|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Kryetari Agim Veliu–anėtar nderi i OJQ shqiptaro-amerikane “Team Kosova”

 
 

 
   
Podujevė, 7 janar 2004 (TN) – Kryetari i komunės sė Podujevės z. Agim Veliu sot priti njė delegacion tė donatorėve tė OJQ shqiptaro-amerikane “Team Kosova” nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės tė prirė nga udhėheqėsi Jim Smesler. Nė kėtė delegacion morėn pjesė edhe Dan Hamilton, Jack DeBott, Kelly Warren, Traci Steere, Jeny Boyd, Bob Wright dhe udhėheqėsi i shoqatės John Chesnut.
 
Kryetari Veliu falėnderoi delegacionin nga SHBA-tė pėr ndihmėn dhėnė popullatės nė nevojė si dhe pėr bashkėpunimin e komunės me kėtė OJQ. “Ndihma juaj nė veshmbathje, medikamente e pajisje mjekėsore dhe ndihmat tjera qė na ofrouat nė kohėn mė tė vėshtirė tė pasluftės ėshtė e madhe dhe shumė domethėnėse sepse vjen nga miqėt mė tė mėdhenj tė Kosovės, nga miqtė amerikanė”, tha kryetari Veliu. 
 
  
Udhėheqėsi i “Team Kosova” Xhon Ēesnut njoftoi kryetarin e KK tė Podujevės me punėn e donatorėve amerikanė qė pėrmes kishės mbledhin veshmbathje dhe ndihma tjera pėr popullatėn e Podujevės si dhe pėrpjekjet qė ata po bėjnė qė ndihma tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen. Z. Ēesnut nė shenjė falėnderimi pėr pėrkrahjen qė ka nga komuna shpalli Kryetari Veliu anėtar nderi tė shoqatės shqiptaro-amerikane “Team Kosova”.
 
Delegacioni i donatorėve nga SHBA-tė u pati njė takim edhe me drejtorin e Shtėpisė sė Shėndetit dr. Bahri Thaēin pėr t’u njohur me gjendjen nė kėtė institucion shėndetėsor, por edhe pėr bashkėpunimin e mirė me Klinikėn humanitare “Team Kosova” e cila ofron shėrbime falas pėr diabetėt dhe personat me probleme tė hipertensionit. Anėtar nderi tė kėsaj shoqate me kėtė rast u shpallėn edhe dr. Bahri Thaēi dhe kordinatori pėr marrėdhėnie me publikun i DMPD-sė i komunės sė Podujevės.
 
OJQ “Team Kosova” pėrmes KFOR-it dhe organizatave tjera shpėrndanė veshmbathje pėr familjet me gjendje tė rėndė sociale, por aktualisht nė shumė qytetet tė Kosovės ka tė hapura 30 shitore ku janė tė punėsuar banorė lokalė. Ndihmat e tilla vijnė nga organizata e kishave tė SHBA-ve “Master Provisions”.

 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.