|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Dy lajme nga aktiviteti i Forumit Rinor tė LDK-sė

 
 

 
 
Kryesia e FR tė LDK-sė vizitoi familjen e Hasan Zemajt
 
   
Prishtinė, 5 janar 2004 / TN / Jeta RAFUNA - Nė njėvjetorin e vrasjės sė Hasan, Tahir dhe Enis Zemajt, pėrfaqėsues tė Kryesisė Qėndrore tė Forumit tė Rinisė tė LDK-sė, tė prirė nga sekretari i pėrgjithshėm Avni Gashi; si dhe tė degėve tė qytetit tė Prishtinės dhe tė degės sė Deēanit, dje, nė Pejė, nė vendin e vrasjės sė tyre kanė vendosur buqeta lulesh, ndėrsa mė pas nė Strellc, kanė vendosur kurora me lule pranė varreve tė Zemajve.
 
Mė pastaj, ata ishin edhe nė familjėn e ish-kolegut tė tyre Hasan Zemajt, ku ata u pritėn nga nėna e Hasanit dhe tė afėrmit e tjerė. Nė kėtė takim, anėtarja e kryesisė sė FR tė LDK-sė Malsore Gashi, i porositi tė afėrmit e Hasanit qė tė jenė tė fortė dhe mos tė mėrzitėn ngase Hasani ka qenė njė njeri i cili ka krijuar shokė dhe miq nė gjithė Kosovėn tė cilėt nuk do ta harrojnė kurrė dhe do ta vazhdojnė rrugėn e trasuar nga ai.
 

Pėrfundoi Turneu Pėrkujtimor "Hasan Zemaj"

   

Prishtinė, 5 janar 2004 / TN / Malsore GASHI - Nė Prishtinė, dje me ndeshjen finale ka pėrfunduar Turneu Pėrkujtimor nė basketboll "Hasan Zemaj 2004", i organizuar nga Forumi i Rinisė i LDK-sė, nė nderim tė ish-kryetarit tė degės sė Deēanit tė FR tė LDK-sė, nė njėvjetorin e vrasjes sė tij dhe tė Tahir e Enis Zemaj.

Fitues i Turneut doli ekipi nga dega e Podujevės e FR-sė, e cila nė finale mundi ekipin e degės II tė Prishtinės 21:18. Trofeun e turneut ekipit fitues ia dorėzoi kryetari i FR tė LDK-sė, z.Lulzim Zeneli.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.