|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Reportazh

 
 

Mot i vranė pėr Perėndim

 
 

 
6 janar 2004 / TN
 
Edison YPI
 
Garanci, pasaportė, ēertifikatė, formularė e fotografi e tė gjitha, e drejt e tek Ambasada e Gjermanisė. Nė Ambasade, d.m.th. para kangjellave tė saj nė trotuar, nė rradhė nja 200 a mė shumė shqiptarė tė pėrunjur me nja 400 a mė shumė sy tė trishtė ardhur qysh nė orėt e vogla tė ditės sė madhe qė i priste. Ndonjė sqarim, ndonjė pyetje! Jo, personeli i ambasadės nuk pėrgjigjet, rradhaxhinjtė ngrenė supet.
 
Rradha nuk i ngjan rradhės qumėshtore, mėngjezore, vajtore, nevojtore tė Diktaturės. Kėtu janė tė gjithė tė urtė si pula dhe tė heshtur si peshq. S'ka mė euforira dhe meselera pėr "jashtė shtetit" ku; "pas dy ditėsh, kur ngrija llaē me kova, ra marrėzisht nė dashuri me mua vajza e vetme e pronarit". Tani ka halle, dhe ēfarė hallesh, turli tė drejtash studimi, sėmundje, bashkime familjare nga mė tė ēuditshmet, mashtrime tė frikshme, falsifikime.
 
Tani lum miku, pėrpara kangjellave tė ambasadave, ke rast tė shohėsh live si ėshtė bėrė hi e baltė heroizmi legjendar i shqiptarėve, kėndej dhe andej kufirit, sepse rradha e Kreshnikėve kėtu ėshtė dyshe, rrėzė murit shqiptarėt, dhe nė njė rradhė tjetėr, paralel me tė paren, pėrsėri shqiptarėt, por lindorėt, d.m.th. kosovaret. Disa vite me parė gjeje belanė me kosovarin po t'i thoshe "kosovar". Tė hidhej nė fyt, thoshte s'jam kosovar - jam shqiptar, por tani u harrua edhe ajo punė. Puna tani ėshtė tė marrėsh njė Vizė, kokėulur, kokėngritur, shqiptar, kosovar, andej-kėndej, tė gjitha rregullohen. Ajo qė mezi rregullohet ėshtė e shkreta Vizė.
 
Gra, burra, kalamaj, shqiptarė, kosovarė, mashtruesa, falsifikatorė, turli sekserash, hajdutė xhepash, policė tė vrenjtur gjoja seriozė. Iki, me kokėn lart pa u pėrzier me atė lukuni. Tė nesėrmen, me kokėn pak mė poshtė, vij nja njė orė mė herėt. Po aq hallexhinj pėrpara kangjellave, ndoshta mė shumė, po ai spetakėl i trishtė. Ul kokėn edhe pak mė poshtė dhe futem nė rradhė. Jam diku i njėqindes'disambėdhjeti. Pres njė orė mė kėmbė, "duke u mbėshtetur herė nė njėrėn, herė nė tjetrėn kėmbė" si thotė Ēehovi.
 
Kot e kanė qė nuk flasin, nuk llafosen, nuk bėrtasin si e kanė zakon. Flasin hallet, flasin ballet e tyre; ata qė janė tė sėmurė e duan tė kurohen, ata qė bėjnė si tė tillė, ata qė duan tė ikin sa pėr tė ikur sepse "kėtu s'rrihet" pavarėsisht sė "kėtu" s'dinė tė bėjnė tjetėr veē tė pėrtypin fara luledielli, ata qė kanė sajuar tė drejta studimi, ata me dokumenta tė falsifikuara, mashtruesit qė kanė ardhur pėr tė peshkuar ndonjė hallexhi duke bluajtur djallėzira nė kokė dhe ndonjė kunj shkrepse mes dhėmbėve etj. etj. Mė sė fundi njė djalė i ri gjerman nga tė ambasades, del nga brenda kallgjellave.
 
