|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
 E mėrkure, 7 janar 2004

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Holkeri mori pjesė nė ceremoninė Krishtlindjeve ortodokse nė manastirin e Deēanit

  • Gallup International: Kosova dhe Hong Kongu vendet mė optimiste nė botė

  • Holkeri me rastin e Krishtlindjeve ortodokse u ka shprehur urime besimtarėve ortodoks

  • Trupat e KFOR-it do tė fillojnė mė 8 dhe 9 janar ushtrimin taktik tė forcave rezervė

  • Spahija ka dėnuar ashpėr thyerjen e lokaleve tė organeve tė drejtėsisė nė pjesėn veriore tė Mitrovicės

  • BSPK ka arritur pajtimin pėr nėnshkrimin e kontratės kolektive pėr punėtorėt e Kosovės

  • Data e 14 janarit ėshtė afati i fundit pėr shitjen e cigareve pa tiketa fiskale

  • Aprovimi i Ligjit tė shėndetėsisė u mundėson mjekėve qė pas orarit tė punojnė edhe privatisht

  • Nė Prishtinė vdiq profesoresha Zymrete Limani, zyrtare e lartė e arsimit nė Ministrinė e Arsimit

  • Sipas zėdhėnėses sė OSBE-sė, rekomandimet pėr sistemin e ri zgjedhor janė nė fazėn pėrfundimtare

  • Kremtimi i krishtėlindjeve ortodokse po kalon me mosmarrėveshje tė thella ndėrmjet kishės maqedonase dhe asaj serbe

  • SHBA-tė do tė tė lirojnė mbi 500 qytetarė irakianė

  • Kryeministri grek ka dhėnė dorėheqje nga posti i liderit i tė partisė nė pushtet PASOK

  • Serbi Mijailoviq pranon vrasjen e Ana Lindin

  • Izraelitėt vrasin tre palestinezė

  • Anan flet pėr probleme nė Afganistan

  • Kritika amerikanėve nė Irak

  • Pentagoni po shqyrton caktimin e njė gjenerali mė tė lartė nė misionin e tij nė Irak

  • Udhėheqės botėrorė pėrshėndesin marrėveshjen Indi-Pakistan

  • Aprovohet memoriali pėr 11 shtatorin nė Nju Jork

 
  
Holkeri mori pjesė nė ceremoninė Krishtlindjeve ortodokse nė manastirin e Deēanit
 
Deēan, 7 janar 2004 - Shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri sot vizitoi manastirin e Deēanit dhe mori pjesė nė ceremoninė Krishtlindjeve ortodokse. Kjo vizitė e Holkerit nė manastir u zhvillua pa praninėn e gazetarėve.

Pastaj Holkeri vizitoi Kuvendin komunal tė Deēanit dhe bisedoi me udhėheqjen komunale. Holkeri tha se ėshtė shumė i kanaqur me marrėdhnėiet ndėrmjet komunitetit shumicė shqiptar dhe manastirit tė atjeshėm ortodoks serb.
 
Ai shfaqi interesim e tij edhe pėr situatėn ekonomike nė Deēan dhe theksoi se problemi i papunėsisė ėshtė sfida mė e madhe jo vetėm pėr kėtė komunė, por edhe pėr tėrė Kosovėn.
 
Holkeri me kėtė rast nėnvizoi pėrmbushjen e standardeve pėr Kosovėn, sepse, sipas tij, me pėrmbushjen e tyre Kosovės i hapen perspektiva tė reja.
 
 
Gallup International: Kosova dhe Hong Kongu vendet mė optimiste nė botė
 
Otava, 7 janar 2004 - Kosova dhe Hong Kongu janė dy vendet me optimiste nė botė, thekson sondazhi mė prestigjioz nė botė, i zhvilluar nga "Gallup International". Rezultatet, e kėtij sondazhi qė u muarėn gjatė muajve nėntor - dhjetor 2003, dhe ju referuan tė dhėnave tė nxjerra nga 60 shtete, duke intervistuar kėshtu mbi 65 mijė qytetar kryq e tėrthor botės, pėr tė klasifikuar vendin mė optimist dhe mė me prespektiv pėr vitin 2004.

