|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
 E premte, 9 janar 2004

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova: Popullit tė Kosovės i ėshtė dhėnė njė shans pėr t'u integruar nė bashkėsinė e popujve tė lirė dhe kėtė do ta shfrytėzojė

  • Holkeri do tė takojė sot pėrfaqėsuesit e koalicionit serb "Kthimi"

  • Asnjė shtet donator nuk i ėshtė pėrgjigjur kėrkesės tė TMK-sė pėr mbėshtetje finaciare

  • Gjykata Supreme ka pezulluar aktgjykimin me tė cilin serbi Angjelko Kolashinac ėshtė dėnuar me 8 vjet burgim pėr krime lufte

  • Njė ndėr prioritetet e Presidentit shqiptar do tė jetė edhe bashkėpunimi me institucionet e Kosovės

  • KFOR-i dhe policia e UNMIK-ut vlerėsojnė tė qetė situatėn e sigurisė nė komunėn e Podujevės

  • Komuna e Podujevės rishpall konkursin pėr 16 bursa, 34 studentėve u vazhdohet kontrata

  • Nė Pejė u arrit marrėveshja pėr kthimin e tė zhvendosurve serbė nė komunėn e Klinės

  • Nė Jabllanicė tė Pejės 24 kryefamiljarė tė zhvendosur serbė tashmė kanė renovuar shtėpitė e tyre

  • Koordinatori i shefit tė UNMIK-ut thotė se dokumenti pėr standardet ėshtė i ndryshėm me atė tė parin

  • Nė Kosovė ėshtė rritur numri i personave qė ikin nga burgu

  • Sipas njė instituti gjerman, njohja e pėrshpejtuar e pavarėsisė sė Kosovės nuk do tė zgjidhte problemet

  • Punėtorėt e "Energoinvestit" protestuan para AKM-sė

  • Kompanisė ajrore shqiptare "Albanian Airlines" i ndalohet tė fluturojė nė Britani

  • Policia e Tiranės e ka ēmontuar njė granatė artilerie tė zbuluar nė qendėr tė kryeqytetit

  • Solana thotė se Evropa u tregua e suksesshme nė Ballkanin Perėndimor

  • Mijėra maqedonas protestuan nė Strugė kundėr ndarjes sė re territoriale

  • Tė paktėn gjashtė persona janė vrarė dhe 37 janė plagosur nė shpėrthimin qė ndodhi qytetin irakian Bakuba

  • Tė paktėn tre vetė janė vrarė nga shpėrthimi i njė bombe nė qytetin irakian Bakuba

  • Libia kompenson me 170 milionė dollarė 170 familje franceze

  • Guerilėt kanė sulmuar me mortaja njė hotel nė qendėr tė Bagdadit

  • Forcat amerikane nė Tikrit kanė ndaluar 30 irakianė

  • Pauell mbron qėndrimin amerikan para OKB-sė

  • Libia i paguan kompensim Francės

  • Sipas OKB-sė, zgjedhjet presidenciale nė Afganistan mund tė shtyhen

  • Bush pritet tė propozojė njė politikė tė re amerikane mbi eksplorimin e hapėsirės

 
  
Presidenti Rugova: Popullit tė Kosovės i ėshtė dhėnė njė shans pėr t'u integruar nė bashkėsinė e popujve tė lirė dhe kėtė do ta shfrytėzojė
  
   
Londėr, 9 janar 2004 - Presidenti i Kosovės, Dr.Ibrahim Rugova ka deklaruar se kosovarėt e kanė kryer punėn pėrsa i pėrket pavarėsisė sė Kosovės. Tani mbetet qė bashkėsia ndėrkombėtare kėtė pavarėsi ta njohė edhe zyrtarisht. Ndėrkaq, duke folur pėr detyrat qė duhet kryer gjatė kėtij viti, Presidenti Rugova tha se ato janė objektiva tė pėrbashkėta tė institucioneve kosovare dhe tė UNMIK-ut.
 
"Ēėshtja e standardeve ėshtė njė prej ēėshtjeve qė ėshtė nė rend tė ditės. Ne shumė prej standardeve i kemi pėrmbushur, por deri mė tash ka munguar vlerėsimi i tyre, pra tash ėshtė ēėshtja e vlerėsimeve.
  