Fėrgėllime kėnaqėsie mes rradhėve tė ish-kreshnikėve. Drejtohem, mbėshtetem mirė, kėtė herė jo nė mėnyrė hileqare sllavo/ortodokse Ēehoviane, por drejt, shqiptarisht. Gjermani shkruan ne njė listė emrat pėr t'i thirrur, jo therur, qingjat e urtė nji-nga-nji brenda Ambasadės. Pasi ka shkruar emrat e nja 20 fatlumėve, nordiku lėkurebardhe bie papritmas nė njė sherr shqip pa kthim me dikė, dhe nga gjakftohtė kthehet nė gjaknxehtė, nga lėkurėbardhė nė lėkurėkuq, dhe ikėn fare, domethėnė kthehet, futet andej nga doli.
 
Po tani ?! Lėre fare, s'ėshtė mot i mirė pėr tė vajtur nė Gjermani. Kush e di kur mund t'i mbushet mendja tė dalė pėrsėri, ndoshta mbas dy orėsh ndoshta nesėr. Iki, kryeposhtė. Letrat janė aty, aty le tė rrinė, nuk do vij mė kurrė nė atė paradė turpi. Kthej sytė nga "brenda shtetit". Ku ?! Diku ku nuk kam qenė kurrė! Nė Theth! Punė qė s'bėhet, duhet Jeep. Nė Tropojė ! Thonė se rruga "nuk punon". Nė Gramsh! Nuk besoj se ėshtė interesant.
 
Nė Skrapar! S'kam qėnė kurrė. Po. As Vizė, as dokumenta, as moot, as burokracira, as pritje poshtėruese nėpėr rradha pėrpara kangjellave si pėrpara burgjeve. Do iki. Vetėm. Nėna mė ka treguar pėr Nėnėn e saj, gjyshen time skraparlleshė nga fshati Veleshnje. Edhe vetė e kujtoj Gjyshen ose Anenė, si i thoshim. Hijerėndė, Bejleshė e vertetė, e urtė, e butė, serioze, dinjitoze, e mėsuar, e gdhendur. Lexonte shumė. Shkruante me Alfabetin e Kristoforidhit tė cilin e kishte ndėrruar me administratorin kaur duke i dhėnė zahire nga tė bodrumeve tė sarajeve.
 
Ay Abetaren me Alfabetin, ajo zahire, pastėrmara etj. Veē tjerash, dinte pėrmendėsh gjithė ēka kishte shkruar Naim Frashėri dhe plot nga Rilindasit e tjerė. Kur isha ushtar, kam njohur dy skraparllinj, dy tipa krejt tė kundėrt; njė kapter dhe njė ushtar. Kapteri, me turirin e gjatė dhe tė thatė si tė oficerave nazistė nė filmat soc-realistė, ishte Sadist, s'kishte tė ngopur sė torturuari kotsėkoti ushtarėt me lloj-lloj mėnyrash, ndėrsa Ushtari nga "Tre Avga-tė" ishte krejt e kundėrta, Mazohist. Ishte usta, murator, me sqeparin nė brez ngulur tek rripi i mesit.
 
Takoheshim ndonjėherė. Mbaj mend ankimet e tij mėrmėritėse pėr orėn e "edukatės politike", por sidomos sepse ndonjėherė e caktonin roje ne vendkomandė ku duhej tė rrinte me pushkė nė krah dhe me helmetė nė kokė orė tė tėra. Unė s'jam pėr kėto - thosh' skraparlliu me zė tė ulėt dhe tė butė fare - unė jam pėr punė. Njė paradite tė ftohtė dimri, nė orėn e edukates politike, u dėgjua njė krismė e mbytur.
 
Ne ushtarėt, nuk kuptuam gjė, por "edukatori" e nuhati ē'kish ndodhurdhe doli menjėherė jashtė. Skraparlliu nga Tre Avga-tė s'kish duruar mė, kishte mbėshtetur kondakun e pushkės nė tabanin e betontė tė pikes sė vrojtimit me tytė nga gjoksi i tij, dhe e kish shkrepur. Prandaj plumbi, drejt ne kapotė, drejt ne mish, drejt nė zemėr, i mbeti brenda gjoksit dhe mezi mbyturazi u dėgjua.
 
