|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

  Tentativat pėr kthimin e Kosovės nėn Serbi, do tė pėrfundojnė turpshėm!

 
 

 

8 janar 2004 / TN

Sejdi VESELI ( Prishtinė )

            Njėri prej standardeve tė cilin duhet ta pėrmbushė Kosova, para se tė fillojė proēesi pėr pėrcaktimin e statusit final tė saj, ėshtė edhe sigurimi i kushteve pėr kthimin e tė shpėrngulurve nė pronat e tyre.

            Shumė mė herėt, para se ish Khan-i i Unmikistanit, “Lartėmadhėria” e tij M.Steiner, natyrisht sipas direktivave serbomėdha tė pėrfaqėsuara nga miku i tij i madh N. Ēoviq, tė shpikėte “pėr” Kosovėn edhe kėtė standard, nė kėtė drejtim shqiptarėt i kishin qendrimet e qarta.

Shqiptarėt jo vetė se ishin deklaruar, por ata kishin treguar gadishmėri konkrete dhe ishin zotuar, qysh nė kohėn e Qeverisė sė Pėrkohshme tė Kosovės, se do tė bėnin ē’ėshtė e nevojshme pėr kthimin nė vatrat stėrgjyshore, jo vetėm tė bashkombasėve tė tyre, por edhe tė minoriteteve.

Shqiptarėt nė kėtė drejtim kishin edhe qendrime shumė tė qarta, se nė Kosovė mund tė kėthehen, tė gjithė ata tė cilėt dėshirojnė. Se tė kėthyerit do tė ndihmohen dhe do tė mirėpriten, por me kusht qė tė mos kenė qenė tė sistemuar me vetėdeshirė nė formacionet paramilitare, policore dhe ushtarake serbo-ēetnike dhe tė mos ken marrė pjesė nė gjenocidin ndaj fqinjėve tė tyre shqiptarė.

 Ndėrsa, pėr tė gjithė ata pėr tė cilėt dyshohet nė bazė tė provave faktike, se kanė krye vepra kriminale, se kanė marrė pjesė  apo kanė dhėnė ndihmes nė kryerjen e tyre, institucionet e qeverisjės sė pėrkohshme tė Kosovės, kanė patur gjithashtu qendrime shumė tė qarta. Ata, me kėrkesėn e organeve tė drejtėsisė, do tė kthehen nė Kosovė pėr t’u pėrgjegjur pėr veprimet e tyre gjenocidale, ndaj popullatės sė pambrojtur civile dhe pronės sė saj.

              “Quditėrisht” pas shpikjes se kėtij standardi, nga ish Khani i Unmikistanit, nė tė gjitha deklarimet, si nė ato tė zyrtarėve ndėrkombėtar, ashtu dhe nė ato tė pėrfaqėsuesėve tė institucioneve dhe tė partive politike kosovare, nė drejtim tė arsyetimit tė kėrkesave tė kėtij standardi, thėnė edhe mė thjesht, nė drejtim tė pėrmbushjes sa mė tė shpejtė edhe tė kėsaj detyre shtepie nga shqiptarėt, ėshtė me interes tė theksohet, se nuk flitet pėr kėthimin e pjestarėve tė etnive tjera, por vetėm pėr kėthimin e serbėve (lexo minorenve serbo-malazias).

Si zakonisht, nė kėtė drejtim nuk bėhet as edhe dallimi mė i vogėl, nė mes serbo-malaziasve vėndor dhe atyre qė i kishte sjellur pushteti hegjemonist serbomadh nga Veriu i Shqipėrisė, nė prag tė zhbėrjes sė pėrgjakshme tė Jugosllavisė avnojiste, dhe tė atyre qė i kishte sjellur nga Lika, Bosnia dhe Hercegovina, menjėherė pas disfatės sė turpshme tė forcave hegjemoniste serbe nė kėto vise.