Nėse flasim me njė gjuhė mė tė stėrholluar ka edhe disa standarde qė kanė mbetur qė duhen tė pėrsosen, siē ėshtė konsolidimi i mėtejshėm i institucioneve tė Kosovės dhe zhvillimi ekonomik qė presim tė jetė mė i madh", theksoi Presidenti Rugova nė njė intervistė tė gjatė pėr BBC-nė.
 
Ai theksoi se institucionet e Kosovės do ta kryejnė punėn e tyre, por kjo ėshtė e lidhur edhe me UNMIK-un, sepse edhe UNMIK-u ka pėrgjegjėsi tė veta, pra pėrgjegjėsia ėshtė e dyanshme. "Ne do tė punojmė sidomos nė planin e jashtėm qė tė kemi pėrkrahje pėr njohjen formale tė pavarėsisė. Pra, kjo ėshtė njė prej objektivave tė institucioneve tona", nėnvizoi Dr. Rugova.

Nė pyetjen se cila ėshtė mbėshtetja e jashtme pėr pavarėsinė e Kosovės, Presidenti Rugova tha se bashkėsia ndėrkombėtare ka mirėkuptim pėr pavarėsinė e Kosovės. "Ka mirėkuptim nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė Bashkimin Evropian. Pra ėshtė ēėshtje e kohės dhe mėnyrės. Sa i pėrket miqve unė them se kemi miq dhe kemi pėrkrahje. Ēėshtjen e pėrkrahjes unė e shoh nė dy mėnyra.
 
E para, Kosova nuk ėshtė mė nė gjendje lufte. Atė e ka kryer me intervenimin e NATO-s, por ka mbetur edhe njė pjesė e pakryer e punės, njohja formale e pavarėsisė qė duhet tė ndodhė. Bota ka dhe do tė ketė shqetėsime. Ajo sot ėshtė e preokupuar me kriza tė tjera siē ėshtė Iraku, Afganistani dhe vende tė tjera", theksoi Presidenti Rugova, duke shtuar se Kosova po hyn nė fazėn e njė vendi dhe njė shteti normal, prandaj njohja e saj do ta pėrshpejtonte procesin.

"Ka pikėpamje tė ndryshme se Kosova mė nuk mund tė mbetet nė qendėr tė vėmendjes. Dhe ne nuk mund tė mbetemi nė qendėr tė vėmendjes nė kriza, mos e dhashtė zoti nė luftėra tė tjera.
 
Prandaj ėshtė e natyrshme qė ndėrron forma e pėrkrahjes. Ajo duhet tė fokusohet nė zhvillimin ekonomik, nė investime, dalja e Kosovės nė botė, qarkullimi i lirė i qytetarėve tė Kosovės nė botė, por edhe pėr kėtė e kemi pėrkrahjen e miqve tonė tė cilėt duhet t'i mbajmė edhe pėr tė ardhmen, sepse na duhen", tha Presidebnti i Kosovės.

Duke folur pėr dialogun me fqinjėt, Presidenti Rugova tha se politika nacionale e Kosovės ėshtė qė tė ketė marrėdhėnie tė mira me tė gjithė fqinjėt, duke i vlerėsuar tė mira ato marrėdhėnie, pėrveē me Serbinė.
 
Ndėrkaq duke folur pėr dialogun me Serbinė, ai tha se "Beogradi ende ėshtė i ngarkuar me tė kaluarėn, me logjikėn e dominimit dhe ka pretendime tė ndryshme pėr Kosovėn. Por ne pavarėsisht prej kėsaj, do tė provojmė qė tė bisedojmė pėr ēėshtje praktike. Po e pėrsėris edhe njė herė. Do tė jetė shumė e vėshtirė, por do tė provojmė", tha Rugova.

Pyetjes se ku do tė jetė Kosova njė vit pas, Presidenti Rugva tha se do tė jetė gjithsesi mė e avancuar, sidomos nė planin ekonomik dhe nė tė gjitha fushat e tjera tė jetės. "Unė insistoj dhe punoj qė gjatė kėtij viti tė bėhet edhe njohja formale e pavarėsisė sė Kosovės, sepse kjo do t'ia heqte frikėn pėr tė ardhmen popullit tė Kosovės", tha ai.
 
