|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
 E enjte, 8 janar 2004

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Rondorf tha se zhvillimet nė Kosovė dhe nė Ballkan janė tė rėndėsishme edhe pėr interesat gjermane

  • UNMIK-ut kėrkon nga Beogradi qė trupat e shqiptarėve tė vrarė qė gjenden nė Serbi tė mos kthehen mė pjesėrisht

  • Njė grua ka vdekur nga pasojat e zjarrit mbrėmė nė njė banesė nė Prishtinė

  • Podujevė: Publikohen rezultatet e gjysmėvjetorit tė parė pėr shkollat fillore e tė mesme

  • Nga njė projekt i ARC-sė pėr riintegrim, nė Gjilan do tė pėrfitojnė 70 familje

  • Drejtuesi i KKSHA-s thotė se UNMIK-u duhet t'u kalojė mė shumė kompetenca institucioneve vendore nė Kosovė

  • Pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė Punės pėr punėsimin e kuadrit shėndetėsor nė SHBA dhe Danimarkė

  • Pesėvjetori i masakrės sė Raēakut sivjet do tė shėnohet me njė manifestim pėrkujtimor treditor

  • Nė Prishtinė u inagurua Parlamenti i Rinisė sė Kosovės

  • Nė Vjenė ėshtė prezantuar Agjencia e re Shtetėrore austriake pėr bashkėpunim me vendet e Evropės Juglindore

  • Hajdinaga angazhohet qė njė fakultet tė hapet atje ku shumica e popullsisė ėshtė shqiptare

  • Krerėt e BE diskutojnė sot pėr Ballkanin Perėndimor

  • Shefer do tė vizitojė javėn e ardhshme Bosnjėn dhe Kosovėn

  • Del Ponte thotė se Karaxhiqin po e fsheh kisha serbe, kurse Mlladiqi ndodhet nė Serbi

  • Ministri Pollozhani demanton pohimet se ėshtė tėrhequr propozim-ligji pėr themelimin e UT-sė

  • Njė helikopter ushtarak amerikan ėshtė rrėzuar sot nė Irak, vdesin tetė vetė

  • Libia dhe Izraeli kanė pasur kontakte tė fshehta

  • Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė dhe 34 janė plagosur nė njė sulm me mortaja

  • Ndryshim rrėnjėsor nė ligjin e emigracionit

  • SHBA vigjilente nga frika e sulmeve

  • Uashingtoni dėrgon njė pėrfaqėsues tė lartė nė Lindjen e Mesme

 
  
Rondorf tha se zhvillimet nė Kosovė dhe nė Ballkan janė tė rėndėsishme edhe pėr interesat gjermane
 
Prishtinė, 8 janar 2004 - "Shpresojmė se edhe UNMIK-u do ta pėrfundojė planin pėr implementim e standardeve. Kjo axhendė e pėrbashkėt tė cilėn e kemi ne nuk duhet t'i pengojė askujt dhe nuk ėshtė mirė qė disa njerėz ta provokojnė UNMIK-un dhe bashkėsinė ndėrkombėtare sepse ne angazhohemi qė data e pėrmbushjes sė standardeve tė jetė mesi i vititi 2005", tha pėr mediat e kėtushme, shefi i Zyrės gjermane nė Prishtinė, Peter Rondorf.

Rondorf theksoi se viti 2004 do tė jetė vit i pėrmbushjeve tė standadeve dhe jo vit i pavarėsisė. Ai premtoi se Gjermania do tė jetė e angazhuar edhe gjatė kėtij viti, sikur dhe vitin e kaluar, sepse, sipas tij, zhvillimet nė Kosovė dhe nė Ballkan janė tė rėndėsishme edhe pėr interesat gjermane.
 
Rondorf nėnvizoi se Gjermania nuk dėshiron qė Kosova tė jetė njė vrimė e zezė apo vend tranziti pėr trafikim tė mallarve ilegale dhe i krimit tė organizuar.
 
 
UNMIK-ut kėrkon nga Beogradi qė trupat e shqiptarėve tė vrarė qė gjenden nė Serbi tė mos kthehen mė pjesėrisht
 
Gjakovė, 8 janar 2004 - Valeria Bress, udhėheqėse e Zyrės pėr Persona tė Zhdukur pranė UNMIK-ut nė takimin e djeshėm nė Komitetin komunal pėr tė Zhdukurit nė Gjakovė, tha se zyra e saj do tė kėrkojė nga Beogradi qė trupat e tė vrarėve kosovarė qė gjenden nė varrezat masive nė Serbi tė mos kthehen mė pjesėrisht, por tė kthehen qė tė gjitha pėrnjėherė.
 