Diēka tjetėr qė s'mund ta harroj. Njė mik jo-shqiptar qė e ka vizituar Skraparin, nė njė seancė Spiritizmi, diku larg brenda njė tempulli a njė faltoreje, kur udhėheqėsi i seancės, nė njė moment i tha grupit t'i mbyllė sytė, tė ulė kokėn, tė pėrfytyrojė njė pamje dhe t'i lutet Zotit tė falė mėkatet e dikujt, miku, nė atė rast u lut pėr shpėtimin e shpirtit tė njė edepsėzi nė Tirane, duke pėrfytyruar ēfarė i ishte dukur mė e shenjtė nga tėrė udhėtimet nė Shqipėri; "Njė shpat mali nė Skrapar".
 
Nejse, nisem. "Nė Berlin u nise/ Vajte nė Skrapar...". Vetėm, sigurisht, si mė lindi nėna, si ika nė Kosovė, si do tė vete nė Varr. Le ta shohi kush tė dojė Skraparin nga TV-Kapllani a nga TV -Mjerani, unė do ta shoh me sytė e mi. Kridhem nė muzikė/simfoninė e kodrave tė buta, arave tė mbjella dhe lodhjeve tė shumta nė tė dy anėt e rrugėve. Hotele, Motele, Restorante, Kafenera, Karburante, Vorreza makinash, Gomista, Ofiēina, troje qė shiten, lavazhe; i shpejtė, ekstra, non stop, special, king, me gjenerator, me ujė tė pijshėm, me ujė tė bollshėm, number one.
 
Kujtoj kėto vende kur ishin pothuaj bosh, me ca depo tė mjera kooperative, ndonjė traktor tė prishur, prodhuar nė vend "me forcat tona" ngecur mė ndonjė hendek, ose gjysėm tė prishur plot tym qė "ēante arat", reparte ushtarake, fshatarė tė lodhur, tė rreckosur, tė djersitur. Aty-ketu ka edhe biznese tė ngritura, siē thuhet, "me djersėn e ballit". Janė kryesisht Hotele, Motele ose Restorante qė njihen menjėherė.
 
Sidoqoftė, veē disa mbetjeve atavike tepėr tė rralla, vendi po asimetrizohet, po alternativizohet. Simetria, uniformiteti i pėrbindshėm i Diktaturės pak-nga-pak po zhduken.. Nė njė vend ku ndala pėr te blere diēka, njė fshatar m'u lut ta marr deri diku ku do merrte ilaēe nė njė farmaci, sepse; "nuk e ndjej veten mirė". Hajde - i thashė. Kjo ėshtė shtėpia jote ? Po. Edhe Vreshta, edhe dyqani, edhe ara, tė tuat janė ?! Po. Po ti paske gjithė kėto, pse nuk e ndjeke veten mirė, ēfarė ke, cfarė tė dhemb ?! Kurgjė nuk mė dhemb, por nervat nuk i kam mirė, jam i shqetėsuar, i dėshpėruar - tha i sėmuri i shėndoshe, diagnoza e vetme e tė cilit ishte sigurisht vetėm lodhja pėr t'u pėrshtatur.
 
Fushat e Myzeqesė nuk janė ende tė mbjella si duhet, por janė mė tė rregullta se disa vjet mė parė. Njė pasagjer qė e mora diku, me foli pėr disa truke tė dėshtuara tė bujqve myzeqarė tė cilėt pėr tė pėrballuar konkurrencėn maqedone dhe greke ishin rrekur pa sukses tė rritnin domate kokėrrmėdha tė rrumbullakėta tė bukura artificialisht. Nė dalje tė Lushnjes zbulova trafik taksish mes fshatrave tė Myzeqesė!
 
