. Dérens: Menaces de nouvelle partiton dans le Balkans, n.d., f. 8; P. Rosulek, n.d., f. 54; M. Hatschikjan, n.d., f. 21, 29; Bulletin Quotidien Europe, 23.1.2002, f. 3.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.