|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

SUSPENDIMET E EPRORĖVE NGA TMK-ja, JANĖ DUKE NDIKUAR NĖ IMAZHIN E TMK-sė

 
 

 
7 janar 2004 / TN
 
Pėrderisa ende popullit tonė vazhdon t’i lihet njė mjegull rreth kėtyre largimeve qė po ndodhin  nė TMK,  kjo do tė ndikoj negativisht. Saherė qė kėto largime paraqiten edhe jashtė Kosovės imazhi i saj do tė bjer thot  Kolonel Fuad Ramiqi.
 
Prishtinė, 5 dhjetor 2003 / Intervistuanė: Jeton LLAPASHTICA dhe Kushtrim AHMETI 
 
 
PTETJA: Zotri Ramiqi si e vlersoni suspendimin e 12-tė eprorėve tė TMK-sė nga kryeadministratori i kosovės Hary Holker?
 
Fuad Ramiqi: Pėr ta dhėnė njė vlerėsim sa mė tė mirė pėr ngjarjen qe ndodhi me largimin e 12 eprorėve tė TMK-sė gjithėsesi qė sė pari duhet ta dimė pozitėn e TMK-sė qė e ka sipas Kornizės Kushtetuese nė tė ciėna ėshtė e definuar si njė institucion civil i emergjencės pėr ndėrhyrje nė rastet e fatkeqėsive tė ndryshme nė ndihmė tėpopullatės.
 
Nė anėn tjetėr nė bazė tė vlersimeve se si trajtohet TMK-ja nga ana vendore, si njė bėrtham e ardhshme e njė ushtrie, atėherė largimi i kėtyre do tė thoshte njė dėmė i madh pėr tė gjithė.
 
Pa marrė parasysh qasjet ėshtė e sigurt se  kėto suspendime jo vetėm qė e dėmtojn infrastrukturėn qė tashmė ėshtė konsiliduar brenda TMK-sė, por e prish imazhin e saj i cili duhet tė jet mė i fort se nė mesin e popullatės. Nga ana tjėtėr kur ta kemi parsysh se TMK-ja si institucion ėshtė formuar nga faktori ndėrkombėtar, e qė si e till ėshtė nėn kompetencat e tij dhe si e tilė i  nėnshtrohet UNMIK-ut si nė aspektin institucional-administrativ, apo pėr ēfardo lėvizje pėr konsolidimin e TMK-sė drejt njė instucioni tė pranushėm profesional.
 
Pra, faktori ndėrkombėtar nė bashkupunim me TMK-nė dhe kompetencat qė i kanė mbi tė, i bėjnė kėrto veprime. Shikuar nga kėto aspekte, vlersimet tona, se duhet apo nuk duhet, a ėahtė apo nuk ėshtė mirė, tani pėr tani mund tė jenė mė tepėr vlersime subjektive apo dėshirash.
 
Por, po tė ishte qė nė sfond tė kėtij instuticioni sikurse qė neve na paraqitet TMK-ja ėshtė njė bėrthamė e njė ushtrie tė ardhshme atėhere duhet tė kishim qasje tjetėr, do tė duhej tė kishim administratat pėrkatėse doktrinėn dhe kompetencat e instuticioneve tona tė cilat kishin me qenė pėrgjegjėse pėr ēfardo veprimi tė bėrė, kurse sot mund tė deklarojmė vetėm nė njė retorike, apo pėr marketing pa pasur mundėsi me ēfardo lėvizje brenda dhe jashtė TMK-sė.
 
PYETJA: Suspendimi i 12-tė eprorėve tė TMK-sė sa do tė ndikoj nė pėrbushjen e standardit tė tetė, tė cilin e ka parashtruar plani „Standardet pėr Kosovėn“?
 
Fuad Ramiqi: Kjo do tė ndikoj, por e rėndėsishme ėshtė ta dimė se UNMIK-u ka njė qasje tė drejtė ndaj institucionit i cili ėshtė nė kompetencat e tij e qė ėshtė i paraparė pėr tė gjithė popullatėn tonė.
 
Duhet ta kemi tė qartė se kėto janė qasje serioze tė UNMIK-ut qoftė nė aspektin profesonal apo edhe atė kadrovik tė plotėsimit edhe me kuadro tė minoriteteve qė gjithėsesi do tė bėhet pa marrė parasysh  dėshirėn dhe vullnetin tonė. Kėto institucione janėtė pranishme nė tė gjitha vendet demokratike, e mė i pėrafėrtėshtė me modelin e Francės.
 
Edhe TMK-ja ėshtė njė model i till. Institucionet ndėrkombėtare dhe ato vendore pa marrė parasysh ēfar karakteri do ta ket TMK-ja nė tė ardhmen duhet tė bėjnė pėrpjekje nė ngritjen profesionale duke  pėrjashtuar ndikimin politik dhe partiak apo ideologjik.
 
PYETJA: Largimi i tyre a mund tė ket lidhje me sulmet e mėhershme te ura e Lozishtes nė afėrsi tė Zveēanit ku ishin tė pėrfshirė edhe pjestarėt e TMK-sė?
 