"Nga njė sondazh i bėrė me popullatėn e Kosovės, rezultoi se populli i Kosovės ėshtė ndėr popujt me optimist nė botė. Kėtij populli, nė historinė mė tė re i ėshtė dhėnė njė shans pėr tė qenė i lirė, pėr t'u integruar nė bashkėsinė e popujve tė lirė dhe kėtė, ky popull e di dhe ia di vlerėn. Populli i Kosovės e ka kėtė shans dhe do ta shfrytėzojė", nėnvizoi Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova nė njė intervistė dhėnė BBC-sė.
 
 
Holkeri do tė takojė sot pėrfaqėsuesit e koalicionit serb "Kthimi"
 
Prishtinė, 9 janar 2004 - Shefi i UNMIK-ut, Hari Holkeri do tė takojė sot pėrfaqėsuesit e koalicionit "Kthimi" pėr tė diskutuar rreth transferit tė kompetencave nga kapitulli i pestė i Kornizės Kushtetuese, tė cilat ditė mė parė janė bartur nga administrata e UNMIK-ut nė institucionet e Kosovės. Kėshtu ka njoftuar zėdhėnėsi i UNMIK-ut Sunil Narula.
 
 
Asnjė shtet donator nuk i ėshtė pėrgjigjur kėrkesės tė TMK-sė pėr mbėshtetje finaciare
 
Prishtinė, 9 janar 2004 - Eprorė nga Shtabi i Pėrgjithshėm i Trupave Mbrojtėse tė Kosovės kanė thėnė se ende as njė shtet donator nuk i ėshtė pėrgjigjur kėrkesės sė TMK-sė pėr mbėshtetje financiare. Drejtuesit e TMK-sė kanė kėrkuar 39 milionė euro pėr vazhdimin e ngritjes profesionale dhe pėr pėrmbushjen e standardit qė e kėrkon bashkėsia ndėrkombėtare.
 
Pėrgjegjėsi pėr informim publik i TMK-sė, nėnkolonel Enver Dugolli tha se deri mė tash nė Shtabin e Pėrgjithshėm nuk ėshtė lajmėruar asnjė pėrfqėsues shteti pėr tė ndihmuar TMK-nė. Por megjithatė, Dugolli shpreson se nuk do tė mungojė gatishmėria pėr tė ndihmuar kėtė institucion.
 
 
Gjykata Supreme ka pezulluar aktgjykimin me tė cilin serbi Angjelko Kolashinac ėshtė dėnuar me 8 vjet burgim pėr krime lufte
 
Prishtinė, 9 janar 2004 - Gjykata Supreme e Kosovės ka pezulluar aktgjykimin e shkallės sė parė me tė cilin serbi Angjelko Kolashinac, ish-kryetar i komunės sė Rahovecit, ėshtė dėnuar me 8 vjet burgim pėr krime lufte tė kryera mbi shqiptarėt.

Lėnda i ėshtė kthyer nė rishqyrtim Gjykatės sė qarkut nė Prizren. Njėherit Gjykata Supreme ka marrė vendim qė Kolashinac, pas katėr e gjysmė tė kaluara nė burg, tė lirohet nga paraburgimi.
 
Siē njoftohet nė procedurėn e pėrsėritur gjyqėsore, Kolashinac do tė ngarkohet vetėm me pėrgjegjėsinė komannduese pėr plaēkitje tė bėra ndaj shqiptarėve tė Malishevės, ka thėnė avokati i tij.
 
 
Njė ndėr prioritetet e Presidentit shqiptar do tė jetė edhe bashkėpunimi me institucionet e Kosovės
 
Tiranė, 9 janar 2004 - Presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu, duke folur para mediave, tha se prioritet i tij pėr kėtė vit do tė jetė bashkėpunimi me ndėrkombėtarėt dhe me institucionet e Kosovės pėr tė ēuar pėrpara pėrmbushjen e stadardeve dhe pėrcaktimin e stutusit tė saj pėrfundimtar.
 
Moisiu veēanėrisht ka theksuar zhvillimet nė tė gjitha trevat shqiptare nė rajon. Ai pėr Radio Kosovėn tha se do tė ngre zėrin pėr problemet qė ka Kosova dhe pėrmbushjen e standardeve si dhe do tė japė ndihmėn e tij. Kosova, ka thėnė Moisiu, ėshtė njė vend fqinjė dhe shqiptarėt janė bashkėkombas tė Shqipėrisė, duke premtuar ndihmėn e tij tė mėtejshme nė kėtė drejtim.