Pėr tė kundėrshtuar kėthimin e kėtyre “refugjatėve” tė shpėrngulur nga Kosova, nga drejtuesit e institucioneve dhe tė partive politike shqiptare, ėshtė njė e drejtė e pakontestueshme, nga se dihet mirėfilli, se kėta “refugjat” ishin sjellur nė Kosovė pėr qėllime tė ndryshimit tė dhunshėm tė hartės demografike tė teritorit tė saj, natyrisht nė dobi tė kolonizimit serbo-malazias tė truallit shqiptar. Pėr tė kundėrshtuar me vendosmėri kėthimin e tyre, pala shqiptare e ka nė dispozicion edhe njė fakt tė argumentuar, se shumica prej kėtyre ishin kriminel tė rryer, ngase ata ishin dėshmuar nė krimet ndaj popullatės kroate dhe boshnjake, andaj edhe u kishin pri forcave paramilitare serbo-ēetnike, gjatė masakrrimeve tė popullatės sė pambrojtur civile shqiptare.

Pėrveē tjerash, nga krejt kjo propagandė nė lidhje me pėrmbushjen e kėtij standardi, lakuriqėsohet edhe njė e vėrtetė e hidhur. Jo vetėm se nuk parashihet ndėrmarrja e asnjė veprimi konkret, por as qė pėrmendet kėthimi i shqiptarėve tė shpėrngulur nga pasojat e dhunės sistematike, e cila u ushtrua me dekada ndaj tyre, nga pushtuesi hegjemonist serbomadh dhe, tė cilėt, aktualisht janė tė shpėrndarė si refugjat nė tė gjitha shtetet evropiane, SHBA, Kanada, Australi,Turqi, etj.

            Ēka ėshė edhe mė e dhėmbėshme, gjatė kėtyre deklarimeve, rrallė dhe sa pėr tė thėnė pėrmenden mė se 30 mijė shqiptarė dhe disa mijėra minoritarė turq e boshnjak, tė cilėt nga vandalizmat e forcave serbo-ēetnike u detyruanė tė shpėrngulen nga shtėpitė e tyre, duke filluar nga pjesa veriore e qytetit tė Mitrovicės e deri nė Albanik, dhe qė sot vegjetojnė nė kushte shumė tė vėshtira, kryesisht nė pjesėn jugore tė Mitrovicės.

            Duke i analizuar edhe pėrciptazi kėto deklarime, si tė pėrfaqėsuesėve tė UNMIK-ut, ashtu dhe tė disa pėrfaqėsuesėve tė institucioneve dhe partive politike vendore, nuk mund tė mos dyshohet nė sinqeritetin e pėrpjekjeve tė tyre, gjoja pėr njė tė ardhme mė tė mirė, mė tė qetė dhe mė stabile pėr Kosovėn dhe regjionin e Ballkanit, nė pėrgjithėsi.

            E ka thėnė mirė Kryeministri i Kosovės, z.Bajram Rexhepi, nė mesazhin pėr Vitin e Ri 2004, cit.”...se kosovarėt dhe institucionet e vendit nuk duhet tė sillen me serbėt, ashtu sikur qė janė sjellė ata dhe regjimi i Beogradit me herėt ndaj shqiptarėve...”( Numri festiv i Koha Ditore, faqe 5, dt.1,2,3 janar 2004). Vėrtetė, ky ėshtė qendrim, jo vetėm i tė gjitha indtitucioneve dhe partive politike, por i shqiptarėve tė Kosovės nė pėrgjithėsi.

Por, kėshtu nuk mendojnė disa segmente tė UNMIK-ut dhe KFOR-it. Ata, duke keqpėrdorur kėtė qendrim shumė konstruktiv tė shqiptarėve, me veprimet e tyre konkrete dhe nė vazhdimėsi bėjnė favorizimin e minoritarėve serbo-malazias, duke nepėrkėmbur dhe shkelur me paturpėsi tė drejtat e natyrshme tė shumicės absolute tė popullėsisė sė Kosovės.

            Kjo tė pėrkujton tė kaluarėn e hidhur, kur minoritarėt serbo-malazez me pėrkrahjen zyrtare tė pushtetit okupues,  ishin vetėshpallur si krijesa “hyjnore” dhe tė “pėrzgjedhura nga vetė zoti”dhe, si tė tilla ishin vėnė mbi ligjin, ndėrsa shumica shqiptare ishte shndėrruar dhunshėm nė qytetar tė dorės sė fundit.

