|
8 janar 2004 / TN
Nga
Arben ĒEJKU
« Ne tregimet e Ahmetajt, si nė njė pasqyrė deformuese, ngrihet njė
bote e bllokuar, e paralizuar nga frika, dyshimi, sėmundja, vdekja dhe
mungesa e sensit... »
Pavarėsisht se arti nuk njeh kufij, gjithsesi, Arbėr Ahmetaj mbetet
njė shkrimtar i mėrguar. Prej disa vitesh jeton ne Zvicėr, ku ka
krijuar disa vepra ne prozė dhe poezi. Kolanės se botimeve te tij i
ėshtė shtuar pėrmbledhja me tregime "Riva H" e botuar nga shtėpia
botuese "Mėrgimi A&B", e cila ėshtė pėrcjellė nga kritika si njė
arritje kulmore e autorit ne gjininė e tregimit.
"Riva H"
"Riva
H" ėshtė titulli i njė prej 30 tregimeve tė librit me tė njėjtin
titull. Libri i fundit i Ahmetajt shėnon njė risi nė letėrsinė
shqiptare jo pėr arsyen e thjeshtė se ai krijon jashtė vendit, jo se
ajo ėshtė njė "letėrsi mėrgimtare" tradicionale, ku gėlon malli pėr
atdheun dhe nostalgjia pėr heronjt dhe patetizmi pėr progresin. Risia
e librit mbėshtetet ekzistencialisht nė elementė qė dallojnė artin nga
jo arti, amatorizmin nga profesionalizmi, sprovėn nga arritja. Nė
vetvete, tregimet e Ahmetajt nuk janė fabula qė tė ngjethin mishin me
fatin e heronjėve tė tyre, apo epope qė tė zgjojnė ėndrrėn e tė parėve,
por janė gurė tė ēmuar arti nė pėrpjekjen pėr krijimin e njė tradite
tė re nė letėrsinė shqipe. Nuk ėshtė lakmia pėr modernizmin apo rrymat
eksperimentale, por ngjeshja fort nė truallin e traditės krijuese
shqiptare.
Njė
nga tregimet qė e simbolizon qartė tendencėn kreative dhe filozofike
te autorit ėshtė tregimi "Guri". "Guri" ėshtė njė nga tregimet mė tė
arrira shqiptare, qoftė pėr gjuhėn, stilin dhe kėndvėshtrimin
filozofik. "Guri", njė reminishencė e letėrsisė ekzistencialiste,
ėshtė njė klithmė, ėshtė njė thirrje pėr tė lėvizur nga gjendja. "Mė
mirė nė ferrė sesa nė themel tė njė muri qė ndėrtohet jashtė dėshirės
sime dhe larg mundėsive tė mia pėr ta penguar ndėrtimin e tij",
shkruan autori.
Nė tė
njėjtėn linjė ėshtė edhe tregimi "Poshtėrimi", i cili ėshtė njė fokus
ku shihet njeriu sot nė dyzimin e tij, nė udhėkryqin e pėrditshmėrisė.
"Ishte i bindur se duhej t'u largohej njerėzve, nė vetmi tė gjente njė
zgjidhje, njė rrugėdalje...". Pavarėsisht fatit tragjik tė heroit,
autori nuk shihte njė rrugė-zgjidhje tjetėr. Ky tregim dhe ndonjė
tjetėr nuk e shpėtojnė autorin nga emocinet fataliste. Nė pėrgjithėsi
tregimet e Ahmetajt nuk e kanė optimizmin gazmor, por ato tė ndjellin
drejt skutave tė erėta tė njerėzores, aty ku ngre krye dyzimi ynė
ekzistencial, aty ku vihet nė provė morali ynė, aty ku kėrkohet
kapėrcimi i gjendjes. Njė tregim i sforcuar ėshtė "Neveria", por jo "Statuja"
apo "Qentė", "Lenini", "Gjarpėrinjtė" etj.
Tregimet e njė letėrsie poetiko-filozofike
Disa
nga veēoritė artistike tė veprės "Riva H", por nė pėrgjithėsi tė
prozės sė Ahmetajt, janė fabulat me motive qė gėrshetohen nė kohė,
duke rrokur hapėsira epiko-legjendare deri tek e ardhmja pa formė.
