|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Majori Nazif Ramabaja  i dha mirėnjohje shoqatės "Nėna Tereze" pėr kontributin e dhėnė gjatė luftės

 
 

 

Z. Ramabaja tha se ato ndihma kishin njė rėndėsi tė veēantė pėr banorėt dhe pėr njėsitė e tij operative, nė atė gjendje shtetrrethimi.

Prishtinė, 7 janar 2004 / TN - Nazmi LUKAJ - Tė nesėrmen e mbajtjes sė akademisė pėrkujtimore pėr kolonel Tahir Zemajn, ish-shefi i njėsive operative pėr Rrafshin e Dukagjinit e mė vonė i njėsive operative qė vepronin nė Lugun e Baranit, majori Nazif Ramabaja dhe bashkėpunėtori i tij pėr diasporė, Mėhill Berisha, e vizituan shoqatėn humanitare "Nėna Tereze", me ē'rast asaj ia dhanė njė mirėnjohje pėr kontributin e  dhėnė pėr popullatėn e Lugut tė Baranit dhe pėr kėto njėsi gjatė kohės sė luftės. Kėta i pritėn koordinatorėt e kėsaj shoqate, Mark Nikaj dhe Zef Shala.

I pranishėm nė kėtė takim ishte edhe shefi i informimit i njėsive operative pėr Lugun e Baranit, Rrok Berisha. Z. Ramabaja tha se ato ndihma kishin njė rėndėsi tė veēantė pėr banorėt dhe pėr njėsitė e tij operative, nė atė gjendje shtetrrethimi. Ndėrkaq, koordinatorėt e shoqatės nė fjalė, z. Mark Nikaj dhe z. Zef Shala, e njoftuan z. Ramabaja se nė atė kohė lufte ishin shpėrndarė mbi 430 konvoje me ushqime, veshmbathje, batanije, sfunxherė etj.

Siē u shprehėn ata, sė paku ēdo  konvoj ka pasur mbi 200 tonė mall. Nė vazhdim, z. Ramabaja dhe z. Mėhill Berisha u njoftuan prej tyre se, gjatė luftės, janė vrarė mbi 245 anėtarė  tė kėsaj shoqate, kurse  40 sish janė zhdukur. Ata, po ashtu, bėnė tė ditur se  shoqata ka pasur edhe 96 ambulanca, nga tė cilat janė furnizuar me medikamente tė gjitha spitalet ushtarake nė Kosovė.

 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.