Presidenti shqiptar tha se kėto qėndrime i ka parashtruar edhe nė takimet e tij tė mėparshme, si nė Asmablenė e OKB-sė vitin e kaluar.

Nė lidhje me Maqedoninė, Moisiu tha se me Presidentin maqedonas ėshtė angazhuar qė tė ēohet deri nė fund Marrėveshja e Ohrit. Moisiu tha se Marrėveshja e Ohrit nuk ka ecur me ritme tė duhura, por po ecėn pėrpara dhe do tė jetė nė vemendjen e tij.
 
 
KFOR-i dhe policia e UNMIK-ut vlerėsojnė tė qetė situatėn e sigurisė nė komunėn e Podujevės
 
Podujevė, 9 janar 2004 - KFOR-i ēek e sllovak dhe policia e UNMIK-ut e vlerėsuan tė qetė situatėn e sigurisė nė komunėn e Podujevės. Kėshtu u tha nė njė konferencė tė pėrbashkėt pėr media tė zv/komandantit tė Batalionit tė Katėrt majori Jan Parimuha, tė zėdhėnėsit tė KFOR-it Jindrih Plesher dhe komandantit tė stacionit policor Reiman Bernd.

"Situata e sigurisė nė komunėn e Podujevės, pra edhe pėrgjatė vijės kufitare ėshtė e qetė dhe nėn kontroll", tha majori Parimuha i cili nė vazhdim raportoi pėr disa aktivitete tė KFOR-it.
 
Zv.komandanti Parimuha deklaroi se nė kuadėr tė bashkėpunimit me institucionet komunale vendore dhe ndėrkombėtare, KFOR-i po mirėmban rrugėt dhe se deri tash ata kanė hapur shumė rrugė pėrfshirė kėtu edhe shpėrndarjen e rėrės qė ka siguruar komuna nė vet qytetin e Podujevės.
 
Vlerėsim tė njėjtė pėr situatėn e pėrgjithshme nė Podujevė parqiti edhe komandanti i policisė Reiman Bernd, i cili tha se gjatė javėve tė kaluara me aksione tė ndryshme kanė parandaluar vjedhjet dhe sipas tij kėto aktivitete kriminale janė zvogluar shumė, pohoi ai.
 
 
Komuna e Podujevės rishpall konkursin pėr 16 bursa, 34 studentėve u vazhdohet kontrata
 
Podujevė, 9 janar 2004 - Prej 50 pėrfituesve tė bursave pėr studentė sa ka dhėnė komuna e Podujevės vitin e kaluar, 34 prej tyre do t'u vazhdohet kontrata kurse pėr 16 bursa do tė rishpallet konkursi, njoftoi drejtori i Drejtorisė pėr Arsim Mr. Shpejtim Bulliqi.
 
Sipas tij, konkursi i cili do tė rishpallet pėr 16 bursa kryesisht do tė orientohet pėr studime tė shkencave tė mjekėsisė, menaxhmentit, veterinarisė, arteve tė bukura. Kurse studentėt qė kanė plotėsuar kushtet pėr vazhdimin e bursave duhet t'i nėnshkrujanė kontratat e reja me Drejtorinė pėr Arsim.
 
 
Nė Pejė u arrit marrėveshja pėr kthimin e tė zhvendosurve serbė nė komunėn e Klinės
 
Pejė, 9 janar 2004 - Administrata ndėrkombėtare, pėrfaqėsues tė KFOR-it, zyrtarė tė pushtetit qendror nė Kosovė dhe pėrfaqėsues lokalė, kanė zhvilluar dje njė takim nė qytetin e Pejės, ku kanė debatuar pėr projektin qė lidhet me kthimin e tė zhvendosurve tė pakicės serbe nė qytezėn e Klinės.

Nė kėtė takim pas njė debati tė rėndė ėshtė arritur marrėveshja pėr kthimin e pakushtėzuar tė tė zhvendosurve serbė nė komunėn e Klinės. Nė shkėmbim tė kthyerit do t'i njohin institucionet e Kosovės si ato qendrore, po ashtu edhe ato komunale dhe se dėshirojnė tė jetojnė nė fqinjėsi tė mirė me shqiptarėt.

