|
8 janar 2004 / TN
-
-
Singeni ėshtė qytet me tė cilin komuna e Pejės ka vendosur
bashkėpunim jo vetėm kulturor;
-
-
Me 43
punime tė nivelit tė lartė janė prezentuar 28 piktor nga regjioni i
Pejės;
Ēerkin BYTYĒI
Artistėt
shqiptarė nga Kosova, pas ēlirimit tė Kosovės, me sukses po i
prezentojnė vlerat e mirėfillta krijuese. Nė vargun e sukseseve
konsiderohet edhe ekspozita e piktorėve tė regjionit tė Pejės, e
hapur mbrėmė nė njėrėn nga sallat e ndėrtesės sė komunės nė qytetin
Singen tė Gjermanisė. Ishte kėnaqėsi e vėrtetė tė prezentosh nė aktin
e hapjes sė kėsaj ekspozite ku tė pranishėm ishin qindra gjerman,
dashamirė tė artit, udhėheqės tė Singenit, punėtorė tė kulturės dhe
miq tė Kosovės e shqiptarėve si dhe bashkatdhetarė tanė qė jetojnė e
punojnė nė qytetin e Singenit.
Ekspozitėn e shpalli tė hapur kryetari i qytetit tė Singen Zotriu
Andreas Rener, i cili nė fjalėn e rastit pėrgėzoi pėr punėn krijuese
tė artistėve nga Peja, qytetin me tė cilin tashmė janė bėrė hapat e
rėndėsishėm pėr vendosjen e njė bashkėpunimi jo vetėm nė planin e
kulturės.
-
Njerėzit, dhe artistėt nė Kosovė pėr tė cilėt po flasim sot, jetojnė
dhe punojnė nė rrethana tejet tė vėshtira nė atdheun e tyre. U mungon
para sė gjithash kontakti dhe kėmbimi reciprok i pėrvojave me
krijuesit tjerė sidomos me krijuesit nė perėndim. Ndaj, ne nė Singen,
kėtu ofrojmė njė platformė tė tillė, tė shijojmė vlerat artistike
krijuese tė piktorėve tė mrekullueshėm tė qytetit tė Pejės, tha
Zotriu Merle.
Pjesėmarrėsit nė hapjen e ekpozitės patėn rastin tė dėgjojnė edhe njė
vėshtrim lidhur me pėrmbajten e punimeve tė ekspozuara dhe rrethanat
krijuese nė Kosovė nga Kryeredaktori i gazetės Wochen Blatt,
Zotriu Hans Paul Lichtwald.
Pikturat
e shpresės i qujati zotriu Paul qė nė fillim tė fjalės sė vet punimet
e artistėve pejan, duke shtuar se tė gjitha kėto punime e bėjnė tė
ēartė faktin se kultura juaj ėshtė kulturė jona dhe recirpokisht. Janė
kėto vepra tė artistėve qė ngėrthejnė njė porosi artistike: qė pas tė
gjtha tmerreve tė luftės njeriu duhet tė jet vizionar, tė sheh
shpalimin e luleve nė hapsirėn e errtė, shndėrritje tė dritės nga
humnera tashmė e tejkaluar. Kjo ėshtė shpresa me tė cilėn jetojnė
njerėzit e Kosovės, tha Zotriu Paul. Duke folur pėr pėrmbajtjen e
punimeve tė ekspozuara tha:
Vizitori
ka rast tė sheh pikturat e dala nga ankthi, nga tmerri, nga flaka, nga
pėrvuajtjet e njerėzve, nga lufta, motivet tmerruese tė tė cilės nuk
mund tė anashkalohen, pėrkundrazi janė pjesė e jetės sė jetuar tė
artistėve shqiptar.Me kėtė ekspozitė ne po e vendosim njė urė nė njė
regjion, pėr tė cilin, ne (gjermanėt) ende dimė fare pak, ndonėse po
ky regjion ka shumė tė pėrbashkėt dhe ėshtė i lidhur me historinė tonė.