Nė Fiershegan marr dy tė rinj tė porsamartuar tė cilėt m'u lutėn t'i marr deri tek njė fshat rrėzė kodrave nė tė majtė pa hyrė ne Berat. Si jeni, a jeni mirė, si ja kaloni, si jetoni, me ēfare jetoni ? - i pyes. Pergjigja vjen e turbullt. Si si the se jetoni…me tagji ?! Jo me tagji jo, se me tagji jetojnė kuajt, thashė me Greqi. Pse jetokeni me Greqi ju, po gjith' kjo Shqipėri ?! Ehu, ē'tė bėjmė tė zestė ne, ja ashtu, me emigracion, megjithse nuk e ke keq jo, me Tagji pa Greqi, me Greqi pa tagji, aty-aty janė.
 
Mu nė hyrje te Beratit tė lashtė tė vėrtetė, nė kthesė, para Urės sė Goricės, mu nė ballė tė rrugės, tė pėrshėndet diēka e lemeritshme qė tė bėn ta pyesėsh veten, ku je, ku erdhe o katran, ku po vete, ku po hyn o i zi. Kasapi, mbi nje tabelė goxha tė madhe, pa asnjė pėrkujdesje pėr, ekuilibėr psiqik, simetri grafologjike, apo nėnkuptim, ngjethshėm, pamėshirshėm, kasaphanėn, si tė jetė vėndi ku beratasit bėjnė Harakiri, e shkruan tė verdhė nė tė blu;  "THERTORE PUBLIKE" !
 
Nė dalje tė qytetit, njė djalė i ri mė tregon rrugėn pėr Skrapar dhe me shoqėron pak. Ėshtė piktor. Dėshiron tė mė shoqėrojė pėr mė tej, por nuk mundet, i duhet tė vejė diku. Njė Vilė gjigande ?! Po kjo ? Ėshtė bėrė "me djersen e ballit", thotė, dhe nėnqesh, duke shtuar me mburrje se ėshtė ai qė e ka zgjedhur ngjyrėn e Vilės. Bėj tutje. Edhe pak Skrapari. "Hall i madh me skraparllinė / ka rrezik tė hash dhe dru / dy ministra le tė rrinė / se na duhen dhe pa tru".
 
Diku tek njė urė marr njė autostopist. Skraparlli ! Nė dukje nuk ėshtė interesant, por mosinteresantizmi i tij ėshtė interesant. Nuk flet, por sytė i ndrisin, prandaj nuk mėrzitem duke admiruar vetpėrmbajtjen e tij. Pak mė tutje njė djalė i ri na nxjerr dorėn. E marr. Pres tė mė thotė qė ėshtė edhe ai skraparlli. Jo, nuk ėshtė, madje as beratas, por gramshiot. Ka disa libra e revista nė duar, flet urtė e butė, por shumė, thotė se ėshtė misionar, Krishti, Bibla….etj.
 
Nuk dua ta kundėrshtoj, por nuk dua edhe t'ia lė thatė fare. I them se skraparllinjtė tė cilėve ay ka ardhur t'u predikojė Krishtin dhe Biblėn, e kanė besimin e tyre, janė bektashinj denbabaden, e kanė shenjtėrine e tyre, e kanė Babanė e tyre me mjekėr nė Tomorr, kanė histori tė besimit, me dėshmorė, me kurbanė, me ceremonira, me poezira qė i dinė pėrmendėsh, me tė gjitha, dhe nuk ėshtė mirė me jua pėrzi muhabetin.
 
Vura re gjallėrimin e behtė aprovues tė syve tė skraparlliut qė e mora tek ura. Misionari nuk e prish terezinė, jep spjegime, bėn qartėsime, saktėsime, por ndėrkohė kemi arritur nė Poliēan dhe biseda ka marre fund. Qytet i sajuar Poliēani. Rritja, zgjerimi i tij i sforcuar, m'i kujtoi ato truket e bujqėve myzeqare qė u rrekėn tė kultivojnė domate dhe perime "me ilaēe". Pi njė kafe. Pas Poliēanit vjen Skrapari i vėrtetė, pa truke, pa sajesa, pa hile, pa ilaēe.
 
