|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Kujtime

 
 

NJĖ UDHĖTIM I TMERRSHĖM

 
 

 
6 janar 2004 / TN
 
Nga  Prof. Ibrahim Egriu ( Suedi )
 
... Isha nė mėdyshje, tė shkruaj apo jo pėr udhėtimin tim tė trishtueshėm tė para 35 vjetėve, tė cilin e kam pėrjetuar nė vigjilje tė Vitit tė Ri 1969. Mė sė fundi vendosa pėr mė tepėr se nuk e ndeja vehten tė qetė e qė, nėpėrmjet tyre kisha rastin tė shpalosja edhe disa mbresa nga Pėrvjetori i Demonstratave tė 1968 -ės qė u organizuan nė Kosovė e nė Iliridė. Vendosa tė shkruaj ndėr tė tjera, sepse, kėto ngjarje pėrputhen dhe me 65-vjetorin e ditėlindjes sime.

Kohėn kur punoja nė qytezėn e Kaēanikut s’do ta harroj kurrė, veēanėrisht Natėn e Vitit tė Ri 1969. Demonstratat gjithpopullore qė u mbajtėn nė mbarė Kosovėn e nė Pollog qenė tmerr pėr armiqtė e krenari pėr popullin shqiptar, tė shtypur pėr shekuj me radhė nga sundimi i huaj, i cili kėrkonte tė drejtat e tij, Universitetin dhe Flamurin e tij.

Nė mėngjes tė 31 dhjetorit tė vitit ’68, nga Kaēaniku, vendosa tė udhėtojė pėr nė Dibėr, nė menyrė qė Natėn e Vitit tė Ri ’69 ta kremtoj nė gjirin familjar, sė bashku me tė afėrmit e mi, miqtė e shokėt. Por ē’ndodhi nė atė vazhdė, nė ato orė policore dhe ne ate shtetrrethim?!... Burgosje, maltrajtime, torturime e terror ndaj shqiptarėve, nė veēanti, ndaj intelektualėve .

Ora 7 e mėngjesit. Bėnte tepėr ftohtė, ishte acarr dhe kish rėnė borė e madhe. Zbrita nė stacionin e autobusėve nė Shkup pėr tė marrė njė biletė pėr nė Dibėr. Rastėsisht, aty, takova bashkėqytetarin tim, Shaban Klloboēishta, i cili ne vitet 1952 - 53, sė bashku me Arif Jegenin, ilegalisht kish kaluaar kufirin - Murin e hekurt shqiptaro-shqiptar m’u nė Bllatė, afėr Dibrės. Pas pesė vjetėsh qėndrimi nė Atdhe ( Shqipėri ) tė dy, Arifi e Shabani qenė kthyen nė Dibėr, por mjerisht psiqikisht tė sėmurė e tė dėrmur nga vuajtjet e mėdha qė kishin pėsuar atje. Andaj, s’kishte njeri nė Dibėr qė s’i njihte...

Porsa e vėrejta Shabanin, ashtu tė strukur e tė zbehtė e pyeta:

- Pėr ku do udhėtosh?

Ai m’u pergjegj:

- Pėr nė Dibėr, por s’kam tė holla pėr biletė.

- Jo, Shaban, mos kij dert ! - i thashė - Do t’a paguajė unė biletėn.

Mirėpo, pėr fat rruga ish e zenė dhe s’kishim mundėsi tė udhėtonim direkt pėr Dibėr, keshtu qė mora dy bileta pėr Gostivar me shpresė se atje, do gjėndej ndonjė mjet komunikacioni e do arrinim para mbrėmjes nė Dibėr.
Por ē’ndodhi mė pas ?!... Rruga e Pollogut Shkup-Gostivar ishte mbushur plot policė me helmeta nė kokė tė cilėt, pėr shkak tė demonstratave gjithėpopullore qė kishin kapluar Tetovėn e Gostivarin, po bėnin kontrolle tė rrepta.

Ora 9 e mėngjesit. Arritėm nė Gostivar. Ē’me pan syte ?!... Nė ēdo vend e nė ēdo skutė policė nga tė gjitha anėt. O Zot !- thashė - ē’ndodh kėshtu?!... Hymė nė njė restorant qė tė pushonim pak. Aty takova disa kolegė tė mi, tė cilėt mė njoftuan pėr masat represive qė kish ndėrmarrė pushteti i shfrenuar Maqedonas ndaj intelegjencias shqiptare, duke burgosur dhjetra e dhjetra arsimtarė tė pafajshėm. Atėherė parandjeva se do tė ndodhė edhe mua diēka e desha qė, sa mė parė sė bashku me Shabanin, tė largohemi nė Dibėr.

