|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Amullia e pėrkrahėsve tė Metės

 
 

 
9 janar 2004 / TN
Ēerēiz LOLOĒI
Njė prej deputetėve qė nuk ka marrė pjesė nė seancėn e votėbesimit pėr qeverinė Nano, zoti Ndre Legisi, ka deklaruar dje pėr mediat se ai dhe shtatė deputetė e tjerė socialistė janė nė pritje tė vendimit qė do tė marrė grupi parlamentar i PS-sė. "Ne, tha deputeti kundėrshtar Legisi, i kemi pėrcaktuar qartė synimet tona qė kanė tė bėjnė vetėm me demokratizimin e PS-sė dhe jo pėr tė krijuar ndonjė grupim apo forcė tjetėr politike. Qėndrimin tonė kundėr Fatos Nanos ne e kemi bėrė publik me kohė dhe kėtė e dinė tė gjitha strukturat e partisė. Ka ndodhur qė votat tona tė jenė bashkuar me votat e opozitės, por kjo nuk ndodh vetėm nė kuvendin e Shqipėrisė por edhe nė parlamente tė vendeve tė tjera."
Sipas ndryshimeve statutore qė janė bėrė nė kongresin e fundit socialist, deputetėt e kėsaj force politike e gjejnė veten tė vetėpėrjashtuar nė disa raste tė pėrcaktuara qartė, mes tė cilave kur votojnė kundėr miratimit tė buxhetit, votojnė kundėr votėbesimit tė qeverisė ose emėrimit/ēemėrimit tė ministrave etj..
Pas pėrfundimit tė kongresit, deputetėt kanė pasur dy momente pėr tė parė nėse do tė funksiononin rregullat e reja tė statutit: miratimi i buxhetit si dhe miratimi i qeverisė. Por ndėrsa nė rastin e parė pėrkrahėsit e Metės i dhanė votat pėr buxhetin, nė miratimin e qeverisė, tetė prej tyre, gjetėn rrugėn e largimit nga seanca. Pas kėtij veprimi, sekretari pėr Marrėdhėniet me Publikun, Bardhyl Agasi, tha pėr TemA se grupi parlamentar do ta analizonte kėtė veprim duke dėgjuar mė parė arsyen e mungesės sė deputetėve tė majtė. Por nga tė gjithė tė rebeluarit, dihet vetėm largimi i arsyetuar i deputetit Limoz Dizdari, ndėrsa shtatė tė tjerė nuk e ka ndier tė nevojshme tė deklarohen publikisht pėr kryerjen e kėtij veprimi politik. Mungesa e pėrkohshme e kryetarit tė PS-sė si dhe e kryeministrit Nano ka ndikuar pėr tė mos u marrė vendimi ekstrem i pėrjashtimit nga grupi parlamentar. 

As brenda as jashtė partisė
Nga njė grup i konsiderueshėm, kundėrshtarėt e Nanos tashmė janė rrudhur nė tetė deputetė, megjithėse burime brenda tyre pohojnė se kanė ende mbėshtetje nė njė pjesė tė forumeve si dhe nė disa degė lokale. Pyetjes sė bėrė shpesh pėr krijimin e njė force tė re politike, ata i janė pėrgjigjur negativisht, ndėrkohė qė nuk kanė dhėnė as ndonjė koment pėr braktisjen e dy deputetėve, Angjeli dhe Fino, dhe sidomos pėr pjesėmarrjen nė seancėn e votėbesimit tė kabinetit tė ripėrtėrirė Nano, tė disa pjesėtarėve tė tyre. Kongresi i fundit i ka hequr pėrfundimisht nga struktura mė e rėndėsishme, Kėshilli i Pėrgjithshėm Drejtues si dhe nga struktura tjetėr, kryesia, e megjithatė ata ende nuk kanė vendosur pėr t'iu drejtuar me 300 firma Gjykatės sė Faktit nė Tiranė nė formimin e njė partie tė re.
Forumi rinor eurosocialist, njė prej formacioneve rinore mė tė konsoliduara dhe i pėrjashtuar tėrėsisht nga vendimmarrja dhe strukturat shtetėrore, mendohej t'i bashkėngjitet kėsaj force tė re, por njė drejtues aktual i saj, D.Ylli pohon se ende nuk ėshtė vendosur asgjė. Edhe njė mundėsi pėr fraksion brenda PS-sė, qė u propozua prej tyre dhe qė u mbėshtet nga dy rivalėt pėr kryetar partie, Rexhep Meidani dhe Edi Rama, nuk ėshtė votuar nė kongres. Me pėrjashtim tė qenies deputetė tė Partisė Socialiste, grupi i Metės tashmė nuk ka asgjė pėr tė qenė pjesė e brendshme e saj, ndėrsa vazhdon ende spastrimi nė administratė i tė gjithė tė emėruarve nga kryeministri paraardhės.

