|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Kryetari Spahija, dėnon ashpėr thyerjen e lokaleve tė organeve tė drejtėsisė qė gjenden nė pjesėn veriore tė qytetit

 
 

 
Mitrovicė, 6 janar 2004 / TN / Hysni SYLA - Kryetari i Kuvendit tė Komunės, Faruk Spahija, ka dėnuar ashpėr thyerjen e lokaleve tė organeve tė drejtėsisė qė gjenden nė pjesėn veriore tė qytetit, qė ka ndodhur natėn nė mes tė datės 5 dhe 6 janar.

Veprimin e keqbėrėsve, akoma tė paidentifikuar, kryetari Spahija e vlerėson si akt tė shėmtuar kriminal, qėllimi i tė cilit ėshtė pengimi I funksionimit normal tė institucioneve tė drejtėsisė nė komunėn e Mitrovicės, tė cilat, falė sakrifikicės dhe vetėmohimit tė punėtorėve tė tyre, kanė arritur tė konsolidohen dhe tė arrijnė rezultate tė pamohueshme.
 
Kryetari Spahija shpreh habinė e tij pėr shkak tė mosorganizimit tė duhur tė ruajtjes sė ndėrtesės tė organeve gjyqėsore nga pėrgjegjėsit e niveleve mė tė larta dhe kėrkon nga kompetentėt qė lėshimet e kėtilla tė mos pėrsėriten mė, pėrkatėsisht vendosmėri mė tė madhe pėr ruajtjen e kėtye institucioneve.
 
Ndėrkaq, nga organet pėrgjegjėse pėr rend dhe siguri, kryetari Spahija kėrkon qė t'i zbulojnė keqbėrsit dhe t'i sjellin para organeve tė drejtėsisė.

Kryetari i Kuvendit tė Komunės, Faruk Spahija inkurajon punėtorėt e organeve tė drejtėsisė qė tė vazhdojnė edhe mėtutje tė punojnė me pėrkushtim, ashtu sikur edhe deri tash, pėr kryerjen me pėrgjegjėsi tė obligimeve tė tyre.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.