            Pėr kėtė ka shumė fakte, tė cilat nuk janė tė panjohura, si pėr unmikistanezet, ashtu dhe pėr drejtuesit e institucioneve dhe tė partive politike tė Kosovės.

            Me siguri, drejtuesit e institucioneve dhe tė partive politike tė Kosovės janė nė dijeni, se pėrndryshim nga shqiptarėt, minoritarėt serbo-malazez favorizohen deri nė atė shkallė nga unmikistanezėt, sa qė lirohen nga tė gjitha obligimet qytetare, duke u nisur nga tė gjitha taksat e parapara e deri tė mospagesa e faturave pėr shfrytėzimin e shėrbimeve komunale, siē ėshtė ai i energjisė elektrike, tė cilėn e shfrytėzojnė pa u pėrballur me restrikcione, siē pėrballet pjesa tjetėr e popullatės kosovare.

            Me siguri, pėr drejtuesit institucional e partiak tė Kosovės  ėshtė i njohur fakti, se minoritarėt serb nuk i njohin si tė vetat institucionet e Kosovės. Pėr ta janė tė njohura dhe tė pranueshme, vetėm institucionet e Serbisė fqinje.

Po tė ishte ndryshe, jo vetėm se nuk do ta shanin, sulmonin dhe ndiqnin Kryeministrin e Kosovės, nga pjesa veriore e Mitrovicės i cili po mos t’i njihte mirė rrugicat e qytetit, me siguri do tė kalonte edhe mė keq se Pėrfaqėsuesi i Bankės Botėrore.

Po tė ishte ndryshe, minoritarėt serbo-malazias nuk do tė merrnin pjesė nė zgjedhjet e Serbisė, nuk do tė kandidoheshin pėr postin e deputetit tė Parlamentit tė kėtij shteti fqinjė edhe deputetėt serbo-malazias tė Kuvendit tė Kosovės dhe as qė do tė votonin masovikisht pėr radikalizmin ekstrem serbijan.

Duhet konstatuar me keqardhje, se si duket ky realitet nuk ėshtė duke u “kuptuar” drejt, edhe nga ndonjė “ analist” nė zė nga pala shqiptare. Tė cilėt  nxijnė faqet e ndonjė gazete me konstatime apologjete, ndaj sjelljeve dhe kėrkesave hegjemoniste tė  minoritarėve serbo-malazias.

Kėshtu ndodhi kėto ditė, qė njė “analist” i tillė (a)politik t’i fajsojė institucionet vendore, si njė nder shkataret e sjelljeve gjithnjė mė radikale tė minorenve serbo-malazias, ngase nuk kanė terguar gadishmėri pėr t’u ofruar kushte mė atraktive pėr plotėsimin e kėrkesave tė tyre. Ky zotėri, nėmes tjerash nė letėrnxirrjen e tij konstaton: se institucionet e “vetqeverisjes” se pėrkohshme(sllogan nga mėsimet titiste) nuk paskan ofruar oferta serioze dhe atraktive e cila do t’i shkėpuste gradualisht minoritarėt serb, nga ideologjia e nacionalizmit; se mungesa e vendeve tė punės, mungesa e lirisė sė lėvizjes nė Kosovė dhe nė vende tjera(kuptohet Kosovė-Serbi), i mbanė ata tė bllokuar nė mendėsitė e vjetra... Epoka e Re, faqe 2, datė 05 janar 2004.

 Shikuar realisht, pra pa paragjykime jo vetėm se nuk ėshtė i qėndrueshėm konstatimi, por ai ėshtė thjesht njė segment i propagandės alla serbo-unmikistaneze, i njėfarė “qate”mjekrrosh dhe tė dresuar mirė pėr tė qenė servil ndaj tė huajve, pėr hirė tė intersave tė tij tė ngushta personale.