Fuad Ramiqi: Nė opinion nuk ėshtė bėrė e ditur pėr ēka janė tė akuzuar keta 12 epror. Pėrderisa organet kompetente nuk dalin me njė qėndrim rreth kėsaj ngjarje ne nuk mund tė paragjykojmė.
 
PYETJA: Si e vlersoni qėndrimin e Institucioneve kosovare dhe tė Gjeneral Ēekut i cili pas largimit te eprorėve dha njė deklarat mė ndryshe se ato tjerat ku deklaruan se “largimi i 12 eprorėve tė TMK-ės ėshtė nė tė mirė tė kosovės”?
 
Fuad Ramiqi: Institucionet kosovare mė tepėr reagojnė nė bazė tė dėshirave, pėrderisa rreth TMK-sė nuk kanė asnjė kompetenc. Kjo tregon njė mangėsi tė institucioneve tona tė cilat duhet tė dalin me njė vizion mė  tė qartė jo vetėm ndaj TMK-sė por edhe ndaj institucioneve tjera nė Kosovė.
 
Ndėsa qėndrimi i gjeneral Ēekut shpeshėherė ndryshon, para disa dite deklarata e tij ishte krejt ndryshe. Kjo ėshtė rezultat i presioneve apo riradhitjeve. Nėse kjo ėshtė nė tė mirė tė Kosovės pse atėhere ėshtė lejuar qė deri tash tė ndodhin kėto gjėra. Sipas tyre kėta njerėz ėshtė dashur tė largohen mė herėt.
 
PYETJA: Nga  TMK-ja janė larguar edhe mė herėt epror dhe pjestarė tė saj, a po i prishet imazhi i TMK-sė ?
 
Fuad Ramiqi: Nė opinion dhe nė politikėn kosovare nuk ėshtė i njohur mirė roli i TMK-sė nė shoqėrin Kosovare. Kėtu paraqiten supozime tė ndryshme rreth saj se a ėshtė transformim nga UĒK-ja apo bėrthamė e ushtrisė sė ardhshme tė Kosovės.
 
Njėhėrė duhet t’i zgjidhim kėto supoz ime e mandej tė vlerėsojmė se a ėshtė prishur imazhi i TMK-ės dhe i gjithė kosovės. Pėrderisa ende popullit tonė vazhdon t’i lihet njė mjegull rreth kėtyrė largime qė po ndodhin nė TMK  kjo do tė ndikoj negativisht. Saherė qė kėto largime paraqiten edhe jashtė Kosovės imazhi i saj do tė bjer.
 
PYETJA: Deri tash nga TMK-ja janė larguar ish-ushtarėt e UĒK-sė, a mund tė thuhet se kryengritja e armatosur e shqiptarėve pėr idealet e tyre  tė pavarsisė po zbehet?
 
Fuad Ramiqi: Nuk do tė ishte mirė qė individėt brenda  TMK-sė ta merrin  monopolin mbi luftėn qė ndodhi nė Kosovė. Nuk guxojmė qė pėr shkak tė disa individėve tė larguar nga TMK-ja qofshin edhe ish  pjesėtar tė UĒK-ės tė pėrfshihet tėrė lufta. Sepse lufta ėshtė e tė gjithėve dhe ajo ėshtė njė histori e ndritur.
 
PYETJA: Shumė qarqeve  tė jashtme ju konvenon shuarja e TMK-sė, a do tė thotė kjo se dikush ėshtė duke bėrė presion mbi UNMIK-un ?
 
Fuad Ramiqi: Vet statusi i padefinuar i Kosovės len njė hapsirė qė nė zhvillimet nė Kosovė tė ken ndikim forca tė ndryshme nga vendet e huaja. Ne po ballafaqohemi me njė veprim direkt apo indirekt tė armikut tonė, tė Serbis qė nė Kosovė proceset tė shkojnė nė drejtim tė gabuar.
 
Ēdo gjė institucionale qė ėshtė nė tė mirė tė gjithė popullit tė Kosovės pėr ta ėshtė e papranueshme dhe mundohet nė ēdo mėnyrė t’i shuaj ato. Mund tė ket ndikim tek disa individ tė cilėt janė tė dėrguar kėtu nga Bshkėsia Ndėrkombėtare dhe qė merren me ecurit e institucioneve e sidomos tė  TMK-sė. Njė ndikim tė madh nuk mund ta ket sepse ky institucion ėshtė paraparė qyshmė herėt tė finalizohet nė bazė tė Kornizės Kushtetuese.
 
PYETJA: Si e shihni tė ardhmen e TMK-sė pas kėtyre ngjarjeve?
                                             
Fuad Ramiqi: Pa marrė parasysh kėto ngjarje qė kan pasuar deri mė tash nuk do tė jenė faktor i rėndėsishėm qė tė ndikoj nė zhvillimin e ardhshėm tė TMK-ės. Ajo nė tė ardhmėn do tė bėhėt njė institucion i rėndėsishėm nė bazė tė karakterit qė e ka me Kornizėn Kushtėtuese.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.