Nga ana e kėsaj zyre ka thėnė kjo zyrtare e UNMIK-ut Beogradi i janė drejtuar dy kėrkesa zyrtare pėr tė pėrshpejtur kthimin e tė mbeturve, tha Valeria Bress nė lidhje me aktivitetin e deritashėm tė zyrės sė saj.
 
 
Njė grua ka vdekur nga pasojat e zjarrit mbrėmė nė njė banesė nė Prishtinė
 
Prishtinė, 8 janar 2004 - Njė grua e moshuar ka vdekur nga tymi qė u shkaktua nga zjarri qė kishte kapluar mbrėmė rreth orės 17.00 njė banesė afėr kinemasė ABC nė Prishtinė. Kėtė e konfirmoi zėdhėnėsja e policisė pėr rajonin e Prishtinės Sabrie Kamberi e cila ka shtuar se njė polic i SHPK-sė ėshtė lėnduar gjatė pėrpjekjeve pėr t'i evakuar banorėt e ndėrtesės.
 
Ndėrkaq, Refki Morina zėdhėnės i SHPK-sė tha se pėr momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe se policia rajonale e Prishtinės sė bashku me punėtorėt e kriminalistikės teknike ka dalur nė vendin e ngjarjes. Nė momentin kur ka shpėrthyer zjarri nuk ka pasur rrymė dhe sė njė qiri ka qenė i ndezur.

Banesa ku ka shpėrthyer zjarri ėshtė vetėm 200 metra nga stacioni i policisė.

Ndėrkaq, policia ka bėrė tė ditur se dje ka parandaluar njė zjarrvėnie tė qėllimshme nė njė lokal nė afėrsi tė Pro kredit bankės nė Prishtinė. Njoftohet se personat qė tentuan ta shkaktojnė kėtė zjarr janė arrestuar, por nuk u dhanė njoftime pėr motivin dhe identitetin e personave tė arrestuar.
 
 
Podujevė: Publikohen rezultatet e gjysmėvjetorit tė parė pėr shkollat fillore e tė mesme
 
Podujevė, 8 janar 2004 - Drejtoria e Arsimit e komunės sė Podujevės sot bėri publike rezultatet e gjysmėvjetorit tė parė pėr shkollat fillore, tė mesmet dhe pėr paralelet e klasėve tė nėnta.
 
Nė bazė tė kėtij raporti 77.6% tė nxėnėsve tė shkollave fillore kanė treguar sukses pozitiv, 20.9% sukses tė pamjaftueshėm, nė shkollat e mesme sukses pozitiv kanė treguar vetėm 25% ndėrkaq qė 73% suksesi ishte i pamjaftueshėm. Nė klasėt e nėnta sukses pozitiv kanė treguar 31%, kurse 65.6% tė pamjaftueshėm.

Drejtori i kėsaj drejtorie Mr. Shpejtim Bulliqi deklaroi me kėtė rast se nuk ėshtė i kėnaqur me rezultatet e paraqitura nga shkollat, kjo veēanėrisht me shkollat e mesme dhe klasėt e nėnta.

Sipas tij, rreth 85% e kuadrit mėsimor nė shkollat fillore dhe rreth 75% nė shkollat e mesme ėshtė i kualifikuar. Aktualisht problem nė vete paraqet furnizimi me lėndė djegėse pėr shkak tė vonesės sė alokimit tė mjeteve nga Ministria pėr Ekonomi e Financa pėr grantin e dhjetorit tė vitit tė kaluar.
 
Komuna e Podujevės ka 30 shkolla fillore me 15.546 nxėnės, 3 tė mesme me 3.456, 54 paralele tė klasėve tė nėnta me 1.672 nxėnės dhe ēerdhen e fėmijėve me 43 fėmijė, kurse nė procesin arsimor janė tė angazhuar 1348 punėtorė.
 
 
Nga njė projekt i ARC-sė pėr riintegrim, nė Gjilan do tė pėrfitojnė 70 familje
 
Gjilan, 8 janar 2004 - Komiteti Amerikan pėr Refugjatė (ARC) do tė ndėrtojė e meremetojė 70 shtėpi nė Gjilan, nė kuadėr tė njė projekti pėr riintegrim, nga i cili do tė pėrfitojnė familje shqiptare e rome.