Nė ora 10 paradite, me njė kombi u nisėm pėr Mavrovė, me shpresė se aty mund tė gjenim edhe ndonjė mjet tjetėr pėr Dibėr. Pas njė ore e gjysėm u ndalėm nė Motelin e Mavrovės qė tė ngrohemi, tė pushojmė e tė porosisnim diēka pėr tė ngrėnė. Nė njė skaj tė sallės, perceptova me vemendje njė agjent, i cili, gjoja po lexonte gazetėn e kish hapur njė vrimė nė faqen e saj e pėrcjellte ēdo lėvizje tonėn. E nuhata situatėn se po pėrgatitej diēka kundėr nesh. Porosita nga njė gullash pėr tė dy e, porsa filluam tė hamė, papritmas u paraqitėn para nesh katėr policė, tė cilėt, na drejtuan tytat e automatikėve e uluritėn me tė madhe:

- Durt lart! Shpejt,shpejt, ēohuni e duart lart !

Vepruam ashtu si na urdhėruan. Mandej ata vazhduan:

- Nxirrni letrat e njoftimit!

Unė tregova timin e, ata, porsa lexuan se kam lindur nė Maqellarė ( Shqipėri ), mė pyetėn:
- Ti, ku punon?

U tregova. Mandej i kėrkuan letrėn e njoftimit Shabanit por, ai pėr fat tė keq, s’e kish dhe nxori Librezėn e Shėndetėsisė. Ndėrkohė, ndėrhyra unė dhe u thashė:

- Shabani ėshtė i sėmurė psiqik, mund tė telefononi nė Dibėr qė t’i u informojnė. Mandej, polici qė i lexoi tė dhėnat, tha:

- Ky ka lindur nė Shqipėri e ėshtė i punėsuar si profesor nė Kaēanik, kurse kėtė tjetrin, s’mund t’a identifikojmė. I kapėm! Ja, kėta kėrkojnė ta bėjnė ”Shqipėrinė e Madhe”!

- Jo, jo ! - u pėrgjigja unė - S’ekziston ”Shqiperi e Madhe”, por Shqipėri etnike. Nė atė ēast, njėri prej policėve mė qėlloi me kondakun e automatikut nė krahun e djathtė e ndjeva dhėmbje tė fortė.

- A, mend do tė na shesish, hė, nė… shqiptare !

- Duro, Imi ! - thashė mė vete - Se kėtu pėrgatitet njė skenar i poshtėr ...

Ora 12. Mesditė. Na nisėn durtlart, nė drejtim tė Stacionit Policor, i cili qe rreth 200 m. larg. Aty na kėrkuan t’i nxjerrim palltot, lidhset e kėpucėve dhe sendet qė kishim nėpėr xhepa. Mandej na futėn nė dhoma tė veēanta e filluan tė parashrojnė lloj-lloj pyetje provokuese:

- Ku punon? Me kė shoqėrohesh? A ke shoqėri me kryetarin Sali Bajra e Bedri Kyēykun?
Kė ke kontaktuar nė Gostivar? Pse u ndalėt aty e pėr ē’ka keni biseduar ?

Mė parshtruan lloj-lloj pyetjesh provokuese, tė cilave unė i’u pergjegja me gjakftohtėsi, pa mė lėvizur syri fare. Pas bisedės, na futėn nė njė qeli tė ngushtė me njė dritare tė vockėr me shufra hekuri. Pa xhama dhe nė skaj, vetėm me njė stol, sa pėr t’u ulur dy vetė. Bora binte fjolla-fjolla dhe depėrtonte lirisht brenda nė qeli. Ishte ngricė e madhe, bėnte ftohtė, tepėr ftohtė !

