|
 |
|
9 janar 2004 / TN
A
thua krejt pyetjet pa pėrgjigje bashkė me heshtjen tonė dhe
mozaikun e pėrgjysmuar tė lirisė ndodhin vetėm pse ka mungesė
dashurie dhe harresė tė padurueshme. Apo pse duke heshtur e
ndrydhur tė vėrtetėn ruajmė privilegjin e quajtur jetė...?!
Ndėrkohė qė ne jetojmė heshtjen dhe realitetin e jetės e tė
lirisė, pyetjeve pa pėrgjigje, portat mbeten tė hapura pėr tė
vėrtetėn qė do ti jepte tjetėr formė e pėrmbajtje kėsaj jete,
krejt tjetėr kuptim lirisė, fjalės dhe ardhmėrisė sė Kosovės pėr
tė cilėn aq shumė flasim e gėnjeshtėrisht betohemi!?
-
Shkruan: Bekim TOCANI
( Podujevė )
-
-
Pesė vjet do tė
kalojnė nga vrasja e Enver Malokut dhe pos luleve, fjalėve,
kujtimeve dhe heshtjes, asgjė nuk do ta zbardhė vrasjen makabre
tė janarit 1999...Tė janarėve qė jo krejt pahetueshėm janė bėrė
pjesė e ftohtė e jetės qe shumė vjet...Tė asaj jete dhe tė
mozaikut tė pėrgjysmuar tė lirisė, heshtjes tonė dhe
mospėrgjegjėsisė sė organeve qė do tė duhej ta thonin fjalėn e
vet pėr vrasjet, plagosjet dhe pėrgjithėsisht pėr dhunėn
politike qė ka lėnė fėmijė jetimė dhe plagė tė gjalla...tė
vrasjeve qė kanė lėnė domosdoshėm edhe porta tė hapura e gjysmė
tė hapura pėr ndriēimin e kėtyre akteve tė zeza tė dorės
vrastare e kriminele...
|
-
Qė nga
viti 1999 e deri sot, Kosova ka ndryshuar dhe ka pėrparuar bashkė me
lirinė, ecjen drejt progresit dhe realizimin e plotė tė pavarėsisė.
Por pėrsėri kanė ndodhur vrasjet politike sikur qė, pėrsėri vrasėsit
kanė mbetur tė pa identifikuar ...
-
-
Porta e
kujtimit
-
-
Nė korrikun e 1998-ės kur
Enveri i shpėtoi atentatit tė parė ne shkuam qė ti jemi afėr. Ishim
mbase tepėr tė rinjė pėr ta mbrojtur ate dhe pėr ti kuptuar
ngjarjet e tilla donkishoteske tė individėve a grupeve politike e
jopolitike, por ishim tepėr tė vetėdijshėm pėr punėn e palodhshme tė
tij dhe rėndėsinė qė kishte informimi dhe vetė institucioni i
QIK-ut. Mos u dėshproni sepse pėr gjithė punėn qė bėjmė ndoshta i
vetmi shpėrblim do tė mbetet likudimi, por kam shpresė tė madhe se e
vėrteta pėr Kosovėn do tė ngadhnjejė, me ose pa ne, na pat thėnė
duke qeshur Enver Maloku pak orė pas atentatit tė parė. Kėshtu
vepruam edhe kur u plagos intelektuali Sabri Hamiti.
-
-
Ishim tė rinjė dhe pos
tjerash i ofruam edhe gjak. Ishte njė ndjesi e ēuditshme por jo e
papritur. Dėshironim qė Llapi tė shpėtohej nga ato vrasje tė
mistershme qė nė disa pjesė tė Kosovės po merrte pėrmasa
tragjike...Patjetėr qė ishte vėshtirė tė ecej nė teh tė shpatės, por
ishte njė ideal madhėshtor dhe njė punė qė kėrkonte durim dhe
sakrificė...Ishte dhe mbeti liria, pėr tė cilėn u vra edhe Enveri.
Ishte fjala e lirė dhe e vėrteta pėr Kosovėn, jo me kutin e grupeve
politike qė donin primat mbi fjalėn dhe lirinė!
-
-
Ėshtė thėnė e shkruar
shumė pėr vrasjen e Enverit. Mė shumė ėshtė mbetur pa u thėnė.
Prandaj edhe mozaiku i tė sė vėrtetės ka mbetur i pėrgjysmuar shkaku
i heshtjes sė atyre qė kanė punuar dhe bashkėvepruar me Enver
Malokun, Xhemajl Mustafėn, Afrim Maliqin...Prandaj shtrohet pyetja
qė klith: Pse ne nuk dėshmojmė...!? A mos jemi shndėrruar tė gjithė
nė vrasės ngase pėrditė e vrasim tė vėrtetėn nė sytė e fėmijėve tanė
nė tė cilėt aq gėnjeshtėrisht betohemi?! Enveri do tė pyeste deri
kur dhe pse?!