Birame Sarr, zėvendės i shefit nė ARC thotė se pėrfitues do tė jenė banorė tė tashėm tė lagjes "Dheu i Bardhė" dhe tė zhvendosurit qė kanė shprehur dėshirė tė kthehen dhe kjo mundėsohet falė Qeverisė Holandeze, e cila ka lejuar njė donacion.

"Dėshirojmė tė krijojmė kushte mė tė mira jetese pėr tė gjithė banorėt e kėsaj lagje, nė mėnyrė qė ata tė mund tė bashkėjetojnė nė paqe dhe harmoni. Bashkarisht do tė ndėrtojmė paqe pėr tė gjithė dhe me ndihmen e tė gjithėve", thotė Sarr.

Projekti do tė realizohet me mbėshtetje tė UNHCR-it, komunės sė Gjilanit dhe udhėheqėsve tė komuniteteve nė lagje, ndėrsa vlera e tij do tė jetė rreth 1 milion e 400 mijė euro.

Disa familje rome qė tani jetojnė nė kampin "Salvadore" dhe nė qytetin Bor tė Serbisė kanė shprehur dėshirėn qė tė kthehen aty kanė jetuar para luftės nė Kosovė.

Gjilani ėshtė njėra nga komunat ku ėshtė bėrė integrimi i kėnaqshėm i minoriteteve nė shoqėri. Gjatė vitit 2003 nė kėtė komunė janė kthyer mbi 170 tė zhvendosur, kurse numri i pėrgjithshėm i tė kthyerve nė tė gjitha komunat e sektorit tė lindjes, deri tani ka arrirtur nė 900 tė persona.
 
 
Drejtuesi i KKSHA-s thotė se UNMIK-u duhet t'u kalojė mė shumė kompetenca institucioneve vendore nė Kosovė
 
Uashington, 8 janar 2004 - Martin Vulaj, drejtor ekzekutiv i Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan, njė organizatė lobiste nė Shtetet e Bashkuara, thotė se UNMIK-u duhet t'u kalojė mė shpejt dhe mė shumė kompetenca institucioneve vendore nė Kosovė.
 
Ai theksoi se UNMIK-u duhet tė shndėrrohet gradualisht nga njė organ drejetues nė Kosovė nė njė organ kėshilldhėnės. Ndėrkaq pėr Shqipėrinė z. Vulaj thotė se paqėndrushmėria e vazhdueshme politike nuk po e lejon kėtė vend tė luajė njė rol mė tė madh rajonal. Ai i bėri kėto prononcime nė njė intervistė dhėnė "Zėrit tė Amerikės".
 
 
Pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė Punės pėr punėsimin e kuadrit shėndetėsor nė SHBA dhe Danimarkė
 
Prishtinė, 8 janar 2004 - Pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė Punės biseduan me pėrfaqėsuesit e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe Danimarkės pėr mundėsinė e punėsimit tė kuadrit shėndetėsor nė kėto vende. Si edhe nė shumė fusha tė tjera edhe kėtu pengesė kryesore u paraqit e drejta e Ministrisė pėr tė lidhur kontrata me kėto shtete pėr shkak tė statusit tė pa zgjidhur tė Kosovė.
 
 
Pesėvjetori i masakrės sė Raēakut sivjet do tė shėnohet me njė manifestim pėrkujtimor treditor
 
Shtime, 8 janar 2004 - Pesėvjetori i masakrės sė Raēakut sivjet do tė shėnohet me manifestimin pėrkujtimor treditor, i cili do tė organizohet mė 14,15 e 19 janar.
 
Do tė bėhen homazhe te varrezat nė Reēak dhe mbahet tubim pėrkujtimor nė kėtė pesėvjetor, ndėrkaq mė 19 janar zbulohen pllakat pėrkujtimore pėr dėshmorėt e kombit Ahmet Kaēiku dhe Hajriz Muhadini.
 
Po atė ditė bėhet edhe pėrurimi i muzeut historik tė Shtimes. Manifestimi organizohet nėn patronatin e Kuvendit komunal tė Shtimes.
 