Disa ngjarje specifike kanė pasė efekte dramatike nė disa vende nė dhėnien e rezultateve. P.sh. Hong Kongu, i mbėrthyer vitin e kaluar - 2003, nga frika e tmerrshme e sėmundjes SARS, shfaqi krejt habitshėm, optimizėm e perspektiv tė madh pėr 2004. Nė tė njėjtėn kohė, qė Gjeorgjia, pas rrėzimit tė Eduard Shevardnaxes, ka tė drejtė tė jetė mė optimiste dhe mė me perspektivė se heret e tjera.

Njė fakt qė ia vlen tė potencohet mė tė madhe, thonė analistėt e kėtij sondazhi, ėshtė patjetėr Kosova.
 
Pikėrishtė, Kosova, e cila, aktualisht, administrohet nga njė adminstratė ndėrkombėtare nėn kontrollin e Kombeve tė Bashkuara, ka edhe rezultatet mė perfekte dhe mė tė admirueshme.
 
Rezultatet e saja u japin shpresė dhe i frymėzojnė njėkohėsisht ndėrkombėtarėt, e vendasit, qė pėr tre vjet rresht, ata tė jenė nė krye tė vendeve mė optimiste dhe mė me perspektivė nė botė. Rezultatet e Kosovės, sipas tyre, tregojnė qartė se Kosova ėshtė vendi me mė stabilitet dhe siguri dhe se nė tė ardhmen pret qė kėto shifra tė ngrihen edhe mė lart dhe Kosova tė prosperojė.

Top 10 optimistėt: Hong Kong 76, Kosova 76, Gjeorgjia 73, Azerbeixhani 72, USA 69, Australia 68, India 67 Argjentina 66, Nigeria 65, Kanadaja 60.

Duke pėrmendur rezultatet e kėtij sondazhi ekspertėt e tij theksojnė se veē Kosovės, qė ėshtė ndėr 10 vendet mė me optimizėm dhe perspektiv nga vendet evropiane, asnjė vend tjetėr europian nuk mundi tė klasifikohet nė 10 vendet e para.
 
Dhe pėr ēudi disa vende evropiane madje futen nė renditjen e 10 vendeve mė me pa prespektivė, e pa optimizėm qytetar. Ku si pėrher midis tyre bie nė sy mėnjėherė Shqipėria dhe Greqia. Ndėr 10 grekėr tė pyetur ose 46% e grekėrve, ndjehen, pesimistė dhe shumė tė pashpresė, se ka ndonjė perspektivė tė mirė pėr 2004-tėn, Greqia, megjithse aty do tė luhen dhe lojėrat Olimpike.

Top 5 pesimistėt: Sllovakia, Shqipėria 50, Greqia 46, Polonia 43, Ekuadori 43, Portugalia 41.
 
 
Holkeri me rastin e Krishtlindjeve ortodokse u ka shprehur urime besimtarėve ortodoks
 
Prishtinė, 7 janar 2004 - Kryeadministratori i Kosovės Hari Holkeri u ka shprehur urime besimtarėve ortodoks me rastin e Krishtlindjeve ortodokse. "UNMIK-u ėshtė mirė i informuar qė tė krishterėt ortodoks vazhdojnė tė jetojnė nė kushte tė papranueshme ashtu sikur edhe shumė anėtarė tė tjerė tė shoqėrisė kosovare.
 
Por ne tashmė kemi arritur njė koncensus tė pashembullt qė Kosova tė jetė njė shtėpi e rehatshme pėr shumicėn e banorėve tė saj, duhet tė jetė njė shtėpi e sigurt dhe me dinjitet pėr tė gjithė", thuhet veē tjerash nė mesazhin e kryeadministratorit Holkeri drejtuar besimtarėve ortodoks me rastin e Krishtlindjeve ortodokse.
 
 
Trupat e KFOR-it do tė fillojnė mė 8 dhe 9 janar ushtrimin taktik tė forcave rezervė
 
Prishtinė, 7 janar 2004 - Trupat paqeruajtėse tė KFOR-it do tė fillojnė mė 8 dhe 9 janar tė kėtij viti ushtrimin operacional takik tė forcave rezervė me emrin e koduar "Lotėt qė rrjedhin". Zyrtarėt e KFOR-it thanė se operacioni ka pėr qėllim shprehjen e vendosmėrisė sė KFOR-it dhe tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr ruajtjen e njė ambienti tė qetė dhe tė sigurtė nė tėrė Kosovėn dhe rreth saj, thuhet nė komunikatėn e Shėrbimit pėr Informim tė forcat tė KFOR-it.
 