            Si duket ky analist, i verbuar nga ambiciet e tij tė sėmuara, pėr ta ruajtur vendin e punės( si nė tė kaluarėn me pėrpjekjet e tij servile), andaj nuk e sheh apo si tė gjithė servilet tjerė, nuk do tė sheh tjetėr realitet, pėrveē atij qė i servojnė ata qė ndajnė kulaqin. Pėrndryshe, do t’i mjaftonte njė shetitje nėpėr Prishtinė, dhe me siguri do tė bindej edhe vetė, se nuk qėndron konstatimi i publikuar nė emėr tė tij. Do tė mjaftohej, qė  t’i shikojė vetėm targat e regjistrimit tė veturave, si tė atyre qė qarkullojnė lirshėm ashtu dhe ato nepėr parkingjet para lokaleve nė qendėr tė qytetit dhe me siguri, po tė mos ishte shpirt servili do tė konstatonte ndryshe.

            Kėtij “zotėrie” dhe kolegėve tė tij shpirtėror, duhet t’u thuhet troē, se dėrdėllitjet tuaja janė tė dėmshme, jo vetėm pėr tė ardhmen e Kosovės, por edhe pėr ju personalisht dhe se pėr kėte do t’u mallkojnė gjeneratat. Me letėrnxirrjet tuaja, nuk mund ta mbuloni diellin me shoshė. Sepse ēka shihet pėr diell, kallauz nuk do-ka thėn populli me gjuhen e tė cilit shėrbeheni. Tė gjitha kėto sjellje dhe kėrkesa tė pėrkėdhelurve dhe tė lazdruarve serbo-malazias, janė pasojė e sjelljės dyftyrshe tė UNMIK-ut, karshi obligimeve tė tij ndaj Kosovės dhe tė mbėshtetur nga servilet e sojit tuaj. Me kėtė, nuk dua tė amnestoj shumicėn e atyre tė cilėt u faktorizuan me votėn e lirė tė shumicės absolute tė kosovarėve. Vėrtetė, edhe nė kontekst tė kėsaj ēėshtjej edhe ata e kanė njė pjesė jo tė vogėl tė fajit. Por ky faj nuk mund tė jetė pjesė e akuzės, qė u bėhet nga letėrnxirrėsi i porositur. Ma thot mendja se njėri prej fajeve mė me peshė i tyre ėshtė, mosgadishmėria pėr t’u pėrballur me vendosmėri, nė rend tė parė edhe me dyftyrėsitė unmikistaneze, nė njėrėn anė favorizuese vetėm ndaj minoritetit serbo-malazias, ndėrsa nė anėn tjetėr diskriminuese ndaj shqiptarėve, si popull shumicė dhe ndaj minoriteteve tjera.    

            Ėshtė koha e fundit qė faktori shqiptar, nepėrmjet veprimeve konkrete, tė planėzuara mirė, drejt dhe me vendosmėri, t’i detyrojė tė gjithė ata qė vazhdojnė tė ndikojnė pėr mbajtėjen gjallė tė kėtyre sjelljeve tė minoritareve serbo-mallazias, trashėgim nga e kaluara e afėrt, se nuk kanė zgjedhje tjetėr pos qė tė ndėrmarrin veprime tė menjėhershme pėr ta bindur sė pari vetėn e tyre dhe madej, pėr t’i bindur minoritarėt serbo-malazias, se ėshtė nė tė miren e tyre(sa nuk ėshtė bėrė tepėr vonė) qė tė pajtohen me realitetin e krijuar nė Kosovė, pas luftės sė armatosur ēlirimtare tė UĒK-sė;

-se ata, duhet tė harrojnė dėshiren e marrė dhe hegjemoniste pėr kthimin e Kosovės nėn juridiksionin e Serbisė apo pėr ndarjen e saj;

 -se ata, duhet t’i binden mė nė fund, se me kėto sjellje tė tyre destruktive, nuk do tė mund ta ndalin realizimin e aspiratės sė shumicės shqiptare, pėr tė jetuar tė lirė, tė ribashkuar dhe dinitoz nė Atėmemėdheun e tyre;

-se ēdo tentativė e kujdoqoft nė kėtė drejtim, do tė pėrballėt pashmangshėm me kundėrveprimet e fuqishme dhe tė organizuara mirė, tė bijėve dhe bijave besnik tė saj;

-se tė gjitha tentativat e kėsaj natyre, janė tė gjykuara paraprakisht pėr tė pėrfunduar me pasoja tė rėnda dhe turpshėm, sigurisht pėr tentuesit!

 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.

l>