Unė isha veshur hollė, me njė kostum veror e, qė tė shpėtoj jetėn, nė njė hapėsirė aq tė ngushtė prej 6 metrash katrorė, lėvizja sa majtas-djathtas, fėrkoja pa ndėrprerje duart, trupin dhe kėmbėt qė tė mos ngrij sė ftohti, sepse s’dihej se sa kohė do tė qėndronim tė ngujuar nė atė qeli tė ngushtė. Ndėsa, Shabani, herė qeshte, herė qante, herė ulurinte e herė kėndonte. Ai dridhej, ndėrsa unė, duke i’a fėrkuar, duart, trupin e kėmbėt, pėrpiqesha t’a ndihmoj. E, ai, thosh:

- Ē’fat njeri, je mor, ti, Imi ?... Nuk sheh vehten tėnde, por pėrpiqesh tė shpėtosh mua ?...

- Po, Shaban, je ti qė ke mė tepėr nevojė pėr ndihmė, andaj dua tė tė ndihmoj...

Nė ato ēaste, instiktivisht, diēka mė shtynte qė kohė pas kohe tė kėndoja kėngėn ”Pėr Mėmėdhenė” tė Mihal Gramenos. Mė kujtohej romani ”Burgu” i Haki Stėrmillit, tė cilin e pata lexuar qysh nė klasėn e tetė. M’u kujtuan qindra e qindra tė rinj tė burgosur nėpėr kazamatet sllave, si nė Kosovė, po ashtu edhe nė vise tė tjera shqiptare. M’u kujtua heroi Fazli Graiēevci, tė cilin, shkijetė ēetnikė e asgjėsuan nė burgjet e Serbisė vetėm pėr shkak tė flamurit tonė kuq e zi me shkabėn dykrenare. M’u pėrfytyrua simboli i rezistencės, Adem Demaēi, tė cilin vetėm pse shkroi romanin ”Gjarpinjtė e gjakut” vuajti dėnime dragoniane.

M’u kujtua djali i dajės tim, Sabri Karameti tė cilin pushtetarėt gjakpirės e dėnuan 6 vjet e gjysėm burg, vetėm se e kaloi kufirin shqiptaro-shqiptar. M’u kujtua plaku mė i menēur i Trevės sė Dibrės qė ishte dhe nuni im, atdhetari Jonuz Majtara, i cili 15 vjet burgim i vuajti nė Goli Otok, prej tij edhe z.Abdi Begu, nga dijet e tė cilit thitha jo vetėm nektarin e atdhedashurisė, por mėsova shumėēka nė jetė. M’u shpalosėn lloj-lloj mendimesh. E, ēka s’m u kujtua gjatė atyre 12 orėve plot ankth, trishtim e pasiguri, sepse s’dinim se ēdo tė ndodh me fatin tonė, nė tė ftohtė, pa ushqim, pa ujė e pa cigare...

Ora 24.

Viti i Ri 1969.

U dėgjua njė zhurmė nė gjuhėn Maqedone. Disa uronin duke i thėnė njėri- tjetrit: “Gėzuar!”. Atėherė morra me mend se kish ardhur Viti i Ri. Nė atė ēast, mė kapluan shumė mendime, e thoshja mė vete: “Ē’mendojnė, vallė, anėtarėt e familjes sime: nėna, babai, vėllezėrit e motrat?... Po bashkėshortja ime e fėmijėt, ē’thonė?!...
Ku e kanė djalin e tyre e ē’po ndodhte me tė ?!

Papritmas e pakujtuar, u hap dera e qelisė. Para nesh u dukėn tre policė tė armatosur gjer nė dhėmbė, tė cilet filluan tė na bėrtasin:

- Jashtė ! Dilni jashtė !

Dolėm tė lodhur, tė ngrirė prej tė ftohtit e pagjumė.

- Ē’ka kėrkoni?... Shqipėrinė... ?! - ulėrisnin ata.

Nuk u ktheva pėrgjigje, por u thashė vetėm qė mė kishin marrė cigaret e se kisha deshire qe te ndizja njė!... E ndeza dhe, aq etje kisha pėr cigare sa qė me tre herė tė thithur e kreva, por akoma pa e fikė mirė, m’i lidhėn duart me pranga. Atėherė i’u drejtova policit qė m’i vuri prangat:

- Pse m’i lidhni duart, ēfarė krimi kam bėrė?!

- Ju luftoni kundėr ”nėnės” Maqedoni... Ju doni ”Shqipėrinė e Madhe”, kurse ne do u’a ndreqim samarin, do t’ju shfarrosim!

