|
 |
 |
|
-
8 janar 2004 / TN
-
-
Rexhep Kastrat, Rrethjeta, romandramė, botim i
autorit, Prizren, 2003
-
-
Pas dy librave tė suksesshėm me poezi: Jetėvdekja, 1993 dhe
Libri
i njerėzisė, 1996 dhe pas njė tė treti me publicistikė:
Komprometimi i ēėshtjes shqiptare, 1998, Rexhep Kastrati,
para lexuesit, doli me njė prozė, tė cilėn autori e ka quajtur
romandramė, sigurisht pasi kjo vepėr letrare ėshtė
konstruktuar nė formėn e prozės dhe tė dramės, ku shquhet
dialogu i fuqishėm dhe monologu refleksiv.
|
-
-
Shkruan: Mr. Yrjet BERISHA
-
-
Libri ėshtė modeluar me njė poetikė tė nduarnduarshme qė mėton njė
prosede eksperimental me elemente tė theksuara tė tipeve tė ndryshme
tė shkrimit letrar, eseistik, psikologjik etj. Kjo vėrehet edhe nga
tėrėsia tematike dhe motivore e kėtij teksti, e cila mbėshtetet nė
njė gamė tė gjerė temash qė nga antika e deri nė vitet 90 tė
shekullit XX. Tematika sociale, e dhunės serbe mbi shqiptarėt, por
edhe e dhunės sė pushtuesve tė ndryshėm tė mėhershėm, gjakimi pėr
identitetin kombėtar shqiptar, qė nė kėtė prozė vjen nėpėrmjet njė
kontemplacioni pėr ėndrrėn e parė, si dhe dilemat pėr tė ardhmen
pėrbėjnė njė pjesė kryesore tė tėrėsisė tematike tė kėsaj proze
romanore. Me fjalė tė tjera, poetika e kėtij teksti ėshtė e thurur
me njė teksturė shumėplanėshe letrare, dokumentare e mitologjike, tė
njė subjekti me elemente psikologjike, qė me njė aliteracion tė
vendosur fjalė pas fjale sendėrton ngrehinėn letrare nė njė korpus
qė thadron subjektin arketip, sipas semiotikės sė motivit urban e
atij rural, ku niveli fabulativ patriarkal ėshtė shtrirė si nėntekst
qė korrespondon me fabulėn e pėrditshmėrisė nėn pushtimin klasik.
-
-
Arti sdo tė ishte art po tė mos e sqaronte botėn e brendshme tė
karaktereve, e qė do tė shtrihet edhe nė shtresat e poetikės
romanore,e cila edhe funksionon nė formė simboli qė i kundėrvihet
modelit tė peripecisė me elemente artistike qė gjithmonė vihen nė
shėrbim tė diskursit, tė ndėrkallur me nivelin kompozicional, nė
ēaspekt, shtresa dominante tkurret e shtrihet mes krijimit tė
prozės dhe tė dramės.. Ndėrthurja e tillė nė art, nga estetėt
bashkėkohorė botėrorė cilėsohet si shtresė e artit absurd, si
ngrehinė letrare me semiotikė ekspereminetuese, moderne, postmoderne.
-
-
Sprova tė kėtilla provon tė bėjė edhe ky autor, por struktura
romanore ėshtė e ndėrlidhur me rėfimin e modelit dhe korpusit
kompozicional tė tekstit dramatik, si njė refeleks a si ndihmesė
huazuese i parateksteve tė shkencave tė ndryshme shoqėrore. Diskursi
me harmoni lirike ėshtė zhytur nė malin narrativ tė prozės, siē do
tė thoshte Umberto Eko, gjė qė duket se del nga kėto labirinthe me
tepėr i ngjeshur me semiotikė lirike se sa diskurs i rregullimit tė
pėrfshirjes sė modelit tė tekstit si kod e si poetikė me narracion e
kompozicion tė tekstit letrar. Arti i ligjėrimit cytet tė shfletojė
e tė parafrazojė sipas lirisė mimetike, e cila legjitimohet sipas
poetikės postmoderne, ku shlirshėm citat e parateksteve tė tjera
kryejnė a pėrmbushin korpusin kompozicional dhe kėshtu automatikisht
shndėrrohen nė sipėrfaqe tė diskursit me tonalitet origjinal. Kjo
mund tė thuhet nė mėnyrė tė veēantė pėr pjesėn e diskursit
letraro-mitologjik qė ka tė bėjė me ėndrrėn e parė, nė tė cilėn
ėshtė bėrė rikuptimėsimi dhe rifunksionalizimi i teksturės dhe i
fabulės mitike tė miteve tė ndryshme tė njohura nga antika e kėndej,
nė ēaspekt duhet pėrmendur nė mėnyrė rikuptimėsimin dhe
rifunksionalizmin e mitit tė Ilit, qė sipas mitlogjisė ėshtė i pari
i ilirėve, i Armatit, qė ėshtė zot i luftės te ilirėt, i Pandorės qė
ėshtė simbol i sė keqes, pėrkundėr dėlirėsisė shpirtėrore etj.
-
-
Kodi ligjėrimor i romandramės Rrethjeta ėshtė i
ndėrtuar mbi bazėn e ligjėrimit tė kryer nė veten e tretė dhe tė
dytė njėjės, ku veta e dytė njėjės ėshtė vetėm vetė gramatikore, e
jo edhe vetė reale e njė personi tė dytė tė cilit mund ti drejtohet
njė person tjetėr. Edhe kėtu ėshtė bėrė njė sprovė e veēantė letrare
nga ana e kėtij autori. Ėshtė thėnė edhe deri mė tash se dialogu i Rrethjetės
i nėnshtrohet kodit koheziv tė teksturės sė dramės. Kurse monologu e
jep zonėn e universit akseologjik tė gjetur nė njė fushė
aktualogjenetike me tė gjitha peripetitė e arealit perceptues tė
mbėshtjellė nė art dominant, nė zonėn e botės sė brendshme tė
karaktereve tė tė rinjve e tė moshuarve tė sfiduar nga diktatura e
egėr e inkuizicionit pushtues, qė vjell helm e tragjedi nė ēdo sferė
tė jetės sonė.
-
-
Gjuha e kėtij teksti letrar ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė, ku
vėrehet njė pėrdrim i qartė i gramatikės sė gjuhės standare shqipe,
por edhe pėrdorimi i gjerė nė formė dialogu i tė folmes sė
Anadrinisė, qė ska dyshim se ėshtė me interes pėr dialektologjinė
tonė.
-
-
Krejt nė fund duhet thėnė se romandrama Rrethjeta, e
shkrimtarit dhe e analistit politik, Rexhep Kastrati, e qė hyn nė
mesin romaneve tė rrallė tė botuar vjetėt e fundit nė Kosovė, ėshtė
botim i autorit dhe ka 155 faqe, nė tė cilėn shquhet edhe mjeshtria
teknike e realizimit tė tėrėsishėm kompjuterik qė nga kopertina e
deri nė faqen e fundit, e vetė autorit.
-
-
Ky
libėr ėshtė nė shitje qė disa kohė, kurse lexuesit nė diasporė mund
tė gjejnė nė Zvicėr te
Kadri Osmani me kėtė numėr telefoni: ++41797073870 dhe te
Sylejman Morina me kėtė numėr telefoni: ++41417605142.
|
|