 
Nė Prishtinė u inagurua Parlamenti i Rinisė sė Kosovės
 
Prishtinė, 8 janar 2004 - Pėrfaqėsuesit e tė rinjve nga komunat e ndryshme tė Kosovės mbajtėn nė Prishtinė seancėn inauguruese tė Parlamentit tė ri tė Kosovės. Prioritet i kėtij parlamenti, u tha me kėtė rast, do tė jetė inkuadrimi i rinisė nė rrjedhat politike e shoqėrore dhe ndikimi i saj nė procesin e vendimmarrjes lidhur me ēėshtjet rinore. Kryetar i Parlamentit mė tė ri tė Kosovės u zgjodh studenti i vitit tė dytė tė Shkencave Politike, Ervin Ibrahimi.
 
 
Nė Vjenė ėshtė prezantuar Agjencia e re Shtetėrore austriake pėr bashkėpunim me vendet e Evropės Juglindore
 
Vjenė, 8 janar 2004 - Sot nė Vjenė ėshtė prezantuar Agjencia e re Shtetėrore austriake pėr Zhvillim (ADA) e cila do tė merret me zbatimin e programeve prioritare ekzistuese dhe tė projekteve tė bashkėpunimit dhe zhvillimin e demokracive, mbrojtjen e mjedisit apo nxitjen e zhvillimit ekonomik.

Synim i veēantė i punės sė ADA-s do tė jetė bashkėpunimi me vendet e Evropės Juglindore - Shqipėrinė, Bosnjėn e Hercegovinėn, Bullgarinė, Kroacinė, Maqedoninė, Moldavinė, Rumaninė, Serbinė e Malin e Zi, si dhe me pesė vendet kyēe tė Azisė, Afrikės dhe Amerikės Latine.

Agjencia ADA do tė punojė pranė Ministrisė austriake tė Punėve tė Jashtme, ndėrkaq nė fillim tė kėtij viti i mori pėrsipėr ēėshtjet e bashkėpunimit dhe zhvillimit qė mė herėt i ka udhėhequr Sektori shtatė nė atė Ministri.
 
 
Hajdinaga angazhohet qė njė fakultet tė hapet atje ku shumica e popullsisė ėshtė shqiptare
 
Podgoricė, 8 janar 2004 - Ministri pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė minoriteteve dhe grupeve etnike nė Qeverinė malazeze Gėzim Hajdinaga ka deklaruar se partitė nacionale shqiptare nuk do tė pranojnė hapjen e katedrės pėr studime tė mėsuesisė nė Podgoricė, siē kishte paralajmėruar dje rektori i Universitetit tė Malit tė Zi Prof.Dr. Lubisha Stankoviq.

Hajdinaga ka konfirmuar se propozimi qė dikasteri pėr studime tė mėsuesisė nė gjuhėn shqipe gėzon pėrkrahjen e bashkėsisė ndėrkombėtare dhe autoriteteve malazeze, mirėpo ka theksuar se ėshtė i mendimit se zgjidhja optimale ėshtė qė njė fakultet i tillė tė hapet nė njė vend ku shumica e popullsisė ėshtė shqiptare.
 
 
Krerėt e BE diskutojnė sot pėr Ballkanin Perėndimor
 
Bruksel, 8 janar 2004 - Krerėt e presidencės irlandeze tė Bashkimit Evropian, kryeministri Bert Ahern dhe shefi i diplomacisė Brajan Kauven, sot nė Dublin do tė bisedojnė me pėrfaqėsuesin e lartė tė BE-sė Havier Solana pėr gjendjen nė Ballkanin Perėndimor.

Nė qendėr tė bisedave do tė jenė zhvillimet brenda bashkėsisė shtetėrore Serbi e Mali i Zi, ēėshtjet kryesore qė kanė tė bėjnė me Kosovėn gjatė vitit 2004, ku duhet zbatuar standardet demokratike, si dhe gjendja politike dhe e sigurisė nė Bosnjė, ku ushtarėt e BE-sė duhet tė marrin misionin e Sforit nga NATO.
 
 
Shefer do tė vizitojė javėn e ardhshme Bosnjėn dhe Kosovėn
 
Bruksel, 8 janar 2004 - Jap de Hop Shefer do tė vizitojė javėn e ardhshme Bosnjėn dhe Kosovėn, u bė e ditur nė selinė e NATO-s. Ky do tė jetė udhėtimi i parė i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė NATO-s, qė nga koha e ardhjes nė kėtė detyrė, tė hėnėn e shkuar.