Sa keq e ndjeja veten nė ato ēaste, s’dija kah t’ia mbaj, tė kundėrshtoja para tre policėve tė armtosur?
Kjo s’ishte menēuri, andaj qė tė dy heshtėm. Ajo qė mė sė shumti mė shqetėsonte ishte se nė ē’drejtim do tė na nisin, pėr nė Shkup apo pėr nė Dibėr. Po qe se do tė na nisnin nė Shkup, atėherė, lamtumirė do i thoja lirisė, sepse, pushtetarėt e atėhershėm shovinistė do tė pėrgatisnin ndonjė skenar e do tė na burgosnin si shumė e shumė intelektualė tė tjerė tė pafajshėm.

I morėm sendet qė na i kishin marrė e, ashtu duarlidhur tė dyve, na nxorrėn jashtė. Ora qe 00-15 minuta. Jashtė binte borė pa pra. Me siguri kish rėnė mė tepėr se njė metėr. Na futėn nė njė xhips dy policė, ne tė dy e vozitėsi ( shoferi ). Mandej vėreja me vemendje se pėr ku do tė nisin, pėr nė Shkup apo pėr nė Dibėr. Porsa kuptova se u nisėm nė drejtim tė Dibrės, m’u shfaq njė fije shprese se do t’i pėrballonim mė lehtė maltrajtimet e torturat.

Rruga ishte e pahapur nga bora, sepse s’kish kaluar asnjė mjet komunikacioni e kishte rrėshqitje. Shoferi voziste ngadalė. Xhipsi endej herė majtas herė djathtas, ndėrsa unė mbahesha fort me dy duart nga droja se do tė rrotullohemi. Sa mė fort mbahesha me duar tė lidhura, aq mė tepėr ndjeja dhėmbje nga prangat qė mė shtrėngonin fort.

Ora 2 pasmesnate. Largėsia, Mavrovė-Dibėr ishte 40 km. Mirėpo, nga bora e madhe, rruga mė dukej e largėt rreth 400 km. Porsa i’u afruam fshatit Rostush, Shabani filloi tė qajė me dėnesė, duke thėnė:

- Unė dua tė shkoj tek babai im nė Dibėr, mos na ndalni kėtu!

Sa ēudi !... Shabani kish pasur njė parndjenjė se do t’i ndodhte diēka edhe mė e keqe se nė Mavrovė.
 
E, ashtu, ndodhi. Na dėrguan nė Stacionin Policor tė fshatit Rostushė. Komandantit tė policisė i dorėzuan dy zarfa tė mėdhenj, nė njėrin kishin shkruar tė dhėna pėr mua, ndėrsa nė tjetrin, pėr Shabanin. Ai, urdhėroi pesė policė qė tė bisedojnė veēmas me Shabanin, kurse mua durlidhur, nėn mbikqyrjen e njė polici, mė lanė nė korridor. Njėrin nga policėt e njoha, sepse gjatė viteve 1964-65 e ’66-67, punoja si arsimtar nė fshatin Skudrinjė dhe ai shpesh herė vinte nė fshat. Ai ishte i madh nė shtat dhe shumė i fuqishėm. Emrin e kish Lazar.

Qė tė pesė policėt, me shkopinjtė e gomės, si bisha tė egra u vėrsulėn mbi Shabanin. Britmat dhe ulurimat e gjakpirėsve policė dhe ofshamat e Shabanit dėgjoheshin nė kupė tė qiellit. Shabanit i parshtronin pyetje tė ndryshme:

- Pse i pėrmendėt demonstratat nė Gostivar?...
Ēka doni tė organizoni me profesorin?... Ku u takuat me tė?...

Mirėpo, Shabani i gjorė s’kish ēka tė thoshte, sepse s’dinte asgjė pėr mua e aktivitetit tim. Nė ato ēaste traumatike, nga dhėmbja e madhe qė ndjeja pėr tė, s’mundesha kursesi tė qėndroj indiferent por, vetėtimthi, u nisa nė drejtim tė dhomės, nė tė cilėn torturohej ai. Piskata me tė madhe:

- Ēka jeni duke i bėrė Shabanit, o bisha tė egėra ?!

Atėherė, polici qė kisha pranė, nxorri shkopin e gomės e, duke mė sjellė me sa fuqi qė kish nė shpinė e nė krye, mė tha:

- Hesht, se do tė vras e do tė hudh nė lumin Radikė!