 
Spahija ka dėnuar ashpėr thyerjen e lokaleve tė organeve tė drejtėsisė nė pjesėn veriore tė Mitrovicės
 
Mitrovicė, 7 janar 2004 - Kryetari i Kuvendit tė Komunės sė Mitrovicės, Faruk Spahija, ka dėnuar ashpėr thyerjen e lokaleve tė organeve tė drejtėsisė qė gjenden nė pjesėn veriore tė qytetit, qė ka ndodhur natėn nė mes tė datės 5 dhe 6 janar.

Veprimin e keqbėrėsve, akoma tė paidentifikuar, z.Spahija e vlerėson si akt tė shėmtuar kriminal, qėllimi i tė cilit ėshtė pengimi i funksionimit normal tė institucioneve tė drejtėsisė nė komunėn e Mitrovicės, tė cilat, falė sakrifikicės dhe vetėmohimit tė punėtorėve tė tyre, kanė arritur tė konsolidohen dhe tė arrijnė rezultate tė pamohueshme.

Njėherit Spahija shpreh habinė e tij pėr shkak tė mosorganizimit tė duhur tė ruajtjes sė ndėrtesės tė organeve gjyqėsore nga pėrgjegjėsit e niveleve mė tė larta dhe kėrkon nga kompetentėt qė lėshimet e kėtilla tė mos pėrsėriten mė, pėrkatėsisht vendosmėri mė tė madhe pėr ruajtjen e kėtye institucioneve.

Ndėrkaq, nga organet pėrgjegjėse pėr rend dhe siguri, kryetari Spahija kėrkon qė t'i zbulojnė keqbėrsit dhe t'i sjellin para organeve tė drejtėsisė.
 
 
BSPK ka arritur pajtimin pėr nėnshkrimin e kontratės kolektive pėr punėtorėt e Kosovės
 
Prishtinė, 7 janar 2004 - Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės gjatė bisedimeve me Qeverinė e Kosovės, Ministrinė e Punės, Odėn Ekonomike dhe punėdhėnėsit ka arritur pajtimin qė gjatė tre muajve tė parė tė kėtij viti tė bėhet nėnshkrimi i kontratės kolektive pėr punėtorėt e Kosovės.
 
Bahri Shabani, kryetar i BSPK-sė thotė se me kontratėn kolektive tė hartuar nga sindikata janė pajtuar shumica e organeve kompetente. Mirėpo, ēėshtja kryesore pėr nėnshkrimin e kontratės kolektive ka mbetur njohja e stazhit pėr dhjetė vitet e kaluara gjatė kohės sė largimit tė punėtorėve nga puna nga organet e dhunshme serbe.
 
Z. Shaban thekson se marrėveshja kolektive do tė plotėsojė vakumin ligjor pėr tė drejtat e punėtorėve dhe me tė do tė pėrfitojnė punėtorėt.
 
 
Data e 14 janarit ėshtė afati i fundit pėr shitjen e cigareve pa tiketa fiskale
 
Prishtinė, 7 janar 2004 - Sipas UNMIK-ut, data e 14 janarit do tė jetė afati i fundit pėr shitjen e cigareve pa tiketa fiskale. Ndryshe tė gjitha cigaret do tė konfiskohen dhe do tė asgjėsohen.
 
Njė zyrtar i Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut ka deklaruar dje se cigaret nė qarkullim pa tiketa fiskale mund tė tregtohen nė Kosovė vetėm deri nė mesnatėn e 14 janarit, pėrndryshe ato do tė konfiskohen nga autoritetet. Ky zyrtar i UNMIK-ut tha se konfiskimi i cigareve pa banderola do tė bėhet nga doganat nė bashkėpunim me policinė.
 
 
Aprovimi i Ligjit tė shėndetėsisė u mundėson mjekėve qė pas orarit tė punojnė edhe privatisht
 
Prishtinė, 7 janar 2004 - Ligji i ri i shėndetėsisė, i cili duhet tė nėnshkruhet sė shpejti nga kryeadministratori i Kosovės Harri Holkeri, pėrmban edhe zbraztėsira tė mėdha. Ferit Agani, njėri prej pėrpiluesve tė Ligjit tė Shėndetėsisė dhe zyrtar i lartė nė Ministrinė e Shėndetėsisė, ka deklaruar se me aprovimin e ligjit tė ri mjekėve do t'u mundėsohet qė pas orarit tė punės nė spitale apo ente shėndetėsore, tė punojnė edhe privatisht.
 