Shefer do tė takohet me paqeruajtėsit e NATO-s nė Kosovė dhe Bosnjė dhe mė pas planifikon tė vizitojė edhe Afganistanin.
 
 
Del Ponte thotė se Karaxhiqin po e fsheh kisha serbe, kurse Mlladiqi ndodhet nė Serbi
 
Nju-Jork, 8 janar 2004 - Kryeprokurorja e Tribunalit tė Hagės, Karla del Ponte ka deklaruar se arrestimi i liderėve serbė tė Bosnjės Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mladiq mund tė bėhet vetėm pėr disa javė po tė ekzistonte vullneti politik.
 
Del Ponte ka kėrkuar nga bashkėsia ndėrkombėtare qė tė bėjė pėrpjekje pėr ta gjetur Mladiqin dhe Karaxhiqin. "Tė dytė konsiderohen si heronj, kėshtu qė e kanė mbrojtjen", ka thėnė Del Ponte dhe ka shtuar se Karaxhiqi dhe Mladiqi me siguri jetojnė nė "shtėpi normale dhe qė nuk fshihen nėpėr vrima".

"Informacioni i fundit tė cilin e kemi ėshtė se Karaxhiqin ėshtė duke e mbrojtur Kisha Ortodokse Serbe ashtu qė e bart nga njė manastir nė tjetrin", thotė ajo.

"Jam e bindur se Mladiqi fshihet nė Serbi. Ai, si oficer ushtarak nė pension, edhe mė tutje ėshtė duke e marrė pensionin, dhe kėrkesėn pėr bllokimin llogarisė sė tij nė bankė e ka refuzuar Qeveria e Serbisė", ka thėnė Karla del Ponte pėr "Njujork tajms".
 
 
Ministri Pollozhani demanton pohimet se ėshtė tėrhequr propozim-ligji pėr themelimin e UT-sė
 
Ohėr, 8 janar 2004 - Nė takimin me qytetarėt e Ohrit, ministri i Arsimit tė Maqedonisė Aziz Pollozhani i ka demantuar pohimet se Qeveria maqedonase ka tėrhequr propozim-ligjin pėr themelimin e Universitetit tė Tetovės nga procedura parlamentare.

"Nuk do tė tė ketė asnjė ndryshim nė pėrmbajtjen e propozim-ligjit pėr themelimin e Universitetit tė tretė shtetėrore nė Tetovė pasi qė parė se opozita ka hyrė nė njė variant obstruktiv tė nxjerrjes sė kėtij ligji", ėshtė shprehur ministri Pollozhani. Ai ka shtuar se Qeveria ėshtė e detyruar qė tė krijojė ambient dhe rrethana, tė cilat opozita mė nuk do tė mund t'i shfrytėzojė.

Pas kthimit tė propozim-ligjit nė Parlamentin maqedonas gjatė kėtij muaji deputetėt e opozitės do tė kenė mundėsi tė zhvillojnė debat maksimum 10 minuta, ndėrkaq koordinatorėt e grupeve parlamentare nga 15 minuta. Ky variant do tė mundėsojė qė ky propozim-ligj tė miratohet nga Parlamenti.
 
 
Njė helikopter ushtarak amerikan ėshtė rrėzuar sot nė Irak, vdesin tetė vetė
 
Bagdad, 8 janar 2004 - Njė helikopter ushtarak amerikan "Black Hawk" ėshtė rrėzuar sot nė Irak dhe tetė vetė nė bord janė vrarė, tha njė zėdhėnės ushtarak amerikan, njofton AP.

Helikopteri po fluturonte afėr qytetit Falluxha, tha zėdhėnėsi. Rajoni, nė perėndim tė Bagdadit, ėshtė vatėr e kryengritėsve kundėr pushtimit amerikan. Nuk dihet nėse helikoopteri ėshtė qėlluar nga zjarri i armikut, tha zėdhėnėsi.
 
 
Libia dhe Izraeli kanė pasur kontakte tė fshehta
 
Londėr, 8 janar 2004 - Libia dhe Izraeli kanė pasur kontakte tė fshehta, tė cilat mund tė ēonin nė vendosjen e marrėdhėnieve ndėrmjet dy vendeve, shkruan gazeta e Londrės "Tajms".