Por, unė, i’u drejtova unė me plot guxim:

- Ti mua mund tė mė vrasish, por dije se, i kam edhe katėr vėllezėr qė tė njohin si paraja e kuqe, e ata do tė m’a marrin hakun !

Sa frikacak kish qenė ai. Filloi tė mė merrte me tė mirė, duke mė thėnė:

-Jo, mor, jo!...
S’e kam seriozisht!

Ndėrkohė, gjatė kohės kur polici justifikohej para meje, u hap dera e dhomės ku torturonin Shabanin.
Ēka me pa?...O Zot, o Zot ! Shabani, i larė tėrė gjakė nė fėtyrė!... S’munda tė duroj dot e u thashė:

- O kriminelė !... Ēka i keni bėrė Shabanit!

Menjeherė polic Lazari u vėrsul drejt meje e, me sa fuqi qė kish mė ra me shuplakė e dora iu ngjit nė fytyrėn time. Sytė mė shihnin xixa-xixa e ai vazhdoi:

- Ty tė njohim fare mirė!
E dijmė se ēfarė nacionalisti je! Ti, nė Skudrinjė, u’a ke hekė nxėnėsve prapashtesėn “ski”...

Heshta, durova dhe s’kundėrshtova mė, sepse e dija se ē’do mė ndodhte.

Ora 3 pasmesnate. Na nisėm me tė njejtin xhips pėr nė Dibėr. Sa arritėm tek ēeshma e Udovės ata ndalėn makinėn dhe zbritėn Shabanin pėr t’i larė gjakun qė i kish mbuluar fytyrėn. Atėherė, i’u drejtova policit, i cili qėndronte me automatik para meje:

- Ju mund t’i a lani gjakun Shabanit, por unė jam dėshmitar i gjallė e botėrisht do tė rrėfej se ēka i keni bėrė !

Ai, duke ma drejtuar tytėn e automatkut nė gojė, mė tha:

- Hesht, mbylle gojėn se do tė vras!

- Vritmė ! - i thashė - ē’pret ?

Nuk u drojta fare, me qė e dija se sa frikacakė qenė ata.

Rreth orės 4 mbasdite mbrritėm nė Dibėr.
U gėzova sinqerisht. Kujdestar nė Seksionin e Punėve tė Brendshme ishte njė shqipfolės, i ndjeri Elez Trapi, i cili porsa na pa, m’u drejtua e mė tha:

- Pse u kanė burgosė, mos doni vallė Shqipėrinė e Madhe ?!

- Mbylle gojėn! - i’a ktheva - Edhe ti do qė tė na provokosh, sikurse policėt e Mavrovės e tė Rostushit ? Shiko ēka i kanė bėrė Shabanit !

Ai uli kokėn. Heshti. Na dha nga njė batanie e na pėrcolli deri poshtė te burgu i policisė. Ishte pėr tė herė nė parė nė jetėn time qė po shihja burgjet e Dibrės. Nė hyrje kish njė korridor, kurse nė tė djathtė qenė radhitur qelitė, njėra pas tjetrėn.
Nė to s’kishte as shtretėr e as dyshekė. Qelitė ishin tė shtruara me dysheme e jo me beton, si nė Mavrovė. Ishte agu i mėngjezit tė 1 janarit 1969. Nga i ftohti i madh, askend s’e merrte gjumi. Ku tė merrte gjumi derisa, gjatė tėrė kohės, Shabani bėrtiste me tė madhe nga dhėmbjet, nga qė i kishin thyer tri brinjė. Ashtu, tė ulur pupas, mbuloheshim me batanie e, duke fryrė me frymė, bėnim pėrpjekje qė tė ngrohnim ajrin sadopak. Por mė kot, s’ndihmonte asgjė. Shabani rėnkonte e vetėm rėnkonte:

- O, brinjėt !... M’i thyen brinjėt!

Edhe unė ndjeja dhėmbje qė nga shpina nė kokė, por ajo qė kish pėsuar Shabani s’kish tė pėrshkruar.

1 janar 1969. Ora tetė e mėngjezit. U hap dera e burgut. Dolėm nė korridor e, papritmas, para nesh pamė tre arsimtarė dibranė: Petrit Dibra, Besnik Kėrluku dhe i ndjeri, Abdullah Tabaku. U pėrshėndetėm prej sė largu, sepse s’na lejuan qė tė afrohemi. Atėherė u binda se, edhe nė Dibėr, kishin burgosur shumė arsimtarė. Ashtu siē kishin vepruar edhe nė Tetovė, Gostivar, Shkup, Kėrēovė, Strugė, Kumnovė, pra nė tėrė Iliridėn.

