|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Koment

 
 

  Kuvendi, ē'ėshtė dhe ē'mund tė bėhet

 
 

 
9 janar 2004 / TN

Ēerēiz L
OLO
ĒI

Kuvendi ose Parlamenti i Shqipėrisė, sipas ish dispozitave kushtetuese dhe kushtetutės qė pėrcakton formėn e regjimit "republikė parlamentare", ėshtė pushteti mė i lartė dhe mė i rėndėsishėm nga i cili burojnė dhe kontrollohen tė gjitha pushtetet e tjera. Jo thjesht nga ana emocionale, por sidomos nga pėrmbajtja, kjo foltore ka qenė e rėndėsishme si nė zgjedhjet e diskutueshme tė 1991-it, ashtu edhe njė vit mė vonė kur demokratėt fituan bindshėm dhe nisėn tė konturonin pushtetet dhe institucionet e reja.
 
Pas kėsaj periudhe dhe veēanėrisht pas trazirave tė pėrgjakshme tė 1997-ės, teksa nuk janė realizuar asnjėherė zgjedhje demokratike dhe tė ndershme aq edhe ėshtė zhvlerėsuar ky institucion qė mė sė shumti mendohet si njė barrė plus pėr shqiptarėt. Veēanėrisht diferencimi i madh qė ekziston nė pagat mes titullarėve tė lartė (ministra, sekretarė tė pėrgjithshėm, drejtorė tė pėrgjithshėm nacionalė, drejtorė departamentesh) dhe tė punėsuarve tė tjerė nė sektorin shtetėror ose privat; rritja e privilegjeve ndaj deputetėve me njė status qė ndryshon shumė shpejt - tė gjitha kėto si dhe nėnshtrimi qė i bėhet atij nga pushteti ekzekutiv, e kanė kthyer atė nė njė institucion demodé, strehė e agronomėve, e ish aparatēikėve tė ish PPSH dhe tė drejtuesve tė levave tė saj.

Opozita kryesore dhe kryesisht Partia Demokratike ėshtė pėrpjekur mjaft herė pėr t'i ngritur nivelin dhe dinjitetin kėtij institucioni (kanė dhėnė efektet e tyre njė sėrė komisionesh tė pėrkohshme, janė vėnė nė efiēencė disa prej komisioneve tė pėrhershme parlamentare), por iniciativat e saj kanė hasur rezistencė nga shumica e pamerituar e majtė nė Byronė e Kuvendit dhe nė sallėn e Parlamentit. Njė mendėsi e tejkaluar nuk ėshtė thjesht nė pėrbėrjen e moshave tė kapėrcyera tė parlamentarėve shqiptarė dhe tė individėve qė nuk mund tė gjejnė tjetėrkund veten pėrveē se nė dy partitė e mėdha, por edhe nė paraqitjen e tyre nė faqe tė internetit, faqe qė e bėn disa herė mė mirė njė nxėnės i vitit tė dytė nė shkollėn e mesme "Harry Fultz".  

Prishja e pushteteve fiktivė

Megjithėse ka kohė qė tė rinisė nga puna Kuvendi i Shqipėrisė, njė projekt rregullore shpėrndarė te komisionet parlamentare ka rizgjuar debatet qė janė mė tė forta se pėr probleme mė kapitale. Njė nen i kėsaj rregulloreje kėrkon qė tė rrisė pragun e krijimit tė njė grupi parlamentar, jo mė pak se shtatė deputetė qė, nėse miratohet, do tė thjeshtojė strukturat e grupeve parlamentare, do tė heqė disa shpenzime nga buxheti dhe mund tė bėjė mė tė manovrueshme byronė parlamentare.
 
Partitė e vogla, tė majta dhe tė djathta, me deputetė tė dhuruar, e kanė kundėrshtuar ashpėr kėtė projekt madje, sipas Gjinushit, ėshtė cilėsuar dhe e pavotueshme. Ky debat si dhe pakėnaqėsitė e minipartive, mund tė rezultojė edhe si i pabazė, nėse Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, pa cėnuar asgjė nga pozicionet dhe qėndrimet politike qė kanė, tė bien dakord pėr ta kaluar, duke u vėnė kapak pushteteve fiktivė, tė pavotuar dhe rrjedhimisht tė papėrgjegjshėm.
 
Tė dy partitė kanė plot shembuj tė moskuptimit ose tė daljes jashtė qėndrimit unik tė aleatėve tė tyre, ēka tolerimi i mėtejshėm nuk sjell asgjė tė mirė pėr to, por edhe pėr strukturėn e legjislativit shqiptar. Rregullorja ėshtė nė proces diskutimi, partitė e vogla qė kanė nėnshkruar njė kontratė nė kabinetin e zgjeruar tė Nanos, mund tė kėrcėnojnė me dorėheqje dhe me krizė qeveritare, megjithatė miratimi i saj ėshtė disi i vonuar.

  
 
 
Rregullorja e re e funksionimit tė Kuvendit tė Shqipėrisė, e cila do tė diskutohet nė komisionet parlamentare dhe nė njė seancė tė veēantė tė trupės legjislative, ka sanksionuar qė grupet e reja parlamentare tė pėrbėhen jo mė me pesė vetė si kufi minimal, por me 7 vetė. Nė kushtet kur partitė e vogla nuk e kanė kėtė mundėsi, sepse edhe grupet e mėparshme janė krijuar duke marrė deputetė borxh nga dy forcat kryesore politike, miratimi i kėsaj rregulloreje do tė lejojė krijimin e vetėm dy ose tre grupeve tė reja.
 
Tė gjitha partitė qė kanė grupe parlamentare, marrin para nga buxheti i shteti. Buxheti i Parlamentit hartohet pėr ēdo vit dhe paratė shpėrndahen nė bazė tė pėrqindjes qė ka marrė secila parti si dhe nga ato qė kanė grup parlamentar nė zgjedhjet e fundit parlamentare. Neni 29 i kėsaj projekt rregulloreje, pritet tė sjellė probleme serioze pėr ekzistencėn e grupeve parlamentare tė partive tė mesme dhe tė vogla.
   
 
PS 70 deputetė
PD 23 (me largimin e Lublin Diljes)
PDR 6
Dule-Ceka 5
Tė gjelbrit 5
PR 5
PLL 5
PBK 5
Liberalėt 5
Aleanca 5

1. Grupi Parlamentar i Partisė Socialiste, Gramoz RUĒI
2. Grupi Parlamentar i Partisė Demokratike, Bamir TOPI
3. Grupi Parlamentar i PDR, Nard NDOKA
4. Grupi Parlamentar i Qendrės Liberal Demokrate, Vangjel  DULE
5. Grupi Parlamentar "Te Gjelbrit", Ndue PREKA
6. Grupi Parlamentar i Partisė Social Demokrate, Engjėll BEJTAJ
7. Grupi Parlamentar i Partisė 'Lėvizja e Legalitetit', Eqerem SPAHIU
8. Grupi Parlamentar i Partisė Republikane, Fatmir MEDIU
9. Grupi Parlamentar i Partisė 'Balli Kombėtar', Shpėtim ROQI
10. Grupi Parlamentar Liberal Demokrat, Teodor LAĒO
11. Grupi Parlamentar Aleanca pėr Demokraci, Preē ZOGAJ

 

 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.