Burimet izraelite kanė konfirmuar se kėshilltari i Ministrisė sė Jashtme kah fndi i muajit tė kaluar nė Paris ėshtė takuar me zyrtarėt libianė, menjeherė pas njoftimit tė Tripolit se ėshtė i gatshėm tė heqė dorė nga armėt pėr shkatėrrim nė masė.

Ky dhe disa kontakte tė planifikuara ndėrmjet dy vendeve janė pjesė e pėrpjekjeve tė Libisė qė, pas izolimit shumėvjeēar, tė kthehet nė bashkėsinė ndėrkombėtare, konstaton gazeta "Tajms".
 
 
Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė dhe 34 janė plagosur nė njė sulm me mortaja
 
Bagdad, 8 janar 2004 - Njė ushtar amerikan ka vdekur nga plagėt dhe 34 tė tjerė janė plagosur nė sulmin e mbrėmshėm me mortaja mbi njė bazė amaerikane jo larg Bagdadit, ka bėrė tė didtur ushtria amerikane.

"Njė ushtar ėshtė vrarė dhe 34 janė plagosur", ka deklaruar njė zėdhėnės ushtarak amerikan, duke shtuar se mbi bazėn Seic (Seitz), nė veriperendim tė Bagdadit, janė shkrepur gjashtė projektilė mortajash.

Numri i lartė i tė plagosurve tregon se Iraku mbetet njė vend i rrezikshėm pėr ushtarakėt amerikanė. Megjithatė disa komandantė amerikanė kanė njoftuar se numri dhe efikasiteti i sulmeve ndaj tyre ka rėnė kohėt e fundit.

Ėshtė e vėshtirė qė trupat tė mbrohen mirė ndaj sulmeve me mortaja pasi ato kryhen.
 
 
Ndryshim rrėnjėsor nė ligjin e emigracionit
 
Uashington, 8 janar 2004 - Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka bėrė thirrje pėr njė ndryshim rrėnjėsor tė politikės sė emigracionit nė SHBA. Ai tha se nevojiteshin ligje tė reja pėr tė lejuar emigrantėt qė tė bėnin punė qė amerikanėt nuk dėshirojnė t'i bėjnė.

Bush i kėrkoi Kongresit pėr tė krijuar njė status tė ri tė pėrkohshėm punėsimi pėr tė lejuar qė vendet boshe tė punės tė zihen si nga emigrantėt ilegalė qė ndodhen tashmė nė vend ashtu edhe nga tė tjerė qė do tė aplikojnė nga jashtė.

Ai bėri gjithashtu thirrje pėr njė rritje tė numrit tė personave qė lejohet tė aplikojnė pėr qėndrim tė pėrhershėm.
 
 
SHBA vigjilente nga frika e sulmeve
 
Uashington, 8 janar 2004 - Sekretari amerikan pėr Sigurinė e Brendshme, Tom Rixh, ka mbrojtur masat qė shkaktuan ērregullime nė trafikun ajror, ku tė zakonshme ishin vonesat dhe anulimet e disa fluturimeve pėrtejoqeanike.

Nė njė intervistė pėr BBC-nė, Rixh tha se kishte patur njė valė konstante njoftimesh qė sygjeronin se disa fluturime ishin tė kėrcėnuara nga pikėpamja e sigurisė, madje fluturime qė vinin nga Britania.

Ai tha se vonesat nė udhėtimet mes Britaninė dhe Shteteve tė Bashkuara do tė ishin shmangur nėse ameriakanėve do t'u ishte dhėnė njė informacion mė i plotė lidhur me pasagjerėt.
 
 
Uashingtoni dėrgon njė pėrfaqėsues tė lartė nė Lindjen e Mesme
 
Uashington, 8 janar 2004 - I dėrguari kryesor amerikan pėr Lindjen e Mesme shkon javėn tjetėr nė Egjipt pėr bisedime mbi procesin e bllokuar izraelito palestinez tė paqes.

Departamenti amerikan i Shtetit thotė se Uilliam Bėrns do tė niset tė hėnėn pėr nė Lindjen e Mesme, por pėr shkak tė shqetėsimeve tė sigurimit, nuk dha datat e ndalesave tė tij nė Kajro dhe Irak. Zoti Burns ka nė plan tė diskutojė rreth pėrpjkjeve aktuale egjiptiane pėr arritjen e njė armėpushimi tė gjithanėshėm. Pritet qė bisedimet tė prėqendrohen edhe tek plani ndėrkombėtar i paqes.

 


  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.

>