Ne bėjmė pėrpjekje edhe me hapjen e kėsaj ekspozite, qė ky regjion tė
jet sa mė afėr, pran nesh, tha Zotriu Paol.
Nė emėr
tė 28 artistėve qė ekspozuan 43 punime dhe nė emėr tė Shoqatės sė
krijuesėve tė artit tė regjionit tė Pejės pėrshėndeti piktori Haxhi
Kastrati i cili i emocionuar falėnderoi qytetin e Singenit pėr
mundėsinė e ofruar qė piktorėt shqiptar tė prezentohen nė kėtė mėnyrė
dhe uroi pėr njė bashkėpunim edhe mė tė frytshėm. Ai tha se njė
thesar i ēmueshėm i kulturės pejane dhe tė Kosovės u shkattrua, u dogj
dhe asgjasua nga lufta dhe barbaria serbe, por krijuesit po gjejnė
forcė qė edhe pse nė kushte tejet tė vėshtira materiale, tė krijojnė.
Traumat
e luftės janė tė mėdha ndaj kėto janė edhe si motiv i shprehjes nė
krijimtari, natyrisht secili pikotr nė formėn e vet paraqet botėn e
brendshme dhe autoktone. Motivet qė trajtohen janė kryesisht nga
pejsazhet e Dukagjinit por edhe elementet e folklorit tonė kombėtarė.
Nė emėr
tė ansamblesė sė Komunės sė Pejės pėrshėndeti zonja Drita Myrtaj e
cila foli pėr pasojat e luftės, shkatrrimet, tmerret dhe nė shifra e
fakte informoi pėr tė vrarėt , tė masakruarit dhe tė zhdukurit
shqiptarė nga forcat serbe. Ajo tha se kjo ekspozitė qė ėshtė
vazhdimsi e bashkėpunimit tė filluar tė dy komunave, tė Pejės dhe
Singenit, jep shpresė pėr njė urėlidhje mė tė mirė tė popullit gjerman
dhe shqiptar.
Zonja
Drita Myrtaj, nė emėr tė komunės sė Pejės i dhuroi kryetarit tė
Singenit zotriut Merle njė punim artistik me motiv nga Peja.
Nė
vazhdim, tė manifestimit tė hapjes sė kėsaj ekspozite, pėr tė
pranishmit u organizua njė koktej ku u shėrbyen edhe verėrat e Kosovės.
Vlen tė
pėrmendim se kontribut pėr organizimin e kėsaj ekspozite dha
skulptori i njohur kosovar Malė Myrtaj i cili jeton dhe krijon nė
Singen si dhe zonja Möhrle Frede, mike e Kosovės.
Nga
fakti se publiku gjerman nė kėtė nėnqiell pėr herė tė parė ka rastin
tė sheh njė ekspozitė tė krijuesėve shqiptarė, duhet tė theksojmė se
kėsaj ekspozite, i mungon gjithsesi njė katalog me fotoset e punimeve
tė ekspozuara, me njė vėshtrim pėr krijimtarinė kulturore dhe veēmas
atė nė sferėn e pikturės nė Kosovė e nė Pejė, nė gjuhėn gjermane.
Konsiderohet se pėrkundėr angazhimit tė madh, mundit tė dhėnė dhe
shpenzimeve tė rastit, pėrgatitja e njė katalogu tė tillė, qė rėndomė
e pėrcjell ēdo ekspozitė nė Gjermani, do tia shtonte vlerėn kėsaj
ekspozite me rėndėsi. Ndaj, organizatorėt e manifestimeve tė tilla nga
Kosova dhe trojet shqiptare me tė ardhur nė Gjermani duhet tiu
mundėsojnė artdashėsve gjerman, qė nga vizita e ekspozitave tė marrin
edhe katalogun-informatorin pėr realitetin e Kosovės dhe tė artit
shqiptar.
Kjo
ekspozitė nė Singen do tė jet e hapur deri mė 16 janar, kurse nga 20
janari, siē u paralajmėrua me kėtė rast, do tė ekspozohet nė
Schafhausen e mė pastaj nė Basel tė Zvicrės.
|