Na hipėn shkallėve pėrpjetė e na futėn nė njė zyrė. Para nesh, u shfaqėn dy agjentė tė Sigurimit sekret tė UDB-sė, tė ardhur nga Shkupi.
Ata, parashtruan pyetjen e parė: Si ishte puna, ē’kish ndodhur me ne? I mbushur plot mllef e neveri, me padurim prisja qė t’i u pėrgjigjesha dhe pastaj, u thashė :

- Si ėshtė e mundur tė burgosen rrugės gjatė udhėtimit, shqiptarė qė s’kanė bėrė fijen e fajit?... Si ėshtė e mundur tė burgosen shqiptarėt, vetem se kanė lindur nė Shqipėri, apo vetėm se punojnė nė Kosovė?... Si mund tė tolerohet tė burgoset, torturohet duke i thyer edhe brinjėt njė tė sėmuri psiqik, vetėm pse s’kish me vehte Letrėn e Njoftimit?... Vallė, mos ndofta vetėm se jemi shqiptarė ?... Pse, pse ?…
 
Pėrgjigja ishte kjo:

- Eshtė bėrė ”gabim”! -Ju e dini se muajin qė kaloi u organizuan demonstrata tė fuqishme ”antijugosllave” nė Kosovė dhe nė Pollog. Gjendja ėshtė e tendosur, e pasigurtė dhe, pėrmes drurit tė thatė digjet dhe ”i njomi”, por ju mund tė ankoheni

Tė ankohemi ?!..

Rreth orės 9 tė mėngjesit, mua dhe Shabanin na liruan me motivacion se ėshtė bėrė ”gabim”. Nė ato ēaste gėzimi, s’i besoja vetes se jam i lirė e, porsa kalova pragun e derės sė UDB -sė, ktheva kokėn pas duke dyshuar se mos mė kthenin pėrsėri. Arrita para derės sė shtėpisė, por ē’me pa, aty ishin grumbulluar i madh e i vogėl, prindėr, tė afėrt, miq e shokė. Ata me lotė gėzimi nė sy mė pėrqafonin duke mė thėnė:

- Qoftshin tė kaluara !

Tė gjithė kishin mėsuar se na kishin burgosur.

5 janar’69. Kthim nė Kaēanik. Sė bashku mė bashkėshorten dhe dy djemtė e mi u nisėm me autobus pėr aty. Por, ē’me pa?... Po e njejta situatė, policė e xhandarė anė e kėnd Iliridės. Dominonte po e njejta atmosferė. Po tė njejtat masa represive ndaj shqiptarėve. Ndalje, kontrolle pa fund, fyerje, maltrajtime e burgosje tė tė rinjve shqiptarė. Po tė mos isha sė bashku me familjen, me siguri sėrisht do tė mė arrestonin. Arritja nė Kaēanik.
 
Kjo qytezė qė udhėhiqej nga atdhetarėt e shquar: Sali Bajra ( kryetar ), i ndjeri Bedri Kyēyku, Latif Nalbani, Abib Shehu etj. quhesh "Shqipėri e lirė" nė ato vite. Ata, pasi vėrejtėn se ē’farė maltrajtime e tortura mė patėn bėrė xhandarėt maqedonė, Kryetari i atėhershėm i Kaēanikut, z.Sali Bajra, i dėrgoi DEMANT ish-presidentit tė Maqedonisė Kėrstervenkovskit dhe e vendosi kufirin nė Ele-Han duke kryer kontroll tė rreptė edhe ndaj vetė maqdonasve.

Pėrfundim:

"Kornizat" e ketij shkrimi s’mė lejojnė qė tė zgjatem dhe mė, por po i bėj tė dijtur lexuesit tė repektuar se, para pesė vjetėsh, nė Spitalin Psikiatrik, vdiq nė moshėn 60 vjeēare Shabani, i vuajur dhe i stėrvuajtur gjatė gjithė jetės sė tij...

Ndjesė pastė!... Qe shpirti t’i prehet plot dritė !

___________________________________
Malme-Suedi, janar 2004 Email: ibrahim@home.se


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.