-
-
-
Porta e Gjuhės sė stuhisė
-
-
Nga
viti i luftės 1998, tė shpresojmė se po kalojmė nė vitin e lirisė
1999. Tė gjallėt le tė jenė tė lumtur se janė gjallė, pavarėsisht
prej dhimbjes, pikėllimit e trishtimit qė na ėshtė ulur nė sofrat,
shtėpitė, vendbanimet dhe vendin tonė. Le tė festojnė tė gjallėt qė
i pret njė vit shumė i vėshtirė, vit i luftės dhe i lirisė ... ka
shkruar Enver Maloku nė njė nga editorialėt e tij nė gazetėn e
mbrėmjes Informatori vetėm dhjetė ditė para se tė vritej afėr
bodrumit banesė, nė sy tė fėmijėve ... Ishte dita e fundit e vitit
1998 kur Enveri, nė kuptimin e fjalėve tė lartshkruara, dėrgoi
mesazhin pėr Vitin e lirisė, vitin 1999 qė vėrtetė mori kuptimin e
vizionit tė shefit tė QIK-ut, gazetarit dhe intelektualit qė la
porta tė hapura, vakum tė paplotėsueshėm kurr nė informimin shqip
dhe vizionin e lirisė qė ia vranė aq pabesisht pėr tė mos e shijuar
kurr dhe pse dha aq shumė pėr njė ditė tė tillė!
-
-
Ato
ditė tė luftės dhe lirisė, Enveri mė shumė se kurrė do tė punonte
pėr informimin e shpejtė pėr ngjarjet dinamike nė Kosovė dhe jetėn
qė mund ta kishe nė mėngjes dhe jo nė mesditė apo mbrėmje. Botimi i
gazetės sė parė tė mbrėmjes merrte kohė dhe energji, pėrkushtim por
edhe guxim. Dhe Enveri gjithėmonė e pėrsėriste tė njėjtin refren: Mė
ka dhėnė Zoti fuqi dhe vullnet tė pathyeshėm, prandaj nuk ndalem,
prandaj ne shqiptarėt nuk bėn tė ndalemi, por tė punojmė 24 orė nė
ditė, qė orėn e 25-tė ta kemi pėr votrat familjare. Jo vetėm nė
kryeqytet por edhe nė ato pjesė ku mund tė shpėrndahej Informatori
i mbrėmjes pritej me padurim nga lexuesit qė dėshronin tė dinin pėr
ngjarjet nė Kosovė dhe rreth saj.
-
-
Pėr
informimin e pavarur nė Kosovė, gazetarėt e brendshėm dhe tė
jashtėm, ishte mė shumė se simbolike edhe puna e Pres Qendrės sė
QIK-ut ku filluan ti shprehim pikėpamjet e veta politikanė,
ekspertė dhe zyrtarė tė brendshėm e tė jashtėm. Shqiptarėt vriteshin
nė shtėpitė e veta, fėmijėt shpalleshin terroristė, digjeshin
shtėpi, zbrazeshin vendbanime tė tėra dhe makineria ushtarake e
policore serbe kudo nė Kosovė lente varre, kufoma shqiptarėsh dhe
porta tė hapura...
-
-
Sikur
edhe gjatė bisedave qė i ofronte koha e paktė e lirė, por edhe nė
intervistėn e tij tė pabotuar pėr gazetėn Bujku, Enveri do tė
deklaronte se puna e QIK-ut pothuaj ishte kryer nė baza vullnetare
dhe se krijimi i sistemit tė pavarur tė informimit ishte meritė e
mbi 2000 mijė veprimtarėve tė LDK-sė-bashkėpunėtorėve anėekėnd
Kosovės, disa prej tė cilėve i mori lufta kurse disa tjerė edhe pas
plot 5 vjet nė liri mbetėn ashtu siē edhe kishte parandje vetė
Enveri! Kushtet e rėnda tė gazetarėve dhe pėrgjithėsisht tė
gazetarisė nė Kosovė nuk lejonin komoditet atė kohė edhe pėr faktin
se acarimi i marrėdhėnieve nė skenėn politike, edhe brenda
grupacioneve me emėr tė njėjtė do tė shtonte kėrcėnimet kundėr
gazetarėve qė edhe ashtu ishin tė rrezikuar nga policia serbe...