Lugina e Osumit. Madheshtore, hyjnore. S'ėshtė luginė, ėshtė ėndėrr, po udhėtoj nėpėr ėndėrr, nėpėr vende ėndėrrash tė cilat, zgjuar, jam lodhur t'i di ku janė. Ja, ja ku paskan qenė ! "Mė ēdo anė e kėrkova / Thashė ku ėshtė Perėndia ? Dhe ja tani e mėsova / Qėnke ndaj meje e s'e dija". Kaloj mes pyjesh me pisha dhe lisa nga njėra anė e luginės. Nė anėn tjetėr, palė-palė pllaja madhėshtore, tė cilat, dy-nga-dy me pėrrenj nė mes, duken si libra gjigandė tė hapur ērregullisht. Diku mes lisave, nė njė kthesė, mbi njė breg, njė si kafene.
 
Nė njė stol druri, ulur, njė grua e re dhe njė e vjetėr. Nusja dhe Vjehrra sigurisht. Skraparllesha si Perėndesha rrijnė drejt, pa folur, mendueshem, si nė pritje tė dickaje tė madhe qė duhet tė ndodhė, si qėnie epike, me vėshtrimin mendueshėm drejt, jo drejt njėra-tjetrės, as drejt diku tjetėr, por drejt infinitit. Flakem nga makina. Skrapari ėshtė vėndi mė i bukur nė botė - bėrtas duke iu drejtuar Perėndeshave.
 
Vjehrra fisnike shtatlartė me flokė tė bardhė ngrihet, kthen kokėn ngadalė me habi, Nusja pėrkulet pak pėr tė marrė vesh ē'po ngjet, ē'po bubullon. Jua pėrsėris deklaratėn shumė seriozisht. Prezantohemi. Ua bėj tė ditur shpejt-e-shpejt se Gjyshja ime ka qenė nga Veleshnja, se unė i ngjaj Nėnės, se Nėna ime i ngjante Nėnės sė vet domethėne Gjyshes time, pra unė skraparlli jam, dhe Veleshnjėn pa e parė, ndėr mėnt hiē s'e kam tė vdes.
 
Fisnikja ėshtė nga Veleshnja gjithashtu ! Duke ma bėrė tė ditur kete, tejet e vėmendeshme, e ka paksuar ndėrkohe dozėn e epizmit, mė pyet pėr mė tepėr hollėsi dhe une i pėrgjigjem sa di. Kur mė nė fund merret vesh cila ėshtė dhe cili jam, ndėrsa dridhet lehtė dhe i rrjedhin lot, fisnikėrisht, pa zhurmė, pa lėvizje tė tepėrta, mbledh pėllėmbet pėrpara gjoksit me drejtim lart si bėjnė shqiptarkat e Jugut nė rast fatkeqėsie ose habie tė madhe; Gjyshja ime dhe ajo janė kusherira tė afėrta, i njėjti Fis, i njėjti mbiemėr. Kėtu nė mes tė maleve tė Skraparit gjeta gjakun tim !
 
Pij dhallė, bėj muhabet, thith cigare dhe flasim e flasim, jo pėr sorollopėt qė po e shkatėrrojnė Shqipėrinė, por pėr njerėzit e mėsuar tė sė kaluarės, fisnikėt, ata qė nuk shkatėrruan Shqipėrinė, por jetėt dhe pasurite e tyre shkatėrruan pėr Shqipėrinė.
 
Largohem me premtimin se kur tė kthehem do tė ndal pėrsėri aty, por Fisnikja edhepse tejet e prekur nga ky takim, ka dhene njė premtim tjetėr pėr tė vajtur nė njė ceremoni martese, te cilin nuk mund tė mos e mbajė sepse nuk ėshtė kot Fisnike. Mė kėrkon tė falur dhe ndahemi pėr tu takuar njė herė tjeter. Me tutje shoh skraparllinj te tjerė, jo aq te lartė sa kusherira ime fantastike, por gjithaq interesantė. Ēorovoda.
 
