|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Mitrovicė: Kryetari Spahija, vizitoi Shkollkn e Lartė Teknike nė Mitrovicė

 
 

 
Mitrovicė, 6 janar 2004 / TN /  Hysni  SYLA - Kryetari i Kuvendit tė Komunės, z. Faruk Spahija, ka vizituar Shkollkn e Lartė Teknike nė Mitrovicė, me q’rast pėr gjendjen nė kėtė institucion tė lartė shkollor ka biseduar  me  drejtorin dr Avdi Salihu dhe bashkėpunėtorėt e tij.
 
Kryetari Spahija ka pėrgėzuar studentėt dhe mėsimdhėnėsit e SHLT-sė me rastin e kalimit nė objektin e administratės sė Fabrikės sė Akumulatorėve dhe u ka shprehur atyre pėrkrahjen e plotė tė tij dhe tė institucioneve tė pushtetit lokal pėr krijimin e kushteve sa mė tė mira pėr mbarėvajtjen e procesit mėsimor.
 
Drejtori i SHLT-sk, dr Avdi Salihu, ka falenderuar keryetarin Spahija pėr vizitėn e bėrė dhe pėr kujdesin e vazhdueshėm qė ka treguar ndaj institucionit qė ai drejton, si dhe pėr ndihmkn e mirėkuptimin e treguar  pėr zgjidhjen e problemeve me tė cilat studentėt dhe mėsimdhėnėsit janė ballafaquar deri tash.
 
Drejtori Salihu i ka thėnė kryetarit Spahija se me kalimin nk objektin e ri, janė krijuar kushte shumė mė tė mira pėr mėsim tė mė se 550 studentėve tė tė katėr departamenteve qė ka shkolla dhe pėr realizimin e programit tė paraparė. Ai ka thėnė se pėrveq lokalit tė mjaftueshėm pėr mėsim, ka edhe hapėsirė tė mjaftueshme pėr laboratore, por qė pėr kėtė nevojiten mjete materiale.
 
Bashkėbiseduesit janė dakorduar qė tė bėjnė pėrpjekje tė pėrbashkėta pėr tė gjetur mėnyra dhe mundėsi pėr investime pėr paisjen e laboratorėve tė nevojshėm.
 

 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.