 
Nė Prishtinė vdiq profesoresha Zymrete Limani, zyrtare e lartė e arsimit nė Ministrinė e Arsimit
 
Prishtinė, 7 janar 2004 - Dje nė moshėn 53-vjeēare ndėrroi jetė profesoresha Zymrete Limani, zyrtare e lartė e arsimit nė Ministrinė e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė sė Kosovės. Varrimi i tė ndjerės bėhet sot nė orėn 12.00 nė Varrezat e Prishtinės.

Profesoresha Zymrete Limani nė kohėn kur regjimi serb e kishte okupuar Kosovėn dhe kur institucionet e Republikės sė Kosovės kishin krijuar sistemin paralel nė gjuhėn shqipe, pėr shumė vjet ishte drejtoreshė nė gjimnazin "Xhevdet Doda" nė Prishtinė.
 
 
Sipas zėdhėnėses sė OSBE-sė, rekomandimet pėr sistemin e ri zgjedhor janė nė fazėn pėrfundimtare
 
Prishtinė, 7 janar 2004 - Sipas zėdhėnėses sė OSBE-sė Edita Buēaj, sistemi zgjedhor qė do tė aplikohet nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare varet nga grupi punues qė merret me kėtė ēėshtje. Shumica e ekspertėve qė punojnė nė kėtė grup punues besojnė se njė sistem i hapur do tė ishte mė efektiv pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sipas kėsaj zėdhėnėseje, rekomandimet pėr sistemin e ri zgjedhor janė nė fazėn pėrfundimtare, ndėrkaq sa i pėrket OSBE-sė ajo nuk ka ndonjė rol tė veēantė, qė do tė thotė se gjithėēka nė kėtė proces ėshtė nė duart e vendėsve.
 
Por, pavarėsisht prej kėsaj tė gjitha rekomandimet e bėra nė pėrfundim do t'i dėrgohen pėr nėnshkrim kryeadministratorit tė Kosovės Hari Holkeri, i cili pėrfundimisht do t'i japė vizėn njėrit nga dy sistemet, atij tė hapur ose tė mbyllur.
 
 
Kremtimi i krishtėlindjeve ortodokse po kalon me mosmarrėveshje tė thella ndėrmjet kishės maqedonase dhe asaj serbe
 
Shkup, 7 janar 2004 - Kremtimi i krishtlindjeve ortodokse nė Maqedoni po kalon nė shenjė tė mosmarrėveshjeve tė thella ndėrmjet kishės ortodokse maqedonase dhe asaj serbe. Kisha serbe edhe mėtutje refuzon tė njohė autoqefalinė e Kishės maqedonase.
 
Madje kryepeshkopi i Kishės ortodokse serbe Pavle nė mesazhin e tij drejtuar besimtarėve ka kėrkuar qė besimtarėt ortodoks maqedonas t'i kthehen kishės ortodokse serbe dhe sipas tij kisha ortodokse maqedonase ėshtė krijuar nga komunistėt pėr t'i kėnaqur nevojat e tyre dhe ajo nuk mund tė ketė autoqefali.

Vlerėsimet e kėtilla nga zyrtarėt e kishės maqedonase, janė cilėsuar si provokim i rėndė dhe tė nxitura nga qėllimet hegjemoniste serbe, jo vetėm ndaj kishės maqedonase, por edhe ndaj popullit maqedonas dhe Maqedonisė nė pėrgjithėsi.
 
 
SHBA-tė do tė tė lirojnė mbi 500 qytetarė irakianė
 
Bagdad, 7 janar 2004 - SHBA-tė kanė ndėrmend tė lirojnė mbi 500 qytetarė irakianė, tė cilėt janė arrestuar nga ushtria amerikane. Sipas njė deklarate tė shefit tė administratės civile nė Irak, Pol Bremer, kėta persona nuk paraqesin kėrcėnim serioz pėr sigurinė. Kjo duhet kuptuar si gjest i vullnetit tė mirė nga pala amerikane dhe sinjal pėr fillimin e procesit tė pajtimit. Nė burgjet amerikane, sipas burimeve tė tyre, ndodhen rreth 12.800 irakianė.
 