Vendlindja e tij, Tropoja, ėshtė njė kėshtjellė, ku autori shpesh nuk
kursen tė marre "lėndėn e pare", jo vetėm heronjt, por edhe stilin e
rrėfimit apo metaforat e gjendura me shumicė. Nė disa raste,
mbipėrdorimi i kėtyre elementėve, pėrfshi edhe frazėn e tij te
ngjeshur, krijojnė hapėsira pėr devijimin nga stili i zakonshėm i
autorit. Nė pėrgjithėsi, tregimet e "Riva H", janė shkruar mbi bazėn e
monologut, pėr tė krijuar me shumė hapėsirė mendimi, duke e lėvizur
prozėn nga letėrsia e mirėfilltė, drejt stilit poetiko-filozofik.
Pėrreth njeriut nė dilemė, ngrihen pikėpyetjet e ekzistencės sė tij
pėrmes njė arti epiko-lirik dhe njė larmie tregimesh, qė, se bashku,
fare mire, mund tė pėrbėnin njė roman eksperimental, ku nuk ka nevojė
pėr sforco tė madhe pėr tė kaluar nga njėri kapitull tek tjetri.
Shkrimtari dhe publicisti Arbėr Ahmetaj, tashmė ka zėnė njė vend nderi
ne rrethet letrare shqiptare dhe zvicerane, duke u bėrė njė emėr i
preferuar. Emra tė njohur si Marie-Rose Genoud, Marius Dobrescu,
Michel Pichon, Charles Pralong etj, theksojnė vlerat e veēanta tė
krijimtarisė sė tij. "Nė tregimet e Ahmetajt, si nė njė pasqyre
deformuese, ngrihet njė botė e bllokuar, e paralizuar nga frika,
dyshimi, sėmundja, vdekja dhe mungesa e sensit. Forca e pėrshkrimit
psiko-analitik na zhyt nė njė formė jete tė reduktuar, ku fantazmat
trupėzohen prej fuqisė sė fjalėve, nė bukurinė e errėt tė njė shkrimi
tronditės", thekson Genoud. Pėr Dobrescun, e "LuceafaruI", "proza e
Ahmetajt ėshtė e ashpėr, kėrcėllitėse dhe e ftohtė. S'ka shenjė
diplomacie nė prozėn e tij". "Shkrim qė luhatet mes letėrsisė, esesė
dhe filozofisė", e ka cilėsuar prozėn e Ahmetajt Pichon i "Le
Nouvelliste". Ndėrsa Charles Pralong nė "Le Courrier", vlerėson se nė
prozėn e Ahmetajt ka "filozofi, mitologji, histori mbi njė vend qė
vdekjen e mban ne gji si foshnje"...
"Metafora
e arratisur" vjen ne Shqipėri
Shtėpia botuese "Mėrgimi A&B" ka nisur njė tradite tė re botimesh,
duke u fokusuar tek krijimet e shkrimtarėve qė jetojnė jashtė
Shqipėrisė. Botuesi Bislim Ahmetaj, nė pėrcjelljen e librit tė ri "Metafora
e arratisur", thotė "miqtė e mi tė mėrguar, poezia juaj u kthye ne
atdhe". Antologjia poetike "Metafora e arratisur" pėrmbledh krijimet e
15 autorėve, tė cilėt janė tė njohur dhe jo shumė tė njohur tek ne.
Kėtė herė, ata nuk i bashkon fati i mėrgimtarit, por krijimtaria,
gjuha e artit. Ejvis Xhajanka, ka qenė, psh., njė emėr i ri nė
letėrsinė shqiptare tė viteve 90, por qė tani rikthehet me zėrin e
saj. Po ashtu, edhe Vitore Stefa-Leka apo Sokol Rragami etj. Nuk ėshtė
hera e pare qė historia e letėrsisė shqiptare njeh ishuj letrarė
jashtė territorit shtetėror. Nuk ėshtė thjesht distanca qė u jep vlerė
krijimeve poetike tė kėtyre 15 autorėve, por krijimtaria e tyre. Nė
kėtė liber pėrfshihen poezi edhe nga Arbėr Ahmetaj, Arsim Ferizi,
Bekim Hashani, Deshnim Hebibi, Gani Azemi, Kadri Osmani, Leom, Liman
Zogaj, Lirie Berisha-Mala, Luan Burimi, Mardena Kelmendi e Ramiz Cacaj.
|
|