Pegi Higs, shefe e Zyrės pėr tė kthyerit nė Misionin e OKB-sė nė Kosovė tha se ky takim ishte shumė konstruktiv dhe i frytshėm. Ajo tha se serbėt kanė thėnė qartė se e respektojnė autoritetin e kryetarit tė komunės sė Klinės dhe se nė kėtė takim ėshtė vendosur tė formohet njė grup punues nė nivelin komunal pėr tė pėrgatitur njė plan pėr procesin e kthimit tė serbėve dhe tė zhvendosurėve tė tjerė nė kėtė komunė.

Ky takim nuk u mbajt nė Klinė nga frika se mund tė ndodhte ndonjė incident i ngjashėm me atė tė dhjetorit tė vitit tė kaluar, kur njė grup shqiptarėsh kishte sulmuar njė grup serbėsh tė kthyer nė qytezėn e Klinės.
 
 
Nė Jabllanicė tė Pejės 24 kryefamiljarė tė zhvendosur serbė tashmė kanė renovuar shtėpitė e tyre
 
Pejė, 9 janar 2004 - Nė fshatin Jabllanicė tė komunės sė Pejės 24 kryefamiljarė serbė, tė cilėt nė korrikun e vitit tė kaluar u kthyen nė nė kėtė fshat dhe me ndihmėn e organizatave tė ndryshme ndėrkombėtare i kanė renovuar shtėpitė e tyre.
 
Ata presin qė nė fillim tė pranverės sė bashku me familjarėt, aktualisht tė strehuar nė Serbi tė kthehen dhe tė jetojnė nė Kosovė. Ata besojnė se nėse liria e lėvizje sigurohet, atėherė kthimi i tyre nuk do tė vihet nė pikėpyetje.
 
 
Koordinatori i shefit tė UNMIK-ut thotė se dokumenti pėr standardet ėshtė i ndryshėm me atė tė parin
 
Prishtinė, 9 janar 2004 - Projekti i standardeve pėr Kosovėn do tė bėhet publik mė 13 janar nė takimin e dytė tė grupeve punuese pėr implementimin e kėtyre standardeve, ka thėnė koordinatori pėr strategjinė nė Zyrėn e shefit tė UNMIK-ut.
 
Ai bėri tė ditur se dokumenti nė hartim ėshtė i ndryshėm me dokumentin e parė qė ėshtė publikuar me 10 dhjetor. Megjithatė, sipas tij edhepse bėhet fjalė pėr njė dokument tė ndryshėm nuk do tė ndryshohet thelbi i dokumentit tė publikuar - standardet pėr Kosovėn.
 
Nė anėn tjetėr, Rexhep Hoti, koordinator i Qeverisė sė Kosovės pėr bashkėpunim me UNMIK-un, nuk ėshtė nė dijeni se dokumenti pėr standardet do tė pėsojė ndryshime. Ai tha se grupet punuese pėr implementimin e standardeve, tashmė janė konsoliduar dhe me 13 janar do tė mbajnė takimin e dytė.
 
 
Nė Kosovė ėshtė rritur numri i personave qė ikin nga burgu
 
Prishtinė, 9 janar 2004 - Nė Kosovė ėshtė rritur numri i personave qė ikin nga burgu. Kėshtu vetėm gjatė 30 ditėve tė fundit kanė ikur katėr persona: dy nga Qendra e paraburgimit nė Lypjan dhe dy tė tjerė nga Gjilani. Pėrveē njerit qė ėshtė dorėzuar vullnetarisht, tė tjerėt policia nuk ka mundur t'i arrestojė.

Neraj Sing, nga Shtylla e parė e UNMIK-ut thekson se ėshtė shumė herėt tė thuhet nėse ata i kanė ndihmuar dikush apo kanė ikur vetė si pasojė e infrastrukturės sė dobėt dhe nė Kosovė janė afėr 1200 tė burgosur nė gjithsej tetė burgje tė Kosovės.
 
 
Sipas njė instituti gjerman, njohja e pėrshpejtuar e pavarėsisė sė Kosovės nuk do tė zgjidhte problemet
 
Berlin, 9 janar 2004 - Sipas Institutit gjerman pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, njohja e pėrshpejtuar e pavarėsisė sė Kosovės nuk do tė zgjidhte problemet. Nė studimin e kėtij Instituti tė publikuar nė faqen e Internetit, i cili kėshillon Parlamentin dhe Qeverinė gjermane thuhet se muajt e fundit tė vitit tė kaluar ėshtė shtuar presioni pėr arritjen e zgjidhjes afatgjatė dhe tė qėndrueshme politike tė Kosovės.
 