Meta, asnjė reagim pas braktisjes sė sallės
Megjithėse Meta ka qenė konsekuent nė qėndrimin e tij duke mos votuar pėr kabinetin e ri tė Nanos, ai nuk ka dhėnė asnjė deklarim publik pėr tė shprehur kėtė qėndrim si dhe pėr tė thėnė se cilat do tė jenė hapat e mėtejshėm. Stafi i ish zėvendėskryeministrit pohoi pėr 'TemA' se "Meta do tė flasė pas vendimit qė do tė marrė grupi parlamentar i PS-sė". Edhe deputetėt e tjerė qė e pėrkrahin, kanė preferuar tė presin mbledhjen e grupit parlamentar qė pritet tė zhvillohet me rikthimin nė punė tė kryeministrit Nano. "Ne nuk kemi ndonjė frikė nėse pėrjashtohemi nga grupi, por edhe nuk kemi se si tė flasim derisa nuk ėshtė hedhur ky hap".

I tradhtuar nga Gjinushi; as me Nanon, as me Berishėn
Kundėrshtari mė i ashpėr ndaj liderit aktual socialist, Ilir Meta ka deklaruar qartė e prerė se nuk mund tė ketė asnjė bashkėpunim me Nanon, se "ata do tė luftojnė pėr tė zhdukur autoritarizmin dhe personalizimin e pushtetit nga kryeministri", por dy prej mbėshtetėsve tė tij mė tė afėrt janė sėrish anėtarė tė KPD-sė sė re dhe anėtarė kabineti, pėrktėsisht Angjeli ministėr i Ekonomisė dhe Fino, ministėr i Turizmit dhe Rregullimit tė Territorit. Ndėr personat e lėkundur dhe qė nuk i janė bindur urdhrit tė Metės, qėndrojnė Ilir Zela dhe Gjergji Koja qė burime nga PS-sė thonė se edhe ndaj tyre kanė pasur ndikim dy ministrat e mėsipėrm.
Meta ėshtė gjendur i tradhtuar edhe nga socialdemokratėt e Gjinushit, tė cilėt ishin pikė kyēe nė ngritjen ose jo tė njė kabineti tė ri qeveritar. Pak para konstituimit tė qeverisė, ai u takua me liderin socialdemokrat dhe deklaroi se nuk mund tė kuptohet njė maxhorancė e majtė pa pasur nė qeveri kėtė parti tė Internacionales Socialiste.
"Metistėt" nuk kanė qenė gjithashtu luajalė apo bashkėpunues as me opozitėn kryesore, ndėrsa i kanė parė  me pėrēmim veprimet e kryera nga opozitat e vogla dhe sidomos nga partia e Pollos qė ishte gati pėr tė qenė pjesė e kabinetit tė ri. Njė prej eksponentėve kryesorė tė PDR, kryetari i grupit parlamentar Nard Ndoka, megjithėse janė jashtė qeverisė, ka propozuar dje qė tė ngrihet njė ministri tjetėr, ajo e Integrimit, duke dėshiruar qė kėtė dikaster ta drejtonin vetė ata.
Megjithėse kriza ka qenė brenda socialistėve, grupi i Metės e ka parė opozitėn me po atė sy qė e sheh Nano dhe maxhoranca e majtė, duke i hequr tė drejtėn kėtij grupimi pėr tė bashkėpunuar me tė nė rrėzimin e qeverisė.

 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.