 
Kryeministri grek ka dhėnė dorėheqje nga posti i liderit i tė partisė nė pushtet PASOK
 
Athinė, 7 janar 2004 - Kryeministri grek Kostas Simitis ka dhėnė dorėheqje sot nga posti i liderit tė partisė nė pushtet PASOK dhe ka propozuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare nė kėtė vend mė 7 mars.
Pėr terminin e zgjedhjeve duhet tė shprehet presidenti i Greqisė, funksioni i tė cilit ėshtė ceremonial.
 
Mandati i tanishėm katėrvjeēar i socialistėve zgjat deri nė muajin maj, ndėrkaq mė herėt ishte paralajmėruar se zgjedhjet do tė jenė nė prill. Si trashėgimtar i Simitisit pėrmendet shefi i tanishėm i diplomacisė greke Jorgos Papandreu.
 
 
Serbi Mijailoviq pranon vrasjen e Ana Lindin
 
Malme, 7 janar 2004 (R.R) - Serbi Mijailo Mijailoviq, para mbrojtėsit tė tij, pranoi se ka vrarė me thikė Ana Lindin, ministre e Punėve tė Jashtme tė Suedisė. Sulmi me thikė qė ndodhi pasditen e 10 shtatorit tė vitit tė kaluar, ndaj Ana Lindit, e cila njė ditė mė vonė vdiq nga plagėt e mara, pat trondidur suedezėt dhe opinionin e gjerė botėror.

Sipas avokatit mbrojtės, vrasja e Ana Lindit, ishte njė reagim i ēastit dhe se nuk ka prapavijė politike.
Masmediat e suedeze kėtij lajmi i kushtojnė rėndėsi tejet tė madhe. Njėri prej kanaleve mė tė shkikuara televizive TV4, madje, pėr sot ka paraljmėruar emisione tė posaēme.

Informacionet e publikuara deri mė tash flasin pėr jetėn prej krimineli tė dorasit tė Ana Lindit. Analaizat e shumta qė janė bėrė me kėtė rast si dhe njė vrag dėshmish tjera, gjithashtu kanė drejtuar gishtin se autor i vrasjes sė Ana Lindit ishte Mijailoviqi, i cili ka prejardhje nga Beogradi.

Gjykimi i tij, pritet tė fillojė javėn e ardhshme.
 
 
Izraelitėt vrasin tre palestinezė
 
Nablus, 7 janar 2004 - Ushtarėt izraelitė kanė vrarė tre palestinezė gjatė natės nė Bregun Perendimor, duke pėrfshirė edhe njė anėtar tė lėvizjes radikale islamike Hamas, thanė zyrtarėt e sigurimit palestinez, njofton Frans Press.
 
Husham Krevesh (20) ėshtė vrarė gjatė tė shtėnave nė kampin e refugjatėve nė Turkalem midis trupave izraelite dhe militantėve tė armatosur.
 
Zėdhėnėsi i armatės izraelite ka konfirmur se aktivisti i Hamasit ėshtė vrarė, duke shtuar se ai ka hapur zjarr i pari dhe trupat izraelite janė pėrgjegjur me zjarr.
 
 
Anan flet pėr probleme nė Afganistan
 
Nju Jork, 7 janar 2004 - Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Kofi Annan, ka paralajmėruar se problemet e sigurisė nė Afganistan po vėnė nė rrezik ringritjen politike tė vendit.
 
Nė njė raport paraqitur para Kėshillit tė Sigurimit zoti Anan tha se procesi i paqes nė Afganistan ka arritur nė njė udhėkryq kritik.
 
Komentet e tij u bėnė vetėm disa orė pasi dy bomba shkaktuan vdekjen e 13 personave nė qytetin jugor afgan tė Kandaharit.
Zoti Annan tha se ka pasur njė pėrkeqėsim tė situatės sė sigurisė tamam nė kohėn kur duhej tė ndodhte e kundėrta.
"Procesi i paqes ndodhet tani para sfidash kritike," paralajmėroi ai.
 
 
Kritika amerikanėve nė Irak
 
Bagdad, 7 janar 2004 - Njė grup i krishterė i tė drejtave tė njeriut ka akuzuar forcat e koalicionit nė Irak se keqtrajtojnė tė arrestuarit duke i mbajtur ata nė qeli tė tejmbushura dhe nė kushte johigjenike.
 
Grupi Ekipet e Krishtera tė Paqes - i themeluar nga kishat pacifiste - ka publikuar rastet e 72 irakianėve tė arrestuar nga forcat amerikane tė koalicionit pėr tė mbėshtetur akuzat e tij.
 