Nė analizėn e Institutit kryesor gjerman pėr Poltikė tė Jashtme thuhet se Kosova ėshtė dhe pėr shumė kohė duhet tė luftojė me probleme tė vėshtira strukturore, politike dhe sociale ekonomike derisa nė tė njėjtėn kohė elita politike nė Serbi dhe Kosovė tregojnė pagatishmėri pėr tė dhėnė propozime konstruktive politike.
 
Njohja e pėrshpejtuar e problemit tė Kosovės apo ēfarėdo zgjidhje tjetėr e statusit tė saj nuk do tė zgjidhė problemet thelbėsore institucionale tė shtetit juridik si dhe problemet e zhvillimit dhe tė sigurisė.
 
Parashikohet qė Kosova pėr njė kohė tė gjatė do tė vazhdojė tė jetė e varur nga bashkėsia ndėrkombėtare, duke pritur qė angazhimi i politikės evropiane dhe gjermane nė jug tė Ballkanit do tė jetė afatgjatė, bėhet qartė nė kėtė analizė pėr Kosovėn e Institutit gjerman pėr Politikė tė Jashtme dhe tė Sigurisė.
 
 
Punėtorėt e "Energoinvestit" protestuan para AKM-sė
 
Prishtinė, 9 janar 2004 - Punėtorėt e "Energoinvestit" kanė protestuar para Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit, duke kėrkuar pagesėn e pagave tė tyre tė mbetura si dhe paratė qė u takojnė nga 20 pėr qind e ēmimit tė shitjes sė kėsaj ndėrmarrjeje. "Energoinvesti" ėshtė shitur nė dy pjesė nė njė vlerė rreth njė milion e 300 mijė euro.
 
Edhepse zyrtarėt e AKM-sė thonė se kontratat e kėsaj ndėrmarrjeje janė finalizuar dhe u janė dorėzuar pronarėve tė rinj javėn e fundit tė dhjetorit, punėtorėt nuk kanė asnjė informacion.
 
Protestuesit kanė paralajmėruar se do tė vazhdojnė protestėn e tyre deri nė pėrmbushjen e kėrkesės tė cilat ua garanton rregullorja e AKM-sė.
 
 
Kompanisė ajrore shqiptare "Albanian Airlines" i ndalohet tė fluturojė nė Britani
 
Londėr, 9 janar 2004 - Britania e ka futur kompaninė e fluturimeve "Albanian Airlines" tė Shqipėrinė nė listėn e zezė e cila bashkė me disa kompani tė tjera ajrore ėshtė cilėsuar si e pasigurt. Ndryshe nė listė janė edhe disa kompani tė vendeve si Siera Leone dhe Kongo, Guinea Ekuadoriale, njoftojnė mediat e Tiranės.

Kėshtu, nga dita e sotme kompanitė e kėtyre vendeve nuk do tė kenė mundėsi tė fluturojnė nė Britani. Kjo masė ėshtė marrė dje nga qeveria angleze, pas incidentit qė ndodhi nė Egjipt javėn e shkuar ku humbėn jetėn shumė qytetarė francezė qė ktheheshin nga pushimet nė Sharm El Sheik.

"Albanian Airlines" u ndalua tė fluturojė nė kėtė vend, sepse sipas palės angleze aeroporti "Nėnė Tereze" nė Tiranė nuk ėshtė i sigurtė dhe se mund tė shėrbejė pėr kalimin e emigrantėve ilegalė.
 
 
Policia e Tiranės e ka ēmontuar njė granatė artilerie tė zbuluar nė qendėr tė kryeqytetit
 
Tiranė, 9 janar 2004 - Policia e Tiranė e ka ēmontuar njė granatė artilerie tė zbuluar nė qendėr tė kryeqytetit, tha zėdhėnėsi i Ministrisė sė brendshme. Granata e mbėshtjellė me njė pėlhurė ėshtė gjetur pas njė telefonate anonime nė polici.
 
Bomba ishte nė fakt njė predhė e vjetėr mortaje, tė cilės i mungonte ndezėsi dhe nuk ishte e rrezikshme siē supozohej nė fillim. Hetimet e deritashme tė policisė nuk kanė arritur tė ndriēojnė rrethanat nė tė cilat ėshtė vendosur ajo.
 