-
-
Nė
atė kohė tė pakohė pohimi i Enverit se shpėrblimi pėr punėn 360
ditėshe tė atyre qė kurr nuk iu pėrmendej emri mund tė ishte
likudimi politik, moral dhe fizik del mė se i vėrtetė... Mirėpo
gjithė ajo punė e asaj armate tė tėrė tė njerėzve tė rėndomtė tė
LDK-sė pati strumbullar tė vetėm idealin pėr liri, nevojėn pėr
informim tė njerėzve nė Kosovė dhe ēka ishte mė e rėndėsishme,
njoftimin e faktorit ndėrkombėtar me tė vėrtetėn pėr Kosovėn, atė tė
vėrtetė qė pėrmes agjensionit tė vetėm me faqen nė internet
shpėrndante nė gjuhėn shqipe, angleze dhe gjermane qindra mija
informacione. E megjithate informimi shqip qė po shtypej nga thundra
serbe rrezikohej nga injorimi edhe i faktorit politik vendor ...Mė
duket se, nė tė gjitha nivelet, sundimtarėt e rinj nė Kosovė po
ndjekin e dėbojnė, nė mėnyra e me taktika tė ndryshme, tė gjitha
kuadrot e afta e profesionale.
-
-
Pėr
tė qenė mė tė mirėt, tė ligėt duhet tė mbesin tė rrethuar prej mė tė
ligjėve se sa janė ata vetė... do tė deklaronte Enveri nė
intervistėn dhėnė gazetės Bujku qė u botua katėr ditė pas vrasjes
sė tij nė gazetėn e mbrėmjes Informatori e cila nuk do tė kishte
jetė tė gjatė tė botimit pas likudimit fizik tė krijuesit tė
saj...Editorialet e Enver Malokut do tė mbeten gjatė nė kujtesė pėr
opinionin publik kosovar pėr thellėsinė e trajtimit tė problemeve qė
nuk i trajtonte askush, kurse shpejtėsia e shpėrndarjes sė
informacioneve lė pėr tė dėshiruar edhe pėr aktualitetin e sotėm kur
gazetaria pėrgjithėsisht vuan nga stereotipet dhe lajmet qė
botohen e stėrbotohen si lajme.
-
-
-
Porta e
heshtjes qė vret
-
-
Ka
ndodhur gjatė kėtij pesėvjeēari tė shkruhet pėr vrasjet e
pandriēuara, plagosjet dhe sulmet qė nė tė shumtėn e rasteve janė
bėrė ndaj figurave politike tė LDK-sė, gazetarėve e intelektualėve
qė lirinė e kishin projektuar ndryshe. Ka rastisur qė tė kenė
shkruar edhe tė atillė qė i kanė njohur pak ose vetėm kanė dėgjuar
pėr ta. Pėr tė qenė ironia edhe mė plagosėse kanė folur e shkruar,
flasin e shkruajnė edhe sot, sish qė helm e vrer kanė vjellur kur
ata ishin gjallė... Aktualiteti i pėrgjithshėm nė Kosovė nuk lė tė
ikėsh nga dyshimi Shekspirian pėr jetėn e keqe apo vdekjen e mirė,
apo shprehur me gjuhėn e Enverit likudimi politik, moral dhe
fizik-shpėrblimit pėr ata qė punojnė parreshtur!
-
-
Pothuaj jemi mėsuar tė shkojmė nė pėrvjetore, tė mbjellim lotė dhe
tė dėshirojmė qė vrasjet e tilla tė jenė tė fundit ... Kėshtu patėm
dėshiruar edhe nė varrimin e Enverit, edhe tė Afrimit, edhe tė
Xhemės ... Fundja kėshtu dėshirojmė edhe sot, ktė e dėshirojnė
shumica e shqiptarėve jo vetėm nė Kosovė! Por pyetjet mė tė shpeshta
qė shpojnė pamėshirshėm ndėrgjegjen, mbeten pėrsėritshėm tė njėjta!
Kush e vrau Afrimin, Enverin, Xhemėn ...kush e vrau Jusuf
Gėrvallėn?! Pse heshtim dhe nuk dėshmojmė apo deri kur do ta bartim
nė brendi tė ndėrgjegjes hijen e heshtjes qė vret?
-
-
Ēka
kemi bėrė ne tė gjithė qė ti ndriēojmė kėto vrasje nėse me heshtjen
tonė nuk jemi shndėrruar tė gjithė nė vrasės!? Ēka kanė bėrė organet
pėrgjegjėse pėr zbardhjen e kėtyre vrasjeve e plagosjeve tė
mistershme?! A thua krejt pyetjet pa pėrgjigje bashkė me heshtjen
tonė dhe mozaikun e pėrgjysmuar tė lirisė ndodhin vetėm pse ka
mungesė dashurie dhe harresė tė padurueshme?! Apo pse duke heshtur e
ndrydhur tė vėrtetėn ruajmė privilegjet e jetės dhe tė lirisė me
paterica...?!
-
-
Ndėrkohė qė ne jetojmė heshtjen dhe realitetin e jetės e tė lirisė,
me pyetjet pa pėrgjigje, portat mbeten tė hapura pėr tė vėrtetėn qė
do ti jepte tjetėr formė e pėrmbajtje kėsaj jete, krejt tjetėr
kuptim lirisė, fjalės dhe ardhmėrisė sė Kosovės pėr tė cilėn aq
shumė flasim e gėnjeshtėrisht betohemi!?
|
|