|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Inshalla nuk ėshtė afėr kijameti...!

 
 

 

9 janar 2004 / TN

Te ne kanė ndryshuar edhe festat por edhe kultura, janė shtuar, secili qė vie nė Kosovė e bie nga njė festė, e ne kėnaqemi ditėve tė festave, ka ndryshuar edhe mėnyra e kultivimit tė kulturave, ngase ato qė patėm nuk ishin profitable, kėshtu do e thithim nga nje tym hashish dhe do te kultivojme bimė trendi me kokrra se kėshtu do te jemi "cool", bile te kemi diēka pėr tė eksportuar.

Nga Agim V
UNIQI

Kohėrat ndryshojnė, ndryshojnė edhe njerėzitė, por Kosovės nuk po i ndahet zullumi, e njė mullė i yni thonte se Kosova (emėr i gjinisė femėrore) ishte qikė dhe mbeti qikė, asnjėherė nuse me duvak, e mos tė flasim tė behet ndonjėherė nėnė, u kujtohet, kemi njė nėnė qė edhe tetė vite i mbushe 100 vjetė.

Te ne kanė ndryshuar edhe festat por edhe kultura, janė shtuar, secili qė vie nė Kosovė e bie nga njė festė, e ne kėnaqemi ditėve tė festave, ka ndryshuar edhe mėnyra e kultivimit tė kulturave, ngase ato qė patėm nuk ishin profitable, keshtu do e thithim nga nje tym hashish dhe do te kultivojme bimė trendi me kokrra se kėshtu do te jemi "cool", bile te kemi diēka pėr tė eksportuar. 

Ehhhh, festat qė mbaheshin pėrpara shoqėroheshin me paradė ushtarake nė tė cilėn ekspozoheshin armė tė kalibrave tė ndryshėm, dhe tė gjithė ndanin mjete pėr tė financuar atė ushtri qė djegu dhe shkatėrrojė ēdo gjė qė ishte shqiptare. Shqiptarėt ndanė  mjete edhe pėr "Zajam za preporod Srbije" (Hua per rindėrtimin e Serbisė), dhe tė gjiithė ata ishin drejtorė shqiptarė qė drejtonin ndėrmarrjet shoqėrore, kishte edhe profesorė edhe..., e tė gjithė atyre nuk u mungonte asgjė, asnjė therrė nė kėmbė, dhe tash kėnaqen me lezetin e pavarėsisė "de facto" edhe pse ende jo "de jure".

Mileti shpresonte se njė ditė kur do tė vie liria tė gjithė do te gjykoheshin pėr pėrfitim tė pa ligjshėm gjatė luftės. Ne Zvicer, nė Gjermani u formuan shumė aviokompani satelite me emra shqip qe i financonte Serbia, dhe shumė njerėz tė aviobiznisit i bėnin temena (gjatė viteve tė 90-ta) Petar Shkundriqit-ish sekretarit tė pėrgjithshėm tė PSS, kėnaqej Petar-i me pamjen e Zurich-ut nga jahta qe ishte paguar enkas pėr te dhe nė shoqėrim te disa "biznesmenėve shqiptarė". Bleheshin edhe Benza-at qė u shpėrndaheshin "bakshish"  drejtorėve tė Jat-it, pse jo,  "babadimrat shqiptarė" ua jepnin "tallin".  Serbisė u ishin vu sankcionet pėr shkak tė shkeljeve sistematike tė tė drejtave tė njeriut, dhe Eureka zgjidhja fatlume, u gjetė mėnyra si te "vileshin" shqiptarėt, bizenisi me emra shqip dhe me emra shqipfolėsish.

Perėndimin e patėn vėrshuar edhe profesorė dhe dijetarė qė pėrfaqsonin qeveritė e Shqipėrisė (qe ende ishte nėn blokadėn komuniste) por edhe tė Kosovės. E shqiptarėt shpresonin qe do te vie dita dhe tė gjithe do te japin logari.

Te gjithė iu gėzuan daljes nė skenė tė UĒK-se dhe tė gjithė shpresonin se do tė lahen tė palarat.

Shumė jeta mori lufta, u dogjėn fshatrat e vendbanimet, ushtria serbe shkatėrronte ata qė i kundėrviheshin, por tė gjithė ata qė u larguan nga Kosova me pėrcjellje limuzinash, u kthyenė nė Kosovė dhe pėrfituan nga Kosova, krijuan pasuri dhe bėnė para.

Nga profesionet e reja profesioni shumė i preferuar "bodyguard", nuk tė duhet farė shkolle, koka e rruar dhe muskujt e qitur jashtė. Asnjėherė nė historikun e Kosovės nuk ka pasur mė shumė "bodyguard" se sa tash, ėshtė edhe profesioni mė i kėrkuar. Pas luftės fillojė nje rritje enorme e "ekonomisė familiare", mė sė shumti iu gėzuan pasluftes pronarėt e shtėpive luksoze, biznisi me qėra lulėzonte, fitime pėrrallore, dhe asnjėri nuk paguante taksa, nuk paguante as "zeqat", dhe kėshtu ata qė luftuan dhe pėsuan nga lufta jetonin ende nė "piknik" nėn qiellin e hapur, nėn qadra, edhe shtėpia nė majet e Berishės ku shėnohej ditėlindja e pestė e "Kosovės sė lirė" dhe "Kosovapressit" kishte mbetur e pa ndreēur (RTV21), si duket kompanitė ndėrtimore ishin tė zėna me ngritjen e ndėrtesave shumėkatėshe pa leje, dhe shumica shiqonin multi televisionet dhe televizionin multietnik, hanin meze dhe lėpinin kockat me mish duke treguar "dhimbėsuri" pėr ta, ndonjėri prej tyre  mbetej pėrkohėsisht pa oreks, duke lėshuarė nga ndonjė sharje. Lezeti i pavarėsisė "de facto" veē sa shtohej, vija kufitare nė Merdare ishte bė qendėr e biznesit multicultural, shiteshin e bleheshin shtėpi e apartmente nė emer tė biznes-multi-patriotizmit 

Do e ngrehim nga njė dolli, oreeee, nė vend rakie do pijmė ujė burimi, se ndoshta na vijnė mentė, se me be vaki me na ka kap uji i burimit nuk do te na lėshojė shumė gjate.  Athua do tė ndalet gjuetia nė shqiptarė nė vend tė shtrigave mitologjike dhe inshalla bie gjaku  e nuk vrahen "xhinja" nė mes veti veē qė flasin shqip e "fėrkohen me prapanica" me tė huajtė qė u japin whiskylimonadė. Shume ua kanda kolltuqet prandaj u jane pirė mendėt, do te ishte mirė qė Kosova te ishte parlamenti mė i madhė nė botė dhe gjithesecili ta kishte nga njė ulėse, dhe asnjėri mos te kete nevojė tė punojė, kėshtu pra "hyxhym" njėri tjetrit dhe nė fund do tė fitojmė "koqet e Bazhdarit".

E qytetarėt shpresojnė se do tė vie dita dhe tė gjithė do tė japin llogari, inshalla nuk ėshtė afėr kijameti.

 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.