 
Solana thotė se Evropa u tregua e suksesshme nė Ballkanin Perėndimor
 
Dablin, 9 janar 2004 - Evropa gjithnjė e mė shumė e merr pėrsipėr pėrgjegjėsinė pėr Ballkanin ka thėnė shefi pėr Politikė tė Jashtme e Siguri i Bashkimit Evropian, Havier Solana, duke shtuar se evropianėt sivjet do ta marrin komandėn paqeruajtėse tė SFOR-it nė Bosnje.
 
Nė fjalimin nė Forumin Ndėrkombėtar pėr Evropėn nė Dublin tė Irlandės, Solana tha se Evropa u tregua e suksesshme nė Ballkanin Perėndimor, ku veproi pėr parandalimin e konfliktit nė Maqedoni dhe Jug tė Serbisė.
 
 
Mijėra maqedonas protestuan nė Strugė kundėr ndarjes sė re territoriale
 
Strugė, 9 janar 2004 - Mijėra maqedonas tė organizuar nga disa shoqata joqeveritare kanė protestuar dje nė qendėr tė Strugės kundėr projektit qeveritar pėr ndarjen e re territoriale tė Maqedonisė. Protestuesit maqedonas nuk pranojnė qė nė tė ardhmen qyteti i Strugės tė riorganizohet territorialisht.
 
 
Tė paktėn gjashtė persona janė vrarė dhe 37 janė plagosur nė shpėrthimin qė ndodhi qytetin irakian Bakuba
 
Bakuba, 9 janar 2004 - Tė paktėn gjashtė persona janė vrarė dhe 37 janė plagosur sot nė shpėrthimin qė ndodhi pas faljes sė xhumasė nė xhaminė shiite nė qendėr tė qytetit Bakuba, ka thėnė policia, njofton Rojter.

Shpėrthimi ndodhi me njė cilndėr gazi i mbushur me eksploziv i vendosur nė njė biēuikletė tė parkuar afėr xhamisė. Shpėrthimi u dėgjua nė momentin kur besimtarėt po dilnin nga xhamia, tha mjeku i spitalit, duke shtuar se tė lėnduarit i ka thėnė se bėhet fjalė pėr njė bombė tė fuqishme e cila ishte vendosur afėr xhamisė.

Zyrtarėt ushtarakė amerikanė thanė se hetimet pėr incidentin po vazhdojnė.
 
 
Tė paktėn tre vetė janė vrarė nga shpėrthimi i njė bombe nė qytetin irakian Bakuba
 
Bakuba, 9 janar 2004 - Tė paktėn tre vetė janė vrarė dhe pesė janė plagosur nga shpėrthimi i njė bombe sot gjatė faljes sė xhumasė nė xhaminė e qytetit irakian Bakuba, njofton Rojter.

Bakuba ėshtė vatėr e rezistencės sė sunitėve kundėr forcave okupuese amerikane. Forcat amerikane kanė pasur njė operacion tė madh nė kėtė qytet pėr tė kapur kryengritėsit.
 
 
Libia kompenson me 170 milionė dollarė 170 familje franceze
 
Paris, 9 janar 2004 - Familjet e 170 personave qė humbėn jetėn gjatė rrėzimit tė avionit francez mė 1989, kanė nėnshkruar sot me autoritetet e Libisė nė Paris marrėveshjen pėr kompensimin nė vlerė prej 170 milionė dollarėsh. Pėr rrėzimin e kėtij avioni pėrgjegjės ishin gjashtė libianė.

Marrėveshjen e nėnshkruan pėrfaqėsuesit e ndėrmarrjes private libiane tė cilėn e udhėheq i biri i Gadafit.

"Kjo marrėveshje tregon se Libia po ndryshon, se tashmė ka ndryshuar", ka thėnė Gijom Denoa dė Sen-Mark, tė cilit nė sulmin ndaj avionit kishte humbur jetėn babai i tij dhe i cili kishte marrė pjesė nė bisedimet qė rezultuan me marrėveshje.
 
 
Guerilėt kanė sulmuar me mortaja njė hotel nė qendėr tė Bagdadit
 
Bagdad, 9 janar 2004 - Guerilėt kanė hapur zjarr nga mortajat mbi njė hotel nė qendėr tė Bagdadit, por nuk njoftohet pėr viktima, njofton Rojter.