Ai pretendon se nė bastisjen e shtėpive - shpesh natėn - pėrdortet forcė e panevojshme dhe gjatė tyre konfiskohen pa tė drejtė para dhe objekte tė tjera.
 
Grupi pretendon se tė arrestuarit mbahen nė tenda tė tejmbushura pa rrobat e duhura dhe nė kushte jo higjenike, dhe tė afėrmėve tė tyre nuk u japin informacionet e duhura.
 
 
Pentagoni po shqyrton caktimin e njė gjenerali mė tė lartė nė misionin e tij nė Irak
 
Uashington, 7 janar 2004 - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, ka thėnė se Pentagoni po shqyrton caktimin e njė gjenerali mė tė lartė nė misionin e tij nė Irak pėr tė pasur nėn kontroll ēėshtjet e sigurisė ndėrsa vendi po shkon drejt vetqeverisjes.

Ai tha se ende nuk ėshtė marrė ndonjė vendim, por vuri nė dukje se struktura ushtarake amerikane mund tė riorganizohet duke filluar nga 1 korriku, qė ėshtė dita e caktuar pėr kalimin e sovranitetit irakianėve.

Tani komandanti mė i lartė nė Irak ėshtė gjeneral-leitnanti Rikardo Sanēez, i cili varet nga gjenerali John Abizaid, i cili mbulon vendet e Gjirit dhe Afganistanin.
 
 
Udhėheqės botėrorė pėrshėndesin marrėveshjen Indi-Pakistan
 
Nju Jork, 7 janar 2004 - Udhėheqės botėrorė po pėrshėndesin njė marrėveshje historike midis Indisė dhe Pakistanit pėr rifillimin e bisedimeve mbi rajonin e Kashmirit, ndaj tė cilit tė dyja vendet kanė pretendime territoriale.

Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Kofi Anan, tha se ėshtė i sigurt qė kryeministri indian, Atal Behari Vaxhpaji, dhe presidenti pakistanez, Pervez Musharraf, do tė gjejnė urtėsinė dhe do tė kenė aftėsinė e duhur udhėheqėse pėr tė ēuar procesin pėrpara.

Italia, Britania dhe Gjermania e pėrshėndetėn njoftimin se mes dy rivalėve bėrthamorė do tė zhvillohen bisedime muajin tjetėr, pas njė ndėrprerje prej dy vjetėsh.

Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, tha se marrėveshja midis dy udhėheqėsve krijon mundėsi tė reja pėr paqe nė rajon.

Gjenerali Musharraf dhe Kryeministri Vaxhpaji thanė se raundi i ri i bisedimeve do tė prėqendrohet tek mosmarrėveshjet prej dekadash rreth Kashmirit si edhe tek ēėshtje tė tjera, pėrfshirė terrorizmin dhe bashkėpunimin ekonomik. Udhėheqėsi pakistanez e cilėsoi marrėveshjes si zhvillim historik dhe tha se ėshtė i bindur se bisedimet do tė sjellin paqen.
 
 
Aprovohet memoriali pėr 11 shtatorin nė Nju Jork
 
Nju Jork, 7 janar 2004 - Autoritetet nė Nju Jork kanė vendosur pėr modelin e memorialit qė do tė ngrihet mbi rrėnojat e kullave binjake tė Qendrės Botėrore tė Tregtisė.

I quajtur "Reflektimi i Mungesės", memoriali me autor Michael Arad, paraqet dy shatrivanė tė thellė nė njė shesh tė shtruar nė vendin ku mė parė ndodheshin kullat binjake, ku nė disa mure tė ulta do tė shkruhen emrat e atyre qė humbėn jetėn gjatė sulmit.

Ky propozim u zgjodh nga njė grup arkitektėsh, artistėsh dhe personalitetesh nė fushėn e kulturės nga mė shumė se pesė mijė projekte tė tjera.

Por kjo pėrzgjedhje ėshtė pritur me kritika nga disa tė afėrm tė viktimave. Anthony Gardner, i cili humbi vėllanė nė sulmet e 11 shtatorit, thotė se midis kritikėve tė modelit tė pėrzgjedhur ka edhe artistė e arkitektė profesionistė.

Ai tha se modeli i pėrzgjedhur ėshtė "steril, aspak frymėzues dhe jo autentik".

 


  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.