|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Kronikė nga Podujeva

 
 

 
Pėrmbajtja:
  • KFOR-i dhe policia e UNMIK-ut vlerėsojnė tė qetė situatėn e sigurisė nė komunėn e Podujevės
  • Komuna e Podujevės rishpallė konkursin pėr 16 bursa, 34 studentėve u vazhdohet kontrata
  • Bashkėatdhetarėt nga Mideni i Gjermanisė ndihmuan 2 familje nė Llap dhe 3 nė Drenicė
  • Qeveria e Tirolit tė Austrisė sjell pajisje pėr miniqumėshtoren nė Orllan

KFOR-i dhe policia e UNMIK-ut vlerėsojnė tė qetė situatėn e sigurisė nė komunėn e Podujevės
 
   
Podujevė, 9 janar 2003 (TN) – KFOR-i ēek e sllovak dhe policia e UNMIK-ut sot nė Podujevė mbajtėn konferencėn e parė pėr media pėr kėtė vit nė tė cilėn morėn pjesė zv. komandanti i Batalionit tė Katėrt majori Jan Parimuha, zėdhėnėsi i KFOR-it Jindrih Plesher dhe komandanti i stacionit policor Reiman Bernd.
 
“Situata e sigurisė nė komunėn e Podujevės, pra edhe pėrgjatė vijės kufitare ėshtė e qetė dhe nėn kontrollė”, tha majori Parimuha i cili nė vazhdim raportoi pėr disa aktivitete tė KFOR-it. Zv. komandanti Parimuha deklaroi se nė kuadėr tė bashkėpunimit me institucionet komunale vendore dhe ndėrkombėtare, KFOR-i po mirėmbanė rrugėt dhe se deri tash ata kanė hapur shumė rrugė pėrfshirė kėtu edhe shpėrndarjen e rėrės qė ka siguruar komuna nė vet qytetin e Podujevės.
 
Vlerėsim tė njėjtė pėr situatėn e pėrgjithshme nė Podujevė parqiti edhe komnadanti i policisė Reiman Bernd. “Gjatė javėve tė kaluar kemi zhvilluar aksione qė kanė pasur pėr qėllim parandalimin e vjedhjeve dhe thyerjeve dhe nėse shikojmė statistikat kėto aktivitete kriminale janė zvogluar shumė”, pohoi Bernd.
 
Siguria, mbajtja e qetėsisė pėr tė gjithė qytetarėt dhe ndihma e bashkėpunimi UNMIK-ut dhe SHPK-sė janė disa prej prioriteteve qė zv. komandanti Parimuha i theksoi nė k’tė konferencė shtypi. “Ne jemi kėtu qė tė arrijmė bashkėrisht situatėn qė e dėshiron popullata vendore dhe institucionet vendore e ndėrkombėtare”, tha nė fund majori Parimuha.
 
 
Komuna e Podujevės rishpallė konkursin pėr 16 bursa, 34 studentėve u vazhdohet kontrata
 
Podujevė, 9 janar 2003 (TN) – Prej 50 pėrfituesve tė bursave pėr studentė sa ka shpėrndarė komuna e Podujevės vitin e kaluar, 34 prej tyre do t’u vazhdohet kontrata kurse pėr 16 bursa do tė rishpallet konkursi, njoftoi sot Drejtori i Drejtorisė pėr Arsim Mr. Shpejtim Bulliqi.
 
Sipas z. Bulliqi konkursi i cili do tė rishpallet pėr 16 bursa kryesisht do tė orinetohet pėr studime tė shkencave tė mjekėsisė, menagjmentit, veterinarisė, arteve tė bukura. Kurse studentėt qė kanė plotėsuar kushtet pėr vazhdimin e bursave duhet ti nėnshkrujanė kontratat e reja me Drejtorinė pėr Arsim.
 
 
Bashkėatdhetarėt nga Mideni i Gjermanisė ndihmuan 2 familje nė Llap dhe 3 nė Drenicė
 
Podujevė, 9 janar 2003 (TN) – Sabit Cakiqi nga Llapashtica e Epėrme e Podujevės me punė tė pėrkohshme nė Gjermani njoftoi sot se disa bashkėatdhetarė nga Mideni i Gjermanisė kanė shpėrndarė 860 euro pėr 5 familje me gjendje tė rėndė sociale.
 
“Me nga 165 euro kemi ndihmuar 4 familje dhe njėrės qė ka fėmijė me aftėsi tė kufizuar i kemi dorėzuar 200 euro”, tha z. Cakiqi duke njoftuar se 2 familje janė nga komuna e Podujevės dhe 3 nga komuna e Drenasit me 34 anėtarė.
 
Sabit Cakiqi tha se nė mesin e mėrgimtarėve nė rajonin ku ai punon ka gatishmėri tė madhe qė tė ndihmohen familjet me gjendje tė rėndė sociale dhe se shpreson qė shumė shpejt do tė vazhdojė me ndihma pėr familje tjera.
 
Numri i madh i familjeve qė gjenden nė asistencė sociale dhe mbahen me nga 62 euro na obligon qė tė jemi solidarė, kurse pas vizitės nė kėto 5 familje ndihma gjithėsesi se do tė vazhdojė, premtoi z. Cakiqi.
  
 
Qeveria e Tirolit tė Austrisė sjell pajisje pėr miniqumėshtoren nė Orllan
 
Podujevė, 9 janar 2003 (TN) – Zyrtarėt e Drejtorisė pėr Bujqėsi tė komunės sė Podujevės njoftuan sot se Qeveria e Tirolit tė Austrisė, nė kuadėr tė ndihmės sė vazhdueshme pėr zhvillimin e bujqėsisė nė rajonin turistik tė Orllanit.
 
Nė kuadėr tė ndihmės pėr miniqumshtoren Qeveria e Tirolit ka sjellė njė kamion frigorifer, rezervoar tė qumshtit 1600 litėrsh, testues tė qumshtit dhe yndyrėrave dhe pajisje pėrcjellėse. Sipas menagjerit tė Qendrės Informative z. Agim Abdullahu kėto pajisje u janė dorėzuar dy familjeve nga Orllani tė cilat edhe mė parė janė ndihmuar me krerė lopėsh nga Qeveria e Tirolit.
 
Pėr tė menagjuar nė mėnyrė adekuate pajisjet e sjella nė Tirol janė trajnuar dy persona qė pėrfituan kėtė ndihmė.
 
Qeveria e Tirolit tė Austrisė ka ndihmuar nė lėmi tė ndryshme komunėn e Podujevės, kurse pėr zhvillimin e rajonit turistik tė Liqenit tė Batllavės, aktualisht po investohet nė zhvillimin e bujqėsisė dhe blegtorisė.
 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.