Nė katin e pestė tė hotelit ku kryesisht vendosen njerėzit e huaj afaristė kanė rėnė katėr raketa dhe kanė thyer xhamat, por askush nuk ka pėsuar, thanė punonjėit e sigurimit tė hotelit.

Rojet kanė thėnė se kanė hapur zjarr ndaj njė personi nė automobil.
 
 
Forcat amerikane nė Tikrit kanė ndaluar 30 irakianė
 
Tikrit, 9 janar 2004 - Forcat amerikane nė Tikrit kanė ndaluar 30 irakianė, duke pėrfshirė dhjetra kryengritės tė dyshuar.

Operacioni u ndėrmor vetėm disa orė pasi helikopteri "Black Hawk" u rrėzua afėr Falluxhės, ku u vranė nėntė ushtarė nė bord dhe kur njė areroplan transportues u ul nė aeroportin e Bagdadit pas hapjes sė zjarrit nga kryengritėsit.
 
 
Pauell mbron qėndrimin amerikan para OKB-sė
 
Uashington, 9 janar 2004 - Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell ka mbrojtur raportin e tij nė OKB vitin e kaluar ku thuhej se Iraku pėrbėnte kėrcėnim pasi mund tė pėrdorte armėt e shkatėrrimit nė masė.

Sekretari Pauell ka mbrojtur raportin e tij nė OKB vitin e kaluar ku thuhej se Iraku pėrbėnte kėrcėnim pasi mund tė pėrdorte armėt e shkatėrrimit nė masė.
 
 
Libia i paguan kompensim Francės
 
Tripoli, 9 janar 2004 - Pas disa vjet bisedimesh, Libia pritet qė tė nėnshkruajė njė marrėveshje nė Paris pėr kompensim tė shpėrthimit tė njė aeroplani francez mbi Niger nė vitin 1989, me ē'rast vdiqėn 170 veta.

Tė afėrmit e tė vrarėve kanė kėrkuar kompensim tė pėrafėrt me 2.7 miliardė dollarė qu iu paguan tė afėrmve tė atyre qė u vranė nė shpėrthimin nė Lockerbie nė vitin 1988, pėr tė cilin Libia mori pėrgjegjėsinė.

Por thuhet se shuma ėshtė shumė mė e vogėl se kjo.

Bisedimet janė zhvilluar pėr vite tė tėra.
 
 
Sipas OKB-sė, zgjedhjet presidenciale nė Afganistan mund tė shtyhen
 
Kombet e Bashkuara, 9 janar 2004 - Kombet e Bashkuara thonė se zgjedhjet presidenciale nė Afganistan mund tė shtyhen pėr arsye se problemet e sigurimit nė rritje po dėmtojnė seriozisht pėrpjekjet pėr regjistrimin e votusve.

Zėdhėnėsi i OKB-sė, Mauel de Almeida e Silva tha se ekipet e regjistrimit tė votusve nuk kanė qenė nė gjendje tė shkojnė nė shumė pjesė tė Afganistanit pėr shkak tė rreziqeve tė sigurisė. Ai tha se nė kushtet e tanishme ėshtė thuajse e pamundur qė tė arrihet afati i caktuar pėr mbajtjen e zgjedhjeve nė qershor.

Kombet e Bashkuara thonė se deri tani mė pak se 275 mijė prej rreth 10 milion votusve janė regjistruar.
 
 
Bush pritet tė propozojė njė politikė tė re amerikane mbi eksplorimin e hapėsirės
 
Uashington, 9 janar 2004 - Presidenti Bush pritet tė propozojė njė politikė tė re amerikane lidhur me eksplorimin e hapėsirės, pėrfshirė rifillimin e fluturimeve me astronautė nė hėnė dhe nė tė ardhmen udhėtimin e parė nė Mars.

Sipas lajmeve, burime nė Shtėpinė e Bardhė dhe nė Kongresin amerikan thonė se presidenti Bush do t'i paraqesė propozimet e tij javėn e ardhshme nė pėrpjekje pėr tė forcuar programin amerikan tė hapėsirės, i cili u demoralizua nga humbja katastrofike vitin e kaluar e anijes amerikane tė hapėsirės Kolumbia.

 


  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.

>