Jam plot me pershtypje nga lugina, ketu ku Osumi duket fare pak, pallate soc-realiste pėrzjerė me lokale tė reja me duralumin dhe vetrata, nuk po mė pėlqeka fare. Skraparllinjtė, ehuuu, ata janė tjeter gje; "Fodullėku e ka kokėn nė Kolonje, gjoksin nė Skrapar, kėmbėt nė Vlorė" - mė pat thėnė njė kolonjar i vjetėr.  Shko ne Ēorovodė po s'besove; krenarė, te vėmėndshėm, tė kujdesshėm, tė eger dhe tė butė njėkohesisht, tė gjitha kėto nė njė pėrzjerje tė ēuditėshme qė i jep pamjes sė skraparlliut dhe skraparlleshave njė tis deliri tė hatashem. Ulem nė njė kafene "moderne", pij njė kafe dhe njė "Raki Skrapari", bėj muhabet me kafexhiun.
 
Flet pėr malin e Tomorrit, Bektashizmin, Teqenė e famshme, ceremoninė e pėrvitshme, kanionet e Osumit, fshatrat etj. etj. Sot nuk kam kohė pėr tė parė ujėvara dhe teqera, gjithė keto ėmbėlsira dhe freskira do t'i shijoj pak nga pak mė vonė kur tė vij pėrsėri kėtu. "Jeta ėshtė e shkurtėr, prandaj duhet ecur ngadalė, pėrndryshe mbaron shpejt", thotė njė proverb. Ne nuk jemi si tė tjerėt qė ndryshojnė sipas vendit - ngutet skraparlliu - ne jemi njėsoj gjithandej; nė Skrapar, nė Tirane, nė Amerikė. Tek ne nuk ka pasur djegie, shkatėrrime, vrasje, edhe ne dimė tė vrasim, dhe vrasim, por vrasim si burrat ballėpėrballė, jo me hilera, jo me pusira.
 
Bėj njė shėtitje. Njė shtėpi SHITET (E-ja vėrtitur horizontalisht). Mbi njė ndėrtesė katėrkatėshe, gėrdallė soc-realiste, nė njė simetri tė pėrbindshme,  shkruar si ZĖRI I POPULLIT, qėndron paprekur; PUSHTETI BURON NGA POPULLI DHE I PĖRKET POPULLIT. Gjaku uje ! Ē'do kjo kolerė kėtu mes kėtyre bukurive, kjo qelbėsirė mes kėtyre freskive ?! Si nuk e ka lėvizur kush ?! Kush ėshtė "ai tjetri" veē popullit, prej tė cilit dikush kėtu paska frikė mos t'ia marrė pushtetin ?! Prej nga "tjetėr" mund tė "burojė" pushteti dhe kujt "tjetėr" mund t'i pėrkasi ?! Kthehem. Vetėm. Bogovė.
 
Freskia e ka shtėpine atje. Lisa dhe fllad qė mė futet nėpėr trup. Njė pėrrua i madh. "Vėnd i mirė" Bogova. Kanė ardhur tė kalojnė ditėn plot djem dhe vajza. Ndėrsa djemtė janė shtruar nė restorante e shqyejnė mish dhe bėrtasin, disa vajza i kanė kapur sinjalet e shenjtėrisė dhe po marrin kontakt me tė, kanė zbritur nė pėrrua ku prekin kėmbėt dhe fytyrėn me ujin e bekuar qė rrjedh nga Lart. Kundroj pėrsėri e pėrsėri pa u ngopur malet pa fund.
 
Tė vijnė kėtu llapaqenat, horrat, rrugaēat, plehrat, hajdutet, shpifėsit, intrigantėt e Tiranes, tė luten pėr shpėtimin e shpirtit tė njėri-tjetrit, secili pėrpara ndonjė shpat mali, se ka Skrapari plot. Mė raftė pika qė nuk kisha qėnė mė parė nė Skrapar, nė Skraparin qė Zoti e ka bėrė me dorėn e vet. Se jam Shqiptar, jam Skraparlli, jam Veleshnjar, jam Fshatar, dhe jam krenar, dhe e kam pėr nder…q'ato qė vuan ēdo njeri, mė mbushin plot me helm e vrer.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.